×

Ne cilin qytet shqiptare, ju pelqen te jetoni ?

· 120 · 10638

Ne cilin qytet shqiptare, ju pelqen te jetoni ?

· 120 · 10638

  • Postime: 19
  • Gjinia: Mashkull
beku
#50 ne: 06-08-2007, 11:06:12
Se ndrroj Durrsin me asgje
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#51 ne: 06-08-2007, 12:44:30
Se ndrroj Durrsin me asgjë

Durrsi per mua eshte 100 her me mire se Tirana,Plazhin e ka eshte qytet ne zhvillim,do kete infrastukture me te mire se Tirana.Cdo gje te mire ka Durrsi,kurse Tirana sme pelqen,nuk po i pelqen ma Tiransave jo me qyteteve tjera,vetem zhurma e madhe ben qe njerezit ti vejn kryqin Tiranes,ka shume te mira po nuk ben per te jetuar.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#52 ne: 06-08-2007, 13:02:00
Edhe une Elbasanin e dua shume sidomos lagjen Partizani...oh ca cuna te mire rrit ajo Gurabardhi :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#53 ne: 07-08-2007, 20:11:54
Durrsi për mua është 100 her me mirë se Tirana,Plazhin e ka është qytet ne zhvillim,do këtë infrastukture me te mirë se Tirana.Çdo gjë te mirë ka Durrsi,kurse Tirana sme pëlqen,nuk po i pëlqen ma Tiransave jo me qyteteve tjera,vetëm zhurma e madhe bën qe njerëzitë ti vejn kryqin Tiranës,ka shumë te mira po nuk bën për te jetuar.

Ka plot e plot njerez qe e duan Tiranen dhe duan te jetojne atje. Mos na fus te gjitheve ne nje thes ne ti Berni:S E Lexove postimin tim perpara ketij apo hic?! :P :d

Eshte e vertete qe Tirana ka shume zhurrme, normal edhe me shume pluhur, njerez, pisllek, gjalleri, por para se gjithash ka me teper pune, ka me teper siguri per nje jete sado te mire dhe komode ne Shqiperi. Dhe nje jete te tille ne Shqiperi s'ta garanton asnje qytet me shume sesa Tirana. Kjo eshte ARSYE MADHORE PER MUA QE TIRANA BEN PER TE JETUAR QE CKE ME TE (sado gjera te tjera negative qe mund te kete).

Megjithate mua edhe Durresi me pelqen, jo edhe aq si qytet sesa si monopol apo si plazh, sesi qytet s'kan ndonje bukuri kushedi dhe me thene te drejten dhe aq sa ka shkuar perpara, ka ecur se eshte gjysem ore larg Tiranes. ;) Megjithate idealja per mua do ishte ta kisha nje shtepi ne Tirane ku te jetoja normalisht dhe nje shtepi ne Durres per pushime. Njoh shume Shqiptare qe i kane keto te dyja, perfshire nje cift (shoket tane te rinj te martuar) qe kane apartament si ne Tr edhe ne Dr. ;)


P.S. Emira, s'e dija qe qenke Elbasanllije. Do ndalem tek postimi yt nje dite tjeter se desha me t'i thene ca gjera. Pershendetje. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#54 ne: 08-08-2007, 03:44:43
une jam laçjan, por do te preferoja te jetoj ne lezhe..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#55 ne: 08-08-2007, 08:15:09
Elegance, nuk jam Elbasanllije puro, jam e rritur atje. E quaj veten goce Elbasani. Elbasanllijte denbabaden s´para perziheshin kollaj me ne jabanxhijte o shpirt, diskriminim edhe atje per ne...pavaresisht se une mendoj qe familjet puro Elbasanllij kishin tradita interesante...po i huaji i huaj ngelet kudo. Megjithate une atje u rrita dhe kam krijuar shoqeri shume te cilter e te forte ne Elbasan. Pastaj me pelqen jashte mase natyra e Elbasanit (se kam qene shume bredharake, sa beja detyrat dhe punet e shtepise gjithmone dilja te luaja me ore te tera perjashte) ullishtet, Zaranika-perroi i qytetit, ndonese teper i shemtuar..., rruget e qytetit me portokalle te eger anash ose me lule bliri dhe pse jo edhe fakti qe Elbasani ka nxjerre nga gjiri i tij gjuhetare me nam qe kane kontribuar jashte mase ne ruajtjen e gjuhes sone te mrekullueshme shqipe.


