×

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42853

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42853

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull
Untouchable
#100 ne: 10-08-2007, 06:27:47
Aide, ruje mos te humbe cuca ne U-bahn, se po të paramendoj ty tu e lyp pastaj ne S-Bahn  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#101 ne: 10-08-2007, 09:57:22
Goca moj goca, me kini shkrire me përshkrimet tuaja, sesi i keni kaluyar këto 2-3 ditë. Ti Emira ke hyrë dhe i ke dhënë një nuance te re e te bukur forumit. Aida po është shumë popullore ne te shkruajtur si gjithnjë dhe Capkenja ka humor me grushta. Gjasme jam unë gazetarja këtu, ju te trija ma kaloni 100 here ne te shkruajtur dhe pershkrime.

Atëherë, ja edhe dita ime sot. Ne rradhë të parë dua ta dini qe ora po shenon 3.33 e mengjesit dhe po gdhihet e Premtja - një e Premte e veçantë qe unë kam, tërë Veren qe e pres, mirëpo për këtë do t'u tregoj me shumë nesër (ne këtë teme). Jam ne kokë me bikutina - sot sapo i bleva. S'ka shumë qe kam dalë nga dushi, megjithatë po e filloj ditën nga fillimi.

Sot, heren e pare jam zgjuar aty nga ora 8 e gjysëm e mengjesit. Erdha ne dhomen e ndenjes, hapa pak TV-ne, por për nja 15 minuta maks dhe me zuri gjumi prapë, kështuqë u shtriqa prapë ne krevatin tim pas tim shoqi. Vallaj vetëm ne krevatin tim e bëj gjumin si duhet. ;) U tulata dhe fjeta deri nga ora 11 e ca. Kur shikoj unë ora 11 e gjysëm, gati mesdite. U inatosa pak me veten se kisha plot gjëra për te bërë paradite se isha edhe ne pune paradite, pa jo për gjë. Kështu, lava sytë, perdora banjen dhe e mbajta frymën këtu. Kam bërë plot postime, por ama edhe për te lexuar kam lexuar plot. Postova pak tek ato 2 temat me te perhapura te këtyre dy ditëve te fundit, vizitova pak nën-forumin e lojerave (sigurisht, është i preferuari im), madje hapa edhe vete 2 tema të reja, e frymezuar edhe prej shumë postimeve tuaja. Ndërkohë im shoq akoma flinte. E kam ngritur si me hirë e me pahir nga ora 12 e gjysëm. S'ka burrë neneje ta ngrere nga krevati këtë bandillin tim, përveç meje, kuptohet. I thashë, eja se kemi pune, do të dalim. Kështu shkuam ne një market të madh. Ishim me mision për te bërë shopping ca gjëra qe na duheshin për ne shtepi, sidomos një mikrovale se mikrovala jonë ka nja 2 jave qe na la shendene (ashtu si mikrovala e Capkenes, vetëm se e jona s'na e bëri tym tërë shtepine). Atje bleva edhe bikutinat se doja edhe ca te tilla, një furce flokesh, një shampo, ca revista dhe 2 vidjo-kaseta për te incizuar programet qe shikoj ne TV. S'e di ne ju kam thënë por janë nja 3-4 telenovela qe i incizoj përditë dhe i shikoj me vonë. Konkretisht jam nja 5 jave mbrapa me programet/emisionet/novelat qe ndjek ne TV dhe malin e vidjo-kasetave e kam të madh (pa ekzagjerim janë nja 40 cope gjithsej, me disa ore secila), por unë prapë se prapë i shikoj, edhe pse shumë e vonuar, zor s'e bëj skip ndonjë LOL, përveçse atëherë kur s'kam patur kohe te shikoj kasetat e vjetra dhe më duhet te incizoj episode të reja. :D Nejse, ora 2.00 me gjen ne shtepi. Hyj përsëri në forum te shikoj sec bëhet dhe i them tim shoqi te me pergatise shpejt e shpejt ca zarzavate për te ngrënë, t'i vere ne mikrovalen e re për ta provuar. Ai ishte pushim sot kështuqë i takonte te me