×

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42851

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42851

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#25 ne: 17-03-2007, 06:18:57
WOW! Kam kohe qe une por edhe ju e kemi lene pas dore kete temen (mbi nje jave, ups.) Une sot kete te Premte jam ngritur nga gjumi tere naze. Lava syte dhe kalova ca kohe ne forumin e dashur dhe u morra me E-Mail, MySpaced, etj. nderkohe qe po shikoja telenovelat. Pastaj ja futa nje kafeje me krem qe ma beri arushi im (lol), pastaj dush, mbasandej shkova te takoja nje friend e me te kam pire dy gota e gjysem vere te kuqe. Dhe ashtu pas veres kam shkuar ne pune ku punova per nja 6 ore. Mbas punes, morra dhe piva dy martini, nje Jade Martini me Midori (pije alkoholike me pjeper) dhe nje Berry Martini (pije alkoholike me manaferra e luleshtrydhe.) Vallaj ne shpirt me kane vajtur, apo s'i shoqerova edhe me kalamari te skuqur e te gatuar me nje lloj salce nje cike pikante chilli. Pra kjo dita ime sot. :) Shkurt muhabeti, i'a kalova shuuuuuume mire sot, dhe paskam pire ca mesa shof. :P


Naten e Mire tani njerez, ja na erdhi e Shtuna. Ju si do e kaloni te Shtunen?! Ndonje plan?!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
sorelina
#26 ne: 17-03-2007, 17:40:03
Po punën e bërë tamam moj Elegance me gjithë këtë te pire. :D


Unë kam kaluar një ditë te qete e pa lodhje.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#27 ne: 17-03-2007, 21:42:40
Po punën e bërë tamam moj Elegance me gjithë këtë te pire. :D


Unë kam kaluar një ditë te qete e pa lodhje.

Tamam fare e bera punen, pa merak. Se une piva vere para se te shkoja ne pune dhe pastaj piva martinit, mbas punes. U ulem gati te gjithe mbas pune ne fakt, e disa morren birra per te pire, disa nuk pine gje, dhe une piva dy martini. Persa i perket pijes para pune, ka lezet ashtu (sidomos kur e ke per te punuar disa ore te tera) se vete ne pune me qejf dhe te ecen me mbare dita e punes, degjome mua. ;)


Une kete te Shtune Paradite e kam kaluar shume mire, deri me sot. :) Shpresoj edhe ju te tjeret, gjithashtu. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#28 ne: 21-03-2007, 07:42:19
Sot e marte,nje dite teper e trishtuar per te thene dite marsi.Se dija qe transferimi per ne Gjermani do te me hidheronte me shume sesa do te me gezonte.Dita e pare e punes,disi e veshtire pasi kisha kohe qe isha vetem ne boten e librave dhe sapo hyra ne praktike BUMMMM nje mije gjera njekohesish.Nuk eshte puna e veshtire por ambjeti i tille,gjermane te ftohte malli per vendlidjen sa keq qe u mesova udhetoja cdo muaj per ne Shqiperi kurse tani do te me duhet te rri 6 muaj larg.

