×

HOROSKOPI 2013

HOROSKOPI 2013

· 4 · 5871

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 15-01-2013, 11:12:42
Çfarë thonë yjet, parashikimi në detaje. Horoskopi i vitit: karriera, jeta sentimentale, familja

Dashi

Do të jetë një vit i mbushur me stimuj që, sidomos gjashtë muajt e parë të vitit, do t’u dhurojnë surpriza dhe projekte konkrete me përfundim të mirë. Thënë ndryshe do të filloni të shijoni frutet e punës tuaj, do të mirëprisni ndryshimet, jo vetëm emocionalisht, por edhe profesionalisht. Mund të shihni nga e ardhmja me qetësi e qartësi, gjë që në këtë periudhë, nuk është pak. Efektet e para do t’i ndjeni në pamjen e jashtme, mënyrën e të sjellurit dhe prakticitetin në jetën e përditshme. Muajt e parë të vitit do të mbështeteni në ndihmën e Jupiterit, i cili u hap udhë projekteve dhe atyre që duan t’ju ndihmojnë. Pjesa e dytë e vitit ju kërkon të jeni më vigjilentë meqë ndikimi i këtij planeti venitet dhe pengesat do të jenë më të forta. Mos merrni vendime të prera sidomos gjatë muajve të vjeshtës sepse mund të gjendeni përballë personave më të fuqishëm se ju, çka e ul probabilitetin e fitores. Në fushën e ndjenjave parashikohen lidhje të reja. Keni dëshirën të bëni gjëra të reja, të ndiheni protagonistë, por mbi të gjitha dëshironi të keni përballë persona që ju kuptojnë. Problemi i vetëm është se shpesh mund të ndjeni dëshirën të fshini të shkuarën, një gabim ky që ndonjëherë rrezikon t’ju kushtojë shtrenjtë. Më e mira është të ndreqni gabimet e së shkuarës dhe të mendoni me kujdes të ardhmen. Në sektorin profesional, 2013 është plot me raste dhe oferta, sidomos nga 31 maji deri më 8 gusht. Mërkuri i mbështetur nga Marsi mund të paraqesë ndonjë vështirësi të vogël në pesë muajt e parë të vitit, por pjesa tjetër është e mbarë. Nuk duhet të merrni vendime përfundimtare gjatë kësaj periudhe ose të përballeni me njerëz më të fuqishëm se ju. Duke filluar që nga 5 nëntor e deri në ditët e para të marsit të vitit të ardhshëm, Afërdita do të jetë në shenjën tuaj duke iu dhënë dorë për zgjedhje dhe përgjegjësi të reja, por edhe mundësi për t’u dhënë fund disa projekteve fitimprurëse. Mos harroni se çdo lloj vendimi nuk duhet të merret nxitimthi. Situatat duhen parë me kujdes dhe qetësi në mënyrë që t’ju shërbejnë për të ardhmen.

