×

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 43032

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#50 ne: 03-07-2007, 08:39:53
Ehh dite interesante kjo e Hena e kesaj javes se pare te Korrikut per mua. Kam bere nje gjume te pamjaftueshem mbreme ne rradhe te pare se keshtu eshte kur punon over-time dhe weekendi te iken ne pune e lodhur. Keshtuqe me shume naze jam ngritur ne mengjes. Me ka zgjuar im shoq se kishim pune ne ca zyra down-town. Dhe une si designated driver qe jam me nje sy hap e me nje mbyll e kam ngare makinen per nje ore. Nejse, pune gjysem ore mbaruam pune tek ato zyrat dhe qe te dyve na kishte kapur keq uria, keshtuqe shkuam tek restoranti "IHOP" (International House of Pancakes, se mua me kishte hipur keq per keto petullat (pancakes). Keshtu atje morrem nje sallate me pule te skuqur, nje tip sandwichi roll-up dhe ca pancakes me luleshtrydhe dhe krem qe i lame si embelsire e si perfundim u ngopem, keshtuqe i morrem me vete (dhe vetem tani po i ha une me ne fund). Pastaj ne oren 1.00 fiks mbas nja 50 minutash ne freeway me tim shoq qe perpiqeshe te me mbante zgjuar, arritem ne shtepi ne 1.00 te drekes dhe qe te dy ja futem gjumit se vallaj une sidomos isha shume ne nevoje per te fjetur cike. Pastaj ne oren 4.00 PM qe te dyve na u deshte te vinim ne pune. Para punes, une gjeta nja 45 minuta kohe qe te vija tek Koreanet dhe te beja pak thonjte e gishtave te duarve. I kam bere nje ngjyre korale roze, shume te bukura per ne Vere. Gjate rruges per ne pune gati bera nje mini-askident me makine kur po merrja nje kthese te majte qe shoferja me te cilen gati u perpoqa ma lejoi si kthese e ma hapi rrugen ne fillim, por pastaj e ngau makinen me tutje nderkohe qe une isha nisur dhe mbeta ne mes te rruges, por jaqe manovrova pa ja ngjeshur njeriu. Ehhhh sa te nxituar jane ca shofere, e bejne nje vendim te momentit dhe e e terheqin pastaj. Nejse, iku edhe mini aksidenti qe nga kthesa e pare tek rruga per gjate punes. Gjate rruges se punes pata edhe nje telefonate interesante me nje shoqen time nga puna - telefonate qe me beri 2 MINUTA me vonese dhe qe ma vuri re me ironi (dmth me te qeshur, me te ngjeshur) menaxheri dhe une i thashe qe telefonata ishte me shume rendesi keshtuqe s'mund te hyja ne pune para se ta mbaroja (se ai me pa perpara deres me cel ne dore, pra.) Pervec kesaj, kisha harruar nje pjese te rendesishme te veshjes per ne pune, qe u vu re domosdo. Megjithate edhe pse kisha ca pune jo keq dhe kisha kaluar nje dite me nje humor te cuditshem, ne pune ja kam kaluar shume mire dhe cdo gje shkoi mire. Pastaj erdha ne shtepi rreth ores 10.50 P.M. dhe nja dy ore te mira ne Internet pashe maratona vijdosh te "Project Catwalk" dhe "Project Runaway" derisa erdhi im shoq nga puna (e prita) dhe hengrem se bashku nje si tip darke ne 2.00 te mengjesit - leftovers - nga "IHOP-i".

E pra nje vaft te ndare ne 2 racione kam ngrene gjate gjithe dites, kam qene e lodhur dhe e pergjumur tere paraditen, tek takimi i thonjve mu ngriten nervat sepse u soll keq ai Koreani (s'do te shkoj me ne ate vend, sapo humben nje kliente te rregullt) dhe gati sa pata nje aksident, per te mos permendur ndodhite e punes.  :-[ Dita ime ka qene e mbushur dhe interesante per te thene te pakten. LOL Po juaja?!
Capkenja
#51 ne: 03-07-2007, 10:46:26
Sot dt 3 korrik..po vras mendjen mos ka ndonje shoqe apo shok ditelindjen se skleroza ben te veten LOL LOL

