×

Pse anglezët ngasin makinat në krahun e djathtë?

Pse anglezët ngasin makinat në krahun e djathtë?

· 6 · 310

  • Postime: 26512
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-10-2019, 14:08:48
 

Anglia është një nga vendet që njihet më së shumti ku veturat drejtohen në krahun e majtë, me timonin e vendosur në të djathtë. Megjithatë Anglia nuk është i vetmi shtet, por e njëjta gjë ndodh edhe në Australi, Japoni dhe disa vende në Afrikës Jugore ku mund të pëfshihen rreth 30%. Kjo nuk është bërë për të dalë ndryshe nga pjesa tjetër e botës.

Në fakt nuk ishte Anglia ajo qe e ndryshoi anën e shoferit, por 70% tjetër i botës. Zgjedhja për të drejtuar timonin e makinës në të majtë ka dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencoro/mekanik:që në Mesjetë, ushtarakët kanë qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën me dorën më të fortë, që është e djathta.

Një zakon ushtarak bëhet më pas detyrues pas kërkesave këmbëngulëse të Papa Bonifacit VIII: shekuj më vonë do të jetë revolucionari Robespier ai që do e thyejë këtë rregull, duke revolucionarizuar drejtimin e udhëtimit në shenjë proteste kundër Kishës. Vetë Napoleoni ruajti zakonin e drejtimin të udhëtimit në të djathtë, duke qenë dhe vetë mëngjerash.

Shpjegimi më teknik ka të bëjë me formën e veturave të para. Freni i dorës në fillim u vendos në pjesën e jashtme të anës së djathtë, çka bëri të nevojshme pozicionimin e timonit dhe shoferit në të njëjtën anë. Me përparimin teknologjik, freni i dorës zhvendoset brenda në veturë, në një pozicion qendror, për të inkurajuar përdorimin e dorës më të fortë dhe keshtu vendi i shoferit lëvizi në të majtë. Standart.al

  • Postime: 609
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#1 ne: 21-10-2019, 10:24:00
Mbi te gjitha sepse jane arrogante e kokeforte.

  • Postime: 26512
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 21-10-2019, 10:48:13
Harta me vendet qe vozitin ne anen e majte.
 

  • Postime: 7055
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 22-10-2019, 16:30:07
Ja, pothuajse kolonite angleze ☺️

  • Postime: 4261
Charlie
#4 ne: 23-10-2019, 11:21:01
Kur ta analizosh mire, anglezet e ngasin ne anen e mbare :D

  • Postime: 304
Alban
#5 ne: 23-10-2019, 11:22:57
Shpesh ndodh te kete probleme per shkak te ndryshimi radikal ne menyren e levizjes ne vende te ndryshme.
Psh UK dhe USA vetem para disa ditesh kane pasur nje perplasjr diplomatike, sepse gruaja e nje diplomati amerikan ne UK shkakton aksident te rende me pasoje vdekje, sepse ishte ne anen e kundert te rruges, qe si ishte mesuar ajo ne Amerike ishte ana e duhur, por jo ne Angli.

Nje i njohuri im qe jeton ne Britani, sapo zbret ne Durres dhe del ne rruge shkakton aksident qe sekondat e para. Eshte dicka qe mund te behet shume problematike.
 

makinat me te bukura

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:31:17
nga InfoZ
Makinat me teknologji 5G

Nisur nga M A XRubrika Teknologji Moderne

Postimi i fundit 15-05-2020, 09:32:24
nga M A X
Makinat me te reja [ Modelet e 2020]

Nisur nga lookingRubrika Makina & Motorra

Postimi i fundit 14-05-2020, 11:17:22
nga M A X
Supercars, makinat e te ardhmes

Nisur nga M A XRubrika Makina & Motorra

Postimi i fundit 27-02-2020, 22:16:05
nga Ωμέγα
7 makinat e blinduara që preferohen nga VIP-at

Nisur nga M A XRubrika Makina & Motorra

Postimi i fundit 14-05-2019, 17:40:07
nga M A X