sherbente. :P :D Kam ngrënë brokolit dhe lulelakrrat, si edhe një koker domate me kripe (vdes për domate unë, dhe sigurisht gjithckaje i hedh kripe me perjashtim te embelsirave) dhe kam dalë. I kisha marrë me vete rrobat e punës, po ndërkohë shkova ne parukeri për te bërë një full-set manicure thonjve dhe për te hequr pak vetullat (se zonjusha Elegance nuk bën gafe t'i heqe vete vetullat se vallaj s'ma mban dhe s'e kam bërë ndonjëherë kështuqë s'e di...) Takim nuk kisha bërë por fatmiresisht kam pritur shumë pak. U vonova rreth një ore e gjysëm tek të dyja dhe isha ne kohe perfekte për te shkuar ne pune. Kam shkuar ne pune 5 minuta përpara, aq sa kisha kohe për te shkuar ne banjo e për tu ndërruar. Nejse... Mbremja ne pune më ka kaluar çka. Filloi mirë, por nga fundi isha shumë e zënë dhe klientet e fundit fare (ishin 5 femra) me kanë care nervat me thënë te drejtën dhe me mbajten atje mbi një ore pas mbylljes/mbarimit, apo s'kisha njemije pune për te bërë kur te vija ne shtepi dhe për tu bërë gati për nesër (sot domethënë, se ora 3.45 e mengjesit tani LOL). Gjatë kohës qe isha ne pune shyqyr Zotit gjeta kohe te merrja ne telefon dhe te bëja porosi një Carry-Out qe ta merrnim ne shtepi ta hanim për darke. Kështu kam porositur ushqim Aziatik - Mongolian Beef dhe Sushi (California style). ;) Ora 11 e gjysëm e darkes me gjeti ne shtepi, isha mjaft e lodhur, por sidomos akoma një cike me nerva nga ato 5 shtrigat qe me bene kështu. LOL Nejse, si unë edhe tim shoq ishim shumë te urritur. Unë shtrova tavolinen dhe vura pak për te ngrohur mishin (Mongolian Beef), dhe vura pjatat përpara, ndërsa im shoq na mbushi gotat për te pire. Ndërkohë unë vura ne vidjo, kaseten e emisionit "Big Brother" episodit te sotshem (ky është i vetmi emision qe e shikoj menjehere sa e incizoj dhe s'jam mbrapa, jo për gjë por është ne kohe aktuale dhe s'mund ta shikosh mbas një muaji qe transmetohet LOL). Pastaj bëra ca gili-vili me tim shoq dhe me pas ja futa një dushi te gjatë për shtatë pale qejfe, duke u shampuar, duke ruajtur kembet e duke dëgjuar muzikë nga Pirro Cako njekohesisht (e adhuroj këtë këngëtar, meqë ra fjala). Pastaj u fshiva, u vesha dhe vura bikutinat ne kokë por vallaj me doli një cike gjumi edhe pse tani (nga halli) do të shkoj te flej nja 4 ore te paktën se nesër (teknikisht sot, te Premten) me pret një ditë shumë e gjatë. Ah po, para disa minutash im shoq doli jashtë tek Marketi "7/11" qe është 24 ore hapur dhe e kemi përballë me shtepine. I kishte hipur për te embela si ndonjë tip ëmbëlsirë dhe s'na ndodheshe asnjë ne shtepi. Edhe ato pak biskota qe kishim, ai i perlau ndërkohë qe bëra unë dush. Tani jam duke ngrënë një Muffin me lukeshtrydhe dhe krem qe ai bleu tek "7/11" dhe ndërkohë qe ora shenon 3.53 AM e dates 10 Gusht, ju them qe po e mbyll edhe për sot faqen e kësaj gazete. ;)


P.S. Capkene, shpresoj qe ti dhe shtëpia jote të jeni me mirë tani dhe me kujdes here tjetër cupe e mbarë. Të  :perqafim dhe mund te ishte me keq, mos u mërzit. :)

Aida, unë gjithnjë dal me mirë dhe kënaqem me shumë kur bëj shopping vete, sidomos shopping për veshje. As me can koken njeri ashtu, as allavitem shumë, as më duhet te marr shumë mendime qe te harxhojne me shumë kohe, etj, etj. I am a great buyer and an even greater spender (unfortunately).