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#52 ne: 05-07-2007, 07:25:54
Sot ishte 4 Korriku, dita e Pavaresise, feste e madhe demek, Pavaresia e Shqiperise. Dhe, pavaresisht se ishte feste, si une edhe bukuroshi im kemi punuar sot. Biles ai eshte akoma ne pune dhe une jam duke e pritur. Ehh po dikush do te punoje edhe ne dite feste apo jo?! Dhe normale zakonisht festa te tilla u mbeten jo-Amerikaneve per "t'i festuar". Keshtu dita ime nga njera ane kaloi shpejt, por ama ne kendveshtrim ishte nje dite goxha e gjate gjithsesi. Nejse, ja kam kaluar mire ne pune, kjo eshte e rendesishmja. ;) General Manageri-it i pelqen kur une jam deri ne mbyllje, pasi s'di duhet te vihet ne merak nese gjerat do te jene ne vije per te nesermen pasi une gjithnje i le shkelqyer, sikur edhe mesnaten ta kaloj atje. Keshtu, goxha e raskapitur dhe e urritur ne kulm, u ktheva ne shtepi mbas pune. U morra me ca pune te vogla shtepie dhe pastaj ja futa ne dush. Mezi e kisha pritur kete dush tere diten. Me duken shume te bukur dhe te hondezuara floket tani, akoma nje cike si te lagura. Keshtu. Tani do te fus dicka ne goje, do te palos pak rrobat qe nxorra nga lavatricja dhe pastaj nani-nani. Jam ende e lodhur edhe pse dushi me clodhi goxha. :)

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#53 ne: 05-07-2007, 16:58:36
Sot ishte 4 Korriku, dita e Pavaresise, feste e madhe demek, Pavaresia e Shqipërisë.
Elegance te paska lodhur shume puna me dukiet :P mos ke dashur te thuash pavaresia e Amerikes? :D

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#54 ne: 05-07-2007, 17:01:55
Elegance te paska lodhur shumë puna me dukiet :P mos ke dashur të thuash pavarësia e Amerikes? :D

Po moj po se fizikisht ndodhemi ne USA por me shpirt e zemer gjithnje ne Shaqiperi jam. Plus qe lohja ben te veten. Kam dashur te them Pavaresia e Amerikes. Juve Kanadezet e njihni mire 4 Korrikun, biles. LOL

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#55 ne: 06-07-2007, 23:23:22
Po moj po se fizikisht ndodhemi ne USA por me shpirt e zemër gjithnjë ne Shaqiperi jam. Plus qe lohja bën te veten. Kam dashur te them Pavaresia e Amerikes. Juve Kanadezet e njihni mirë 4 Korrikun, biles. LOL
Kanadaja vete ka fituar pavaresine ne 1 Korrik.

PS: Si ke qene ti?  :)

  • Postime: 336
  • Gjinia: Femer
Lizi
#56 ne: 07-07-2007, 14:32:59
Sot per mua dita ka qene mesatarishe e mire.
Pervec faktit qe mu desht te qendroja ne zyre kur te gjithe te tjeret shkuan ne plazh do te thoja se ia kalova sic ditet e tjera.

  • Postime: 5966
SmiLey
#57 ne: 08-07-2007, 01:13:56
Kam bo shopping sot paradite, sa jam knoq :P bleva 2 jaketa, një te zeze nga Ted Baker me një kontur si te bardhe anash jakes dhe me fjongo te bardhe mbrapa xhaketes ne mes nga £110, e mora £55 :) Ndërsa tjetrën e bleva nga DKNY nga £90 e mora për £45 :d gri me cirka te zeza. Pastaj bleva një kemishe nga Ralph Lauren, nga £95 tek £47.50 ngjyrë si lejla të hapur... edhe një kanatiere verore te bardhe nga Guess për £30. Kjo për arsye se sot ishin pothuajse të gjitha dyqanet in half sale :D
Me pas u takova me vellackon tim për dreke afër River Thames, dhe hengrem dreke perjashta tek një restorant qe është ne formë varke pranë lumit. Unë mora grilled salmon me mash and spinach, ndërsa vellackoja mori grilled breast chicken me asparagus dhe baby potatoes. Pastaj ai mori për ëmbëlsirë një tiramisu, ndërsa unë mora banofee pie...duke shoqëruar me vere te bardhe... ia kaluam great! :urra:

