×

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42845

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42845

  • Postime: 12738
Mishel...............
#550 ne: 24-10-2013, 08:58:11
........Duket sikur ngjarjet e reja per dite te reja , i lene vendin ngjarjeve te vjetra dhe te riperseritura. Shpesh pyes veten , pyetje per te cilat me mungojne pergjigjet por thelle brenda vetes i njoh , i prek thjesht me mungon guximi tia pranoj vetes..

Shpesh mudohemi qe cdo  gjeje qe ndodh ti japim nje kuptim ,por larg atij qe realisht dominon.
Cfare kerkova , cfare gjeta, cfare dua.....nese vertet i dua?!

Diku ne sfond degjoj "nje dite do te behet me mire"...

Nuk kerkova shume , nuk insistova fort , thjesht mora ate qe mu dha si fat e destin te parashikuar per mua . E pranova pa sforco jeten qe mu ofrua....cdo gje qe rrodhi, cdo kenaqesi , cdo dhimbje , cdo lot te derdhur, cdo puthje te vjedhur, cdo prekje shpirti....

Refleksione pa kuptim me kalojne keto ore te mengjesit ,,,,ku humba ? ne zbrazetine time? ne greminen e hicit, ne pritjet e gjata, ne netet pa drite , ne qiejt pa yje.....diku aty humba !

Mbyll syte e lodhur nga drita e ketij mengjesi dhe ne mendje me fluturon ideja....po neser, po neser a do shohesh me kete verbim dritash apo erresira do mbyt cdo imazh , vegim ,cdo kujtim ...

Neser askush nuk do jete me si dikur , sepse ti sdo jesh ajo qe ishe sot....e ndoshta sdo jesh me kurre ajo qe do kishe gjithcka e asgje ...neser ti dhe trupi yt do jene dy ndasi , do fluturoni ne dy kohe te ndryshme , ne dy hapsira ,dimensione te ndryshme....ndoshta per te mos qene me 1.

Valle a mjaftojne fjalet per te shprehur ate cfare brenda vetes bluan? Ate qe si ide fikse te godet si cekan e do te shperthej si bombe e komanduar, impuls ku gjithe nervat mblidhen ne nje ...JO nuk mundesh ...ndoshta kurre nuk do mundesh

Cfare dhurova ,cfare mora ,cfare do mungoj nga une kur mos te jem...valle a do jem ne gjendje ti mbledh nje nga nje dhe te krijoj nje kujtim te fundit ??? Kujtimin e diteve te mia!

Por jam ktu me gjithe forcat e mia per te menduar vazhdimesine , e jam ktu per te prekur ndryshimin nga larve ne flutur, nga syth ne frut... e jam ktu per te ndjere cdo fragment te metamorfozes sime!!!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super