×

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42844

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42844

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
ne: 24-02-2007, 06:28:18
Le të shkruajmë tek kjo teme çdo ditë, apo kur mundemi për ndonjë ndodhi te veçantë apo edhe te rendomte te ditës për te cilën shkruajmë. Prandaj edhe temën po e titulloj "Sot!", pasi çdo ditë qe do shkruajmë do jetë një e sotme dhe ngjarjet, shembujt e ditës, aktivitetet, rutinat, gjërat e papritura, surprizat e kendshmee, etj. qe mund dhe për te cilat mund dhe duhet te shkruani këtu, do t'i perkasin asaj te sotme, pikërisht. Nëse s'e kuptoni temën: "Sot!" atëherë me pyesni mua, do t'ua shpjegoj ne mënyrë tjetër. Faleminderit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#1 ne: 24-02-2007, 06:33:16
Po Filloj unë e Para:

Sot ishte e Premte dhe kam kaluar trecerekun e kohës qe isha ne pune (duke punuar d.m.th.) duke u ndjere si m** (me falni për shprehjen). Kjo sepse gjatë gjithë asaj kohe kisha një dhimbje kokë (migrene) qe sa vinte e po beheshe me keq dhe e kuptova qe vetëm ilaci mund ta sheronte. Fatkeqesisht asnjë nga ata te punës nuk kishte qoftë edhe një kokerr aspirine qe unë ta pija se kushedi behesha pak me mirë. Sa erdha ne shtepi, kam pire 2 Advile dhe menjehere jam shtrire pak. Pas cerek oreje menjehere ndryshoi gjendja ime fizike përsa i përket kokës (pavarësisht se te teshtirat akoma s'po me lënë rehat edhe tani), dhe u çova nga krevati dhe hengra një sandwich te mirë se vallaj isha sharruar nga stomaku - mendoj qe kjo ishte arsyeja kryesore edhe pse me kapi Migrena sot dhe me kapi keq se.

Ja pra kjo ishte një ndodhi, një e re imja, për sot. :) U'a le rradhen juve, tani. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 25
fjona10
#2 ne: 24-02-2007, 06:57:24
bah meso per provim, pune, shpi, dush. me pak fjale.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#3 ne: 26-02-2007, 07:33:26
Sot isha ne pune per pjesen me te madhe te dites, pastaj mbas pune rreth ores 8.30 PM shkova nga prinderit ku jo vetem hengra darke por me dhane edhe me vete te merrja. Ehhh ku ka me mire sesa gatimet e mamase, o njerez. Pashe pak me mamin, babin dhe vellain - Oskaret 2007. Elen DeGeneres ka vertet humor te mire dhe klas, dmth nuk te ben te qeshesh me zor, plus qe ka vete nje fytyre qesharake ne kuptimin me te mire te fjales. Sigurisht i shkon si Komediane qe eshte. Kishin zgjedhur prezantuesen e duhur. Ashtu sic ndodh zakonisht Oskaret zgjaten me teper se mbi nje ore mbas kohes se parashikuar, aq sa mu desh te ikja ne shtepine time dhe te shikoja fundin e shfaqjes dhe sigurisht fundi eshte me i miri ku lihen edhe cmimet me te medha te mbremjes... ah sikur te mos fitonte ajo Jennifer Hudson, nuk e meritonte pa jo per gje. Martin Scorsese fitoi (me shume merite se eshe mjeshter) per Drejtor/Producent me te mire filmi me filmin "The Departed" qe fitoi gjithashtu Oskarin per filmin me te mire, kete vit. Ekipi i aktrimit te ketij filmi, ishte me ideali, ama, duke filluar nga Leonardo DiCaprio dhe Mark Walhenberg. E pra, kjo ishte mbremja ime sot. Ndonje ndodhi nga juve andej nga jeni e nga s'jeni?!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#4 ne: 27-02-2007, 01:36:40
Ehhhhhhhhh...