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#58 ne: 08-07-2007, 15:03:57
Sa mire i paske kapur o Smiley,edhe ketej te ne ketejave ka qene everything on sale, 50% off, 75% off :D that's great man :D

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#59 ne: 08-07-2007, 22:15:35
Kam bo shopping sot paradite, sa jam knoq :P bleva 2 jaketa, një te zeze nga Ted Baker me një kontur si te bardhe anash jakes dhe me fjongo te bardhe mbrapa xhaketes ne mes nga £110, e mora £55 :) Ndërsa tjetrën e bleva nga DKNY nga £90 e mora për £45 :d gri me cirka te zeza. Pastaj bleva një kemishe nga Ralph Lauren, nga £95 tek £47.50 ngjyrë si lejla të hapur... edhe një kanatiere verore te bardhe nga Guess për £30. Kjo për arsye se sot ishin pothuajse të gjitha dyqanet in half sale :D
Me pas u takova me vellackon tim për dreke afër River Thames, dhe hengrem dreke perjashta tek një restorant qe është ne formë varke pranë lumit. Unë mora grilled salmon me mash and spinach, ndërsa vellackoja mori grilled breast chicken me asparagus dhe baby potatoes. Pastaj ai mori për ëmbëlsirë një tiramisu, ndërsa unë mora banofee pie...duke shoqëruar me vere te bardhe... ia kaluam great! :urra:

Vertet ja paske kaluar shume mire SmiLey dhe ke harxhuar edhe pare, ama ja vlen se ke marre gjera te mira (sic duken nga pershkrimi), firmatto dhe mbi te gjitha i ke marre me cmime shume te mira. HALLALL!! Mua ma beri goja leng ama kur po pershkruaje darken tek lokali si varke, apo s'vdes per salmon, une. ;) Si duket ti edhe yt vella jeni kenaqur atje dhe jo vetem prej ushqimit dhe veres. :) Dhe me behet qejfi SmiLey qe atje ne vendin e huaj ku je ti, nuk je vetem, por ke edhe dike tjeter nga familja jote, tet vella. (I didn't know that.)

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#60 ne: 11-07-2007, 06:42:30
Sot, jam ngritur jo edhe aq heret. Mezi me jane hapur syte ne fakt se dje e kalova gjithe diten me shoqen e ngushte qe me ka ardhur nga Evropa, me pushime. Nuk eshte se dolem shume ama u lodhem nga te ndenjurit, muhabeti dhe dielli i madh. O Zot c'fare vape ka qene ketu keto 3-4 dite. :) Nejse, u zgjova rreth nje ore para se te filloja pune. Hyra nje cike ne forum, lexova pak dhe pa e vene re me vajti ora per ne pune, ku kam arritur 1 minute me vonese. Ne pune patem nje mbledhje te gjate qe ne mengjes, kohe te cilen kam pire nje "Arnold Palmer" qe eshte gjysem iced tea e gjysem lemonade. Pastaj kur kisha pak nge nga puna, kam ngrene nje tas te vogel me supe hot & sour. Ne dreke jam kthyer ne shtepi, e lodhur ne kulm nga vapa. Kaq shume vape kisha saqe menjehere i hoqa te gjitha rrobat e punes, deri sa isha vetem me te mbathura. Ashtu, gjysem e lodhur i pergatita nje cike dreken tim shoqi, pashe pak TV, kontrollova nje cike E-Mail dhe rreth ores 4.00 PM jam nisur per te marre (pick up) shoqen e ngushte qe me ka ardhur nga Evropa. Rreth ores 5.30, e kisha lene me time moter qe do te takonim shoqen ne nje restorant te mire Japonez ku shkuam per sushi, se e qajne sushin atje (ne fakt te gjitha gatimet i bejne shume te mira). Darken e shoqerova me nje gote vere te bardhe, dhe ne fund te treja kemi ndare dy embelsira: creme brulee dhe nje torte me chocolate mousse. Keshtu, te trija i hipem makines sime (O Zot var-e-ving e kam bere 4 here sot te njejten rruge, duke marre e duke cuar shoqen time ne shtepi, dhe eshte rruge e larget biles, nja 22 milje). Pastaj cova shoqen ne shtepi dhe une me time moter dolem nje cike downh-town nje qyteti te bukur stil Evropian. Kaluan disa minuta te tera qe mezi gjetem parkim dhe si perfundim kemi parkuar ne nje nga ato godinat me kate ku parkon dhe ku kushton me shume. Me time moter ecem ca, hyme ne nja dy butika dhe si perfundim u ulem ne nje kafene ku te dyja morrem nga nje pije te akullt frutash, per te pire. Pastaj, e lodhur bej ate rrugen e gjate prej 22 miljesh per heren e katert brenda dites (por furnizova makinen me benzine njehere se vetem ne 24 ore harxhova gjithe ate benzine me gjithe ate driving qe kam bere), e lashe time moter tek makina e vet qe ishte ne parkingu i punes sime dhe rreth ores 11.00 PM mberrij ne shtepi ku menjehere hap TV per te pare "Big Brother" dhe sigurisht hap ajrin e kondicionuar. Kembet i kam akoma shume te lodhura dhe tani jam duke pare "Dancing with the Stars" por ora kaloi mesnaten dhe me ne fund ai trimi im bukurosh u kthye nga puna. Do shkojme te flejme heret sot se neser kemi prape nje rruge relativisht te gjate, se do te shkojme diku ne plazh.


