×

Shenjat e Horoskopit, me ke shkojne dhe me ke nuk shkojne.

Shenjat e Horoskopit, me ke shkojne dhe me ke nuk shkojne.

· 79 · 42501

  • Postime: 213
  • Gjinia: Femer
ParisNOTheHilton
#25 ne: 26-10-2005, 22:48:05
borebardha cke ti zemer, se do te te dergojme nje fjalor shqip anglisht dhe ty.... hahhaha, bej shaka, ndonjehere nuk e kupton dhe fjalet dalin ashtu, ne gjuhe tjeter, e jo ne shqip..... PAQE!!!!!!

  • Postime: 51
karamelja
#26 ne: 27-10-2005, 20:15:39
o TRIBBIAN ne 3 prill i bie te jete shenja e dashit lal...se dhe une dashi jam dhe ne 10 diteshin e pare te prillit e kam..Une spara i ndjek kto karakteristikat..ku sh di ndonje gje per shenjen e dashit esht i mireperitur ta shkruaj ;)

  • Postime: 16
ersk
#27 ne: 29-10-2005, 11:17:12
po luani me ke shkone dhe me ke nuk shkone?

  • Postime: 363
  • Gjinia: Femer
poisonivy
#28 ne: 10-11-2005, 12:17:39
Prishtinase, tluttna edhe ni here, hajt karakteristikat e shenjes gaforres...

  • Postime: 1108
  • Gjinia: Femer
Borebardha
#29 ne: 10-11-2005, 19:08:40
borebardha cke ti zemer, se do te te dergojme nje fjalor shqip anglisht dhe ty.... hahhaha, bej shaka, ndonjehere nuk e kupton dhe fjalet dalin ashtu, ne gjuhe tjeter, e jo ne shqip..... PAQE!!!!!!

Jo qe me duhet mua fjalori ,por te flasim shqip eshte me mire ,duhet te jemi nacionalist se paku tek gjuha qe e kemi aq te bukur  :)

me respekt
Borebardha

  • Postime: 8137
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#30 ne: 14-11-2005, 00:32:20
Tribbiano... per Ujorin s'paska gje.. :D
Do e provojme? LOL LOL

  • Postime: 160
  • Gjinia: Mashkull
Djaloshi
#31 ne: 14-11-2005, 00:49:59
CA  BEHET MORE  KESHTU-PYESIN PERGJIGJEN???



UN JAM  GAFORR-------DHE  -----NESE  KA MUNDESI-TREGOM-DIKUSH NGA JU QE ME KE MUND TE SHKOJ UN? :-[

  • Postime: 363
  • Gjinia: Femer
poisonivy
#32 ne: 15-11-2005, 12:49:41
CA  BEHET MORE  KESHTU-PYESIN PERGJIGJEN???



UN JAM  GAFORR-------DHE  -----NESE  KA MUNDESI-TREGOM-DIKUSH NGA JU QE ME KE MUND TE SHKOJ UN? :-[
hey, Djaloshi, si je, edhe une jam gaforre edhe qe po tkallxoj me kon shkon ti:peshkun, akrepin,demin edhe virgon....

  • Postime: 160
  • Gjinia: Mashkull
Djaloshi
#33 ne: 19-11-2005, 01:34:51
hey, Djaloshi, si je, edhe une jam gaforre edhe qe po tkallxoj me kon shkon ti:peshkun, akrepin,demin edhe virgon....

Flm Poisonivy  ,Mir  jam, flm   nuk  ben qe te   kerkosh fatin me tjerer  shenje.?????

  • Postime: 363
  • Gjinia: Femer
poisonivy
#34 ne: 19-11-2005, 10:25:48
Flm Poisonivy  ,Mir  jam, flm   nuk  ben qe te   kerkosh fatin me tjerer  shenje.?????
po bon, qysh jo, vec tani vetem nese tbjen bingo;'ku rafsha mos u vrafsha' ose 'peso e meso'.............

  • Postime: 160
  • Gjinia: Mashkull
Djaloshi
#35 ne: 19-11-2005, 12:01:51
po bon, qysh jo, veç tani vetem nese tbjen bingo;'ku rafsha mos u vrafsha' ose 'peso e meso'.............


Te  lumt do te mundohem ta  gjeje ate  te duhuren

  • Postime: 64
gesa1900
#36 ne: 22-11-2005, 11:05:19
UUUUUUUUUUUUUUUUUUU UU, sa u lodhet,
lexoni me poshte dhe gjeni veten dhe te dashurit tuaj:


Dashi Keni nje personalitet shume dinamik. Cdo here doni te dilni diku dhe te beni dicka. Asnjehere nuk doni te rrini kot. Urreni ta kaloni kohen duke ndejtur dhe duke e pritur aventuren apo fatin te vije tek ju. Ne fakt kur keni ide apo plane te reja, shpejtoni qe sa me shpejt te filloni me realizimin e tyre. Jeni nje udheheqes i mrekullueshem dhe vetebesimi juaj eshte cdo here i larte. Rreziqet i pranoni me nje entuziazem me te madh. Edhe pse ndonjehere ka mundesi te ndiheni te pasigurt, askush nuk mund t'a kuptoje ate. Ju nuk mund te qendroni indiferent ndaj gjerave te cilat permbajne kenaqesi, sidomos ndaj atyre qe permbajne aventure. Zakonisht flitni pa menduar shume dhe pa i analizuar gjerat paraprakisht. Kjo zakonisht shkakton ofendim te te tjeret, mirepo sjellja juaj ben qe ata te kene mendim pozitiv per ju.

Marredheniet e Dashit me shenjat e tjera:
Dashi & Dashi: Kjo mund te jete lidhje e fuqishme emocionale, mirepo te dy palet deshirojne te jene 'Ëœkryesori'.
Dashi & Demi: Dashi shume shpejt lodhet nga lidhja me Demin. Mirepo varesia ndermjet te dy paleve eshte e madhe.
Dashi & Binjaket: Ky eshte nje cift i mrrekullueshem, sepse te dy palet u kenaqen gjerave te reja dhe komunikimit.
Dashi & Gaforrja: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurte, mirepo shume shpejte kalon vetem ne kujtim te thjeshte.
Dashi & Luani: Nese mund te gjejne menyre dhe hapesire per kompromis, kjo mund te jete nje kombinim i mrekullueshem.
Dashi & Virgjeresha: Mosmarreveshje te medha, eshte mire qe temos realizohet ky kombinim.
Dashi & Peshorja: Kjo mund te jete nje lidhje e mrekullueshme, mirepo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Dashi & Akrepi: Xhelozia e Akrepit dhe pavaresia e Dashit, eshte nje kombinim mjaft i mire.
Dashi & Shigjetari: Te dy palet tregojne interesime te perbashketa dhe si cift veprojne per mrekulli.
Dashi & Bricjapi: Pas cdo kendi te kesaj lidhje, presin argumente te shumta.
Dashi & Ujori: Me mirekuptim te vogel, ky eshte nje kombinim qe premton shume.
Dashi & Peshqit: Kjo lidhje mund te mbijetoje vetem nese secila pale i pergjigjet nevojave te pales tjeter.