Asnje gje e sakte apo e vecante, pervec faturave qe me jane mbledhur kapice neper tavolinat, sirtaret, komodinat madje edhe dyshemene time. Pikerisht me to duhet ta filloja pastrimin sot. Ahhh po, kam akoma per te lare malin e eneve, per te gatuar ndonje gje per veten, etj. Dhe po, me vazhdon dhembja e dhemballes. Sic e shikoni njerez, my day is going 'peachy' what about yours?! LOL Si ka kaluar dita juaj, sot, hmmmm?!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
sorelina
#5 ne: 27-02-2007, 12:30:10
Dite e re pa ngjareje te reja :D
Lexo, sa ta heq dhe kete provimin e fundit :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#6 ne: 27-02-2007, 19:52:59
Dite e re pa ngjareje të reja :D
Lexo, sa ta heq dhe këtë provimin e fundit :)

Urime me provimin zemra. Je ne USA ti, ke mid-terms tani apo po mbaron provimet e semestrit te pare ne Univ. ne Shqiperi?! Nejse SUKSESE Sorellina me nickun e bukur. Perse e ben shkollen ti yllo?!

Ahhh po dhe per t'ju pergjigjur temes: dita ime koti fare deri tani. U ngrita vone se mbasdite shkoj ne pune. Jam dembelosur sot pak a shume. Me duhet te nxjerr nje lishense te re per makinen, pra te nderroj adresen me sakte dhe pastaj do filloj antibiotiket per dhemballen qe ka 4 dite qe me dhemb dhe me eshte mbufatur. :( O Nene, vdekje eshte plaga e dhembeve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 27-02-2007, 20:30:46
Dite e bukur, pa strese pa lodhje. Pasdite me erdhi nje shoqe per vizite, pime ate kafen e beme nje mal me llafe  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#8 ne: 01-03-2007, 05:09:30
Une punova nja 10 ore te mira sot, pastaj erdha dhe ju futa me sharre postes se pafund qe te vjen perdite ketu ne USA (shumica fatura dhe letra te tjera te panevojshme - nga 100 peme ne dite shkaterrojne ketu ne USA me gjithe keto letra dhe reklama qe dergohen, gjynaf :P). Keshtu, mbasi mu ngriten nervat me kete dhe i'a kujtova vetes sesa borxhe u kam kredit kartave (lol), morra cike fryme thelle dhe pastaj morra nje per nje dhe lava rrobat (ne lavatrice, kuptohet). Pastaj pashe dy serialet qe shikoj ne mbremje (when I catch them, when I am available) dhe ja tani po hyj ketu ne forum, se me kini munguar. Ahhh po, darken s'e kam ngrene akoma dhe kur jam e urritur une, edhe sikur behem cike si llafazane. :P LOL

O Erlehte, o Liske, o miq, si e kaluat juve kete te Merkure?! Me tregoni mua kuriozes. OK pra.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#9 ne: 01-03-2007, 13:23:46
Dite e re pa ngjareje të reja :D
Lexo, sa ta heq dhe këtë provimin e fundit :)
Edhe une neser e kam te fundit ne jeten time...lamtumire universitet,lamtumire shkolle,lamtumire jete studentore do me mungosh shume !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#10 ne: 01-03-2007, 15:58:33
Edhe unë nesër e kam te fundit ne jetën time...lamtumire universitet,lamtumire shkolle,lamtumire jetë studentore do me mungosh shumë !