Ndoshta kjo kohe do te me bej mire,do te piqem me shume do te jem e zonja e vetes.Puna e diplomes se masterit sapo ka filluar,une me vrull e zell te madh e kam marr.Ishalla e kam kete fuqi deri ne fund....kush te shkoj ne Shqiperi te mi bej te fala sidomos Elbasanit qe do te me mungoj per nje kohe te gjate.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#29 ne: 21-03-2007, 11:05:34
Dje ne darke me zuri vone gjumi,prandaj mezi u ngrita,pashe dhe nje enderr me nje psikopate LOL dhe me nisi dita keq  :D
Ne shkolle vdiqa per buke po spata kohe te haja gje se duhet te beja disa detyra ne kompjuter. Kur te shkoj ne shtepi do ja fus gjumit nja 2 ore te mira se vdiqa  :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#30 ne: 21-03-2007, 18:54:22
Sot dite e re, e une si lugat, nuk ve dot gjume ne sy. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#31 ne: 22-03-2007, 07:33:02
Sot ditë e re, e unë si lugat, nuk ve dot gjume ne sy. :D
Te hengert e mira ty se na shkaterrove se qeshuri.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#32 ne: 22-03-2007, 15:36:19
Ndersa une sot nuk i mbaja dot syte e hapur  :( ne darke me zuri gjumi rreth ores 1 dhe me doli qe ne 5  :D pastaj po ecja si e trullosur  :P dhe ne shkolle spo rrija dot ngaqe me flihej shume.Bera si bera e mbeshteta koken ne bange oren e pare dhe ja futa gjumit nja gjysem ore  :-[ pastaj rra zilja dhe shkova ne klasen tjeter. Me vone shkova te shikoj nje hockey game,ku u bera me dhimbje koke sepse cunat bertisnin aq shume kur benin tifozllik sa ma bente koka BAM.Kur erdha ne shtepi hyra pak ne msn fola me ca te njohur.Tani ne forum e me vone kesmet do bej mesimet  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#33 ne: 24-03-2007, 10:57:47
Sot e shtune,kishte ndeshje ketu ne Magdeburg/Gjermani u be lesh rruga me gjerman plot na cane koken >D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#34 ne: 27-03-2007, 06:28:31
Sot e marte, e une mendjen te e merkura e kam.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#35 ne: 27-03-2007, 07:43:29
Ou e marte sot sa shpejt iku java mo dreq :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#36 ne: 27-03-2007, 22:49:46
Sot e Marte, nje dite jashte mase e bukur dhe e ngrohte ketu ku banoj une. Si kishte dale dielli ore aman. Mengjesin e kam kaluar kot (se isha pushim nga puna), edhe per faktin se nuk u gdhiva aq mire dhe me mbyti kolla. Pra, pashe telenovela. Pastaj nga dreka shkova pak ne bibloteke, punova ca atje, shhfletova ndonje liber dhe u ktheva ne shtepi ku putha amoren time edhe pse s'doja t'ja ngisja gripin. Pastaj isha ne telefon me kompanine e telefonit nja gjysem ore te mire dhe menjehere mbas tyre telefonova bossin t'i thosha qe s'do vija ne pune mbasdite se s'po ndjehesha hic mire. Mbasandej u clodha nje cike, i bera vetes nje sanduic dhe hengra pak, pashe plot TV duke perfshire serialin e ti "American Heiress" qe shikoj te Martave, rregullova ca rroba e i futa neper kuti dhe tani prape ne PC ku po e mbyll me kaq ne forum per sot, me kete postim.

Ehhh shpresoj te jem me mire neser, leqe do te jem ne pune tere diten. U sherofsha ishalla! Naten e Mire Njerez! :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#37 ne: 18-04-2007, 21:28:31
WOW sa ditë paskan shkuar pa u shkruajtur këtu, nja dy jave ne fakt. Nejse... Mire keni qene juve te gjithe njehere?! - Se une shume mire kam qene pervecse nje cike e ngarkuar me nje projekt nga puna e pare, dhe duke punuar goxha ore ne punen e dyte (pervecse sot qe e kisha diten goxha me te lire...) ;)

Kjo e merkura ime ne këtë ditë Prilli sot, ishte një cike si koti megjithatë e mirë dhe me krahe te lehta. Jam zgjuar vonë se s'isha ne pune paradite dhe direkt e pashë ca programe ne TV. Pastaj kam ndenjtur disa ore ne PC ku ne fillim pastrova një cike kompjuterin tim duke fshirë ca files, foto e gjëra te tjera kot qe s'më duhen me. Pastaj u futa një cike këtej nga Bar Kafeja e Forumit dhe bëra ndonjë llogje kot (d.m.th. replikova ne disa tema). Pastaj kam shkembyer disa Maile privatisht me një VIP (nga forumi, nëse do të pyesnit se nga vjen ky VIP-i LOL). Pastaj i bëra vetes sime diçka për te ngrënë, një sanduic me buke pite, bëra një dush dhe i'a mbatha ne pune. Punova nja 5-6 ore, isha atje deri ne mbyllje. Pastaj erdha këtu, hengra darken me amoren time ne shtepi, duke pare TV. Ja u futa një cike ne Internet tani para se te dalim jashtë, se do dalim te dy ne një club, te pijme ndonjë gjë e t'ja kalojmë mirë. :))

Kaq. Po ju si e kaluat ditën sot?! Shkruani tek kjo teme dhe me tregoni, OK?! :perqafim

Natën e Mirë, Lepurusha. Elegance. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#38 ne: 19-04-2007, 03:40:22
Se paskam pare kete teme une :D

Javen qe shkoj kisha nje orar katastrofal, meqe disa kolege ishin ne pushim mjeksor eshte desht une ti bej edhe ca nderime extra. Pas 5 ditesh me nja 10-12 ore pune perplot lodhje dhe stres, nje nderim te nates ku nga njeri repart endesha ne tjetrin se cdo 5 minuta cingeronte telefoni se ju nevoitet ndihme, u bera edhe une per pushim mjeksor  :-[ LOL