Pyetje per lacjanin:
Ku i bie Laci(mos u ofendo qe s´e di)? Sa per Lezhen, e lezecme eshte, kam qene nja dy here atje per plazh.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#56 ne: 08-08-2007, 09:28:33
Ermira ku e ke pas lagjen ti ?

Une kam bere shkollen e mesme te gjuheve te huajave ne El.Kam goxha kujtime te bukura !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#57 ne: 08-08-2007, 10:09:52
te kam derguar mesazh Capkene
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#58 ne: 08-08-2007, 10:30:22
E lexova ,te ktheva pergjigje :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#59 ne: 08-08-2007, 13:10:17
ne kavaje se kam lene jeten dhe endrrat se bashku me lutjet e babit tim qe me presin ne prag te portes ,ne shkoder se atje kam lene zemren,ne elbasan se atje kam rrenjet.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#60 ne: 08-08-2007, 15:41:07
Elegance, nuk jam Elbasanllije puro, jam e rritur atje. E quaj veten goce Elbasani. Elbasanllijte denbabaden s´para perziheshin kollaj me ne jabanxhijte o shpirt, diskriminim edhe atje për ne...pavarësisht se unë mendoj qe familjet puro Elbasanllij kishin tradita interesante...po i huaji i huaj ngelet kudo. Megjithatë unë atje u rrita dhe kam krijuar shoqeri shumë te çiltër e te fortë ne Elbasan. Pastaj me pëlqen jashtë masë natyra e Elbasanit (se kam qenë shumë bredharake, sa bëja detyrat dhe punët e shtepise gjithmonë dilja te luaja me ore te tera perjashte) ullishtet, Zaranika-perroi i qytetit, ndonëse tepër i shëmtuar..., rrugët e qytetit me portokalle te eger anash ose me lule bliri dhe pse jo edhe fakti qe Elbasani ka nxjerre nga gjiri i tij gjuhetare me nam qe kanë kontribuar jashtë masë ne ruajtjen e gjuhës sone te mrekullueshme shqipe.


Pyetje për lacjanin:
Ku i bie Laci(mos u ofendo qe s´e di)? Sa për Lezhen, e lezecme është, kam qenë nja dy here atje për plazh.
   Laci momentalisht eshte nje qytet ne degradim e siper, eshte kryeqendra e rrethit kurbin, njihej si qytet industrial i krijuar ne vitin 1962, sot njihet per kishen e saje, kishen e shen ndoit....laci deri ne vitet 90 ka qene i banuar me qytetare nga e gjithe shqiperia( me i perzeri ne te gjithe shqiperine)...pershendetje
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 94
  • Gjinia: Femer
Elated
#61 ne: 08-08-2007, 21:41:54
Elegance, nuk jam Elbasanllije puro, jam e rritur atje. E quaj veten goce Elbasani. Elbasanllijte denbabaden s´para perziheshin kollaj me ne jabanxhijte o shpirt, diskriminim edhe atje për ne...[pavarësisht se unë mendoj qe familjet puro Elbasanllij kishin tradita interesante...po i huaji i huaj ngelet kudo.  Megjithatë unë atje u rrita dhe kam krijuar shoqeri shumë te çiltër e te fortë ne Elbasan. Pastaj me pëlqen jashtë masë natyra e Elbasanit (se kam qenë shumë bredharake, sa bëja detyrat dhe punët e shtepise gjithmonë dilja te luaja me ore te tera perjashte) ullishtet, Zaranika-perroi i qytetit, ndonëse tepër i shëmtuar..., rrugët e qytetit me portokalle te eger anash ose me lule bliri dhe pse jo edhe fakti qe Elbasani ka nxjerre nga gjiri i tij gjuhetare me nam qe kanë kontribuar jashtë masë ne ruajtjen e gjuhës sone te mrekullueshme shqipe.

Kjo gjithmonë ka për te ekzistuar e dashur, megjithatë jo te gjithë zoterojne atë pikpamje. Kjo eshe e vetmja dobesi e jona  :P

I adore my city! Për mua është, thjesht, fantastik!! :) Sidomos lagja kala!