Ohhhh wow lal urime, urime, urime! Si moj paske provimin e fundit fare, fare, ti?! Perse e mbaron shkollen (shkollen e larte me demek, apo jo?!) Urime me provimin e fundit sot dhe shume urime me diplomen edhe me mbaj te informuar, ketu. :))
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#11 ne: 01-03-2007, 16:19:07
Aha Elegance,rrofsh.Neser eshte i fundit(mgjs skam me nerva,e kam marr kete provim nje here por shkoj te rris noten sepse nuk jam e kenaqur me rezultatin e pare.Mbaroj Masterin per Ing.Kimike dhe nisem seshpejti per nje pune diplome ne Gjermani per 6 muaj.E kam perjetuar nje here ate diten e diplomes,tani mezi pres tetorin kur do vij momenti i hedhjes se kapeles(e kam fjalen per veshjen).Rrofsh per urimin,gjithe te mira A....  ose Capkenja !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7271
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#12 ne: 01-03-2007, 16:23:21
Eh sot ishte dita e re ........ po ngjarjet e reja ku jane  hmmmmm:??????????????
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#13 ne: 01-03-2007, 18:33:10
Uhhhhh sot..... u bera me dhimbje koke. Pata nje provim ne anglisht,por qe asnje nuk kishte mundesi te studionte me pare sepse ne provim patem nje histori qe nuk e kishim lexuar asnjehere dhe duhet ti pergjigjeshim pyetjeve. Historia ishte rreth 7-8 faqe te printuara dhe pasohej nga nje mal me pyetje  :S
Fillova ta lexoja dhe qe ne fillim e kuptova qe ishte shume e veshtire,nje histori e ngaterruar qe edhe po te ishte ne shqip do ishte e veshtire ta kuptoje  :D
Mendova se duhej perqendrim maksimal,por gjeja qe me beri me shume me nerva ishte qe mesuesja fliste me ze te larte me nje kandidate dhe e kisha akoma me te veshtire te perqendrohesha.  >< Pasi kaloj pak koha mesuesja tha:"keni ndonje pyetje?" ne ato momente ndjeva deshiren e madhe per te thene" Po kam une nje pyetje,Can you shut up?"  >< Me vinte aq inat sa as vete se kuptova qe po nxirrja lot  :D si femije e vogel  :-[ Per nje cast hodha syte te nje cun qe kisha ngjitur dhe pashe qe kishte marre stilolapsin dhe gjithe qejf vizatonte figura te ndryshme ne dore LOL
Atehere me hipi nje e qeshur,dhe e harrova fare testimin  :D
Si perfundim e lexova historine dhe e kuptova,nje 15 minutat e fundit ju pergjigja pyetjeve  :S
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#14 ne: 02-03-2007, 04:43:20
Tu sherua koka ty Lepurushe se une jam keq tani!?

Ja edhe dita ime: pune, gjume dhe dhimbje koke (pak a shume) edhe nga nje cike TV & PC dhe sigurisht hengra, edhe kaq. :( Jam keq tani ndaj po dal nga forumi te vazhdoj te shtrihem se ndoshta e heq kete mizerjen, dhimbjen e kokes sime. :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#15 ne: 02-03-2007, 20:28:08
Elegance më vjen shumë keq shpresoj te ndjehesh me mirë  :perqafim thuaj zogut te te puci pak te balli se te sherohet menjehere  :D

Sot ketu asgje te re,pervecese mu lagen kembet kur eca te trotuari LOL  :P se ishte bora deri ne gju  :D

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#16 ne: 03-03-2007, 07:35:35
Ehhh sot, e Premte, dita e dyte e Marsit (per juve qe s'e dini) :P. U cova heret nga gjumi, pashe ca TV, pastaj bera ndonje pune shtepie, lava ca rroba, hyra ne PC. Pastaj lava enet, bera nje cike dremitjen e drekes, hyra ne dush, bera dreken, hengrem dreken, pastaj ika tek zyra e lishencave te makines, mbasandej ne pune ku kalova shumicen e dites. Pas pune ne darke, ne mes te debores e te ftohtit (edhe pse me makine po prape LOL) ja futa tek nje super-market ku bera pazar plot dhe midis te tjerave bleva dy shishe me vere Cabernet. Ka nja nje ore tani qe kam ardhur ne shtepi, futa ushqimet ne frigorifer, i bera vetes ca per te ngrene, hapa nje nga ato shishet e veres (duke e shoqeruar darken me vere pra), nderkohe qe nje sy e nje vesh nga TV-ja, nje sy e dy duar ketej nga forumi. Tani do iki, do pij edhe nje gjysem gote vere, do shikoj pak TV edhe Naten e Mire. ;)

OK, Kalamaja, juve si e kaluat diten dhe c'fare planesh kini per neser si e Shtune qe eshte?! Hidhuni ketu! Share with me! Na tregoni pra, ca planesh kini per neser, per fundjaven?!