WOW, U LODHA SE SHKRUARI GJITHE KETE, IMAGJINO TA KESH PERJETUAR GJITHE KETE DITE TE GJATE E TE MBUSHUR. NATEN E MIRE KALAMOJ. ;)

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#61 ne: 14-07-2007, 21:11:11
Sot duhet te filloja pune qe ne 7 te mengjezit,punova deri ne 12 e gjysem. Me pas kisha me nje takim me Youth Peace Leaders,qe jane antare te nje programi ne te cilen jam pjesmarrese dhe une.Fatmiresisht vendi i takimit nuk ishte shume larg nga puna ime. Shkova aty dhe pas 2 oresh takim u nisa per ne shtepi. Gjate rruges me zuri shiu u bera si mace e lagur,keshtu qe u detyrova te marr autobuzin,gje te cilen urrej ta bej  :D
Tani erdha ne shtepi...sot eshte koha me shi,sbesoj se do dal si cdo te shtune. Do rri ne shtepi te pastroj dhomen time se eshte bere sikur i ka rene bomba e Sadamit :D LOL

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#62 ne: 15-07-2007, 16:01:59
Do rri ne shtepi te pastroj dhomen time se është bërë sikur i ka rënë bomba e Sadamit :D LOL

Kaq te madhe e ka efektin ajo bomba e Sadamit, saqe edhe dhomen time e ka zene, Patriote. LOL Ti e ke fajin me duket. :P

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#63 ne: 17-07-2007, 15:16:27
Dje (te Henen) diten time te pushimit e kam kaluar shume kendshem. Jam zgjuar nga gjumi rreth ores 9.00 AM. Sa u ngrita pashe pak TV dhe pastaj hengra nje banane, bera nje dush, u vesha bukur (me nje fustan mini bardh-e-zi si model i viteve 60-te), vesha edhe nje pale kepuce shesh te stilit te balerines dhe dola jashte. Ne fillim shkova ne banke, pastaj e mbusha pak makinen time me benzine dhe morra rrugen per nga shtepia e shoqes sime me te vjeter e te ngushte, qe ka ardhur keto dite me pushime ketu, qe nga Evropa. E kisha lene te takohesha me te dhe te kalonim ca kohe bashke. Keshtu mberrita atje rreth ores 12.00 te drekes edhe filluam llaf-muhabet derisa u lodhem. Keshtu, hengrem dreke tek shtepia e saj (e ema kishte bere nje lakror te mrekullueshem me qepe e domate, per te lepire gishtat ishte), pastaj perseri beme nje dore muhabet dhe u lodhem dhe sikur u dambllosem gjithe diten ne shtepi, keshtuqe te dyja u shtrime pak pasdite, dhe morrem nje sy gjume. Kur u ngritem nga gjumi, lame syte, u rigjeneruam, une vura nje cike lipgloss dhe morra shoqen dhe dola me te down-town qytetit ku banon ajo. Parkova makinen dhe ecem nje cope here. Pastaj u ulem ne veranden e nje restoranti Arabik (nga Bangladeshi - O Zot sa kemi qeshur me kete fjale. LOL) Aty une morra nje leng te perziere perimesh dhe shoqja nje leng frutash. I bejne te fresketa, te shtrydhura. Morrem edhe nje Garlic Dip me buke te ngrohte te sapo-nxjerre nga furra, qe na shijoi shuuuuuuuume dhe pastaj ndame nje sallate Fatush. Eshte sallate tipike Arabike, shume e mire, e shijshme dhe e shendetshme. Si mbaruam keto, ecem pak me shume down-town. Pastaj kaluam pak kohe ne librarine "Barnes & Nobles" duke kaluar ne cdo departament e duke shfletuar libra e revista (edhe atje jemi kenaqur). Rreth ores 10.00 PM u rikthyem ne shtepine e saj, ku ja filluam perseri nje muhabeti serioz e me rendesi, aq sa dolem perjashta dhe jemi ulur mbi bar, duke folur mbi nje ore. Pastaj ora 11 e gjysem me ka zene ne shtepi, shume e lodhur nga kjo dite e gjate dhe e permbushur, ama e kenaqur ne kulm. Vertet ja kisha kaluar shume bukur me shoqen time. :)

