×

Një grua nga Tirana bie në koma dhe zgjohet piktore

Një grua nga Tirana bie në koma dhe zgjohet piktore

· 8 · 575

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-04-2011, 00:27:21
Në kohët e shkuara do ishte cilësuar si një mrekulli apo dhuratë e ardhur nga qielli, por sot mjekët po përpiqen të japin një përgjigje shkencore për një ngjarje të rrallë që ka ndodhur në vendin tonë.

Një grua ka dalë nga gjendja e komës, por për çudinë e të gjithëve ajo arrin të bëjë diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë, të pikturojë. Bëhet fjalë për Vjollcën e cila është 56 vjeç dhe vetëm para pak vitesh e zbuloi talentin që fshihej brenda saj.

“Unë kam 5 vjet që pikturoj. Është e çuditshme sepse menjëherë pas zgjimit nga koma fillova pikturën. Tashmë pikturoj çdo ditë”, shprehet Vjollca.

Pasi qëndroi në gjendje të pavetëdijshme për 48 orë, sapo u zgjua Vjollca e kuptoi se diçka kishte ndodhur. Një interes shumë i madh i lindi për pikturën. Ajo kujton se nuk kishte shfqaur interes për të më parë.

“Që atë ditë kur u zgjova pashë një piktor dhe më lindi dëshira për të pikturuar. Shkova tek ai dhe bleva mjetet që më duheshin, të cilave nuk u dija as emrin”, tregon Vjollca.

E ardhur në botën e pikturës pasi kishte kaluar gjysmë shekulli jetë, Vjollca e pati jo pak të vështirë të pranohet nga rrethi i piktorëve shqiptarë. E për këtë arsye, siç kanë bërë shumë shqiptarë ndër shekuj, ajo zgjodhi që talentin e saj në botën e artit ta shtegtojë përtej Adriatikut, në Itali.

Talenti i shafqur tek Vjollca ishte pasaporta e saj drejt botës së artit . Me stilin e saj karakteristik ku mbizotërojnë ngjyrat, Vjollca shumë shpejt filloi të merrte pjesë në ekspozitat më të mëdha të artit në botë duke lënë gjurmë me talentin e saj.

E në këtë rrugëtim të suksesshëm në hapat e artistëve me famë botërore, për Vjollcën shumë shpejt nisën të jepeshin çmimet e para dhe sigurisht vlerësime mjaft pozitive nga kritikët e artit në mbarë botën.

“Paolo Levi më ka vlerësuar shumë duke thënë që ngjyrat përfaqësojnë jetën e mrekullueshme që ka kjo piktore dhe kur ajo pikturon i punon pjesa inkoshiente”, thotë piktorja.

Vjollca tregon se rryma e cila i përshtatet më shumë asaj është impresionizmi. Ajo që e vlerëson shumë një piktor është mënyra e kombinimit të ngjyrave, që tek pikturat e Vjollcës është i mrekullueshëm.

Një rast i tillë, kur një person zgjohet piktor, duket se është surprizues edhe për vetë mjekët. Doktori neurolog Agron Islami shpjegon mënyrën se si mundet një person në gjendje kome të fitojë disa cilësi që nuk i ka pasur më parë.

“Në momente të caktuara, kur personi zgjohet nga koma, disa qendra të sistemit nervor që kanë qenë të fjetura riaktivizohen. Kjo bën që prirje të ndryshme, të panjohura më parë të vihen në dukje”, shpjegon neurologu.

Duke prezantuar dy piktura të saj në ekspozitën që po realizohet në ambientet e Muzeut Kombëtar, Vjollca premton se shumë shpejt do të kthehet në atdheun e saj me një prezantim të krijimtarisë: “Në tetor do të hap një ekspozitë në Shqipëri me rastin e ditëlindjes së vajzës sime.”

Pikturat që Vjollca realizon janë kryesisht lule apo peisazhe nga vende të ndryshme. Por, ka diçka para së cilës piktorja jonë dorëzohet dhe nuk e bën dot.

“Portretet janë e vetmja gjë që nuk di të bëj”, zbulon ajo.

Rasti i Vjollcës është jashtëzakonisht i veçantë dhe talenti i saj po ashtu.

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 06-07-2011, 15:27:12
Sa u shtri të flinte, pa e kuptuar nëse ishte apo jo në gjumë, sheh një dritë, një dritë të fortë që duket sikur e fton për në parajsë. Pa vetëdijen e saj, ndjente që trupi i ngjitej lart, e sa më lart ngjitej aq me e lehtë ndihej… ku po shkonte vallë?

Ky është vetëm një fragment i shkurtër nga jeta e Vjollca Terrollit. Kjo grua 56 vjeçare që deri para 5 vitesh ishte një shitëse perdesh, tani është një piktore e famshme, dhe shkaku është ajo “drita”. Deri në moshën 51 vjeç vazhdonte jetën e saj në një familje normale. Nëna e dy fëmijëve 5 vite më parë kaloi një moment të vështirë në jetë.

