×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Grens(Wiliams)
« ne: 09-12-2019, 08:38:48 »

Qenka teme per mishelin :D
Postuar nga: M A X
« ne: 01-12-2019, 14:19:57 »

 

Një hulumtim i ri zbulon se prija e alkoolit redukton për 24 për qind rrezikun për sulm të zemrës, por rrit rrezikun e kancerit. Konsumimi i alkoolit mbron kundër sulmit të zemrës, por rrit rrezikun nga shumë lloje të kancerit, thuhet në këtë hulumtim botëror.

Hulumtimi, i cili ka përcjellë progresin e 114,970 pjesëmarrësve për rreth 4 vjet, ka treguar se pirja e alkoolit redukton rreth 24 për qind rrezikun për sulm në zemër, shkruan The Telegraph. Ata që e konsumojnë mesatarisht alkoolin ishin më të mbrojtur se sa ata që e konsumojnë më pak ose ata që e konsumojnë shumë.

Por, gjithashtu në këtë studim është zbuluar edhe se ata të cilët nuk pinë alkool, 51 për qind janë më të rrezikuar nga zhvillimi i ndonjë kanceri të caktuar. Këtu përfshihet kanceri i gojës, ezofagut, stomakut, zorrëve, mëlçisë, gjirit, vezoreve, kokës dhe qafës.

Pirja e alkoolit gjithashtu rrit rrezikun e vuajtjes së lëndimeve për 29 për qind, sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”. Konsumimi i alkoolit në nivel të lartë dhe normal, të dyja çuan dukshëm lartë normën e vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Udhëheqësi i hulumtimit, Dr Andrew Smyth, nga Universiteti McMaster në Kanada
“Të dhënat tona mbështesin thirrjen për të rritur ndërgjegjësimin globalisht në lidhje me rëndësinë e dëmshmërisë nga përdorimi i alkoolit dhe nevojën për të identifikuar dhe synuar më tej ndryshueshmërinë e përcaktuesve të dëmshmërisë nga përdorimi i alkoolit”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit, Dr Andrew Smyth, nga Universiteti McMaster në Kanada.

Ndërsa bashkë-autori i këtij hulumtimi, Dr Salim Yusuf, drejtor i Institutit Kërkimor të Shëndetësisë së Popullsisë të këtij universiteti, ka thënë: “Për shkak se konsumimi i alkoolit është duke u rritur në shumë vende, rëndësia e alkoolit si një faktor rreziku për sëmundje mund të nënvlerësohet. Prandaj, strategjitë globale për të reduktuar dëmshmërinë nga përdorimi i alkoolit janë thelbësore”.

Pjesëmarrësit e këtij studimi vijnë nga 12 vende të ndryshme të botës me nivele të ndryshme të zhvillimit ekonomik. Vendet me të ardhura të larta janë përfaqësuar nga Suedia dhe Kanadaja, vendet me të ardhura mesatarisht të larta nga Argjentina, Brazili, Kili, Polonia, Afrika Jugore dhe Turqia, vendet me të ardhura mesatarisht të ulëta nga Kina dhe Kolumbia dhe vendet me të ardhura të ulëta nga India dhe Zimbabve.

Në këtë studim është matur konsumimi javor i alkoolit. Konsumimi i alkoolit në nivel të ulët është përcaktuar me nga 7 pije në javë, në nivel mesatar me nga 7 deri në 14 pije për femra dhe 7 deri në 21 për meshkuj, ndërsa në nivel të lartë me më shumë se 14 pije për femra dhe me më shumë se 21 pije për meshkuj. Rd.al
Postuar nga: myvela dervishaj
« ne: 24-09-2011, 18:03:05 »

Lexova shkrimin per pasojat qe jep alkooli te shume te rrinje ,eshte nji thirrje per c'do person qe te ndergjegjesohen per pasojat e semundjes vdekjeprurese .
Eshte e vertete ,alkooli eshte bere pjese e shpirtit e pandare te shume te rrinje.
Kjo ndodh se nuk kane me se merren, nuk kane ndonji aktivitet te qe ti sherbeje njeriut.Perdorimi i alkolit eshte me e lehta per shume njerez per  arsye se nuk vrasin trurin,duan te jetojne ne fluturim .Shume e kane nga edukata familjare ne vazhdim.por keta nuk mendojne pasojat,demin e tyre.Alkooli eshte shume i demshem per organizmin e njeriut. Ne kete kohe po degjojme shume per semundjen e tmershme te kancerit si pasoje e alkoolit,sidoemos prek meshkrine,stomakun.sic kemi degjuar mjeket.
Edhe risku i njeriut eshte. Do ishte mire ta kufizonin alkoolin dhe duhanin,po me duket si e pamundur ,eshte koha e alkoolit,nuk eshte koha e punes.
Nuk kemi degjuar asnji mysliman qe e praktikon fene e vet te jete prekur nga kanceri. Myslimani nuk pi kurre alkool,ZOTI I MADH e ka ndaluar kete pije shkatrruese per njerezimin.Jeten i rituri e ka vete e dorre te pi apo jo .Femijen e merr prej dore se si te ece,si te haje,c'far te haje, si te mesoje ,si te sillet.kur rritet merr rrugen e mire kur prindi e ka mesuar,dhe rrugen jo te mire per pije kur prindi nuk e ka patur problem,duke i thene se pija eshte per burrat.Vetem aksidentit nuk i rruhesh dot,dhe vdekjes.
Postuar nga: M A X
« ne: 24-09-2011, 00:28:10 »