Karakteristikat e Dashit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Marsi
Ngjyra: E kuqe
Lulja: Barbaroze
Kafsha: Delja
Shteti: Anglia
Hekuri: Celiku
Guri i Lindjes: Diamanti
 
 
Demi

 Njerezit llogarisin ne ju qe t'i kryeni punet me kohe dhe me sukses kur te tjeret deshtojne. Nuk jeni fillestar, mirepo ju keni mundesi dhe jeni te gatshem t'i kryeni gjerat qe kane deshtuar nga te tjeret. Cilesia juaj me e madhe eshte durimi juaj qe e keni per gjerat. Kjo u ben qe te jeni te suksesshem ne te gjitha sferat. Nese ndonje person u tradheton nje here, nuk keni me vullnet te bashkepunoni me te. Ne ambient te ri nuk ndjeheni rehat, keni ndjesine se jeni mysafir i padeshiruar. Ndonjehere ndiheni ne menyre shqetesuese. Durim i madh gjendet ne ju, mirepo rralle here e tregoni. Sidoqofte nese te tjeret u vene ne situata te padeshirueshme ju dini edhe anen tjeter ta tregoni. Dini te jeni shume agresiv. Jeta me Demin nuk eshte cdo here interesante.Ndonjeh ere kritikat tek ju jane te mireseardhura, ndonjehere i urreni. Ndonjehere jeni shume xheloz, ndonjehere as qe doni te degjoni per xhelozine. Ka raste ku ju tregoni se nuk keni vullnet te punoni dhe zakonisht kur jeni ne gjendje te tille eshte veshtire te filloni.

Marredheniet e Demit me shenjat e tjera:
Demi & Dashi: Dashi shume shpejte do te lodhet nga lidhja e ngadalshme dhe nga varshmeria me Demin.
Demi & Demi: Ky kombinim mund te jete i mire per nje kohe te shkurter, sepse te dy palet do te duan te largohen.
Demi & Binjaket: Te dy palet varen nga njeri tjetri, gje qe tregon se ka mundesi te dale dicka nga kjo lidhje.
Demi & Gaforrja: Interesat dhe deshirat e perbashketa e bejne kete nje marredhenie harmonike.
Demi & Luani: Keta te dy do te perfundojne duke e larguar njeri tjetrin. Ide e keqe per kombinim te ketille.
Demi & Virgjeresha: Demi mund t'i inicoje pasionet e Virgjereshes. Lidhje qe premton.
Demi & Peshorja: Qe te dy per nje kohe shume te shkurter do te lodhen nga kerkesat e njeri tjetrit.
Demi & Akrepi: Fillon per mrekulli, mirepo asnjeri nuk deshiron qe kjo lidhje te zgjase.
Demi & Shigjetari: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavites, do ta kene veshtire te rrine se bashku.
Demi & Bricjapi: Te dy duan te kene mbeshtetje te sigurte. Te dy mund ta sigurojne kete. Ide e mire.
Demi & Ujori: Liria dhe dashuria e madhe per Ujorin, shume shpejte mund te kaloje ne deshperim.
Demi & Peshqit: Mund te mos e kuptojne njeri tjetrin, mirepo te dy jane te terhequr nga njeri-tjetri. Lidhje qe premton.

Karakteristikat e Demit:
Elementi: Toka
Planeti: Venusi
Ngjyra: E Kaltert
Lulja: Vjollca
Kafsha: Macja
Shteti: Irlanda
Metali: Bakri
Guri i Lindjes: Smeraldi
 
  Binjaket
 Te jesh ne shenjen 'ËœBinjaket', do te thote se u reagoni shpejt aksioneve, jeni elokuent ne te folur, teper diplomatik dhe burim i pashterrshem i ideve te reja. Nuk lejoni qe fjalet e te tjereve per ju, te kalojne pa i verejtur. Mundoheni te beni cmos qe te jeni te kenaqur ne jete. Doni te provoni sa me shume gjera qe eshte e mundur. Ne cdo moment jeni ne kerkim te gjerave te reja qe doni t'i beni. Zakonisht doni te provoni disa gjera ne te njejten kohe, ku perfshihen hobite e ndryshme, dashnoret dhe karrierat. Shkruarja e letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dergimet e E-mail-ave, jane menyrat me te mira dhe me te perdorura kur doni te jeni ne kontakte me te tjeret. Zakonisht hasni ne probleme sepse reagoni shpejt dhe gjykoni ne menyre te gabuar. Harroni t'i shihni faktet, para se te reagoni. Mosdurimi juaj ndaj te tjereve qe nuk jane te shpejt sikurse ju, eshte nje mangesi e juaja.

Marredheniet e Binjakeve me shenjat e tjera:
Binjaket & Dashi: Ky eshte nje cift i mrekullueshem, per arsye se te dy palet u kenaqen gjerave te reja dhe komunikimit.
Binjaket & Demi: Te dy jane te varur prej njeri tjetrit, qe tregon se ky kombinim mund te jete i suksesshem.
Binjaket & Binjaket: Te dy jane te interesuar gati ne te gjitha gjerat. Nuk lodhen nga njeri tjetri. Kombinim i mire.
Binjaket & Gaforrja: Keta te dy mund vetem te deshprohen nga njeri tjetri. Asgje me, e mire dhe e lumtur.
Binjaket & Luani: Ky kombinim eshte i mire dhe relaksues per te dy, prandaj kjo eshte nje ide e mire.
Binjaket & Virgjeresha: Interesat e perbashketa do t'i bashkojne, mirepo Binjaket shume shpejt do te lodhen nga lidhja me Virgjereshen.
Binjaket & Peshorja: Ky eshte kombinim i mire. Te dy palet perpthem me idete e njeri tjetrit, gje qe e ben kete nje lidhje te qendrueshme.
Binjaket & Akrepi: Cift i mire, mirepo asnjera pale nuk mund ta duroje tjetren.
Binjaket & Shigjetari: Kjo marredhenie fillon ne menyre te zjarrte, por mbaron ne te njejten menyre.
Binjaket & Bricjapi: Te dy mund te mesojne shume gjera nga njeri tjetri, mirepo ky kombinim nuk zgjat shume.
Binjaket & Ujori: Keta te dy perputhen per mrekulli dhe duket se asgje nuk mund t'i ndaje.
Binjaket & Peshqit: Ndjenjat ne fillim mund te jene shume te medha dhe te zjarrta, mirepo problemet do te jene edhe me te medha.