Po Ju te tjeret si po ja kaloni sot?!

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#64 ne: 18-07-2007, 02:38:28
Sot ishte nje dite e zakonshme.U ngrita ne mengjez dhe po beja pune shtepie :D  Me pas fillova te lexoja nje liber i cili me ka terhequr shume,kur morra nje telefonate nga shoqja ime e cila me kerkoi te shkonim te nje pishine qe ishte buze liqenit.Aty takuam nje shoqe tjeter bashke me te dashurin e saj nga Ukraina. Koha ishte pak e vrenjtur por megjithate uji ishte shume i ngrohte.Ndenjtem pak te pishina dhe na morri uria,pasi na kishte lodhur noti,muahbeti dhe e qeshura :D Shkuam te nje restorant buze liqenit. Pasi porositem ushqimin kamarjeri na pyeti per pijet qe do merrnim dhe une po mendoja se sa shume me pihej nje birre :D por ketu ku jetoj une nuk lejohet te pish alkol nen moshen 19 vjec dhe cdo te riu i kerkojne dokumenta ku tregohet mosha,nese duan te pijne alkol. Atehere une bera shaka edhe thashe dua birre :D me mendimin se kamarjeri do dyshonte per moshen time duke qene se kurresesi nuk mund te dukem mbi 19 vjec,dhe sipas ligjit do me kerkonte dokumentat e duhura,por ja qe ndodhi e kunderta :D Kamarjeri me solli birre jo vetem mua por edhe shoqes time qe eshte nje vit me e vogel :D dhe jo pak,por nje gote te madhe si kanace LOL
E piva te gjithe duke qene se birra me pelqen shume,por pas nje fare kohe ndjeva se po me merreshin mendte dhe spo rrija dot ne kembe  :S U futem ne makine dhe une qe spo ndjehesha mire thashe me vete do e mbyll gojen dhe sdo them asgje,ne menyre qe mos thoja ndonje budallek nga pija :D
E mbeshteta koken ne prehrin e shoqes time mbylla syte dhe skam thene asnje fjale gjate gjithe rruges :D Kur erdha ne shtepi ja futa gjumit perreth 1 ore e gjysem dhe tani po shikoj disa gjera ne komp dhe po degjoj muzike popullore :D

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#65 ne: 18-07-2007, 02:59:45
Lepurushe, a e shfletojne ndonjehere prindet e tu këtë forum? :D LOL

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#66 ne: 18-07-2007, 03:21:47
LOL LOL LOL sic themi ne ketej "good question" :D

Ndoshta :D LOL LOL LOL  :D

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#67 ne: 18-07-2007, 17:16:19
Moj Lepurushke, ja paske pire lengun krejt, birres. Te ka shijuar ne kulm me duket. Po cudi qe ta kane sherbyer moj cupe se ti je vogelushe dhe si e tille ngjan, nuk dukesh asnje cike mbi 19 vjec. Nejse, mos te zuri nje cike pija apo me duket mua?! LOL

Dhe ti Aida, na trego moj vajze per diten tende. Ja, si ja ke kaluar sot per shembull?! Ndonje dite e vecante per ty apo jo?! :) :D