Sot eshte dita e trete e pushimit mjeksor qe e shijoj ne shtepi! :D
Dy dite me jane dashur te bie ne mend nje here dhe ta mbledh forcen, ndersa sot e kalova paraditen ne shtepi duke pastruar, duke puth voglushen time cdo minut(me kishte munguar pa mase mistrecja javen qe kaloj) dhe duke bezdis burrin ne telefon kurr do kthehet ne shtepi. :D

U ula ta shfletoj pak forumin dhe e pash nje teme interesante:
http://www.zeriyt.com/component/option,com_smf/forumi,komunitetishqiptar/Itemid,51/topic,36607.0
Ia dergova vellaut at letren qe e kishte postuar Misheli se atij shoqen ia quajne Lule LOL
Pak para me thiri ne telefon bashk me mbesen dhe qeshnin me te madhe LOL LOL

Koha eshte per mrekulli ketu. Derisa e shkruaj kete postim behemi gati te dalim ne dyja te blejm ushqim dhe ta bejme nje shetitje. Mistrecja eshte thelluar ne vitrinen e saj dhe e ka rende ta vendose se cka do veshe. Se di prej kujt e ka kete veti, ju siguroj mamit nuk i njan aspak se une per 5 minuta jam gati :D.
Me babin e kemi lene qe te takohemi rruges diku.

Ju uroj gjithve nje dite te kendshme! :)

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#39 ne: 10-05-2007, 12:35:33
Sot ka ditlindjen vllai im,dhe behet 13 vjec :puth qe marrte nga ditet e mia ishalla  :perqafim hyri ne rrugen e adoleshences edhe vllackoja, vdeksha une per ate :perqafim :perqafim  :-* :-* :X
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#40 ne: 10-05-2007, 17:10:15
Sot ka ditlindjen vllai im,dhe bëhet 13 vjeç :puth qe marrte nga ditet e mia ishalla  :perqafim hyri ne rrugën e adoleshences edhe vllackoja, vdeksha unë për atë :perqafim :perqafim  :-* :-* :X

100 vjec vellackos. Te gezohet vetem me te mira ishalla! Sa te vockel e ke mi, Lepurushe Korcare?! Une s'mbaj mend qekur kam qene 13 vjece! Vellackon e paske shenja e Demit si une - thone qe eshte shenja me e mire, por edhe me koke-forte e gjithe horoskopit. Me urove GEZUAR DITELINDJEN ti mua, apo hic (andej nga lagjia, e kam fjalen?! LOL)

Te kam Xhan dhe Me Ka Marre Malli. perq :puth


P.S. Temen e Minifundeve ta kam mbushur plot me postime dhe me minifunde. E ke pare apo hic?! LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#41 ne: 11-05-2007, 10:19:45
100 vjeç vellackos. Të gëzohet vetëm me te mira ishalla! Sa te vockel e ke mi, Lepurushe Korcare?! Unë s'mbaj mend qëkur kam qenë 13 vjeçe! Vellackon e paske shenja e Demit si unë - thonë qe është shenja me e mirë, por edhe me kokë-fortë e gjithë horoskopit. Me urove GEZUAR DITELINDJEN ti mua, apo hiç (andej nga lagjia, e kam fjalën?! LOL)

Të kam Xhan dhe Me Ka Marrë Malli. perq :puth


P.S. Temën e Minifundeve ta kam mbushur plot me postime dhe me minifunde. E ke pare apo hiç?! LOL
Flm shume Elegance per urimin  :perqafim shenja e demit eshte ai,po ti kur e paske pasur ditlindjen,me fal se une skam marre vesh gje fare  :S nuk jam futur shume ne forum kohet e fundit per shkak te kohes te kufizuar,ja tani do shoh mos kane hapur ndonje teme per ty qe te uroj :D
Temen e minifundeve e kam pare,po nuk dua te futem me se me bere lezbige mua te shkreten :D LOL LOL  :P

Perqafime  :perqafim :perqafim :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#42 ne: 15-05-2007, 10:50:51
Ehhhh sot me nisi dita keq :D Para nje jave hapa nga nje vrime te dyte ne cdo vesh,sot se cme tha truri e hoqa nje vath dhe mu mbyll vrima menjehere  :S u mundova ta fus prape une po s'futej ajo,edhe u merzita pak se e humba nje vrime LOL

Pastaj kisha per te prezantuar para klases nje esse ku duhet te flisja per dy histori qe kishin te njejten theme. Une krahasova Macbeth me Eva&Adam sepse mendova qe kane the same theme which is:The destructive power of ambition is the key to downfall and destruction.
Prezantimi s'duhet te kalonte 5 min,por ja qe une kisha shume gjera per te folur dhe me shkoi mbi 8 min  :S jam e sigurt qe do me kete ulur note per kete gje profesorja  :S