Karakteristikat e Binjakeve:
Elementi: Ajri
Planeti: Merkuri
Ngjyra: E verdha
Lulja: Zambaku
Kafsha: Flutura
Shteti: SHBA
Metali: Zhiva
Guri i lindjes: Agati
 
 
Gaforrja

 Gaforret jane me te keqkuptuarit nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ne nje moment jeni me te miret, kur behet fjale per ndihmen qe ua ofroni te tjereve, ndersa ne momentin tjeter jeni apatik dhe nuk u intereson asgje per te tjeret. Shkaku i gjithe ketyre ndryshimeve qendron ne levizjen e henes. Nga jashte dukeni se jeni me agresiv se te tjeret, mirepo ne brendi jeni shume te thyeshem. Nese ndonje person arrin t'u njohe si duhet, do ta keni shok per jete. Jeni te paparashikueshem, te thyeshem dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni nevoje per perkrahje emocionale. Jeni shume besnik dhe ne cdo kohe jeni te gatshem tu vini ne ndihmei te tjereve. Po ashtu posedoni mundesi qe me durim te degjoni per problemet e te tjereve dhe t'i ndihmoni. Mirepo ju ndjenjat dhe problemet tuaja i mbani ne vete. Gaforret deshirojne te posedojne. Deshironi edhe te merreni me te kaluaren, sepse aty ne nje menyre e gjeni pushimin shpirteror. Te hollat nuk i harxhoni me se koti. Shume here u duket se te tjeret nuk u kushtojne vemendje sa duhet, prandaj edhe deshproheni. Ajo shpejt kalon, kur te kuptoni se shkaku qendron tek ju, sepse keni gjykuar ne menyre te gabuar.

Marredheniet e Gaforreve me shenjat e tjera:
Gaforrja & Dashi: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurte, mirepo shume shpejt kalon vetem ne kujtim te thjeshte.
Gaforrja & Demi: Interesat dhe deshirat e perbashketa e bejne kete nje marredhenie harmonike.
Gaforrja & Binjaket: Keta te dy mund vetem te deshperohen nga njeri tjetri. Asgje me, e mire dhe e lumtur.
Gaforrja & Gaforrja: Te dy kane nevoje per perkrahje emocionale, mirepo asnjeri nuk ka kohe ta japi. Nuk mund te jete lidhje e mire.
Gaforrja & Luani: Gaforrja e disponuar mund te gjeje, kenaqesi te madhe ne karakterin e Luanit.
Gaforrja & Virgjeresha: Keta te dy, perputhen mire, me ate qe te dy e deshirojne dhe me ate qe te dy mund ta ofrojne.
Gaforrja & Peshorja: Keta te dy jane kundershtare te medhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetem probleme.
Gaforrja & Akrepi: Te dy palet ndjehen te sigurta prane njera-tjetres. Lidhje qe premton.
Gaforrja & Shigjetari: Personat ne kete kombinim me mire perputhen si shoke se sa si partnere.
Gaforrja & Bricjapi: Dallimet ne mes ketyre dyve jane shume te veshtira per t'u tejkaluar.
Gaforrja & Ujori: Emocionet ne dhomen e fjetjes, mund te jene shkaku kryesor per mbajtjen e kesaj lidhje.
Gaforrja & Peshqit: Me punen e perbashket, keta te dy mund t'i arrijne qellimet ne jete dhe ne dashuri.

Karakteristikat e Gaforres:
Elementi: Uji
Planeti: Hena
Ngjyra: E gjelber
Lulja: Bagremi
Kafsha: Struthi
Shteti: Skotlanda
Metali: Argjendi
Guri i Lindjes: Margaritari (xhevahiri)
 
 
Luani

 Ju jeni te sigurt ne vete dhe ndiheni se mund te beni cfare te doni. Jeni te bindur se mund te merreni edhe me gjerat me te rendesishme. Ne fakt, ndiheni se cdo gje varet nga ju. Pa ju asgje nuk mund te rrjedh si duhet. Te tjeret ndoshta do te kishin pranuar te jene te mire, por asnjehere nuk do te kishin pranuar te jene, si ju. Mbani pergjegjesi te madhe per gjerat qe u rrethojne. Per ju, asgje nuk mund ta kete epitetin me te larte. Luksozi per ju ka rendesi te njejte sikurse frymemarrja. Keni aftesi te dramatizoni, prandaj ndonjehere mundoheni qe nepermjet kesaj aftesie, ta terheqni vemendjen e te tjereve. Nese nuk ka kenaqesi ne ate qe e beni, ju e krijoni vete. Jeni shume te mire dhe te sjellshem me te tjeret, dhe jeni te gatshem qe t'â„¢ua falni gabimet te tjereve shume lehte. Askush nuk mund te kete shok me te mire se ju. Kenaqeni sot per sot dhe nuk e lodhni mendjen me ate se cfare do te ndodhe neser. Krenaria eshte problemi me i madh qe keni. Dini te krenoheni pa nevoje. Shpesh vuani nga nje plage emocionale dhe per shkak se jeni shume krenar, nuk kerkoni ndihme. Po ashtu mund te mos jeni ne dispozicion per te qene aktiv, mirepo nuk doni ta tregoni ate. Ne fund jeta nuk do te ishte aq interesante pa Luanet.