Alkool dhe kancer, një binom i cili nënvlerësohet së tepërmi, por që tashmë ka marrë përmasa shqetësuese. 17 përqind e shtrimeve në spital janë mbushur me të rinj që i përkasin moshës nën 14 vjeç

Alarm, shpëtoni të rinjtë nga alkooli

Alkool dhe kancer, një binom i cili fatkeqësisht nënvlerësohet së tepërmi, por që tashmë ka marrë përmasa shqetësuese. Ata që e kanë sjellë këtë çështje përsëri në vëmendjen e njerëzve në një diskutim të publikuar në Shoqërinë Mjekësore kanadeze, kanë qenë një grup studiuesish francezë të mbështetur nga Forumi Shkencor mbi Kërkimet rreth Alkoolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është vërtetuar prej dhjetëra vitesh nga kërkime të thella shkencore, kujtojnë studiuesit, se abuzimi me alkoolin sjell efekte anësore të rënda, që të çojnë drejt vdekjes së parakohshme përfshi këtu aksidentet, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, iktus ishemik, çmenduri, oteroporozë apo cerozë e mëlçisë, e cila është edhe një paralajmëruese e kancerit të mëlçisë. Po, po, kancer! Kancer i mëlçisë, i pankreasit, i zorrëve, i gojës, i faringut, laringut, i ezofagut, madje edhe kancer i gjirit. Nga ana tjetër nuk duhen harruar analizat e ndryshme që kanë vërtetuar efektet e mira për shëndetin, në sajë të konsumit të një sasie të moderuar të verës dhe disa alkooleve të tjera, që kanë aftësi mbrojtëse, veçanërisht kundër disa patologjive kardiovaskulare dhe cerebrale.

Shifrat shqetësuese

Sipas të dhënave të publikuara kohët e fundit nga Vëshguesi Kombëtar i Alkoolit të Institutit të Lartë të Shëndetësisë, me rastin e prezantimit të "Librit të Bardhë" të gastroentereologjis ë italiane, në Itali janë regjistruar mbi 25 mijë të vdekur çdo vit vetëm nga alkooli dhe kjo tablo tragjike shihet pothuajse në të gjitha vendet europiane. Për sa i përket patologjive të lidhura me tepritë e përditshme të konsumimit të alkoolit, si steatoza hepatike apo edhe helmimi nga alkooli, 17 përqind e shtrimeve në spital janë mbushur me të rinj që i përkasin moshës nën 14 vjeç.

Më tej, 20 përqind e shtrimeve vjetore në spital dhe 10 përqind e atyre në terapi intensive, si dhe 10 përqind e transplanteve të mëlçisë i faturohen përsëri patologjive të ndryshme lidhur drejtpërsëdrejti me alkoolin. Së fundmi, abuzimi me alkoolin është përgjegjës për një rast me kancer në 10. Gjatë vitit të fundit që është monitoruar, viti 2008, sipas të dhënave shkencore 6,8 përqind e rasteve të të vdekurve nga tumore malinje i është atribuar alkoolit. Të dhëna alarmante nëse mendohet që në Itali ekzistojnë pothuajse nëntë milionë konsumatorë në rrezik dhe 1 në pesë konsumatorë është më pak se 16 vjeç...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
Postuar nga: myvela dervishaj
« ne: 06-01-2010, 02:47:29 »

alkooli te shendron si njeri, d. m.th te ben karagjoz.
Postuar nga: dreamm
« ne: 04-01-2010, 18:41:44 »

Gjashte????? ^o)

What about 600 or more? :D
Postuar nga: M A X
« ne: 04-01-2010, 13:46:30 »

Studimi: Gjashtë efektet negative që jep alkooli në trupin tonë

Kejptaun,4 janar, NOA – Alkooli shkakton në trurin e njeriut të paktën 6 efekte negative. Një fakt i tillë pohohet në një studim të realizuar nga dr.Isak Loftus, mjek patolog në Afrikën e Jugut. Sipas tij, efekti i parë është ai i gazit. Pjesa e parë e trupit që preket nga efektet e alkoolit ka të bëjë me zonën ballore të trurit, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e vetëkontrollit, vullnetit, aftësisë për mprehtësi dhe vëmendje.

Efekti i dytë është ai i njohur si i fazës së "njollës", e cila është ajo në të cilën aftësitë motorike janë duke u dëmtuar. Kemi të bëjmë me vështirësitë që krijohen në të folur dhe koordinimin e vendimeve.

Efekti i tretë: Dëmtimet vizuale. Ai ka të bëjë konkretisht me problemet që paraqiten në aftësinë e shikueshmërisë së të alkoolizuarit. Kapacitetit të perceptimit vizual të bëhet i kufizuar. Kuptimi i madhësisë së gjërave dhe vizioni periferik bëhet i vështirë. Efekt i katërt: Vjeshtë. Menjëherë pas dëmtimit të vizionit është komprometuar edhe bilanci i ndjesive. Ky hap nis me prekjen e trurit të vogël.

Efekt pestë: Paqëndrueshmëria. Kjo është pikërisht faza ku ne ndihemi shumë të paqëndrueshëm nga vala e alkoolit që depërton në tru, duke na dhënë ndjesi kapitje dhe nisin të vjellat dhe dridhjet.

Efekt i gjashtë: Hija e vdekjes. Është faza përfundimtare, në të cilën qendrat e kontrollit të hedhin në peshqir. Nëse valët alkoolike rrjedhin në tru, atëherë jemi në rrezik për të vdekur. Qendra e kontrollit të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut janë vështirëisht të menaxhueshme në këtë fazë.

n.e/NOA