×

Si të menaxhosh vjehrrën e padurueshme

Si të menaxhosh vjehrrën e padurueshme

· 37 · 753

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
ne: 08-05-2013, 13:16:47
Nëse vjehrra jote ta bën jetën një ferr, kujdes, sepse mund të ketë ndikim edhe në martesën tënde. Bën mirë të ndjekësh disa këshilla, për ta administruar sa më mirë situatën në mënyrë që të mbrosh veten, familjen dhe të ardhmen, nga ndikimi i vjehrrës:

1. Në radhë të parë konsideroje si një të afërm të largët e jo si një "nënë tjetër", gjithmonë nëse nuk keni një raport të ngrohtë, miqësor dhe të qetë. Thërrite me emër dhe jo "mama". Gjithsesi, kërkoji këshilla edhe partnerit, për t'iu drejtuar nënës së tij në mënyrë sa më të respektueshme.

2. Kërko të kuptosh se ç'probleme ka në bazën e raportit tuaj. Mund të ketë shumë arsye, si për shembull ajo ndihet e lënë mënjanë nga i biri, apo e konsideron atë ende një fëmijë prandaj e ka të vështirë të mënjanohet. Por edhe mund të jeni thjesht dy njerëz shumë të ndryshëm. Provo të kuptosh arsyen e sjelljes së saj, përpara se ta marrësh menjëherë personale. Në këtë mënyrë mund të përballosh situatën e të zgjidhësh problemin.

3. Mundohu të mos krijosh krisje mes partnerit tënde dhe familjes së tij. Nuk është e thënë që të marrësh pjesë në çdo mbledhjeje familjeje, por mos e kthe në një zakon, sepse vjehrra jote mund ta konsiderojë një fitore. Përpiqu të kuptosh edhe se ç'veprime të saj të irritojnë, sepse kështu mund t'i shmangësh disa situata.

4. Nëse vjehrra të krikon gjithmonë dhe të shan prapa krahëve, përpara anëtarëve të tjerë të familjes, ndoshta i bëhet zakon edhe kritikimi i martesës tënde. Në raste të tilla, qëndroji larg asaj, edhe kur mund të duket e sjellshme. Më mirë drejtoju grave të tjera për të marrë leksione, këshilla dhe për të krijuar një model sjelljeje.

5. Nëse nuk mund ta shmangësh konfliktin në asnjë mënyrë, përgjigju në mënyrë të qartë. Mos u trego e paedukatë, por shprehur hapur pa u nervozuar. Ki parasysh se personi që ke përballë nuk ka treguar të mirën më minimale kundrejt ndjenjave të tua, përkundër sforcimeve që ke bërë për të shmangur situatat e sikletshme.

6. Por natyrisht që duhet të mendosh edhe për burrin dhe fëmijët e tu. Mos bëj ose thuaj asgjë që mund të prishë raportin tuaj. Duhet të dish të veprosh edhe për të mirën e dikujt tjetër.

7. Të leverdis edhe të caktosh limite në raportin me vjehrrën tënde. Nëse ato kapërcehen, atëherë do të jesh e detyruar të marrë pozicion, për të ristabilizuar ekuilibrin. Bëji gjërat sa më të qarta për vjehrrën, sepse nëse nuk thua asgjë, vjehrra nuk do ta ndryshojë fare qëndrimin e vet.

8. Nëse nuk reagon as ndaj kërkesave që mund t'i bësh me mirësjellje, atëherë apliko një politikë të ashpër pa skrupuj.

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#1 ne: 08-05-2013, 13:17:00
Flutur per ty ky artikull :P

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#2 ne: 08-05-2013, 13:22:13
Mua shyqyr me ka qellu vjehrra super, :D e kam shoqe ne rradhe te pare atehere vjeherr.
Ca nuk po degjojme ne ditet e sotme por s'besoj qe ka nene qe ja do te keqen djalit dhe femijeve te tij.

Duhet ta marrish me qetesi :D

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#3 ne: 08-05-2013, 13:24:23
Mua shyqyr me ka qellu vjehrra super, :D e kam shoqe ne rradhe te pare atehere vjeherr.
Ca nuk po degjojme ne ditet e sotme por s'besoj qe ka nene qe ja do te keqen djalit dhe femijeve te tij.