Pastaj ne pushim shkova te Subway si gjithmone te haja ndonje gje,dhe tani me ka erdhur nje gjume i thelle ketu ne klase qe vdiqa fare.Gjithmone pasi ha me vjen gjumi,se kuptoj pse   :-[

 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#43 ne: 23-05-2007, 21:58:11
Dita ime: Mbreme e kalova naten ne shtepine e nje kusherires sime qe e kam goxha larg. Sot ne mengjes, u zgjova nje cike si heret jo ne krevatin tim, bera muhabet me kusherirat e mia dhe nje shoqen tone (edhe ajo e kaloi naten atje, pra beme sleep-over) dhe mund qe me eshte hapur goja nja 20 here (pa ekzagjerim) se me fliheshe shume akoma. Pastaj ajo kusherira na beri waffles qe i kam ngrene me gjalpe dhe nje cike mjalte. Dhe keshtu llaf, muhabet, nje cike TV e nje cike games e kemi kaluar paraditen. Rreth ores 2.30 te drekes, ika prej andej qe te vija ne shtepi dhe te behesha gati se me 5.00 PM filloja pune. Per nja 60-70 minuta arrita ne shtepi, hapa nje cike PC-ne, kontrollva E-Mail, hapa TV-ne pak minuta, hengra nje kos me fruta dhe pastaj u vesha dhe u bera gati per ne pune. Punova nja 5-6 ore dhe pastaj mberrita ne shtepi. Ne Pune ja kalova mire dhe tani ne shtepi hyra, hapa pak PC-ne (nderkohe qe po shikoj "Beautiful-in", bera disa postime ne forum dhe me kaq po i them "Naten e Mire" edhe forumit per sot e po vazhdoj te shikoj nje cike telenovelat e pastaj nani-nani. O Zot sa vape e madhe ka bere sot ketu dhe kane filluar te dalin mushkonjat jashte, biles. Ishalla bej nje gjume te mire, se s'jam shume rehat kur fle kur koha eshte shume e ngrohte. :'(


Naten e Mire Kalamaja.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#44 ne: 24-05-2007, 03:48:00
Deri tani..asgjë e veçantë.
Me doli gjumi herët, hyra pak në forum. (nuk kam mësim këto ditë :D)
Rregullimet e pastrimet e përditshme. Me pas shkova ne banke..bëra pagesen e shtepise...Hyra tek Bipa e bleva detergjente..me pas te dyqani luleve...Bleva lule se i kam me merak..Erdha ne shtepi i mbolla. Fola ne tel me amoren :perqafim.
 Tani jam këtu para Pc e po pi një çaj te ftohte...
Të shoh çdo me ofroj mbasditja..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#45 ne: 24-05-2007, 06:57:24
Sot ishte e enjte,nje dite plot me pune ketu tek ne.Kishim nje vizite nga nje delegacion nga firma Glatt(punoj per nje projekt me kete firmen) dhe oburra qe ne pike mengjezit me cfuqi qe kishim te ishim perfekt.Une isha dhe pa qejf,kam problemet e mia shendetesore po si ti thoja nje tufe me burra qe ishin atje.Me duhet te levizja sot lart e poshte,hip e zbrit mbyll ventila e mbush aparatin me produkt,deri ne dreke keshtu ishte sot.Pastaj hengra dreken vetem,(shoqet e mia kishin iku me heret) .Skam pak dite qe po kaloj nje periudhe te veshtire ne jete,mezi po perballoj dicka mgjs puna me ndihmon te eci para.Me mori malli per dike,edhe pse kisha vetem 4 dite qe nuk e kisha degjuar vendosa ta marr ne tel.Folem pak,ashtu si dy te huaj dhe u ktheva ne pune.