Naten e Mire nga Eleganca. Ika Tani se me flihet. Jam e lodhur. (Kush me jep faj me gjithe keto gjera qe kam bere, sot?! LOL lol) Ufff. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#17 ne: 03-03-2007, 20:11:51
Mua me doli gjumi ne tre te nates e nuk me zuri me,,,,ndjeja dhimbje fyti dhe vazhdoj te kem  :(  Nuk kam dalur jashte shtepise, bente ftohte.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#18 ne: 04-03-2007, 07:59:57
Pergjithesisht si dite s'ishte e keqe, plus qe pjesen me te madhe e kalova ne pune. Por tani nga fundi i dites, mu ngriten shuuuuuuuuume nervat nga dikush. :( Ehhhhh, sa kokeforte jane ca njerez, eshte e kote te insistosh me ta. Kopuke fare.

Naten e Mire Njerez. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#19 ne: 05-03-2007, 17:11:56
Sot dita e pare e javes,mendova ta bej pushim e mos shkoj ne shkolle  :D

Sot...teper e shqetesuar  :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#20 ne: 05-03-2007, 19:30:19
Sot dita e pare e javës,mendova ta bëj pushim e mos shkoj në shkollë  :D

Sot...tepër e shqetësuar  :(

Hahahaha, ja bere fora shkolles hmmm. Hajde te lumte lepurushe. :D Hej, por kur do shkojme ne Korce neve te dyja hmmm?! Ne fakt une sot, po interesohesha per cmime biletash per Shqiperi. Shtrenjte jane te shkretat por prape se prape me shkohet shuuuuuuuuuuume, kete vit. :P

Hajde Paci nje te Hene te Mbare te gjithe, si dita e pare e javes, qe eshte! :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#21 ne: 05-03-2007, 19:33:54
Hahahaha, ja bërë fora shkolles hmmm. Hajde te lumte lepurushe. :D Hej, por kur do shkojme ne Korce neve te dyja hmmm?! Ne fakt unë sot, po interesohesha për cmime biletash për Shqipëri. Shtrenjte janë te shkretat por prapë se prapë me shkohet shuuuuuuuuuuume, këtë vit. :P

Hajde Paçi një te Hene te Mbare te gjithë, si dita e pare e javës, qe është! :)

Eh moj Elegance. Une ndonjehere mendoj sa mire do ishte sikur te beja nje vit ketej nje vit andej :D LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#22 ne: 05-03-2007, 22:48:47
Sot e hene,dje fjeta tek nje shoqe dhe historikish gjumi do me dal ne oren 7 te mengjesit pasi do perpelis nja dy here qepallat do e kuptoj qe jam ne pushime e nuk duhet te shkoj me ne leksione.

Hap telefonin me nje here,mos ndoshta do kem ndonje sms te marr apo dicka tjeter,pastaj u ktheva nga ana tjeter e nis te enderroj me sy hapur.Skalon as 10 min dhe mua me ke top ne gjume,po te me lesh me gjen aty deri pas dreke por nqs krijohet zhurme ahaha cohem une.
E mqs ishte e hene,une dhe nje shoqja ime qe te dyja free te liruara nga cdo pengese menduam"Pse jo pazareve,ulje cmimesh,ndonje pale kepuce apo dicka tjeter.Rruges e kemi zakon te qeshim e te bejme ndonje prapesire psh patjeter do hame ndonje akullore qofte diell apo shi.