Demi

Pavarësisht pozicionimit të Saturnit në shenjën e Akrepit, gjë që mund t’ju shqetësojë herë pas here, 2013-ta është vit domethënës sa i takon rritjes personale dhe mundësisë së realizimit të projekteve të shtyra në kohë ose të pamundura për t’u realizuar. Jupiteri ndikon për mirë në qëllimet që i keni vënë vetes, sjell propozime të reja për punë dhe impenjime mondane, çka do të thotë, raste të arta për të shprehur aftësitë tuaja. Ky vit ju përcakton protagonistë në shumë eksperienca të ndryshme nga njëra tjetra, por mbi të gjitha qëndrueshmëri në jetë. Thënë ndryshe jeni të gatshëm të përjetoni aventura të reja, si në fushën profesionale ashtu edhe atë sociale, pa përjashtuar edhe jetën sentimentale, e cila gjithashtu do të jetë e gjallë, plot surpriza të paharrueshme. Saturni mban anën tuaj sa u takon marrëdhënieve ndërpersonale, në të cilat gjatë pjesës më të madhe të vitit do të jeni protagonistë. Lidhje të reja sentimentale, familjare dhe shoqërore. Gjithashtu Saturni është vendimtar në lidhjet dashurore, për të cilat nuk përjashtohen vendimet e mëdha për martesë apo lindjen e një fëmije. Sa i takon fushës profesionale ka në mënyrë të veçantë dy periudha të mbara për këtë vit: e para nga 5 shkurti deri më 14 prill kur Mërkuri shkëlqen në shenjën tuaj. Është një periudhë kur intuita nuk do të gabojë dhe rastet e mira do t’i kapni në ajër. Periudha e dytë fillon më 31 maj deri më 8 gusht. Mund të filloni projekte të reja, të ndryshoni punë, por edhe të fitoni shuma të majme parash. Për të dy periudhat këshilla e vetme është t’u kushtoni rëndësi bashkëpunëtorëve të afërt: jo të gjithë e duan suksesin tuaj. Sa i takon fushës së ndjenjave do të ketë shumë surpriza të bukura. Deri më 2 shkurt mund t’i shprehni lirshëm ato që ndjeni sepse të gjithë ju kuptojnë dhe personi ndaj të cilit interesoheni është i gatshëm t’ju falë shumë dashuri. Erëra të mbara fryjnë edhe për ata që janë lodhur nga marrëdhënia që kanë dhe që ndjejnë nevojën për liri.

Binjakët

Jupiteri qëndron në shenjë deri më 26 qershor dhe prania e tij mund të rezultojë edhe negative, por edhe pozitive në kuptimin që varet shumë nga ju se si do t’i përdorni aftësitë dhe lidhjet që keni. Ky planet ju dhuron lehtësi në realizimin e projekteve dhe fat, të cilin nëse do të dini ta përdorni siç duhet do të keni përfitime edhe në të ardhmen e largët. Në të kundërt, nëse vendosni të mos i merrni seriozisht mundësitë që ju jepen mos prisni që gjërat të shkojnë mbarë për shumë kohë: me ardhjen e korrikut atmosfera do të ndryshojë dhe probleme nga më të ndryshmet do t’ua vështirësojnë jetën: shpenzimet e tepërta dhe llogaria bankare e boshatisur, punët e lëna pas dore, marrëdhënie aspak e shëndetshme, thënë ndryshe faturë shumë e lartë për t’u paguar. E keni ju në dorë se si do ta përdorni potencialin që keni dhe si do t’i shfrytëzoni mundësitë që ju jepen. Mundohuni të gjeni të mesmen e artë, atë që ju mundëson edhe pak luks, por pa harruar të lini diçka mënjanë për ta përdorur për gjysmën e dytë të vitit, që është edhe më e vështira. Në sektorin profesional ky vit do t’ju japë mundësi të realizoni projekte që i keni shumë për zemër, por jo pa sakrifica dhe impenjim. Periudha kur mund të rrezikoni më shumë, gjatë të cilës nuk këshillohen vendime përfundimtare është nga 5 shkurti deri më 14 prill. Gjatë kësaj kohe fjalët e pamenduara rrezikojnë të prishin një miqësi të hershme, prishje bashkëpunimesh nga sjellje arrogante ose edhe ndarje në çift nga konflikte të kota dhe të panevojshme. Momentet e bukura për këtë vit i takojnë fushës profesionale: nga 19 janari deri më 5 shkurt do të keni ide të reja dhe fuqi për të përballuar rimin e shfrenuar të jetës. Ndërsa në gjysmën e dytë të prillit mundësi të reja pune i hapin dritën jeshile shumë projekteve, të cilat sado vonë të finalizohen do të sjellin rezultate afatgjata.

