×

Kur u bë ofendues “gishti i mesit”?

· 6 · 579

Kur u bë ofendues “gishti i mesit”?

· 6 · 579

  • Postime: 22550
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-02-2012, 23:34:13
Këngëtarja britanike M.I.A ishte e ftuar në finalen e Superbowl-it. Gjatë këndimit ajo u tregoi gishtin e mesit fansave të shumtë që ndodheshin në stadiumin e mbushur plot e përplot. Gjesti detyroi organizatorët t’u kërkojnë ndjesë të gjithë spektatorëve të pranishëm në stadium dhe atyre që e panë nga ekran.

Por përvec kësaj, gjesti ka çelur një polemikë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ku janë përfshirë gazetarë, këngëtarë e madje edhe historianë…të gjithë duke u munduar të argumentojnë se ku qendron “ofendimi” kur tregohet gishti i mesit.

Sipas antropologut Desdemond Morris, “gishti i mesit” është një ofendim mijëra-vjecar, që nuk ka lindur as në Nju Jork, as në Londër, por në Athinën e Lashtë. Morris thotë se “babai i gjestit ofendues” është filozofi i lashtë grek, Diogjeni i cili kur u pyet nga një grup vizitorësh se cfarë mendimi kishte për oratorin Demosteni,  u tregoi gishtin e mesit të pranishmëve dhe u tha: Ja cfarë mendoj për të!

“Është njëri prej ofendimeve më të vjetra që i ka mbijetuar kohës”, thotë antropologu Morris. /top channel

  • Postime: 6703
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 22-04-2012, 13:47:19
Dmth: Dhurate nga Diogjeni  :D

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 17-07-2013, 17:05:26
hajde gjeji rrenjet ketyre thuaj

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#3 ne: 13-10-2013, 19:33:12
megjith rrenjet e tij lindore, gishti i mesit si gjetje i perket moshes se rritur, nje simbol per te nxjerre organin e turpit jashte dhe hapur dhe per tja treguar tjetrit fytyres

  • Postime: 12738
Mishel...............
#4 ne: 13-10-2013, 23:47:44
Sa bukur flet ti Ciarli

Fap gishtin per miratim

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#5 ne: 14-10-2013, 18:11:39
OK :-[