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#68 ne: 18-07-2007, 23:05:47

Dhe ti Aida, na trego moj vajzë për ditën tënde. Ja, si ja ke kaluar sot për shembull?! Ndonjë ditë e veçantë për ty apo jo?! :) :D

Meqë kërkove ja po ta shkruaj :D

Kujdes se do bezdisesh! LOL

Ka disa ditë qe ka ikur shoku me voglushen ne vizite tek familja e tij. Unë skisha mundësi te marr te lirë ashtu qe i percjolla ata dy. Pak rëndë më vjen ndarja nga ajo meqë është hera e pare, por ne anën tjetër tash e shoh se kjo ishte edhe një ide e mirë sepse shoku ne prapavije e kishte qe unë te pushoj pak. Kam pas ca strese muajve te kaluara dhe ai me këtë deshti te me jape pak kohe te mbledh energji. Ne anën tjetër ai i viziton motrat dhe mistrecja pak kenaqet me fëmijët atje.

Mbreme kisha nderim te nates. Isha me një koleg te indise i cili ja futi gjumit për 7 pal qejfe.  ^o)
Unë isha pergjegjese për 3 reparte tjera d.m.th. jam end nga njeri repart ne tjetrin. Shkojsha e kthehesha, atë ne gjume e gjejsha. Ne mëngjes dola nga puna tepër e lodhur dhe edhepse e dija qe skam asgjë për te ngrënë ne banese, prap më erdhi merzi te shkoj ne shitore dhe te pres rend.
Erdha ne shtepi dhe ja futa gjumit. :D
U çova kah ora 13:00 bëra ca gjëra ne banese, dhe hyra ne MSN të flas me mbesen.
Nga vapa dhe lodhja më erdhi gjumi përsëri. Isha lodh tu flejte LOL

Kaq shumë sa kam flejte këta ditë ju siguroj qe skam flejt 15 vitet e kaluara LOL :D

Tash u futa përsëri emailat ti shoh dhe te grindem me vellane. :D
Ndërkohë e gjeta një konzerv peshku dhe ca molla. (tjetër skam kurrgjë ne shtepi LOL)

E kam mendjen te lexoj diçka dhe tja fus përsëri gjumit. Nesër kam disa termine ne qytet,dhe pas tyre ndoshta shkoj tek një shoqja ime. Ka me shumë se disa muaj qe nuk jemi takuar, tani skam arsyetim qe skam kohe, ajo e din qe jam vetëm dhe nëse nuk shkoj do të me vrase. :D
Ajo jeton jashtë qytetit dhe besoj qe do të ja kalojmë bukur. :)

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#69 ne: 18-07-2007, 23:08:02
LOL LOL LOL siç themi ne këtej "good question" :D

Ndoshta :D LOL LOL LOL  :D

Kujdes athere se çka shkruan ti mistrece LOL

Kam mbesken 14 vjeçe dhe ta dish qe ne këtë mënyrë ia gjetem gjithë te zezat... LOL
Uhhh sa probleme kishte pastaj me babin dhe mamin! :D

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#70 ne: 19-07-2007, 01:44:21
Kujdes athere se çka shkruan ti mistrece LOL

Kam mbesken 14 vjeçe dhe ta dish qe ne këtë mënyrë ia gjetem gjithë te zezat... LOL
Uhhh sa probleme kishte pastaj me babin dhe mamin! :D

Aida prinderit e mi e dine qe i kam pak si shume qejf birrat,sepse gjithmone ja pi babit gjithe birrat qe ka ne frigorifer :D e pastaj i them shko bli disa te tjera :D LOL LOL
Ata e dine qe e pi birren nga pak sepse me pelqen,E kam pire shume qe ne Shqiperi ashtu si te tjeret pine kola apo ndonje pije tjeter,dhe asnjehere nuk kam pire aq shume sa te dehem,pervec dje qe po me vinte mendja verdalle :D sepse kamarjeri me dha nje kove me birre :D dhe thashe disa budalliqe :P si psh do paguaj une per te gjithe LOL LOL LOL pastaj kur pashe faturen me vinte te thoja " Bera shaka me ju se nuk do paguaj" :P LOL LOL LOL (Shaka kjo,se nuk e thashe me gjithe mend  :) )

Paskeni gjetur menyre te mire per te zbuluar c'ben mbeska :D


Elegance,jam e sigurt qe kamarjeri e ka kuptuar qe une nuk jam mbi 19 vjec,sepse jo vetem une po as shoqja ime qe eshte nje vit me e vogel nuk dukemi aq,por me sa degjova ne ate restorant nuk te pyesin per moshen,sepse dhe disa shoqe te tjera kane pire birre dhe nuk i kane kerkuar dokumenta. Cudi,se eshte kundra ligjit. Ndoshta deshira per para i ka bere te thyejne ligjet  (?)