Gaforrja

Vitet e errëta dhe të lodhshme më në fund i keni lënë pas. Do të ndjeni emocione të reja, të jetoni momente romantike, siç i vijnë për shtat natyrës tuaj, të ndjeshme dhe të vendosur në të njëjtën kohë, por edhe të çoni përpara projektet e duhura. Me pak fjalë është një vit i mbarë gjatë të cilit do të rifitoni terrenin e humbur në të shkuarën dhe të provoni të veproni në fusha të reja të jetës. 2013 mund të ndahet në dy periudha të rëndësishme për ju: e para, e cila përmbyllet më 26 qershor është ajo më pak interesantja, edhe pse e mbushur me të reja, gjithësesi më pak të rëndësishme se ajo që ju ofron pjesa e dytë, ajo pas 26 qershorit, me hyrjen e Jupiterit në shenjë. Do të jetë një vit i bukur, gjatë të cilit do të jepni më të mirën. Idetë e qarta do t’ju ndihmojnë në punë, ndërsa në familje harmonia do të rikthehet gëzueshëm duke premtuar momente të paharrueshme. Dëshira për të qenë përsëri në qendër të vëmendjes paralajmëron një verë ku protagonizmi do të jetë i pranishëm siç e dëshironi ju. Në sektorin profesional më në fund ndiheni gati të pranoni sfidat e reja, t’u jepni fund projekteve të rëndësishëm dhe shpesh edhe të vini në lojë ndonjë vonesë që deri dje ju dukej sikur ju errësonte jetën. Do të jetë hyrja e Mërkurit në shenjë, më 31 maj, ai që do të ndikojë në fillimin e një moment vërtetë magjik në punë. Kjo periudhë zgjat deri më 8 gusht, kohë gjatë së cilës mundësi të panumërta do t’ju ofrohen për ngritje në përgjegjësi, investime të zgjuara në sektorin financiar apo njohje të rëndësishme me persona me influencë. Kjo periudhë është e mbarë edhe për ata që fillojnë punë për herë të parë apo për të tjerë që deri tani nuk guxonin të ndryshonin situatën e tyre profesionale. Në dashuri nuk do të mungojnë momentet pasionante dhe mundësitë e takimeve vërtet speciale, të afta t’ju ndryshojnë jetën. Stina juaj e dashurisë është nga 3 deri më 27 qershor: e shkurtër, por e përqendruar me mundësi që lënë gjurmë në jetë. Këshilla e vetme e yjeve është vetëm t’i gëzoheni sa më shumë këtij viti.

Luani

2013 do të jetë një vit ndryshimesh, në fillim pa dëshirë, por me kalimin e kohës do të kuptoni se këto ndryshime nuk bëjnë veçse mirë. Do të ndiheni më interesantë dhe të pëlqyeshëm, në qendër të vëmendjes dhe të aftë për çdo lloj iniciative të re. Gjatë pjesës së parë të vitit ndjeni dëshirën të jepni më të mirën nga vetja sepse më në fund do të kuptoni se shumë dyer do të hapen për ju. Gjatë këtij viti do t’ju duhet të jepni prova të mëdha korrektësie dhe ndershmërie personale, duke dëshmuar se dini të impenjoheni siç duhet në punë. Rigorozë është fjala kyç e këtij viti për ju, e vetmja që mund t’ju garantojë suksesin dhe protagonizmin që dëshironi si në fushën profesionale ashtu edhe në atë personale. Me një ritëm të tillë nuk është e jashtëzakonshme që shpesh të ndiheni të vetmuar, larg botës që ju rrethon. Do të ndjeni nevojën e miqve dhe bisedave të hapura me ta, lidhjeve familjare apo mbështetjes së njeriut të zemrës. Do t’ju duket sikur një periudhë e jetës tuaj po merr fund për të nisur një e re, sikur po hiqni dorë nga gjithçka keni, nga e shkuara dhe kujtimet e bukura. Por këto do të jenë vetëm momente kalimtare. Nga 19 janari deri më 5 shkurt mund të mbështeteni tek personat që keni besim, të cilët do t’ju japin ide dhe drejtimin e duhur. Është mirë të ndani pergjegjësitë në mënyrë që të keni ide të qarta mbi të ardhmen. Ky vit premton momente suksesesh të mëdha, mundësi të reja në fushën profesionale apo në atë të studimeve. Nga 14 prilli deri më 1 maj do të ndjeni energjinë e nevojshme për të përballuar çdo gjë të re në jetën tuaj, bashkë me premtimin se do t’i çoni projektet deri në fund. Periudha e verës do të dominohet nga kreativiteti dhe dëshira për punë të reja, ndërsa sektori i financave do të përmirësohet ndjeshëm çka ju jep mundësinë e një jete të qetë dhe pa kokëçarje. Njeriu i zemrës do të kënaqet vetëm me praninë tuaj. Mjafton një buzëqeshje, një buqetë me lule apo një darkë romantike për tyë përjetuar moment nga ato që nuk harrohen kurrë në jetë.