Natën e Mirë, apo Miremengjes...?! (Nejse, ika te bëj një sy gjume.)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#102 ne: 10-08-2007, 14:25:14
Kjo teme eshte bere si te themi, ditari im virtual ;)

Mbreme ne darke ju prezantova tei fejuari goca  :P

E dini si me tha: Kjo eshte shteppia/familja jote e re :-*

Mire e ka nga nje ane.

Kam lexuar postimin e Aides nje here dhe c´te them, si gjithmone u kenaqa me menyren se si ajo i tregon gjerat me nje sinqeritet qe te befason dhe te kap mat ndonjehere :-[

Aida, te te kisha une ty kolege pune, do te kenaqeshim. I paske ca si shume te thjeshta nga struktura mendore dhe dredharake ato koleget e punes ti...Si puna jote kam vetem nje Meksikane ketu qe eshte rob i drejte dhe i sinqerte fare dhe qe s´i ngelet hatri per hicgje. Me pelqejne njerezit qe e thone te verteten pa doreza dhe prape jo ne menyre plagosese dhe ofenduese. Them se kjo gje eshte nje talent qe s´ta meson dot dikush.
Po aman moj Aida, edhe kete "te mete " e paske??? Nuk benke Shopping me deshire ti perq ? Jemi motra ne te dyja????
Mami dhe motra ime bejne shopping sikur nuk ka te neserme, e kane per borxh te blejne pa pushim thjesht sa per qejf, ka raste: tete ore ne dite.
Une e urrej shoppingun!!!!!!!!! >< >< >< >< >< >< >< ><

Jam nga ata njerez, te cileve t´u japesh 100 Euro ne dore, pertojne te blejne, sidomos rroba. Une ja fus me mire gjumit, ose lexoj nje liber ose nje reviste. Mami im me thote: Ti je si burre!!! LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL
Ka nje cike te drejte ajo, e them edhe une vete kete.Paskam ca hormone mashkullore me shume sec duhet (shpjegohet edhe me gjoksin e vogel... LOL
Une blej nga halli por jo nga qejfi...

Vetem ne dyqanin IKEA shkoj me deshire. E kemi sajuar apartamentin me shume gjera nga IKEA dhe mobilje te vjetra dhe me shume ngjyra te bukura dhe te pakten kjo eshte nje Hobby e imja e perbashket me te fejuarin dhe vajzen, por e kemi shyqyr Zotit larg kete dyqan, se do i kishim lene l...leket doja te thoja ohoho:duke blere.

Hajde Elegance hajde!! Paske ndonje sebep me duket zotrote, derisa ke arritur deri tek bigudinat (?) LOL
Mami im i vinte nate per nate ne Shqiperi. Cfare vullneti!!!!!!
Do jesh bere yll e bukur, me floke te bigudinosura :urra:, kembe te rruajtura ;)gishta te laparosur bukur me manikyr :P e kushedi se cfare akoma hmmmmm:
Bravo! Shijoje rinine dhe bukurine tende tani qe e ke ;)

Sa qef i paske telenovelat dhe biles edhe BIG BROTHER?! Boah!
Une vdes per Desperate Housewives!!!!!!!!!

Moj po ne te terave na eshte ftohur ne Tajare mikrovala? LOL LOL LOL

E imja dha shpirt (pa tym e zjarr po me xixa) para nja dy muajsh. Bleva nje te re(te perdorur) per 20 Euro ne internet dhe ka hecur mire fare deri tani.

Si mi Elegance vdiske per domate ti? Qekemi shoqe...si per domatet me kripe, avokadot, brokolin, lulelakren e ku di une... Po kumbllat e tharta, i ha mi, i ha? Une i ha me kripe derisa me mpihen dhembet komplet :D

Do punoj tani nje cike dhe do shkruaj me vone ne kete rubrike pastaj per naten dhe diten time.

Tung,
Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#103 ne: 10-08-2007, 14:42:32
Sot e premte.....po bie shi.


Ku dreqi e kam lene cadren se spo e gjej dot !

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#104 ne: 10-08-2007, 14:47:13
Pa te rrejte, kam pese cadra ne makine...Sa inat me vjen qe jemi kaq larg Capkene!!!!!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull
Untouchable
#105 ne: 10-08-2007, 14:47:58
Sot e premte.....po bie shi.