Sot shijove nje dite te lire,i kushtova vetes kohen me te madhe dhe ja tani jam ngjitur si mikrobi Grip pas PC e nuk po leviz.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#23 ne: 06-03-2007, 06:51:23
Sot e hënë,dje fjeta tek një shoqe dhe historikish gjumi do me dal ne orën 7 te mengjesit pasi do perpelis nja dy herë qepallat do e kuptoj qe jam ne pushime e nuk duhet te shkoj me ne leksione.

Hap telefonin me një herë,mos ndoshta do kem ndonjë sms te marr apo diçka tjetër,pastaj u ktheva nga ana tjetër e nis te enderroj me sy hapur.Skalon as 10 min dhe mua me ke top ne gjume,po të me lesh me gjen aty deri pas dreke por n.q.s. krijohet zhurme ahaha cohem unë.
E m.q.s. ishte e hënë,unë dhe një shoqja ime qe te dyja free te liruara nga çdo pengesë menduam"Pse jo pazareve,ulje cmimesh,ndonjë pale këpucë apo diçka tjetër.Rruges e kemi zakon te qeshim e te bëjmë ndonjë prapesire p.sh. patjetër do hame ndonjë akullore qoftë diell apo shi.

Shumë shumë bukur e ke pershkruar ditën tënde me sipër, Capkenja.


Sot shijova një ditë te lirë,i kushtova vetes kohën me te madhe dhe ja tani jam ngjitur si mikrobi Grip pas PC e nuk po leviz.

Ashtu si ti, edhe unë i kushtove vetes goxha kohe (edhe Lekë) sot. Pjesen me te madhe te ditës nuk isha ne pune, vetëm pak ore punova. Paradite jam dembelosur pak. Kalova ca kohe me ndonjë pune te vogël shtepie, pastaj ne PC, pashë ca TV dhe pastaj vetëm për nja 45 minuta, një ore isha ne shopping mall, ama harxhova ca Lekë edhe pse isha atje për një kohe te shkurter. Bleva goxha brecka te lezetshme dhe një pale sutjenka shumë te bukura (me te fundit called "Secret Embrace") nga Victoria Secret dhe mezi pres tani ne darke kur te me kthehet bejbi im nga puna qe t'ja tregoj. Nuk është e thënë se do t'i vesh jo. Thjesht i kam lënë te pahapura, atje ne canten e bukur te Victoria's siç i kam blere, t'ja tregoj atij me kenaqesi. Kishte goxha ulje kudo ne mall, vetëm pare te kisha (edhe po të kisha me shumë do kisha për t'i grire po he, me mirë qe s'kisha). U futa një cike edhe nga "American Eagle" dhe gjeta nja dy gjëra te lezetshme edhe aty, edhe kaq. ;) Mbas pune, u ktheva ne market për te blere disa bileta llotarie meqë është "Mega Millions". Ehhh se mbase fitojme - ku i dihet. Unë s'e luaj kurrë llotarine njerëz, por ndoshta kam fat fillestari. (WISH ME THE BEST OF LUCK! Vetëm te fitoj atje se te gjithëve kam për tu blere nga një dhurate te madhe.) :)

Kështu Capkene dhe te tjerët. Tani, ja vjen arushi im nga puna dhe do shkojme te bëjmë nani-nani. Kaq edhe kjo e hena ime. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#24 ne: 07-03-2007, 06:07:14
Hmmmm, dite pushimi qe e kalova bosh pak a shume. Paradite jam zgjuar shume vone, hodha syckat nga forumi. Pastaj ika hengra dreken jashte me nje kusheriren time dhe beme nje dore muhabet. Pastaj u informova nga bossi qe mund ta merrja tere diten pushim. ;) Shume mire se s'me viheshe fare, sot. Shpura zemren time ne pune (se makinen e vet e ka per te rregulluar, tani), erdha ketu. Pastaj lexova sa revistat rreth Oskareve te javes se kaluar, ja futa nje sy gjume. U cova, u morra me ca rregullime ne shtepi, pashe dy serialet ne mbremje, u futa prape ketu ne forum. Tani, do shkoj te marr dicka te haj dhe pastaj do laj enet. Kaq!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super