×

Pagjumesia - Si të luftojmë pagjumësinë?

Pagjumesia - Si të luftojmë pagjumësinë?

· 2 · 1090

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-06-2012, 21:50:30
Të gjithë e dimë se mungesa e gjumit ndikon në mendjen tonë dhe ndikon që të jemi të pavëmendshëm. Arsyeja është në ngecjen e aktivitetit në neurone të caktuara, të cilat ndikojnë në funksionin e trurit, thonë shkencëtarët.

Pothuajse 50 për qind e popullsisë fle më pak se shtatë orë në ditë, prandaj mungesa e gjumit gjatë dekadave është shndërruar në problem shoqëror dhe kjo shumë më seriozisht se sa që është menduar. Pagjumësia sjell deri te sëmundjet e rënda kronike, duke filluar nga sëmundjet e zemrës e deri te kanceri.



Sikur edhe qelizat tjera në organizëm, as neuronet nuk mund të jetë vazhdimisht aktiv dhe iu nevojitet një kohë që të ripërtërijnë energjinë. Për shembull, të menduarit shpenzon rreth 20 për qind të energjisë trupore, kështu që aktiviteti i neuroneve ndryshon varësisht nga ajo nëse jemi të zgjuar ose në gjumë.

Kur jemi të zgjuar shumica e neuroneve janë aktive dhe përçojnë sinjalin elektrik, derisa kur jemi në gjumë nuk ka aktivitet. Niveli i këtyre aktiviteteve është i mundshëm të matet me elektroencefalograf (EEG).

Edhe pse mendohet se të fjeturit është proces global, i cili përfshin trurin në tërësi, disa konsiderojnë se ai në fakt përfshin vetëm disa zona të trurit. Disa kafshë, sikurse janë delfinët dhe zogjtë, kanë mundësi që gjysmën e trurit ta mbajnë në gjendje të gjumit, derisa gjysma tjetër është e zgjuar.

Studimi më i ri tregon se një fenomen i ngjashëm ndodh kur organizmit i mungon gjumi. Hulumtuesit kanë përcjellë kafshët, të cilat kanë qëndruar të zgjuara për një periudhë të gjatë dhe kanë konkluduar se neuronet në pjesë të caktuara në momente ndalojnë së punuari.
Sa më i gjatë të jetë periudha e pagjumësisë, aq më shpesh ndodh i ashtuquajturi “mikrogjumi”, i cili pamundëson kryerjen normal të detyrave.

Truri ka nevojë për energji, në mënyrë që të punojnë si duhet. Duke marrë parasysh të gjitha funksionet tona psikologjike, nuk është e çuditshme pse njeriu një të tretën e jetës e kalon duke fjetur.

Në kohën e sotme të hiper-aktivitetit, gjumi konsiderohet dobësi. Megjithatë, është e rëndësishme që të përkujtojmë se fjetja është nevojë biologjike, e cila është bazë e trupit dhe trurit të shëndoshë. Kualiteti i jetës varet nga kualiteti i gjumit.

Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:

1. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
2. Shkruajini shqetësimet tuaja në vend që të filloni t’i risillni ato në mend ndërsa përpiqeni që të flini gjumë.
3. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
4. Konsumimi i alkoolit mund të shqetësojë gjumin tuaj të natës, kështu që një çaj i ngrohtë me kamomil do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të rënë në gjumë.
5. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
6. Sigurohuni që të jeni shumë rehat në shtrat. Shtrati vetë duhet të jetë i ajrosur dhe i ngrohtë.
7. Në dhomën tuaj krijoni një mjedis të qetë dhe të ngrohtë.
8. Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.
9. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
10. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri. Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.
11. Zgjohuni në mëngjes në të njëjtën orë çdo ditë. Vini orën në zile dhe çohuni menjëherë nga shtrati, edhe nëse natën e shkuar keni qëndruar zgjuar deri vonë. Në këtë mënyrë, në fund të ditës ju do të ndiheni më të lodhur dhe do të flini në kohën e duhur. Nëse e bëni këtë gjë për disa ditë të mjaftueshme, do të sistemoni me sukses kohën për gjumë.
12. Për udhëtime të gjata me avion apo ose autobus, do të ishte mirë që të merrni një pilulë për gjumin nëse keni probleme me gjumin. Kjo duhet të jetë një pilulë shumë shpejt e efektshme me një efekt të limituar nga 5-6 orë. Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj personal para se të merri medikamentin.

Shumë njerëz kanë gjetur si zgjidhje mjekime barishtore për të fjetur, në vend që të përdorin ilaçe. Ata përdorin agnushe, sanës ose vajra aromatikë, si një mënyrë për t’u qetësuar para se të shkojnë në shtrat. Këto janë më të vështira për t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si një eksperiment personal. Njerëzit mund të gjejnë zgjidhjen e pagjumësisë së tyre duke përdorur mjekimet e lartpërmendura, por duhet të konsultohen me mjekun për shkak të ndonjë efekti anësor.
« Editimi i fundit: 12-11-2019, 23:20:36 nga M A X »

  • Postime: 22958
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 12-11-2019, 23:22:35
Çfarë duhet të bëni nëse vuani nga pagjumësia
 

Gjumi është shumë i rëndësishëm për qetësinë trupore edhe atë mendore. Mungesa ose vështirësia për të bërë një gjumë të qetë ka një ndikim të fortë në jetën e përditshme. Nëse vini re që problemet me gjumin po bëhen të përsëritura, është koha e duhur për të shkuar tek mjeku.

Cili është burimi i problemeve me gjumin?

Arsyet e problemit të gjumit janë të shumta. Njerëzit mund të fiksohen në mendime për punët e të nesërmes, dhe kjo i lë pa gjumë. Stresi konsiderohet si një nga shkaqet më të forta të pagjumësisë. Apnea e gjumit është një tjetër arsye që nuk keni gjumë. Një tjetër arsye që mund t’ju lë pa gjumë është edhe nevoja për të shkuar në banjë, gjë që mund të tregojë ndonjë problem mjekësor.

Çfarë duhet të bëni për të përmirësuar gjumin?

Duhet të krijoni një rutinë. Mjekët rekomandojnë që të shmangi kafenë, alkoolin dhe ushqimet e rënda në mbrëmje. Kur të shtriheni për të fjetur mbani larg telefonin dhe çdo pajisje stresuese. Kur stresi është një faktor madhor për prishjen e gjumit , atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë qetësimin e mendjes përmes teknikave të ndryshme. Aktiviteti fizik është shumë i mirë kundër stresit dhe për gjumin e mirë.

Përdorimi i Ilaçeve

Ilaçet për gjumë mund të ofrojnë shpëtim për disa raste, megjithatë rreziku për t’ju shkaktuar varësi është i tepërt. Nëse do ti keni shpresat vetëm tek medikamentet , atëherë do ta keni shumë të vështirë të flini pa to.

Kur është koha për të shkuar te mjeku?

Kur vëreni që mungesa e gjumit po bëhet e vazhdueshme duke dëmtuar cilësinë e jetës, këshillohet që të shkoni tek mjeku. Zgjidhja e këtij problemi shmang edhe probleme të tjera si ataku në zemër, isheminë apo diabetin. https://po.al/cfare-duhet-te-beni-nese-vuani-nga-pagjumesia/