Opo lere ate ti me ka qelluar super, pse cfare do shkruash ti e kam shtrige LOL
Une nuk njoh ndonje vjerre super e kam shoqe andej kendej. E shumta mund te kesh respekt e te kete respekt per ty, po keto hedhje ne qafe se tepermi nje dite do dal prapa kraheve. Me vjerren mund te krijosh relata si me vjerren po kurre si shoqe, sepse me shoqen ti hapesh per cdo budallallik dhe nuk besoj vjerres tende i intereson te dije nqs ti ndien dicka per dike tjeter ne nje moment te caktuar. Ti para saj do jesh gjithmone nusja perfekte, pra do shtiresh.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#4 ne: 08-05-2013, 13:30:37

Njihemi gje?

Rensi ka qe ja kalojme per mrekulli, e respektoj me respekton, dhe me e rendesishmja nuk me ka bere te ankohem te djali i saj per te, edhe perqafohemi sa per info :D plus qe kush eshte ajo grua e martuar qe shkon e debaton qofte shoqe apo ku di une me dike tjeter per ndjenjat qe ka per dike tjeter pervec burrit?!.....hhmm

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#5 ne: 08-05-2013, 13:31:48
Une mendoj tjeter gje ndryshe nga ju goca.... kur te behem vjerre vete se di si do jem :d lol

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#6 ne: 08-05-2013, 13:37:04
Njihemi gje?

Rensi ka qe ja kalojme per mrekulli, e respektoj me respekton, dhe me e rendesishmja nuk me ka bere te ankohem te djali i saj per te, edhe perqafohemi sa per info :D plus qe kush eshte ajo grua e martuar qe shkon e debaton qofte shoqe apo ku di une me dike tjeter per ndjenjat qe ka per dike tjeter pervec burrit?!.....hhmm

Pse duhet te njihemi per te dhene nje mendim ? Kur flitet per ndenja nuk behet fjale vetem per burra te tjera, por mund te jene dhe ndenja ndaj nje mardhenie miqesore/ e cila po prishet pra problemet qe mund te kesh me nje shoqe tjeter.

Pse duhet patjeter ta lidhesh me nje burre kete ceshtjen e ndjenjes ?

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#7 ne: 08-05-2013, 13:38:49
Une mendoj tjeter gje ndryshe nga ju goca.... kur te behem vjerre vete se di si do jem :d lol
Shej une nuk kam njohur ndonje mardhenie vjerre nuse perfekte, ta kesh si shoqe. Se une me shoqen zihem e pajtohem brenda min dhe nuk na ngelet qejfi. Po ,mardhenie me shenje respekti dhe me kufi kjo eshte gje tjeter.

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#8 ne: 08-05-2013, 13:50:21
Edhe ka, kam 1 komshije pershembull sa here i shof eshte per te pas zili :)

Mgjate mendoj qe mardheniet nuse vjerre duhet te jene ne nivelin e respektit reciprok e ndoshta me pak leshim nga ana e nuses duke pas parasysh moshen e vjerres. Gjithesesi mardheniet mes te dyjave eshte djali qe i ekuilibron.

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#9 ne: 08-05-2013, 13:51:41

Te kesh respekt eshte tjeter e te kesh nje mardhenie normale pa futur xixa ne familje. Ama ta kesh vjerren shoqe, se di mu duke e tepruar nga ana e Baby prandaj thashe.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#10 ne: 08-05-2013, 13:54:38
Te kesh respekt eshte tjeter e te kesh nje mardhenie normale pa futur xixa ne familje. Ama ta kesh vjerren shoqe, se di mu duke e tepruar nga ana e Baby prandaj thashe.
Sa te rrosh do mesosh.

Une per veti ja kaloj bukur me te. Ishalla na zgat :D

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#11 ne: 08-05-2013, 13:56:09
Sa te rrosh do mesosh.

Une per veti ja kaloj bukur me te. Ishalla na zgat :D

Ishalla mbare e kollaj te tjerave grave qe kane probleme me vjerrat, te marrin shembull nga ty.
Une per vete jam rehat fare.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#12 ne: 08-05-2013, 14:03:15
si se kisha pa une kete temen

marredhenia ime me vjehrren eshte nje marredhenie as e persosur as e per tu share

Tek e fundit e me nenat tona nuk shkojme vaj.