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#71 ne: 19-07-2007, 18:08:24
Lepurushe dhe Aida me keni kenaqur me postimet tuaja, dy here i kam lexuar biles. Ti Aida paske patur dite vertet te ngarkuara, te lodhshme dhe rutinore. Meqe je vete keto dite, gjej dhe bej pak kohe per veten tende, some "myself time", do te te beje mire per shpirtin, me beso. ;)

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#72 ne: 24-07-2007, 05:53:48
Mbas nje fundjave shume te gjate dhe jashte mase shume te lodhshme, ku ne tre dite kam futur 40 ore ne kurriz, ne pune, sot e Hena ishte nje dite me e qete, relaksuese dhe disi qetesuese edhe pse sot jam lodhur. Jam ngritur relativisht heret nga gjumi. U ngrita dhe mbarova se lari enet qe i kisha filluar qe mbreme, por s'i mbarova dot se ja futa nje te prere te thelle gishtit dhe me dhembi shume e me doli gjak per ore te tera, keshtuqe s'beja dot me gje e jo me t'i mbaja duart ne uje. Keshtu duke pare telenovelat e duke lare enet e bere pune te tjera shtepie. Pastaj hyra fare pak ketu ne forum dhe pastaj u morra me perfundimin e organizimit te pushimeve tona, ku pas shume telefonatash bera rezervimin per tek "Bed & Breakfast" romantik, ku do te kalojme nja dy dite pushimesh. Me mbas dola nga shtepia sic isha me xhinse, floket e lidhura qe mbreme dhe nje kanatiere dhe shkova ne super-market, ku bleva nje franxolle Franceze, disa likoplasta (se me duheshin se s'ben, per gishtin) dhe nja 3 kile pjeshke se jane fruta fantastike sidomos per tani ne Vere dhe une vdes per to, plus qe ishin te lira. :) Pastaj u ktheva ne shtepi. Putha dhe pershendeta amoren time dhe te dy shkuam per nja 1 ore per nje larje ne pishine. Po me shume kemi bere gili-vili atje sesa jemi lare, plus qe s'ishte shume vape keshtuqe u kthyem ne shtepi per te vazhduar "good time" qe po kalonim, ne dhomen tone, derisa ai iku per ne pune dhe une dremita per pak. Pastaj u cova nga gjumi, degjova pak muzike dhe hyra perseri ne forum, nje cike. Rreth ores 6.00 PM ja futa nje dushi. Pastaj vesha nje fustan te bukur violet dhe nje pale kepuce yll (Mary Janes) lejla, i kombinova edhe me canten, vura shume pak tualet dhe hodha parfumin tim te preferuar "J'Adore" dhe me nje kuti dhurate ne dore u nisa. Dola jashte per te shkuar tek shtepia e prinderve te shoqes sime te ngushte nga Evropa, pasi neser ne mengjes niset me avion per tu rikthyer atje, serish. Ne kuti (gjithashtu lejla, kombinuar me veshjen time) kisha dhuraten per te. I kisha blere nje pale kepuce shesh te stilit te balerines. Ajo kishte admiruar te gjitha ballet flats te miat gjate kohes se shumte qe ishim pare, takuar e kishim dale bashke, keshtuqe i gjeta nje pale perfekte qe i shkojne per shtat dhe qe i rrinin yll ne kembe. ;) Keshtu, ndenjta andej nga shoqja nja 2 ore e gjysem. Atje me morren ne telefon prinderit, fola pak edhe me ta. Pastaj takova ata njerezit dhe shoqja ime e ngushte doli e me percolli jashte deri tek makina, dhe u perqafuam mire e mire. Keshtu mbas nja 45 minutash arrita ne shtepi dhe hoqa takat, hapa TV-ne (po shikoj telenovela perseri), nxorra mishin nga frigoriferi dhe po bej soben gati tani, se do skuq berxolla per darke.