Tani po pres te shkoj ora 4 e te iki ne shtepi te bej nje dush,te fle dhe mos te mendoj per asgje...sepse sia vlen te mendosh per askend dhe per asgje..jeta eshte relative gjerat vijne e shkojne....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#46 ne: 18-06-2007, 06:45:31
Sot u zgjova herët dhe hodha një sycke këtej nga Forumi dhe një sycke nga MySpace, duke pare "Project Runway" ndërkohë. Bera një dush shpejt e shpejt, vesha një mini roze dhe një t-shirt te lezetshme te kalter, me një fytyre Super-Modeleje dhe një pale këpucë te sheshta baleti (ballet flats) dhe nga ora 10.30 AM erdhi ime motër e me morri qe te dilnim te bënin shopping. Ishim me mision te shkonim ne një shopping mall (relativisht të ri) ku as unë e as ajo s'kishim qenë me pare dhe te shpenzonim ca pare ne dyqanet tona te preferuara. Vallaj e humbem dhe e ngaterruam ca rrugën për aty (I followed diections but they were ALL wrong) pasi po bëheshin edhe ca punime qe i komplikonin gjërat (road constructions). Nejse, një grua e mira qe po e ngiste makinen ne një korsi ngjitur me neve, na nxorri nga balta dhe arritem për ne mall-in tonë (nja 1 ore e 5 minuta me vone). Dhe tuj provuar rroba, tuj shpenzuar, tuj mos te na u mbushur mendja e tuj bredhur këtë Shopping Mall qe është gjigand (një nga me te medhenjte ne SH.B.A.) na u lodhen kembet e na morri uria. Rreth orës 3.00 PM kemi ngrënë shpejt e shpejt një cike dreke ne një fast-food me ushqim Thai. Goxha i mirë ishte, na shijoi (gjithe diten pangrene aman dhe shoppingu te lodh ne fakt). Pastaj nga ora 3.30 PM e lame shopping mall për ty kthyer ne shtepi se unë e kisha për te punuar me 5.00 PM dhe vallaj s'duhet te vonohesha. Mirëpo ky mall-i ishtë afro një ore larg. Shyqyr qe s'e humbem fare rrugën ne kthim thuaj. Duke shpejtuar një cike (mbi speed limit) e duke mos rastisur shumë semafore te kuqe për nja 45 minuta arrij ne shtepi. Qe atje ime motër morri cantat e saja nga makina ime ne te veten, unë u vesha shpejt e shpejt dhe me 4.45 PM dola nga shtëpia, ku me 5 pa 5 (fiks) arrita ne pune: tashmë e veshur, gati për te punuar dhe sikur s'kisha shpejtuar fare 2 orët e fundit. Punova nja 4 ore, pastaj mbas pune shkova ne super-market ku bleva ca fruta dhe perime te fresketa. Erdha ne shtepi, i futa ne frigorifer, i bëra vetes një sallate me domate e mozarella, si ëmbëlsirë hengra një kokerr pjeshke, ripashe edhe 2 episode te tjera te "Project Runway" dhe para nja 45 minutash hyra prapë në forum. Me kaq po e mbyll edhe ditën time për sot se ora po vete 1.00 e mengjesit dhe pas gjithë asaj vape e zagushie qe bëri sot, tani jashtë po bie shi.

Natën e Mirë Kalamoja.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#47 ne: 25-06-2007, 06:19:45
ME DY FJALE KJO DITA IME E SOTME DO TE PERFSHIHEJ NE: PUNE & SKANDAL! :( S'ka nevoje per me shume koment, seriozisht e kam, jo per gje por do ju bej pesimista e pa shpresa edhe juve, pastaj.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#48 ne: 25-06-2007, 09:32:15
Sot e hene...bo kisha nje jave pushim dhe isha bere dembele ne tavoline me presin nje mije pune..po mundohem te lexoj ckam shkruar para nje jave qe te futem pak ne rendin e punes.Po shikoj per ndonje shtepi me qera ne Tirane..po vallahi spo gjej ndonje gje kushedi..ehhe kthehem atje vetem 3 muaj.Nese do ia vlej barra qerase do qendroj me shume mgjs kur e mendoj thelle thelle me mire te qendroj ketu ku jam ne Gjermani.Tani per tani do menduar vetem per punen e diplomes,te dalim mire pastaj te tjerat vijne vete.

Nje dite me pak diell,jam e kenaqur qe nuk eshte vape sepse se duroj dot.Po mendoja per vapen ne Shqiperi...kisha plot 4 vjet qe asnje vere se kisha kaluar atje..vatja para disa diteve me beri mire u qetesova takova prinderit te dashurin shoqerine..arrita te beja nje kontrat pune per 3 muaj dmth goxha gjera positive!

Kalofsh mire nga Gjermania !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#49 ne: 30-06-2007, 21:09:10
Dita e pare e pushimeve:
Qe ne mëngjes herët jam mare me pastrimin e shtepise dhe me rregullimin e librave. Mengjesin e hengra nga ora 10:00 bashke me time motër e me pas pimë kafene. Pas kafese..u bëmë gati u veshem e u pispillosen e shkuam ne supermarket.. Nuk rrihej gjatë jashtë ishte bërë vape e madhe..dhe pse sot u gdhime me shi.
Kohen e xhiros ja lame pasdites..dolem nga parku dhe vërtetë u kënaqem.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super