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#62 ne: 08-08-2007, 22:07:04
Уа кy e paske lagjen andej nga lagja ime :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#63 ne: 09-08-2007, 02:09:00
ne Baram Curr
s'ka si vendi jot.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#64 ne: 09-08-2007, 09:20:21
Уа кy e paske lagjen andej nga lagja ime :D

Ti e ke lagjen te Partizani dhe eshte ja 5 minuta larg nga Lagja kala :D Une vetem nga 5 maji dhe te stadiumi sme pelqen dhe te kinezet se ka shume... e dini vete ju :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#65 ne: 09-08-2007, 21:52:15
Faleminderit per pergjigjen chekevara!

Tani u sqarova;-)

E une mendoja se Elbasani ishte i perzier...

Jo mo, ca flet, na e paskan kalu Lacjanet;-))

Elated-jam me ty. Elbasani eshte qytet fantastik. Edhe une e adhuroj. Mos me fol mo per kalane se me zgjon kujtime te embla dhe te dhimbshme njekohesisht.
Jam e sigurte qe jo te gjithe e zoterojne pikepamjen e diskriminimit ndaj jabanxhinjve ne Elbasan. Une si femi qe isha nuk e kam ndjere edhe aq, me shume kam ndjere xhelozine e natyrshme te femijeve ndaj faktit qe shkoja shpesh ne Tirane tek familjet e prinderve (dhe per mua s´ishte ndonje gje e jashtezakonshme...)

Them se kur rritesh diku, eshte shume e veshtire te mos e adoptosh ate vend si TENDIN .

chanel, ti vike nga Kavaja, nga vendlindja e Nene Terezes...

tung!
Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12
Lilishja
#66 ne: 10-08-2007, 12:54:42
Ne Kosove:
Pejen mbasi qe jam dhe vet Pejane ;) :D
Vertet jo qe jam vet Pejane, por vertet eshte nje vend shume i bukur.

Ne Shqiperi:
Saranden, Krujen dhe Vloren. Vertet Shqiperia ka shume vende te bukura por mbasi qe kam qen ne keto vende keto te trijat do t'me kishte pelqy te jetoj. :)'

Repsket!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 855
  • Gjinia: Femer
Ami
#67 ne: 10-08-2007, 15:51:09
Ne cilin qytet shqiptar do me pelqente te jetoja?  hmmmmm: e kam te veshtire te pergjigjem, gjithsesi:
Ne Shkoder per nga kultura dhe zgjuarsia e njerezve
Ne Tropoje per natyren dhe klimen e mrekullueshme
Ne Korçe per nga pastertia e ambjentit
Ne Sarande per detin e paster e te bukur
Ne fund ne Tirane, por vetem per mundesite per pune e shkollim qe te jepen.

Gjithsesi te gjitha qytetet shqiptare jane te bukura. Shqiperia eshte e bukur, ka klime e natyre te mrekullueshme, por nuk dime ta çmojme, ta ruajme e ta mirmbajme siç duhet vendin tone
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#68 ne: 10-08-2007, 16:16:00
Po ti jeton ne Shqiperi Ami apo je per vizite atje?
Une thashe se jeton rregullisht atje.

Korca eshte aq e paster sa me ka lene mbresa te pashlyeshme ne kete drejtim, ndonese vetem nje here te vetme e kam pare.

Te pershendes,
Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 855
  • Gjinia: Femer
Ami
#69 ne: 11-08-2007, 09:44:36
Po ti jeton ne Shqipëri Ami apo je për vizite atje?
Unë thashë se jeton rregullisht atje.

Korça është aq e pastër sa më ka lënë mbresa te pashlyeshme ne këtë drejtim, ndonëse vetëm një here te vetme e kam pare.