Marredheniet e Luanit me shenjat e tjera:
Luani & Dashi: Nese mund te gjejne menyre dhe hapesire per kompromis, kjo mund te jete nje kombinim i mrekullueshem.
Luani & Demi: Keta te dy do te perfundojne duke e larguar njeri tjetrin. Ide e keqe per kombinim te ketille.
Luani & Binjaket: Ky kombinim eshte i mire dhe relaksues per te dy, prandaj kjo eshte nje ide e mire.
Luani & Gaforrja: Gaforrja e disponuar mund te gjeje, kenaqesi te madhe ne karakterin e Luanit.
Luani & Luani: Do te jete veshtire te gjindet zgjidhja se kush do te jete kryesor ne kete lidhje, mirepo keta dy mund te perputhen mire.
Luani & Virgjeresha: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume.
Luani & Peshorja: Kontolli mbi Luanin eshte gjeja, te cilen e kerkon Peshorja.
Luani & Akrepi: Kjo fillon si nje lidhje e fuqishme, mirepo nuk do te vazhdoje ashtu. Shpejt do te vyshket.
Luani & Shigjetari: Te dy jane emocional ne kete aspekt qe tregon se kjo mund te jete nje kombinim i mire.
Luani & Bricjapi: Problemet presin pas cdo dere te kesaj lidhje. Nuk eshte ide e mire.
Luani & Ujori: Kjo mund te jete nje lidhje e mire, vetem nese Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
Luani & Peshqit: Te dy jane te mahnitur nga dallimet e njeri tjetrit, mirepo kjo nuk do te thote se mund te zgjase lidhja e tyre.

Karakteristikat e Luanit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Dielli
Ngjyra: Portokalli
Lulja: Luledielli
Kafsha: Kitra
Shteti: Franca
Metali: Ari
Guri i lindjes: Margaritari
 

Virgjeresha

 Botes i paraqiteni si person i qete dhe ne kontroll te cdo situate. Mirepo, ne brendi keni nje shkalle te shqetesimit dhe nervozes, por cdo here jeni ne perpjekje te permiresimit te jetes tuaj. Intelegjenca eshte nje nder pjeset kryesore te shenjes suaj. Ju i mbledhni faktet dhe pastaj i veni ne perdorim sipas nevojes. Kur i kombinoni keto me aftesite tuaja analitike, ju beheni nje person shume i fuqishem. Te tjeret, planet deshirojne t'i realizojne me ndihmen e keshillave tuaja, sepse organizimi juaj ben qe ata te ndihen me te sigurte gjate kesaj. Gjeja e vetme e cila mund te quhet mangesi ehte analizimi i detajeve. Nuk filloni asnje aktivitet pa i analizuar detajet dhe pa marre rezultate pozitiv. Kjo ndonjehere i kufizon mundesite tuaja imagjinative dhe krijuese, keshtu qe shpesh pasi ndodh kjo, hasni ne veshtiresi.

Marredheniet e Virgjereshes me shenjat e tjera:
Virgjeresha & Dashi: Mosmarreveshje te medha, eshte mire qe te mos realizohet ky kombinim.
Virgjeresha & Demi: Demi mund t'i inicoje pasionet e Virgjereshes. Lidhje qe premton.
Virgjeresha & Binjaket: Interesat e perbashketa do t'i bashkojne, mirepo Binjaket shume shpejt do te lodhen nga lidhja me Virgjereshen.
Virgjeresha & Gaforrja: Keta te dy, perputhen mire, me ate qe te dy e deshirojne dhe me ate qe te dy mund ta ofrojne.
Virgjeresha & Luani: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume.
Virgjeresha & Virgjeresha: Ky kombinim mund te perputhet mire.
Virgjeresha & Peshorja: Peshorja shume shpejt deshiron te largohet nga Virgjeresha. Kerkon me shume kenaqesi.
Virgjeresha & Akrepi: Ky kombinim mund te kete probleme, sepse qe te dy kane veshtiresi te komunikojne.
Virgjeresha & Shigjetari: Kjo lidhje nuk zgjat shume, sepse Virgjeresha nuk mund ta duroje melankolizmin e Shigjetarit.
Virgjeresha & Bricjapi: Nje lidhje e cila premton shume. Te dyja palet tregojne interesim ndaj njeri tjetrit dhe perputhem per mrekulli.
Virgjeresha & Ujori: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume, sepse mes ketyre nuk ka bashkepunim.
Virgjeresha & Peshqit: Ne fillim, duket se eshte lidhje e perkryer, mirepo per nje kohe shume te shkurter perfundon.

Karakteristikat e Virgjereshes:
Elementi: Ajri
Planeti: Venusi
Ngjyra: E purpurt
Lulja: Roze (trendafili)
Kafsha: Gjarperi
Shteti: Kina
Metali: Bakri
Guri i lindjes: Opali

 
Peshorja
 Jeni shume te kendshem dhe posedoni nje shkalle te larte elegance. Po ashtu jeni ne gjendje t'i mundesoni te tjereve te ndjehen per mrekulli. Gjeja me interesante eshte se te gjithe Peshoret jeni te bukur. Nese jo shume atehere eshte me se e sigurte se per nga bukuria dalloheni nga te tjeret. Keni deshire te kenaqeni dhe te jetoni sa me mire. Me te miret jeni ne ndertimin e partneriteteve me te tjeret dhe zakonisht e keni veshtire te kuptoni anen tjeter te tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat te cilat mund t'u sjellin probleme eshte nje gje qe ju zakonisht e beni. Jeni diplomat te vertete dhe do te beni cdo gje qe t'a ulni tensionin e ndonje situate te veshtire. Ndonjehere dini te jeni edhe te shqetesuar dhe te dekoncentruar mirepo edhe dini shume shpejt te organizoheni dhe te vazhdoni me ritem te njejte. Jeni ndricues dhe doni ne cdo kohe t'i ndihmoni te tjereve. Te hollat jane pika e dobet e juaja pasi ato i shpenzoni pa kontroll. Per ju blerja e gerave eshte me e rendesishme se sa kursimi i te hollave.