Koma

“Unë pashë parajsën dhe e pashë prej vërteti. Pas një ditë normale, si çdo darkë jam shtrirë në krevat për të fjetur gjumë. Nuk është se kisha qenë sëmurë më parë. Në momentin që rashë për të fjetur mu duk sikur u shkëputa nga toka. Shoh një dritë dhe trupi fillon e ngjitet sipër me një shpejtësi marramendëse….  Në të njëjtën kohë dëgjoja bashkëshortin tim që më thërriste”. Në këto sekonda të gjeta Vjollca ishte pa ndjenja, trupi i kishte ngrirë dhe familjarët i kishte kapur paniku. Në fakt ndiheshin të shokuar se ajo kishte qenë shumë mirë para pak minutash. Nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte. Por Vjollca nga ana tjetër po futej në një tjetër botë. Ajo vazhdon të na tregojë eksperiencën e koma-s. “ Mendoja se atje më prisnin njerëz që nuk i kam më në tokë.  Por, befas mu kujtua qeni im që e kam dashur shumë, e nisa të mendoja që po më priste “Kamela” dhe mrekullohesha duke imagjinuar atë duke tundur bishtin dhe duke më pritur mua, atje sipër. Bashkëshorti dhe djali më thërrisnin. I dëgjoja por nuk ishin bindës.  Vetëm kur m’u kujtua vajza, më është mbyllur drita menjëherë, aty jam zgjuar dhe i kam thënë burrit: “po vdes”. Ndërkohë ishte lajmëruar Ambulanca, e mjekët kishin mbërritur”. Pas kësaj gjendje 56 vjeçarja na tregon se për dy ditë i ka qenë nënshtruar analizave dhe ka qenë e vëzhguar nga mjekët, por asgjë nuk e ka shpjeguar gjendjen e saj. E deri këtu, çdo kush do të mendonte se i gjithë ky rrëfim është një “lajthitje” e kësaj gruaje, por do të gabonte sepse nuk përfundon me kaq.

Piktura

Pas këtyre dy ditëve, Vjollca del nga shtëpia për të marrë pak ajër se bashku me bashkëshortin e saj. Sa po bën pak metra në këmbë ndalon në një studio pikture ku përveç pikturave ishte dhe piktori. Vjollcën e shtynë këmbët brenda. “Ai donte të më shërbente dhe unë i thashë, jo, vetëm dua të shoh. E pashë, dhe gjëja e parë që bëra më pas ishte të drejtohesha te dyqani i bojërave e mjeteve të pikturës në rrugën “Myslym Shyri”. Pikturën e parë fare e kam bërë me vaj ulliri se nuk e dija që ekzistonte për piktorët vaji i linit. Madje më kujtohet që e kam tharë më tharëse flokësh, sepse nuk thahej. Brenda pak minutash Vjollca, ishte piktore. Ajo nuk kishte kapur më parë një penel me dorë dhe nuk kishte hedhur kurrë një qoftë edhe një vijë në telajo. Sot ajo numëron mbi 700 piktura të bëra nga dora e saj dhjetëra çmime në Itali dhe po ashtu dhjetëra ftesa në panaire në të gjithë botën. Më i fundit është çmimi ‘Galileo Galilei” të cilin piktorja jonë pret ta marrë në janar të vitit që vjen.

Po si kanë reaguar njerëzit, që befas mikja dhe e afërmja e tyre u bë piktore?

Të gjithë habiten, të gjithë.

Kur merr tablonë për të pikturuar nga se frymëzohesh?

Si më vjen në ato momente. Ndodh ndonjëherë që shoh fotografi të vjetra dhe dua ti hedh në pikturë.

Je informuar në Interent për pikturën?

Jo, jo. Është më mirë që unë të mos shoh pasi dua të qëndroj në stilin tim.

Po portrete bën?

I bëj, por sipas stilit tim, nuk ka lidhje shumë me portretin real.

Ka ndryshuar jeta jote gjatë këtyre kohëve?

Po sigurisht që ka ndryshuar, bashkëshorti im thotë kështu: “kam fituar një piktore por kam humbur gruan”. Nga ajo që kalova, mësova se askush nga ne nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, vdekja është shumë e bukur, trupi bëhet shumë i lehtë, i vetmi siklet është tek frymëmarrja… por kjo kalon sa më lart të ngrihesh.

 



“Po kam dëgjuar që njeriu nuk e ka të gjithë trurin funksional dhe unë tani mendojë që duhet të kem pasur një goditje, mund të jetë diçka që ka qëndruar brenda meje. Tani kam shumë energji, dhe mënyra se si punojë të prek. Kur nuk pikturojë bëhem shumë keq, çlirojë energji. Pa pikturën nuk jam më asgjë.

 

Jeta ime


Emri:Vjollca

Mbiemri: Terrolli

Mosha: 56

Profesioni: Piktore

 

“Nuk kam pikturuar asnjëherë, madje kam qenë dobët në vizatime. Jam diplomuar për inxhinieri elektronike. Unë kam vajzën në Itali që studion për “Kritike arti”. Kur vajza ka qenë në vitit të dytë, unë kam nisur pikturën. I merr pikturat në cd, në formë fotosh dhe ia dërgon një pedagogu të vet. Pedagogu mahnitet: “mami yt ka piktura që mund ti bëjë  një fëmijë, por ka dhe piktura që nuk i bën dot asnjë piktor! Provoje një herë, ta çosh në një konkurs” që sa po hapej ato ditë në Itali. Kam humbur edhe shumë shanse të tjera nga padija.

 

Entela Resuli 

  • Postime: 1397
  • Gjinia: Mashkull
CTS
#2 ne: 14-07-2011, 07:52:03
Piktura fantastike. Hallall Vjollca.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#3 ne: 14-06-2013, 16:12:17
Gerti1
#4 ne: 14-06-2013, 16:37:22
Truni eshte gjo e modhe ka thon Van Gogu.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#5 ne: 14-06-2013, 16:40:32
po nard ndoka ca thote
Gerti1
#6 ne: 14-06-2013, 17:34:33
Nardi thot qe nqs nuk ke tru dmth qe nuk ke.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#7 ne: 14-06-2013, 17:50:30
ose thote qe po su bone piktore do bohesh artiste