Virgjëresha

Pjesa e parë e vitit nuk do të jetë e thjeshtë dhe lineare siç do ta dëshironit. Jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duam, por në të njëjtën kohë nuk është e drejtë që për këtë arsye të humbisni besimin dhe sidomos shkëlqimin që ju karakterizon. Ndonjëherë është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje edhe detajeve më të vogla të së përditshmes sepse kështu do të zbuloni rëndësinë e jetës, të njerëzve të dashur që ju qëndrojnë pranë dhe të atyre fitoreve të vogla që shpesh i kaloni si ua ndjerë gëzimin. Ndodh shpesh të ndjeni nevojën të fshiheni, të zhdukeni nga faqja e dheut ose të tërhiqeni në strofullën tuaj pa u bezdisur nga askush, por këto janë vetëm tundime të momentit sepse në fakt ju pëlqen pushteti dhe dini ta përdorni atë shumë mirë. Gjatë pjesës së parë të vitit, Jupiteri tek shenja e Binjakëve nuk do t’ju ndihmojë edhe aq për të realizuar projektet që keni në dorë. Rrezikoni të bëni gabime ose t’u besoni njerëzve të papërshtatshëm, të paktën deri më 14 prill kur qielli premton të sigurojë ndryshime. Momente tensioni dhe çoroditjeje, fjalë të thëna në vendin dhe kohën e gabuar mund të sjellin rezultate negative të papritura. Duhet vetëm të rezistoni gjatë kësaj kohe dhe të shtyni për më vonë vendime të rëndësishme sepse muaji maj premton shanse pozitive dhe rikuperim energjish. Më në fund do të ndriçoheni nga ide të reja dhe guximi për të ndërmarrë iniciativa të mëdha, projekte që parashikojnë bashkëpunime të rëndësishme, hapin rrugë për pritshmëri të reja dhe suksese të papritura. Koha më prodhimtare është nga 31 maji deri më 8 gusht gjatë së cilës do të ndjeni kënaqësinë e punëve të përfunduara mirë, njohjeve të reja që premtojnë të kthehen në miqësi të forta, por edhe ndonjë flirt që do t’i japë ngjyra të shkëlqyera ditës. Në sektorin e ndjenjave nuk priten ndryshime të mëdha, por edhe kështu kënaqësia nuk do të mungojë.

Peshorja

Hyrja e Saturnit në shenjën e Binjakëve nënkupton fillimin e një epoke të re. Duket sikur koha e sakrificave ka marrë fund dhe tani ka ardhur momenti të shijoni gjithçka që deri dje ia kursenit vetes. Nuk ka nevojë të llogarisni çdo lëvizje tuajën, shumë gjëra mund të përmbushen edhe duke i besuar rastësisë dhe fatit të mirë. Fillimi i vitit paraqet raste të mira për të ndryshuar përfundimisht jetën. Bëhet fjalë për të gjithë ata që kanë investuar diku, për të tjerë që nuk besojnë tek dashuria, tek dora e shtrirë e bashkëpunëtorëve apo eprorëve, ndryshimeve të mëdha apo udhëtimeve me biletë vetëm vajtje. Sidoqoftë kjo nuk nënkupton që të mbylleni në shtëpi dhe të prisni që gjërat të përmbushen vetiu. Është e nevojshme të mbani sytë hapur dhe të kapni në ajër çdo rast apo mundësi të re. Në muajin maj, Marsi dhe Afërdita, për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje premtojnë lëvizje në sektorin e ndjenjave: Mundësi për takime të reja. Një dashuri e madhe parashikohet për të lindurit e gjysmës së dytë të muajit. Në vjeshtë, Jupiteri del nga shenja juaj për t’i lënë vendin dinamizmit të Marsit, kështu do të fillojë një periudhë shumë intensive, përgjatë të cilës shumë projekte do të përmbyllen me sukses duke premtuar një situatë të përmirësuar ndjeshëm financiare. Periudha e vjeshtës premton një fazë të re intensive në sektorin profesional. Prania e Jupiterit në shenjë premton vendime të guximshme, të cilat të marra në kohën e duhur paralajmërojnë shanse karriere të pamenduara më parë. Kështu mund të jetë momenti i duhur për të hequr dorë nga puna e vjetër, për të nisur një të re, ose për të kërkuar rritje në përgjegjësi, pa harruar që jo të gjithë kolegët do të mbeten të kënaqur nga kjo. Guximi që do t'ju shoqërojë përgjatë këtij viti ju bën më të prirur ndaj takimeve, të cilat nëse i vlerësoni siç duhet, mund të shndërrohen në raporte të qëndrueshme. Por për t'iu përkushtuar një dashurie të re, duhet ta mbyllni një herë e mirë me të shkuarën. Për ata që jetojnë një lidhje të konsoliduar ky mund të jetë momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme për të planifikuar impenjime të reja.