Marredheniet e Peshores me shenjat e tjera:
Peshorja & Dashi: Kjo mund te jete nje lidhje e mrekullueshme, mirepo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Peshorja & Demi: Qe te dy per nje kohe shume te shkurt do te lodhen nga kerkesat e njeri tjetrit.
Peshorja & Binjaket: Ky eshte kombinim i mire. Te dy palet perpthem me idete e njeri tjetrit, gje qe e ben kete nje lidhje te qendrueshme.
Peshorja & Gaforrja: Keta te dy jane kundershtare te medhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetem probleme.
Peshorja & Luani: Do te jete veshtire te gjindet zgjidhja se kush do te jete kryesor ne kete lidhje, mirepo keta te dy mund te perputhen mire.
Peshorja & Virgjeresha: Peshorja shume shpejt deshiron te largohet nga Virgjeresha. Kerkon me shume kenaqesi.
Peshorja & Peshorja: Nese mund te perputhen ne fillim, ka mundesi te jene nje cift i mrrekullueshem.
Peshorja & Akrepi: Akrepi per Peshoren per nje kohe te shkurter do te behet histori.
Peshorja & Shigjetari: Te dy romantik dhe me sharm te vecante. Mund te jete nje cift mjaft i mire.
Peshorja & Bricjapi: Shume dallime ne mes ketyre te dyve, bejne qe lidhja mos te zgjas shume.
Peshorja & Ujori: Te dy do te jene te kenaqur nga njeri tjetri dhe asnjeri nuk do te doje te largohet.
Peshorja & Peshqit: Probleme te medha do te kete ne kete lidhje. Eshte mire qe te shmanget.

Karakteristikat e Peshores:
Elementi: Toka
Planeti: Merkuri
Ngjyra: Hiri
Lulja: Lulebora
Kafsha: Kafshet shtepiake
Shteti: Greqia
Metali: Bakri
Guri i Lindjes: Safiri
 
 
Akrepi

 Jeni njerez shume ekstrem. Mund te pershkruheni si te fuqishem dhe si te dobet, si emocional dhe te ftohte. Jeni nje kombinim shume interesant i nje personi me emocionet me te mira edhe me te keqija. Intensiteti eshte celesi i personalitetit tuaj dhe i te gjitha gjerave qe i beni. Karakteristika kryesore e juaj eshte besnikeria. Po ashtu posedimi dhe xhelozia jane nje nder karakteristikat tuaja. Suksesi per ju paraqet qellim te rendesishem. Kur doni te arrini dicka, jeni shume kembengules. Beni cmos, jepni cdo gje vetem e vetem ta realizoni ate qe keni ndermend. Natyra juaj u ben te jeni shume interesant. Po ashtu u ben te jeni edhe agresiv. Zakonisht dominoni ndaj atyre qe jane me te dobet se ju, vetem pse s'mundeni. Te tjeret do ta kene shume veshtire me ju, nese vendosin qe juve t'u kene armiq.

Marredheniet e Akrepit me shenjat e tjera
Akrepi & Dashi: Xhelozia e Akrepit dhe pavaresia e Dashit, eshte nje kombinim mjaft i mire.
Akrepi & Demi: Fillon per mrekulli, mirepo asnjeri nuk deshiron qe kjo lidhje te zgjase.
Akrepi & Binjaket: Cift i mire, mirepo asnjera pale nuk mund ta duroje tjetren.
Akrepi & Gaforrja: Te dy palet ndjehen te sigurta prane njera tjetres. Lidhje qe premton.
Akrepi & Luani: Kjo fillon si nje lidhje e fuqishme, mirepo nuk do te vazhdoj ashtu. Shpejte do te vyshket.
Akrepi & Virgjeresha: Ky kombinim mund te kete probleme, sepse qe te dy kane veshtiresi te komunikojne.
Akrepi & Peshroja: Akrepi per Peshoren per nje kohe te shkurte do te behet histori.
Akrepi & Akrepi: Te dy kerkojne dhe japin shume qe do te thote se kjo mund te jete lidhje e sigurte.
Akrepi & Shigjetari: Gjeja e vetme e cila mund te rezulton nga ky kombinim eshte nje lidhje shume e shkurter.
Akrepi & Bricjapi: Ne njeri- tjetrin, keta shohin interesim te madh. Kombinim qe premton shume.
Akrepi & Ujori: Konfliktet ndermjet ketyre dyve, bejne qe kjo lidhje te perfundoj pa filluar mire.
Akrepi & Peshqit: Interesat dhe imagjinata e perbashket mund te jete shkak qe kjo te jete nje lidhje e mire.

Karakteristikat e Akrepit:
Elementi: Uji
Planeti: Plutoni
Ngjyra: E Bardhe
Lulja: Luledielli
Kafsha: Insektet
Shteti: Norvegjia
Metali: Plutoniumi
Guri i Lindjes: Diamanti
 

Shigjetari    

 Zakonisht jeni te buzeqeshur dhe shpesh jeni ne gjendje te mire. Fakti qe ju keni shume fat dhe jeni ne gjendje te ndihmoni te tjeret, nuk e hidheron askend. Kryesisht jeni ne gjendje te mire, por nese fillon gjendja negative, ose nese u kap hija e zeze, e keni shume veshtire te dilni nga ajo. Nese e vereni ndonje gje qe premton, pavaresisht se cka eshte, ju e percillni deri ne fund. Mundoheni ta keni. Kjo ndodh shpesh, sepse ju tere kohen jeni ne kerkim te gjerave te reja. Ju njekohesisht jeni edhe me te kendshmit nga te gjitha shenjat. Jeni zemergjere dhe jeni te gatshem ne cdo kohe doni t'i ndihmoni te tjeret. Sinqeriteti dhe humori jane anet pozitive tuajat dhe per kete njerezit cdo here u duan dhe admirohen me ju. Zakonisht sinqeriteti juaj i vertete u sjell edhe probleme, mirepo kjo nuk u shqeteson fare. Ju vazhdoni te jeni te sinqerte.

Marredheniet e Shigjetarit me shenjat e tjera:
Shigjetari & Dashi: Te dy palet tregojne interesime te perbashketa dhe si cift veprojne per mrekulli.
Shigjetari & Demi: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavites, do ta kene veshtire te rrine se bashku
Shigjetari & Binjaket: Kjo marredhenie fillon ne menyre te zjarrte, por mbaron ne te njejten menyre.
Shigjetari & Gaforrja: Personat ne kete kombinim me mire perputhen si shoke se sa si partnere.
Shigjetari & Luani: Te dy jane emocional ne kete aspekt qe tregon se kjo mund te jete nje kombinim i mire.
Shigjetari & Virgjeresha: Kjo lidhje nuk zgjat shume, sepse Virgjeresha nuk mund ta duroje karakterin e Shigjetarit.
Shigjetari & Peshorja: Te dy romantik dhe me sharm te vecante. Mund te jete nje cift mjaft i mire.
Shigjetari & Akrepi: Gjeja e vetme e cila mund te rezultoje nga ky kombinim eshte nje lidhje shume e shkurter.
Shigjetari & Shigjetari: Te dy kane interesa te perbashketa dhe asnjeri nuk lejon qe kjo lidhje te deshtoje.
Shigjetari & Bricjapi: Keta te dy mund te jene shoke te mire, mirepo nuk do te jene te suksesshem ne cift. Ide e keqe.
Shigjetari & Ujori: Dashuria ndaj jetes dhe ndaj njeri-tjetrit, e bejne kete nje kombinim te mrekullueshem.
Shigjetari & Peshqit: Qe te dy kerkojne gjera qe asnjeri nuk mund t'i mundesoje.

