×

Rrëmbehet në moshën 5-vjeçare, kthehet pas 23 vjetësh me ndihmën e Google Maps

· 2 · 169

Rrëmbehet në moshën 5-vjeçare, kthehet pas 23 vjetësh me ndihmën e Google Maps

· 2 · 169

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 03-06-2013, 12:55:05
Ishte rrëmbyer kur ishte vetëm 5 vjeç. Por nga kujtesa e tij nuk ishin fshirë vitet kur jetonte në shtëpinë e tij të vërtetë. Ndaj, me ndihmën e Google Maps arriti të zbulojë të vërtetën dhe të kthehet në shtëpi pas 23 vjetësh!

E pabesueshme duket historia e 28-vjeçarit Luo, i cili në moshën 5-vjeçare ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në Guangan City, në Sichuan të Kinës. Sipas tij, çdo mbrëmje para se të flinte përpiqej të kujtonte vitet e fëmijërisë së tij të hershme dhe shtëpinë e tij të parë, me qëllim që një ditë të mund të rikthehej.

Por me kalimin e viteve, kujtesa po i dobësohej dhe vetëm një ikonë i mbeti në mendje, ajo e dy urave që ndodheshin pranë shtëpisë ku banonte.

Vitin që shkoi Luo zbuloi një faqe interneti që u ofronte ndihmë viktimave të rrëmbimeve dhe publikoi aty një përshkrim të shkurtër të shtëpisë ku kishte banuar, ashtu siç e mbante mend. Vetëm 6 muaj më vonë, një person shkroi se një çift në qytetin Guangan para 23 vjetësh kishin humbur djalin e tyre.

Në vazhdim Luo përdori satelite view në Google Maps për të parë zonën dhe për habinë e tij më të madhe, gjeti dy urat që kishin mbetur ashtu siç i kishte ai në mendjen e tij.

Tashmë 28 vjeç, ai vendos të bëjë një udhëtim plot 1500 km të gjatë dhe të kthehet në shtëpinë e tij të vërtetë, ku familja e priti me shumë gëzim.

 /alb-observer.com/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 03-06-2013, 14:04:13
WOW
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super