Akrepi

Saturni do të fillojë t’ju braktisë pak nga pak dhe ky është momenti për të vënë në punë të gjitha përfitimet që keni pasur gjatë kalimit të tij në shenjën tuaj. 2013-ta është një vit i përshtatshëm për të vënë diçka mënjanë, pasuri që i keni vënë me punë, të nevojshme për t’i përdorur në të ardhmen si mundësi të mira fitimi. Mësimet që keni marrë nga Saturni janë prezente dhe ende të dobishme, është aftësia për të hequr dorë kur barrierat janë të pakalueshme dhe për të menduar mundësi të reja. Keni mësuar se jo gjithmonë është e mundur të keni harmoni përreth, ndodh të kaloni edhe periudha të turbullta, të cilat më shumë se për përfitime vlejnë për të nxjerrë mësime. Ky vit ju vë përballë sfidash të forta ndonjëherë. Do të keni përballë armiq të fortë dhe shpesh ideja për të lënë gjithçka dhe për të ikur larg do t’ju duket e vetmja mundësi. Por pavarësisht kësaj gjendet gjithmonë një zgjidhje, mjafton të keni intuitën e duhur për t’a kuptuar. Ky është viti i mundësive për të punuar. Përvishni mëngët dhe futjuni punës, pranoni propozimet e reja që ju vijnë edhe nga të panjohur dhe mos e kurseni veten: keni potencial të mjaftueshëm për t’i përballuar të gjitha. Të karikuar me energji do të keni mundësinë të ndryshoni jetën, edhe në kuptimin mondan, në lidhjen e miqësive të reja, njohjeve dhe ambjenteve deri dje të paarritshme për ju. Janari është muaji në të cilin shumë punë do t’i nisni me këmbën e mbarë. Projekte të reja në sektorin professional mund të hapin dritën jeshile për ndryshime të mëdha. Jeni të hapur ndaj çdo ndryshimi dhe deri më 31 maj çdo lëvizje do të jetë e qëlluar, falë Mërkurit të pranishëm në shenjë. Periudhë fitimprurëse parashikohet të jetë nga 9 deri më 29 shtator, kur i njëjti planet ju jep mundësinë të qartësoni qëllimet që keni në jetë dhe të punoni për to. Në sektorin e ndjenjave duhet pak më shumë durim dhe vëmendje ndaj partnerit. Puna nuk është gjithçka, duhet të gjeni kohë edhe për njeriun e zemrës.

Shigjetari

Më siguri 2012 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm ndaj nuk është çudi që prej tij të keni dalë me një dozë të lartë stresi të akumuluar nga punët dhe ritmi i shfrenuar i jetës.

