×
Hyrja
Profili

Rroba tërësisht ekologjike

Rroba tërësisht ekologjike

· 1 · 409

  • Postime: 26639
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-11-2011, 23:53:21
Rroba tërësisht ekologjike

Edhe pse duket e pabesueshme, bëhet fjalë për qumësht lope! Anke Domaske është një stiliste mode gjermane, por njëkohësisht edhe mikrobiologe, e cila gjeti një mënyrë se si të krijojë një copë të veçantë, të prodhuar nga qumështi. Kështu, ajo arriti të stilistojë rroba 100% ekologjike.
Stilistja 28-vjeçare së bashku me grupin e saj të punës bënë shumë eksperimente, derisa arritën të krijojnë fijen ekologjike dhe më në fund ia dolën mbanë, duke shtuar një proteinë nga dhalla, e cila u përpunua në një laborator gjerman. Një lajm tjetër i rëndësishëm dhe mjaft pozitiv në këtë eksperiment është se, qumështi i përdorur ishte i cilësisë së dobët dhe nuk mund të konsumohej nga njerëzit.
Por si ia doli mbanë Anke të zbulonte këtë formulë kaq të ndërlikuar? Dashuria për të dizenjuar rroba, por edhe për shkencën e çoi në këtë zbulim të veçantë. Fillimisht ajo qepte rroba për gjyshen e saj, pastaj shkoi në Japoni, ku shiste t-shirts që i krijonte vetë. Kur u kthye në Gjermani, filloi studimet si mikrobiologe dhe vendosi t'i ndiqte këto dy rrugë të ndryshme, paralelisht.
Një nga cilësitë më të mira të qumështit është, se ka një përqindje të vogël mëndafshi dhe ndryshe nga mëndafshi i vërtetë, mund të prodhohet pa pasur nevojën e ilaçeve kimike. RD

Temat e fundit