Kaq edhe dita ime e permbushur. Uhhh, mezi pres te nisem per pushime ne mengjes qe heret, edhe pse me duhet ta ngas makinen per nja 3 ore rresht do te jete ALL WORTH IT! :)

Po Ju Forumiste, si i keni kaluar keto dite?! Hajde Naten e Mire dhe Paci nje Jave te Mire, Ishallah. Do shifemi mbas ca ditesh, serish. :)

 :perqafim nga une Eleganca.

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#73 ne: 31-07-2007, 05:03:09
Sot u ngrita nga gjumi, lexova nje reviste per nja gjysem ore dhe pastaj i hyra aksion puneve. Jam marre mbi nje ore vetem me pastrimin e banjes dhe e kam bere xixe. Cdo gje e paster bore, s'kam lene spray dhe sapun e klor pa perdorur. ;) Kur shikoj dicka te pastert e te mire mbasi e kam bere, ndiej kenaqesi. Pastaj, vura ca rroba per te lare e me pas per te thare ne lavatrice dhe ne oren 12.00 te drekes e lashe te takoja time moter bashke me nje shoqen time dhe motren e saj, tek nje kafe jo shume larg shtepise sime per nja 45 minuta, se atyre te trijave per pak u mbaronte pushimi i drekes nga puna (lunch dreak; nje ore kohe kishin gjithsej, ehhh ku te le Amerika me shume edhe ju LOL). Ishte nje vape e madhe sot perjashta qe apapapapaaa, nuk ndjenjtem ne tavolinat jashte, por brenda mes ajrit te kondicionuar dhe rehatise, atje tek kafja. Pastaj, hyra nja 1 ore ne forum dhe duke bere llogje e gallata me Anonimus dhe Lefterin tek ato temat e Bar Kafese. Pa papritur e papandehur ora vajti rreth 4.00 PM, dhe tim shoqi i erdhi orari per te shkuar ne pune. Me erdhi keq se iku vetem me nja dy ore gjume dhe do lodhet goxha sot. Porosi qe kur te kthehet nga puna sot ne darke, ta ushqej mire dhe menjehere te flere se ai mistreci mbeti ne PC dite e nate :P.

Pastaj, gatova sa makarona me salce te kuqe domateje, me pak mish brenda, u hodha edhe pak djathe e pak ereza dhe ato hengra per dreke. Pastaj, me erdhi pak si per te fjetur se edhe kjo vapa te lodh me keq, edhe pse e hapa ajrin e kondicionuar ne shtepi (on & off). Kam bere nje gjume per rreth nje ore. Pastaj u ngrita dhe kot duke u allavitur me kaloi mbasditja, jo ne kompjuter, jo duke pare ca TV, jo duke lexuar, jo duke vene ca gjera neper vende, eth. Ora 11.00 e nates tani dhe une s'e di sesi me iku gjithe kjo dite pushimi. Do ngrihem te bej nje sallate te lehte per darke tani, apo s'i qaj sallatat une.

Naten e Mire Vogelushe. :d Do te degjohemi neser. Uroj qe e Hena e sotme t'ju kete kaluar mbare se eshte me rendesi qe t'ju nise java mbare, pra. :puth
Emira
#74 ne: 02-08-2007, 18:41:30
Sot- kam kaluar gjysmen e dites ne kompjuter me ju
;-)))

kisha pak stres emocjonal ne pune se na u semur nje manaxhere te cilen e kam shume shoqe se eshte shume shpirtmire dhe erdhen e moren me tatytatataaaaa. sa keq me erdhi!!!!!!!!

kam punu pasdite, paradite kam crremujosur pjeserisht dhomen e gjumit, tani pas nja njezet minutash iki ne shtepi dhe filloj kapitullin e dyte te sistemimit te gjerave pa fund.

dita ne pergjithesi ishte e bukur pasi kam shkruar dhe lexuar, dmth. menduar ne Shqip;-))) dhe kjo gje me jep nje kenaqesi te pafund......

lexohemi neser o njerez,
ju pershendes!!!!!!