Ku dreqi e kam lënë cadren se s'po e gjej dot !



Shko ke Billa dhe vjedhe nje cader :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#106 ne: 10-08-2007, 14:49:09
Cfare eshte Billa?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#107 ne: 10-08-2007, 15:15:27
Jam ne Gjermani ketu...Billa eshte ne Bullgari apo e harrove ti LOL


Billa eshte si Kaufland,Aldi etje etje LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#108 ne: 10-08-2007, 16:05:19
Sot e premte dt 10..kurse une e dija dt 9.Ne raportin qe dorezova e kisha vene dt 9.


Rezultati : Mu terhoq vemdendje qe nuk shikoj cfare dt ve LOL

Po cte bej une qe tek tel tregonte dt 9 LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#109 ne: 10-08-2007, 16:12:01
E paske prish muhabetin fare Capkene! Po si s´e kuptove se si shqiptari per fjalen edhe gjermani per daten...
Na korite oj burrneshe!!!!!! LOL LOL LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#110 ne: 10-08-2007, 16:48:02
Ath po tregoj edhe une diten e sotme....

U ngrita qe ne 6 te mengjesit, si fillim shkova ne tualet ku kreva ADETET e mengjesit.
Me pas i pergatita mengjesin tim shoqi, dhe pastaj u shtriva prape se po me mbylleshin syte (kohe e vrenjtur ketej)
Ne momentin kur u shtriva u zgjua Mishko e shpura ne banje se i behej cici, dhe u shtrime te dy ne krevatin e madh (e ka fiksim te flere ne krevatin tone). :)
Nga ora 10.30 degjoj nje zhurme dhe si pasim nje te qare..c'te shoh misheli kishte rene nga krevati.
o kaqol  i thashe po pse rri vetem ne cepe moj nene, gjithe mesi bosh cepin gjemon djali im dhe si perfundim bie poshte.
Kur pashe oren i thashe u te keqen mami shyqyr qe na zgjove... :D :D :D

U ngrita e shpejtesine e eres i pergatita mengjesin djalit (hengri konfleksa me qumesht), e lava e vesha dhe e shpura tek vjehrra pasi sot kisha diten te dilja... :P

Mora kunaten dhe dolem neper dyqane.
Bleva nje kemishe per burrin, recipeta dhe breka per vete, dhe nje pale kepuce te kuqe (prape per vete), djalit i mora nje pale atletka tek Fila shume te buckura. (edhe pse nje cike te shtrenjta..po varja),...

pastaj u ulem pime nga nje kafe te dyja dhe perfunduam ne nje tjeter dyqan ku i bleme motres se burrit nje pale sandalka shume te lezetshme.

Me pas shkuam tek rrobaqepsja sepse kishte cuar kjo nje fustan per te qepur, dhe pasi piva edhe nje cigare me kete miken, pashe oren ishte fiks per tu nisur ne pune. (pra djalin ce kam pare ne mengjes dhe kaq)...u nisa mora autobuzin e punes dhe erdha.

U ulem me cupkat e punes tek kafja, nje dore te mire muhabet dhe gallata dhe u futem ne pune. Tani jam ende ketu...nje mendje me thote te shkoj ne mense, nje mendje jo...deri tani kaq. 


Asgje te re, vetem kembet me ziejne edhe pse pjesen me te shumte e bera me taksira.... :D :D :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#111 ne: 10-08-2007, 17:52:23
Beni jete ju atje o zemer, s´thone kot: Shqiperija eshte qejf o qejf;-)

Te kam zili per kohene e mire dhe shetitjet lart e poshte e larte e poshte.

Mishel, burri yt nuk e ben gati vete mengjesin?
Kot po te pyes, per kurjozitet.

Une ngaqe jam gjumashe e madhe, s´ja bej asnjehere mengjesin atij te fejuarit tim, po prape s´ka rene nga pesha;-))
Shumicen e rasteve, po qe ne shtepi, ma ben ai mua mengjesin...;-)))
Aman djalit, kuptohet qe po;-))

Ju be ndonje xhunge djalit moj?