Kam investuar shume nga vetja per kete marredhenie , durimi ka qene nje tipar qe me ka karakterizuar gjithnje. Si cdo njeri e ajo ka te metat e saja ,pikat e saja te dobta...sikunder e une

Ajo cka kemi dashur gjithnje te dyja ka qene te shkojme mire dhe ia kemi arritur.
i njoh masen , di deri ku mban dhe nuk shkoj pertej.
me pak fjale ajo me respekton dhe e respektoj

me vjen me mbare te qaj me te nje hall se me time me ...sepse sime meje do i mbetej mendja tek une ..sdi pse e shoh keshtu

por ajo cka me pelqen eshte se vjehrra ime sa here une i qahem per te birin mban krahun tim duke thene

e mi none kshu jane rraca ktyre LOL

  • Postime: 12738
Mishel...............
#13 ne: 08-05-2013, 14:04:12
Ishalla mbare e kollaj te tjerave grave qe kane probleme me vjerrat, te marrin shembull nga ty.
Une per vete jam rehat fare.

ty me rehat ste bo mo nona LOL

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#14 ne: 08-05-2013, 14:05:11
si se kisha pa une kete temen

marredhenia ime me vjehrren eshte nje marredhenie as e persosur as e per tu share

Tek e fundit e me nenat tona nuk shkojme vaj.

Kam investuar shume nga vetja per kete marredhenie , durimi ka qene nje tipar qe me ka karakterizuar gjithnje. Si cdo njeri e ajo ka te metat e saja ,pikat e saja te dobta...sikunder e une

Ajo cka kemi dashur gjithnje te dyja ka qene te shkojme mire dhe ia kemi arritur.
i njoh masen , di deri ku mban dhe nuk shkoj pertej.
me pak fjale ajo me respekton dhe e respektoj

me vjen me mbare te qaj me te nje hall se me time me ...sepse sime meje do i mbetej mendja tek une ..sdi pse e shoh keshtu

por ajo cka me pelqen eshte se vjehrra ime sa here une i qahem per te birin mban krahun tim duke thene

e mi none kshu jane rraca ktyre LOL
LOL

  • Postime: 12738
Mishel...............
#15 ne: 08-05-2013, 14:05:54
LOL

he mi se ti e njef vjehrren time ...nuk o si shpirt LOL

  • Postime: 6718
  • Gjinia: Femer
erlehta
#16 ne: 14-12-2013, 21:33:18
Vjerra ime nuk ndihet hic  :)

  • Postime: 12738
Mishel...............
#17 ne: 14-12-2013, 23:15:57
Vjerra ime nuk ndihet hic  :)

E imja me raste festash ....po une ia kam gjet telat

  • Postime: 6718
  • Gjinia: Femer
erlehta
#18 ne: 17-12-2013, 19:45:51
E imja me raste festash ....po une ia kam gjet telat

Ti je njesh o shoqe :D

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#19 ne: 17-12-2013, 21:35:55
me msoni edhe mu mi aman

  • Postime: 2109
Grens(Wiliams)
#20 ne: 17-12-2013, 23:04:06
hidhe nga ballkoni flutur..dhe merr 129 e thuaj me ra vjehrra nga ballkoni duke pastruar ballkonin :P

  • Postime: 12738
Mishel...............
#21 ne: 17-12-2013, 23:04:19
Ti je njesh o shoqe :D

Vallaj ashtu mendoj e une ato pak raste qe ajo merr kot!

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#22 ne: 17-12-2013, 23:06:04
hidhe nga ballkoni flutur..dhe merr 129 e thuaj me ra vjehrra nga ballkoni duke pastruar ballkonin :P

jam per paqe Grens jo per lufte  :D

  • Postime: 2109
Grens(Wiliams)
#23 ne: 17-12-2013, 23:07:03
nejse une te thashe nje mendim se ka edhe opsione tjera sa te duash..po ky eshte me praktik desha te them.. :D

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#24 ne: 17-12-2013, 23:09:10
dmth e paske provuar  :P