Karakteristikat e Shigjetarit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Jupiteri
Ngjyra: E purpurt
Lulja: Narcisi
Kafsha: Kali
Shteti: Spanja
Metali: Zhiva
Guri i lindjes: Opali
 
 
 
Bricjapi

 Te motivuar nga fuqia e suksesit, shendetit dhe statusit, ju jeni shume ambicioz. Jeni shume kembengules kur behet fjale per ate se qe doni. Po ashtu jeni shume te organizuar dhe ne shume raste dini te keni durim. Jeni te pergjegjshem dhe praktik, para se gjithash te determinuar. Perderisa ende keni mundesi nga te cilat mund te arrini sukses, ju do te jeni shume aktiv. Jeni te kujdesshem me te hollat dhe dini te kurseni. Asnje projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim te mire, ndersa kur te filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Te tjeret ne ju mund te shohin nje person te ftohte dhe te paarritshem, mirepo ajo eshte vetem si rezultat i praktikes tuaj, ne marredheniet me te tjeret jeni shume te kujdesshem. Doni te keni gjithcka ne kontroll sepse nese u dalin gjerat nga kontrolli, keni frike se do te keni veshtiresi te medha.

Marredheniet e Bricjapit me shenjat e tjera:
Bricjapi & Dashi: Pas cdo kendi te kesaj lidhje, presin argumente te shumta.
Bricjapi & Demi: Te dy duan te kene mbeshtetje te sigurte. Te dy mund ta sigurojne kete. Ide e mire.
Bricjapi & Binjaket: Te dy mund te mesojne shume gjera nga njeri tjetri, mirepo ky kombinim nuk zgjat shume. Bricjapi & Gaforrja: Dallimet ne mes ketyre dyve jane shume te veshtira per t'u tejkaluar.
Bricjapi & Luani: Problemet presin pas cdo dere te kesaj lidhje. Nuk eshte ide e mire.
Bricjapi & Virgjeresha: Nje lidhje e cila premton shume. Te dy palet tregojne interesim ndaj njera-tjetres dhe perputhem per mrekulli.
Bricjapi & Peshorja: Shume dallime ne mes ketyre dyve, bejne qe lidhja mos te zgjase shume.
Bricjapi & Akepi: Ne njeri tjetrin, keta shohin interesim te madh. Kombinim qe premton shume.
Bricjapi & Shigjetari: Te dy kane interesa te perbashketa dhe asnjeri nuk lejon qe kjo lidhje te deshtoje.
Bricjapi & Bricjapi: Keta te dy perputhen per mrekulli, mirepo ngjashmeria mund te shkaktoje nje situate banale.
Bricjapi & Ujori: ky cift mund te filloje ne menyre te pasigurte, mirepo nese pak perputhen ka mundesi te ndodhin gjera te mrekullueshme.
Bricjapi & Peshqit: Dallimet ne mes te dyve, bejne qe kjo te jete nje lidhje shume e qendrueshme.

Karakteristikat e Bricjapit:
Elementi: Toka
Planeti: Saturni
Ngjyra: Kafe
Lulja: Karafili
Kafsha: Cjapi
Shteti: Meksika
Metali: Alumini
Guri i Lindjes: Garneti
 

Ujori

 Nga te gjitha shenjat e zodiakut ju jeni me origjinal. Ne fakt ata kenaqen kur dine se ndryshojne nga te tjeret. Ndersa ju jeni unik gati ne te gjitha aspektet. Ju ndonjehere doni qe t'i injoroni idete e te tjereve duke menduar se i keni tuajat. Ështe e vertete se jeni plot ide, mirepo duhet ndonjehere qe te pakten t'i degjoni edhe idete e te tjereve. Ju kerkoni dituri kudo qe shkoni. Nga kjo ndonjehere bini ne mendime te thella. Objektiviteti eshte nje gje e cila te tjeret e kerkojne nga ju. Ju po ashtu jeni shume interesant kur behet fjale per organizimin e gjerave rreth jush. Doni te jeni ne mesin e te tjereve, me qellim qe t'i tregoni cilesite tuaja. Njehere paraqiteni me nje plan te mrekullueshem per t'i rregulluar gjerat, ndesa heren tjeter i dekocentruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik per ju eshte gati i pamundur. E urreni punen fizike, mirepo ne anen tjeter jeni shume praktik ne angazhimet e tjera. Argumentet jane gjeja me e rendesishme per ju.

Marredheniet e Ujorit me shenjat e tjera:
Ujori & Dashi: Me mirekuptim te vogel, kjo eshte nje kombinim qe premton shume.
Ujori & Demi: Liria dhe dashuria e madhe per Ujorin, shume shpejt mund te kaloje ne deshperim.
Ujori & Binjaket: Keta te dy perputhen per mrrekulli dhe duket se asgje nuk mund t'i ndaje.
Ujori & Gaforrja: Emocionet ne dhomen e fjetjes, mund te jene shkaku kryesor per mbajtjen e kesaj lidhje.
Ujori & Luani: Kjo mund te jete nje lidhje e mire, vetem nese Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
Ujori & Virgjeresha: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume sepse mes ketyre nuk ka bashkepunim.
Ujori & Peshorja: Te dy do te jene te kenaqur nga njeri tjetri dhe asnjeri nuk do te doje te largohet.
Ujori & Akrepi: Konfliktet ndermjet ketyre te dyve, bejne qe kjo lidhje te perfundoje pa filluar mire.
Ujori & Shigjetari: Dashuria ndaj jetes dhe ndaj njeri tjetrit, e bejne kete nje kombinim te mrekullueshem.
Ujori & Bricjapi: Keta te dy perputhen per mrrekulli, mirepo ngjashmeria mund te shkaktoje nje situate banale.
Ujori & Ujori: Kjo nuk ka mundesi te jete lidhje e zjarrte, mirepo te dy mund te jene te kenaqur.
Ujori & Peshqit: Ujori do te mundohet ne çdo rast te dale nga lidhja me Peshqit.