Vendosja e Jupiterit në shenjën e Shigjetarit, aty ku ndodhet edhe Plutoni, parashikon një tjetër vit të mbushur, veçse duhet shumë forcë për ta përballuar ritmin e tij. Energjia nuk ju mungon dhe as dëshira e mirë, por për t’i bërë punët siç duhet është e nevojshme edhe të ndalni qoftë edhe për një moment të vetëm. Mbushuni me frymë dhe hidhini një sy projekteve që keni përpara: jo të gjitha janë të realizueshme në të njëjtën kohë. Duhet bërë në fillim një përzgjedhje, në fillim me ato më të vështirat dhe impenjativet e më pas me të tjerat, ndoshta më pak të rëndësishme dhe që mund të lihen edhe për më vonë. Duhet thënë se fillimi i vitit do të jetë pak i lodhshëm, edhe sepse nuk i keni idetë shumë të qarta se ku doni të arrini. Mos e lejoni ankthin t’ju vërë përfund. Yjet këshillojnë të shmangni projektet shumë të mëdha për mundësitë tuaja, të paktën deri në mes të prillit, kohë kur edhe shpenzimet nuk duhet të jenë të tepruara.

Me pak fjalë, pak vëmendje mbi të gjithë sektorët e jetës nuk është kurrë e tepërt. Duke filluar që nga 14 prilli e deri më 1 maj, Mërkuri do të injektojë një dozë të mirë optimizmi çka ju lejon të shikoni edhe rezultatet e para të punës tuaj. Ndoshta gjatë kësaj kohe do t’ju duhet të hiqni dorë një herë e mirë edhe nga ndonjë project që keni për zemër, por kjo nuk duhet t’ju pikëllojë, Punë të reja, të papritura ju presin në vjeshtë. Nga 18 deri më 23 shtator falë ndikimit të mërkurit shumë projekte do të mbyllen mirë duket iu dhënë mundësi të merrni frymë lirisht për disa javë. Në fundvit mundësia e një karrierë të re ju pret. Në sektorin e ndjenjave, ngarkesa në punë do të jetë armiku kryesor. Ajo dëshira për t’u mbyllur në vetmi në tentativë për të rikuperuar energjitë ndikon negativisht tek partneri, çka rrezikon seriozisht lidhjen.

Bricjapi

Viti i nisur mbarë do të vazhdojë të jetë i tillë edhe për muajt në vazhdim. Edhe pse keni dalë nga një periudhë e vështirë dhe e komplikuar, e cila ju ka vënë në provë në kuptimin e plotë të fjalës, do të keni mundësinë të shijoni çdo mundësi dhe moment të bukur të këtyre muajve. Gjatë janarit jeni të stimuluar nga Urani, gjë që shpesh ju bën të pushtoheni nga ankthi. Do t’ju duhet të merrni vendime të shpejta, të ndryshoni ritmin e zakonshëm të jetës dhe gjatë rrugës të humbisni edhe ndonjë mundësi nga nxitimi, por asgjë nuk është humbje e parikuperueshme. Ju e dini tashmë se rreziku është pjesë e jetës dhe loja ka përfitimet dhe humbjet e veta. Edhe psikologjikisht 2013 do të jetë një vit i dobishëm. Shumë pengesa tanimë ju duken të kapërcyeshme, besimi në vetvete është rikthyer dhe kjo ju bën të gatshëm për të përballuar sfidat që fshihen pas çdo dite. Jeta profesionale do t’ju dhurojë momente të rëndësishme, sidomos nëse do t’i besoni intuitës, por pa humbur logjikën dhe arsyetimin mbi çdo lloj vendimi që duhet të merrni. Optimizmi do t’ju ndihmojë të gjeni të mesmen e artë mes këtyre të dyjave çka nënkupton projekte të nisura mirë dhe përfitime të kënaqshme financiare. Viti ka nisur më Mërkurin në shenjë, i cili do të qëndrojë deri mëngjesin e datës 19, çka ju mundëson ide të reja, projekte, por edhe përfitime të shpejta. Periudhë e rëndësishme parashikohet nga 5 shkurti deri më 14 prill, kohë kur projekte prej të cilave keni qenë të gatshëm të hiqni dorë, do të marrin rrugën e zgjidhjes krejt papritur. Fundi i vitit do të jetë një përmbyllje e suksesshme e shumë punëve më përjashtim të sektorit të ndjenjave. Sado i mbarë, ky do të jetë një vit i trazuar nga ulje-ngritjet dhe kjo nuk do t’ju japë kohë të shikoni problemet e vogla që ekzistojnë në çift dhe që rrezikojnë të shndërrohen në serioze. Për këto duhet të ndalni ritmin dhe të zgjidhni.

