×

Multivitaminat mund te rritin rrezikun e kancerit!

· 2 · 323

Multivitaminat mund te rritin rrezikun e kancerit!

· 2 · 323

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 06-04-2010, 12:02:54
TIRANE- Gratë të cilat marrin cdo ditë pilula multivitaminë për të shmangur sëmundjen aktualisht mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Sipas një studimi të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se gratë në moshën e menopauzës dhe gratë e moshuara të cilat rregullisht marrin multivitamina, kanë 20 % më shumë gjasa që t’u zhvillohet një tumor.

Ato theksojnë se nuk kanë provuar se vitaminat janë fajtore për rritjen e rasteve të kancerit, pasi gratë mund ti marrin ato si kompensim për një jetë të pashëndetshme, por që i vendos ato në një rrezik në rritje.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se rezultatet ishin shqetësuese dhe bëjnë thirrje për një studim më të thellë nëse multivitaminat janë të shëndetshme apo jo.

Ata besojnë se këto multivitamina mund të shkaktojnë rritjen e tumorit duke rritur densitetin indit të gjirit, një faktor i njohur rreziku për kancerin.
Studimet sugjerojnë se marrja e këtyre suplementeve, që përmbajnë vitamina dhe minerale mund të rrisin indet e gjirit më shumë se 5 % .

Është e mundur që acidi folik i cili gjendet në multivitamina mund të jetë një faktor, pasi studiuesit thonë se dozat e larta të tij mund të nxisin rritjen e tumorit.

Ekspertë nga Institutio Karolinska në Stokholm të Suedisë, morën në studim më shumë se 35 mijë femra të moshës 49- 83 vjec për një periudhë 10 vjecare.

Ata kanë zbuluar se gratë të cilat merrnin rregullisht multivitamina, kanë 19 % më shumë mundësi tu zhvillohet kanceri i gjirit.

Edhe kur studiuesit morën parasysh- faktorë të tjerë mjaft të rrezikshëm për kancerin e gjirit- si pirja e duhanit, ushtrimet, apo një histori familjare të sëmundjes, ata zbuluan se multivitaminat luajnë një rol të rëndësishëm.

Studiuesit thonë se nëse përdorimi i multivitaminave është i lidhur me një rritje të rrezikut të kancerit të gjirit, kjo është shqetësuese dhe meriton thellim të studimeve.

(s.g/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-06-2019, 21:19:06
Vitaminat “armike” të organizmit
 

Shumë prej nesh mendojnë se marrja e vitaminave dhe e suplementeve të ndryshme do t’i zëvendësojë mineralet, proteinat e çdo gjë tjetër që trupi ka nevojë, por nuk keni pse mendoni se marrja e këtyre pilulave do t’ju bëjë më të “fortë” apo do t’ju mbrojë nga sëmundje të ndryshme

Një dietë e pasur ushqimore ju siguron të gjitha vlerat ushqyese që organizmi i njeriut kërkon për një mirëfunksionim të përgjithshëm. Regjimi ushqimor ndikon në cilësinë e jetës suaj dhe nuk mund të tregoheni të pakujdesshëm në këtë pjesë.

Ja cilat janë vitaminat “armike” të organizmit dhe cilat janë ato që duhen marrë. Vitaminat A, C dhe E mund të shkaktojnë disa lloje të kancerit, nëse merren mbidoza të shpeshta. Këto vitamina janë të njohura edhe si antioksidantë. Nëse vitamina “antioksidante” është marrë në sasi të madhe, ajo mund të dëmtojë rëndë shëndetin.

Një studim i detajuar për duhanpirësit meshkuj, të cilët në vazhdimësi kanë marrë vitaminë A, rezultoi se ishin të rrezikuar nga kanceri i mushkërive më shumë se sa ata që nuk e konsumojnë këtë vitaminë.

Mbidoza e vitaminës C mbi 2000 mg shkakton gurë në veshka. Trupi nuk kërkon sasi shtesë të vitaminës A, C dhe E.

Vitamina B3 mund të zhvillojë infeksione, probleme të mëlçisë, apo gjakderdhje të brendshme. Një vitaminë që bie në kategorinë “jo e mirë”, është pikërisht vitamina B3. Besohet të ketë efekt negativ në pacientët me sëmundje të zemrës, diabeti, apo kolesterol të lartë.

Hulumtuesit gjetën se niacin (vitamina B3) nuk ka asnjë rol në parandalimin e problemeve të zemrës, në vend të kësaj, ka efekte anësore të tmerrshme. Mund të konsumoni panxhar e salmon për të zëvendësuar këtë vitaminë.

Evitojini Multivitaminat nëse ju keni një dietë të pasur ushqimore. Acidi folik rekomandohet për nënat shtatzëna. 400 mikrogramë në ditë është mjaftueshëm. /rd.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super