Edhe ai i imi vetem tek krevati yne e ka qejfin, biles edhe ajo e madhja qe eshte bere sa nje pele, aty do te vije;-))))po i lejohet rralle;-)))
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#112 ne: 10-08-2007, 18:11:38
Po ju tregoj mbi diten time, qe filloi ne mes te nates.

Ne oren tre te mengjesit na zgjohet djali duke therritur me te madhe tere personat e familjes njerin pas tjetrit me rradhe.
Mua sikur me ra damllaja. Thashe me vete: Sa shpejt qe erdhi kjo ora shtate e mengjesit! S´po e shijoj dot hic gjumin, ndonese mund te flija edhe me gjate pasi jam turn i dyte sot, dmth, punoj pasdite.

Kur me thote i fejuari: Cuni ka temperature!
Shpejt termometrin motra juaj: temepratura 39 e gjysem!

I dhame nje leng kunder temperatures, e mbajtem nje cike te krevati yne, nja gjysem ore dhe pasi edhe ai donte te bente nani-nani, e cuam prape ne krevat.

Thame, shyqyr qe do te fleme pak se paskemi ende kohe deri ne mengjes.
Po te le macja jone? U fut ajo derbardhe ne krevatin tone dhe nga kenaqesija qe ja lejuam kete privilegj filloi te grricte carcafin e dyshekut dhe ndonjehere edhe krahun tim per te mprehur kthetrat. Ju ktheva nje here dhe i klitha si mace. S´tregoi ndonje respekt te vecante, po pas nja dhjete minutash e zuri gjumi. Neve akoma jo.

Bejme c´bejme, degjojme djalin qe na ishte ngritur nga gjumi dhe luante rrak-zhdrak me nje loder ne pike te sabahut.E bindem edhe ate me ne fund qe s´ish mire ashtu. Nga ora 4 e gjysem une ja dola mbane te fle bashke me cunin deri ne oren tete e dhjete ku ai me therriste: Mamiiiiiiiiiiiiiiii iiiiiiiiiiiiiiiii!!!!!!!!!!!!!!!!
Donte te pinte dhe te luante ai, e kish ne terezi!

Nejse u cova une, nje sy hapu e tjetrin mbyllu.
I dhashe atij te pije e maces te haje.
Pastaj i nderrova pampersin e pare djalit i cili si i zellshem qe eshte ne ngrenie, nuk ngelet pas ne dhj....A keni ndonje kundragaz meqe ra fjala?
Sa s´me ra te fiket...

Pas kesaj beme te tim biri, ku nderkohe i mata edhe temperaturen qe ish 38 e gjysem, lava duart dhe i bera nje kafe te fresket vetes sime. I dhashe ca biskota atij, para se t´i jepja koqevene qe ha cdo mengjes dhe rregullova me nje shpejtesi kozmike guzhinen dhe dhomen ku rrime, bera nje dush(vetem trupin), paketova nje qese per djalin se do ikte prape ne "mergim" tek dadoja pasi cerdhja ta ben rrup-sup kur i ke kalamajte semure me temperature, s´ti pranojne dhe o burra makines bashke me cunin tek doktorresha. Ajo e vizitoi dhe me tha dicka jo te re: Eshte ftohur.
Prape karroces se dylit ne te dy, pasi patem shume fat dhe s´na kapi njeri ne ate zonen e ndaluar ku e kisha ndaluar dhe parkuar makinen(yrra) dhe shkuam tek dadoja. Ajo eshte nje grua aty tek 55 vjecet, nga Teherani, ka nja 30 vjet ketu ne Gjermani dhe eshte shpirt njeriu.
Shyqyr qe na e mori ajo cunin sot, se s´kisha ku te mbytesha!!!Me duhej te vrapoja per ne pune...

Ne pune me shponin zorret, vdiqa urije se s´kisha ngrene gje hic.
Nje kolegja ime shkoi me bleu nje simite me sa gjera te mira brenda dhe e mposhta vdekjen;-)))


Tani po behem gati te le punen dhe do shkoj te jap dy ore mesim shqip. C´kenaqesi!!

Ju pershendes goca!!!!!!!!!!!

Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#113 ne: 10-08-2007, 18:17:06
Harrova te them nje detaj anesor me shume "kuptim" ;-))

Kur arrita tek mjekja, ndjeva se me ish ngjitur dicka ne kembe. Thashe me vete: Do jete ndonje cope leter- dhe bera ta hiqja. Kisha kap nje llokme camcakezi me kepucet e mira qe i vesh per kercim!!!!!!!!!!!Obobobo moj nene!!!!!!!
Po pse thoni ju cupa, hiqej ai dreq camcakezi?? Jo e jo!!!Ku i jepej makines ashtu!! Imagjinoni te doni te frenoni dhe s´e hiqni dot kemben nga gazi!!!Tmerr!!
Rrofte kaosi interfamiljar i makines sone!!!!!
Kisha nje pale kepuce te tjera te sheshta brenda qe edhe shkonin me rrobat qe kisha veshur...
Pra i nderrova kepucet dhe problemin nuk e zgjidha po e shtyva per me vone;-)))))))))
Camcakezin e perpunova ketu ne pune, po s´eshte heq tamam ama...
Cfare aventurash!!!!!!!!!!!!!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#114 ne: 10-08-2007, 18:47:40
Emira une ia bej mengjesin...e vetmja mundesi edhe per tu pa i cike kur jam i dyti mi shoqe...se gjethe kete jave jemi si dy shok qe ndajme krevatin (edhe pse bejme gjera qe si bejne shoket ne krevat)Ai ne 8 fillon pune dhe vjen nga ora 7 mbasdite, kurse une e marr ne 3 dhe e le ne 11 te nates...kupton mi shoqe pse ngrihem ne mengjes, Sei bej qejfin burrit.... :D :D :D :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#115 ne: 10-08-2007, 22:16:14
Me fal Mishel qe po te pyes po cdo mengjes ia ben qejfin burrit LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#116 ne: 10-08-2007, 22:51:17
Patjeter capkene....se ndryshe ka bleta sa te duash  ;)


Pastaj une po flisja per mengjesin , ti per cfare e ke... :D :D :D :D :D :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 876
notorious
#117 ne: 11-08-2007, 00:39:50
jet e keqe n'fakt...

ja mishel p.sh... n'orarin më t'bukur për gjum, detyrohet e ngrihet ti boj burit bukën për punë...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#118 ne: 11-08-2007, 00:44:18
vetem ti ma qave hallin hahahaha.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 876
notorious
#119 ne: 11-08-2007, 00:53:20
çe pyt...

për t'qajt hallin qeke tamon...

identik me ktë problem kam një miken time... ka qëllu që e ka mor buri n'tel. kur kam qen n'mardhënie e sipër... ty ulërit, jo pse paninet me ktë form e jo pse ke harru me i fut djathin, ja kshu muhabetesh,

na e nxori për fyt... bukën që po hante
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#120 ne: 11-08-2007, 01:00:07
hahaha gjynah e shkreta i paska shku buka skic! hahaha te hengert. nejse une e bej me qejf. akoma sme ka dal qejfit ky proces!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 876
notorious
#121 ne: 11-08-2007, 01:09:58
ja bon me qef... apo gjith mallkime (ktë proçes)...?

kjo mikja ime m'thot që kur qëllon (rrall) bojm gar kush t'shkoj i pari n'WC ta shplaj

se i bohet von për n'pun kuptohet... jo për tjetër gjo.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#122 ne: 11-08-2007, 09:09:39
nga ato qe shkrun notorious une vetem cerekun kuptoj se flet me shume gjeegjeza ky shoku, jo ka marrdhenie, jo s´ka marrdhenie e ku di une
shprehu qarte vella!

te shprehesh qarte eshte hapi i pare qe ben per te te kuptuar te tjeret, jo per gje;-))

pastaj, si ishte ajo dita jote, qe ta marrim vesh ne?


mishel, te lumte qe ja beke buken gati burrit! kam per te te marre si shembull kur te ngopem me gjume;-))))
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 876
notorious
#123 ne: 11-08-2007, 11:35:41
mbaje mendjen n'msim her t'jetër Emira...

pastaj mjafton që m'kupton ajo / ai që komunikoj...

nejse,

mjesi se harova...

un ja dita ime...

punë, punë nat e ditë... të shikojmë pak drit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#124 ne: 11-08-2007, 14:42:09
ja fute kot plako LOL

megjithese, a di se cfare?
te kam kuptuar per te paren here LOL LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super