Ujori

2013 është një vit gjatë të cilit duhet të jepni prova force, guximi dhe vendosmërie për të çuar përpara projektet tuaja. Me fjalë të tjera duhet të bëni të pamundurën për të shmangur situatat e rrezikshme, por edhe për të qartësuar idetë se cilat janë qëllimet tuaja kryesore. Rreziku ndaj të cilit jeni të ekspozuar sidomos gjatë muajve të parë të vitit është nënvlerësimi i rreziqeve, zgjedhjet e nxituara apo besimi ndaj personave të gabuar. Ndaj nëse vendosni të ndiqni projektet e shpejta, mos u zgjasni në kohë por përfitoni ndaj çdo mundësie të mirë që ju jepet. Bëni sytë katër mbi njerëzit që ju rrethojnë. Çdo fjalë e thënë në vendin dhe kohën e gabuar rrezikon të kthehet kundër jush dhe të përdoret në momentet tuaja më të dobëta. Është e udhës të kini durim dhe të mos kërkoni ndryshime të punës, ngritje në karrierë apo përfitime që nuk janë tuajat. Kënaquni me çfarë ju ofron fati, të paktën deri në mes të muajit maj, kur mundësi të reja do të shfaqen në horizont. Jupiteri në shenjë, gjatë pjesës së dytë të prillit do t’ju ndihmojë të ndalni ritmin dhe të mendoheni mbi çka projektoni për të ardhmen. Nga mbrëmja e 15 majit deri në orët e para të 3 qershorit Mërkuri do t’ju mundësojë lidhje të reja pune dhe zgjidhje problemesh që deri atëherë do t’ua vështirësojnë jetën. Gjatë pjesës më të madhe të shtatorit ekuilibri do të rikthehet dhe momente qetësie parashikohen të karikojnë bateritë e shkarkuara. Në fushën profesionale vetëm pjesa e dytë e vitit do të jetë ndihmëse, kur shumë projekte do të përmbushen duke rregulluar edhe sektorin e financave. Është një vit gjatë të cilit duhet të jeni të kujdesshëm në çdo hap që do të hidhni, gjë që përfshin edhe sektorin e ndjenjave. Kohë të turbullta keni kaluar me partnerin. Duhet të tregoheni të arsyeshëm dhe të plotësoni kërkesat që me të drejtë bën ndaj jush. Vetëm nëse vini në punë logjikën mund të keni shpresë për ditë të mira në fund të vitit, dhe të ardhme premtuese.