Të përshëndes,
Emira
Pershendetje Emira,
Fatkeqesisht jetoj ne Tirane. Them fatkeqesisht per disa arsye si: ambjenti teper i piset, nuk ka asnje lloj bukurie brenda ne qytet nga ana arkitektonike e ndertesave dhe e nderthurjes se tyre, njerezit, etj, etj.
Kalofsh mire edhe ti.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#70 ne: 11-08-2007, 10:29:25
Shqipëria është e bukur, ka klime e natyre te mrekullueshme, por nuk dimë ta çmojme, ta ruajme e ta mirmbajme siç duhet vendin tonë
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#71 ne: 13-08-2007, 00:07:49
ke qyteti imne TIRON
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#72 ne: 13-08-2007, 04:24:08
Klimen dhe ajrin qe e ka Tropoja, zor si e ka ndonjë qytet tjetër. Gjumin e nates e bën si ne xhenet.
Kurse ne Tiranë, pothuajse s'kam fjetur askpak gjume naten, n'ga vapa, xhurma, dhe rromuja.
Tirana është e mirë për jetën e ditës, edhe te nates, por gjume s'kam pas.


Ne Bajram Curri flen sikur me qenë ne Bjeshke. Qetesi abosulute. Gjakoven e kemi 30 minuate larg.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#73 ne: 15-08-2007, 21:47:23
Ne cilin qytet shqiptar do me pelqente te jetoja?  hmmmmm: e kam te vështirë te përgjigjem, gjithsesi:
Ne Shkodër për nga kultura dhe zgjuarsia e njerëzve
Ne Tropoje për natyren dhe klimen e mrekullueshme
Ne Korçe për nga pastertia e ambjentit
Ne Sarande për detin e pastër e te bukur
Ne fund ne Tiranë, por vetëm për mundësitë për pune e shkollim qe te jepen.

Gjithsesi të gjitha qytetet shqiptare janë te bukura. Shqipëria është e bukur, ka klime e natyre te mrekullueshme, por nuk dimë ta çmojme, ta ruajme e ta mirmbajme siç duhet vendin tonë

Ke te drejte per te gjitha sidomos per ato atributet qe ke permendur per qytetet qe ke listuar, packa se per Tropojen s'e di dhe s'e njoh klimen apo natyren e saj, se nuk kam qene asnjehere atje. Mund te them qe per nga Kultura dhe Zgjuarsia, nga Intelixhenca dhe Muzika gjithashtu si Shkodra edhe Korca jane qytete qe dallohen per keto. Sa per pastertine e Korces te mbeshtes 100%. E njoh mire kete gje pasi vete kam lindur ne Korce dhe kam kaluar gjithe femijerine time atje. E mbaj mend si dje kur dilnin grate dhe fshinin e lanin kalldremet, le pallatet pastaj si i benin xixe. Mund te them qe Korca ka nje nga xhirot me te bukura gjithashtu sepse ka nje Park shume te paster dhe gjelberues. Si ne kohen e xhaxhit, edhe sot, ke qejf te dalesh nga "Parku Rinia" i Korces. Edhe Saranda eshte qytet shume i bukur, ka nje xhiro te bukur andej nga deti dhe sigurisht Riviere te shkelqyer. Por Saranda eshte mjaft e vogel dhe shume e vdekur ne dimer, fatkeqesisht. Fatkeqesisht ama, Tirana eshte pak a shume i vetmi qytet ne Shqiperi qe te siguron nje jetese me te mire dhe te mundeson pune, profesion dhe rroge me te mire. Ti vete jeton atje dhe ndjehesh pak keq per kete. Eshte e vertete qe Tirana ka shume zhurrme, pluhur, rremuje, njerez kudo, ndertesa me leje e pa leje dhe me raste te merret fryma atje. Ama nuk mendoj se Tirana ka arkitekture te shemtuar ne pergjithesi. Tirana eshte zhvilluar dhe ndertuar shume, sidomos qe nga 1999-ta. ;) Ama nese dikush preferon nje vend me te qete, ajer te paster, rruge te pastra, etj. fatkeqesisht Tirana nuk eshte vendi ideal per to. Po prandaj jemi pushimet dhe getaways moj Ami. Si perfundim, une perseri do te zgjidhja Tiranen dhe VETEM TIRANEN per te banuar ne Shqiperi, se edhe pse ka gjera negative, rremuje e papasteri, mbetet metropol i Shqiperise dhe gjerat pozitive tejkalojne ato negativet.


P.S. Shkrim i mire nga ana jote. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1
Vitiani
#74 ne: 21-08-2007, 01:30:04
Durres
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super