×

Ja aforizmat, trashëgimia politike e Margaret Thatcher

Ja aforizmat, trashëgimia politike e Margaret Thatcher

· 2 · 211

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 17-04-2013, 20:03:00
LONDËR- Debati i ndezur mbi trashëgiminë politike të Margaret Thatcherit ka qenë rasti për të kujtuar numrin e madh të fjalëve të mira dhe aforizmave që zbulojnë vendosmërinë e përkryer të zonjës që nuk e kishte në natyrë të tërhiqej.

- "Nuk ka asnjë alternativë'', lajtmotivi i saj në shumë rrethana, që i dha asaj pseudonimin TINA ("There Is No Alternative")

- "Unë, një luftëtare e Luftës së Ftohtë? Ashtu qoftë, nëse kjo është mënyra sesi ata perceptojnë mbrojtjen time të vlerave dhe të të drejtave themelore që karakterizojnë mënyrën tonë të jetesës'': pasi ishte cilësuar në mënyrë qesharake nga Kremlini si ''zonja e hekurt'', që do ta ndiqte për gjithë jetën, në vitin 1976.

- "Atje ku ka mosmarrëveshje, kthehet harmonia. Atje ku është gabimi, del e vërteta. Atje ku ka dyshim, kthehet besimi. Atje ku ka dëshpërim kthehet shpresa. (...) ka punë për të bërë'': Thatcher duke cituar shën Françeskun e Asizit, pas mbërritjes së saj në Downing Street, në vitin 1979.

- "Çdo grua e aftë për të menaxhuar problemet e një familjeje do të ishte më e aftë për të kuptuar problemet e drejtimit të një vendi'': një slogan nga fushata e saj e lavdishme në vitin 1979.

- "Dua të Rifitoj Paratë e Mia'': lajtmotivi i saj gjatë negociatave të lodhshme evropiane për të siguruar norma interesi më të ulëta për Britaninë e Madhe.

- "Ju bëni hapa mbrapa, nëse doni. Zonja nuk e ka për natyrë të bëjë hapa prapa'': në konferencën e përvitshme të partisë së saj konservatore, e goditur nga ulja e popullaritetit, në muajin tetor 1980.

- "Një krim është një krim dhe mbetet një krim'': për të shprehur refuzimin e të gjitha negociatave me IRA-n, tre militantë të së cilës humbën jetën në një grevë urie në vitin 1981.

- "Dhe tani, është biznes si zakonisht": pasi i shpëtoi mrekullisht një atentati nga IRA (Ushtria republikane irlandeze) në një hotel në Brighton, në muajin tetor 1984.

- "Në politikë, nëse dëshironi që diçka të thuhet, kërkojani një burri. Nëse dëshironi që diçka të bëhet, kërkojani një gruaje'': një prej deklaratave të rralla feministe që ajo ka shprehur në lëvizjen për lirinë e grave në vitin 1982.

-"Më kanë portretizuar si një lloj diktatoreje, është qesharake. Marr çdo ditë mendime të ndryshme'', në një intervistë përsa i përket tendencave të saj autokratike në vitin 1983.

- "Jo, jo, jo'': përgjigja e saj për projekt integrimin politik të presidentit të komisionit evropian, Jacques Delors.

- "Përse duhet të bërë gjithçka në qeverinë time?'': në një replikë të ashpër me një prej ministrave, Kenneth Clarke

- "Besoj se retrospektivisht, thaçerizmi do të perceptohej si një komplimet'': në vitin 1985 në një fjalim autokratik.
- "Asnjë nuk do të kujtohej për Samaritanin e mirë nëse ai nuk do të kishte veçse qëllime të mira. Ai kishte gjithashtu para'': në përgjigje të pabarazive që rezultonin në revolucionin e saj liberal.

- "Ne dalim nga Downing Street për herë të fundit pas 11 viteve e gjysmë të mrekullueshme dhe jemi shumë të lumtur të lëmë Britaninë e Madhe në një gjendje të mirë, më të mirë se kur erdhëm. Në shkallët e jashtme të ndërtesës duke komentuar rrëzimin e papritur nga një revolucion i pallatit konservator, në vitin 1990.

- "Faraonia është rikthyer''. Kjo fjali për të shprehur vazhdimësinë e influencës së saj, gjatë një ndërhyrjeje në fushatën zgjedhore të vitit 2001.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 14-12-2013, 21:41:31
Interesante  :)