Peshqit

Të ndjeshëm dhe të prirur ndaj romanticizmit ju ka gjetur edhe ky vit i ri. Ndjeshmëria që shoqëron shenjën e peshqve është vendimtare në çdo hap të jetës së tyre. Aftësia për t'u përshtatur dhe frika ndaj vetmisë bën që shpesh të jeni të rrethuar nga shumë njerëz, por pikërisht këtu duhet të bëni kujdes. Besimi i tepërt jo gjithmonë shpërblehet me besim dhe mirënjohje. Protagonizmi lë shije të mirë zakonisht, por ai kërkon shumë përqëndrim dhe ky në pjesën e parë të vitit do t’ju mungojë. Prandaj është e udhës të tërhiqeni paksa nga jeta publike, të merreni me të përditshmen tuaj dhe projektet e trashëguara nga viti i vjetër, duke i besuar Jupiterit i cili deri në fillim të muajit maj është miqësor. Nëse tregoheni të arsyeshëm edhe përfitimet nuk do të mungojnë. Ndoshta nuk do të rriteni në përgjegjësi dhe jo të gjithë do t’ju adhurojnë, port ë paktën shumë punë do ti përmbyllni me sukses duke i hapur rrugë një vere të qetë, gjatë së cilës momentet e bukura nuk do të mungojnë. Nga 9 shtatori ju pret një tjetër ritëm jete. Mundësi të reja dhe projekte që do t’ua propozojnë njerëz të rinj do të sjellin mundësi fitimi pas së cilave fshihen edhe ato rastet e të qenit në qendër të vëmendjes, gjë që ju kënaq dhe ju ngop. Në muajin tetor, pasi të shqyrtoni të gjitha detajet, perspektivat dhe të ardhmen, do të merrni një vendim të pakthyeshëm në sektorin profesional. Do të keni ndjesinë se keni bërë gjënë e duhur. Do të impenjoheni plotësisht me këtë projekt dhe mundi do të fillojë të shpërblehet. Në aspektin familjar udhëtimet e shpeshta, edhe për arsye pune, do t’i japin jetës tuaj tjetër ritëm. Beqarët do të gjejnë një partnerë që do t'i mbështesë në çdo vendim që marrin. Viti do të mbyllet me një sukses të merituar.

REVISTA KLAN
« Editimi i fundit: 20-06-2019, 22:28:12 nga M A X »

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 15-01-2013, 17:23:59
Parashikim koti

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#2 ne: 16-01-2013, 00:16:29
Une parashikoj qe perseri do jemi beqar....  :D

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#3 ne: 22-05-2013, 20:36:03
Peshorja

Hyrja e Saturnit në shenjën e Binjakëve nënkupton fillimin e një epoke të re. Duket sikur koha e sakrificave ka marrë fund dhe tani ka ardhur momenti të shijoni gjithçka që deri dje ia kursenit vetes. Nuk ka nevojë të llogarisni çdo lëvizje tuajën, shumë gjëra mund të përmbushen edhe duke i besuar rastësisë dhe fatit të mirë. Fillimi i vitit paraqet raste të mira për të ndryshuar përfundimisht jetën. Bëhet fjalë për të gjithë ata që kanë investuar diku, për të tjerë që nuk besojnë tek dashuria, tek dora e shtrirë e bashkëpunëtorëve apo eprorëve, ndryshimeve të mëdha apo udhëtimeve me biletë vetëm vajtje. Sidoqoftë kjo nuk nënkupton që të mbylleni në shtëpi dhe të prisni që gjërat të përmbushen vetiu. Është e nevojshme të mbani sytë hapur dhe të kapni në ajër çdo rast apo mundësi të re. Në muajin maj, Marsi dhe Afërdita, për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje premtojnë lëvizje në sektorin e ndjenjave: Mundësi për takime të reja. Një dashuri e madhe parashikohet për të lindurit e gjysmës së dytë të muajit. Në vjeshtë, Jupiteri del nga shenja juaj për t’i lënë vendin dinamizmit të Marsit, kështu do të fillojë një periudhë shumë intensive, përgjatë të cilës shumë projekte do të përmbyllen me sukses duke premtuar një situatë të përmirësuar ndjeshëm financiare. Periudha e vjeshtës premton një fazë të re intensive në sektorin profesional. Prania e Jupiterit në shenjë premton vendime të guximshme, të cilat të marra në kohën e duhur paralajmërojnë shanse karriere të pamenduara më parë. Kështu mund të jetë momenti i duhur për të hequr dorë nga puna e vjetër, për të nisur një të re, ose për të kërkuar rritje në përgjegjësi, pa harruar që jo të gjithë kolegët do të mbeten të kënaqur nga kjo. Guximi që do t'ju shoqërojë përgjatë këtij viti ju bën më të prirur ndaj takimeve, të cilat nëse i vlerësoni siç duhet, mund të shndërrohen në raporte të qëndrueshme. Por për t'iu përkushtuar një dashurie të re, duhet ta mbyllni një herë e mirë me të shkuarën. Për ata që jetojnë një lidhje të konsoliduar ky mund të jetë momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme për të planifikuar impenjime të reja.


ME PELQEN ISHALLA DEL