Karakteristikat e Ujorit:
Elementi: Ajri
Planeti: Urani
Ngjyra: E kalter
Lulja: Orhideja
Kafsha: Zogjte e medhenj
Shteti: Rusia
Metali: Uraniumi
Guri i lindjes: Argjendi

 
 
Peshqit

 Ndonjehere keni ndjenjen se nuk i takoni kesaj bote. Mirepo kujt i takoni nuk e dini dhe nuk do te arrini ta dini. Njerezit qe jane rreth jush zakonisht jane te habitur nga personaliteti juaj i fuqishem. Po ashtu keni intuite te fuqishme dhe mund te kuptoni kendveshtrimet e te tjereve shume lehte. Kjo ndonjehere mund te shkaktoje probleme. Keni mundesi dhe vullnet te punoni dhe jeni te gatshem te sakrifikoni cdo gje per te arritur qellimet dhe per te ndihmuar te tjereve. Keni nje talent dhe sharm te mrekullueshem. Po ashtu jeni plot ide te mrekullueshme dhe plane. Keto ane pozitive te tjeret nuk jane ne gjendje t'i shohin sepse ju tregoheni si te pasigurte. Jeni mikeprites te mire. Nuk jeni vetiak prandaj njerezit deshirojne te jene ne shoqerine tuaj. Keni parandjenja te mrekullueshme per ate qe ka mundesi te ndodhi. Mirepo te tjeret ne kete nuk u besojne sepse mendojne se fantazoni shume. Nuk i gjykoni te tjeret sipas asaj se cka kane bere, por sipas brendesise se tyre.

Marredheniet e Peshqve me shenjat e tjera:
Peshqit & Dashi: Kjo lidhje mund te mbijetoje vetem nese secila pale i pergjigjet nevojave te pales tjeter.
Peshqit & Demi: Mund te mos e kuptojne njeri tjetrin, mirepo te dy jane te terhequr nga njeri-tjetri. Lidhje qe premton.
Peshqit & Binjaket: Ndjenjat ne fillim mund te jene shume te medha dhe te zjarrta, mirepo problemet do te jene edhe me te medha.
Peshqit & Gaforrja: Me punen e perbashket, keta te dy mund ‚t'i arrijne qellimet ne jete dhe ne dashuri.
Peshqit & Luani: Te dy jane te mahnitur nga dallimet e njeri tjetrit, mirepo kjo nuk do te thote se mund te zgjase lidhja e tyre.
Peshqit & Virgjeresha: Ne fillim, duket se eshte lidhje e perkryer, mirepo per nje kohe shume te shkurte perfundon.
Peshqit & Peshorja: Nese mund te perputhen ne fillim, ka mundesi te jene nje cift i mrekullueshem.
Peshqit & Akrepi: Interesat dhe imagjinata e perbashket mund te jete shkak qe kjo te jete nje lidhje e mire.
Peshqit & Shigjetari: Qe te dy kerkojne gjera qe asnjeri nuk mund t'i mundesoje.
Peshqit & Bricjapi: Dallimet ne mes te dyve, bejne qe kjo te jete nje lidhje shume e qendrueshme.
Peshqit & Ujori: Ujori do te mundohet ne cdo rast te dale nga lidhja me Peshqit.
Peshqit & Peshqit: Asnjeri nuk do te merret me problemet e tjetrit. Lidhje afatshkurter.

Karakteristikat e Peshqve:
Elementi: Uji
Planeti: Neptuni
Ngjyra: Vjollce
Lulja: Zambaku
Kafsha: Peshku
Shteti: Portugalia
Metali: Platina
Guri i Lindjes: Dijamanti[

  • Postime: 1397
  • Gjinia: Mashkull
CTS
#37 ne: 22-11-2005, 17:59:17
Hallall gesa1900 ,  :puth   :puth

  • Postime: 10
rrezja
#38 ne: 06-12-2005, 12:20:53
a ka mundesi te di per dashin

  • Postime: 403
  • Gjinia: Femer
iNa :)
#39 ne: 06-12-2005, 17:25:36
Po ja moj Rrezja..nuk e sheh dot lart se c'thote per Dashin?

  • Postime: 294
N I K
#40 ne: 09-12-2005, 14:20:18
Tribbiani ja ketu i ke karakteristikat e shenjes tuaj

KARAKTERISTIKAT E SHENJES SE BINJAKEVE

Shquheni si komunikues nder shenjat e tjere te horoskopit.  Bini ne sy lehte per merite te mendjes se shpejte, zgjuarsise se mprehte dhe aftesise per te biseduar. Njerezit e kesaj shenja punojne ne fusha qe perfhisjne gazetarine, shprehje opinionesh fusha te cilat kerkojne te shkruash e te nderrosh mendime ose ku ka diskutim. Jeni tipa qe emocionoheni shpejt, me mendje te gjalleruar dhe qe nuk mposhteni lehte. Perpiqeni te beni çdo gje shtu si dini vete. Nese persoant me te cilit keni te beni nuk durojne e pranojne pa kushte natyre tuaj te ndryshueshem e pak a shume me dy akraktere, do ta kene te veshtire te merren vesh me ju. Jeni eksperte ne gjetjen e rrugeve te lira e pa shpenzime per transportim mallrash. Keni aftesine te perdorni mire dhe doren e djadhte dhe te majten, jeni te shakthet dhe pershtateni lehte, por mund te tendoseni me teper se çduhet, jeni teper kurioze dhe arrin deri aty se te harxhoni kote energjite tuaja.

Nder te metat me te medah te Binjakeve eshte karakteri i ndryshueshem dhe te qenit te pabesueshem. Favoret dhe miresite ju ndikojne shume. Keni aftesi te medha te menduari e reflektuari dhe ndiheni krenar me zgjuarsine tuaj dhe zgjuarsia ne pergjithesi. Kur Dielli ndodhet ne shenjen tuaj duket sikur fluturoni e nuk jeni me kembe ne toke por ashtu si Virgjeresha edhe ju ju pelqejne faktet, detajet e rendesishme, per ekte arsye mund te beheni nje dedektiv i mire. Ne kete luan rol edhe aftesia ne konceptimin e  fjaleve e degjuara e te lexuara. Jeni nga ata qe ua thone te tjereve ato qe mesojne vete. Per ju eshte e veshtire te ruani sekretet. Gjithashtu e keni qejf shume edhe shkencen dhe jeni tipa qe deshironi te mesoni e lexoni. Mund te beni dy pune ne te njejten kohe pa veshtiresi. Keni fantazi te zhvilluar e cial mund tju ndihmoje por edhe mund tju prishe pune. megjithate mund te arrini ne perfundime te veshtira ne te cilat jo shumekush mund te arrije me lehtesi te madhe. Ne pergjithesi jeni njerez zemermire, me qellime te mira e te kuptueshem (tolerant). Jeni idealist e keni ndjenja e intuite te forte e cila ju udheheq. Ju pelqen te jeni te zene e te merreni vazhdimisht me diçka. Nuk e humbizini asnjehere ambiciet. Shumica e problemeve me te cilat perballin burojen nga karakteri juaj i deshires per ndryshime dhe shumellojshmeri. Ylli juaj, Merkuri zimbolizon zgjuarsine dhe levizjen. Ne saje te te zgjuarise suaj jetoni ne rehati perhere. Jeni te lumtur, dialogues, me aftesi per humor me nje fjale tipa qe nuk i merzisni te tjeret. Kur filloni te flisni shumekush nuk do tju nderpriste fjalen e do te deshironte tju degjonte me teper. Per kete arsye mund te beheni edhe nje artist ose biznesmen i suksesshem.  Per sa kohe qe vini ne pune zgjuarsine tuaj te veçane mund te arrini me sukses te bein vepra te medha.

Jeni shume te levizshem, madje eshte e veshtire tju shihin vazhdimisht ulur ne nje vend. Merziteni nga punet monotone. Shpeshehere ankoheni se jeni merzitur.

Te lindurit e kesaj shenje mund te martohen 2-3 here.  :O Ä° duan shume femijet. Kur flasin me ta harrojne moshen dhe i peershtaten moshes se femijeve. Si mashkulli dhe femra e shenjes se Binjakeve pelqejne shume udhetimet. Jeni tipa shume aktive,te shkathet ne pergjigje, te gezueshem, te zgjuar, komunikues e me humor te holle, tipa qe nuk kuptohen lehte.
E vertete por 99%! pasi me sa di une varet edhe nga ashendenti, psh: une jam binjak por ashendet ne gaforre dhe shkoj mire me te gjitha shenjat pa perjashtim!!!

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#41 ne: 11-12-2005, 21:54:29
E dini ju qe me qenka pershtatur mjaft mire pershkrimi i virgjereshes mua i bere nga Gresa tani meqe jemi ne kete pike....
Virgjeresha (une) kerkoj nje partner Dem ose Bricjap :D qe te jetoje me mua ne Kine ne nje shtepi te purpurt te mbushur me trendafila.....si dhurate per ditelindjen e pare te me dhuroje nje varese me gura opal.....dhe mos te shqetesohet krevatin do ta kemi baker , nuk  gjen gje :D LOL

  • Postime: 160
  • Gjinia: Mashkull
Djaloshi
#42 ne: 11-12-2005, 23:17:03
E dini ju qe me qenka pershtatur mjaft mire pershkrimi i virgjereshes mua i bere nga Gresa tani meqe jemi ne kete pike....
Virgjeresha (une) kerkoj nje partner Dem ose Bricjap :D qe te jetoje me mua ne Kine ne nje shtepi te purpurt te mbushur me trendafila.....si dhurate per ditelindjen e pare te me dhuroje nje varese me gura opal.....dhe mos te shqetesohet krevatin do ta kemi baker , nuk  gjen gje :D LOL
Kina  ,vendi i  juaj  i preferuar  Lisa a
kam  qelluar  gaforr,hapat  e mi  jan shum te ngadalshem,dhe  ndoshta  do lodhesh,duke me  pritur......

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#43 ne: 12-12-2005, 09:32:54
Kush me thote parashikimin per shenjen e cjapit ??????

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#44 ne: 12-12-2005, 09:35:44
Jo per gje po para se te me jepni shpjegimin me thoni ku bazoheni per parashikimin. Jam sh kurioze! Nga i nxirrni se kush shkon me ke?

  • Postime: 363
  • Gjinia: Femer
poisonivy
#45 ne: 12-12-2005, 10:29:49
E vertete por 99%! pasi me sa di une varet edhe nga ashendenti, psh: une jam binjak por ashendet ne gaforre dhe shkoj mire me te gjitha shenjat pa perjashtim!!!
hey, BINGO!!!
ndersa une jam Gaforre me ashendant Binjak, edhe shume me intereson se si do te dukej nje person ne kombinimin tend...pres pergjijge,..........

  • Postime: 257
  • Gjinia: Mashkull
Capricon
#46 ne: 13-12-2005, 08:21:16
Jo per gje po para se te me jepni shpjegimin me thoni ku bazoheni per parashikimin. Jam sh kurioze! Nga i nxirrni se kush shkon me ke?

  pershendetje Igru

 Edhe une jam Bricjat edhe mua me intereson se me kend shkon kjo shenje, por cka kam degjuar qe shume shkon me Gaforren e sa eshte e vertet kjo nuk e di se nuk mar vesh shume ne Horoskop

  Respekt

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#47 ne: 14-12-2005, 06:51:31
Une nuk jam bricjap. Thjesht po tallesha me horoskopsat....
Bye.  

  • Postime: 106
  • Gjinia: Femer
ksenia
#48 ne: 14-12-2005, 08:12:01
Kush me thote me ke shkojne PESHQIT???
Megjithese me eksperience une e kam nje ide por doja te dija se cthone parashikuesit... ^o)

  • Postime: 363
  • Gjinia: Femer
poisonivy
#49 ne: 14-12-2005, 17:21:46
Kush me thotë me ke shkojnë PESHQIT???
Megjithese me eksperiencë unë e kam një ide por doja të dija se cthone parashikuesit... ^o)
me Gaforre se pari me se shumti, sic jam une, me akrep, bricjap edhe demin.