×

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42854

Sot! Dite e Re, Ngjarje te Reja.

· 551 · 42854
Emira
#75 ne: 03-08-2007, 18:30:24
sot eshte nje dite normale, pothuajse si shume te tjera, ne oren tete pa dhjete zgjimi. Piva nje kafe me qumesht dhe m´u tek te haja nje avokado se vdes per to.
pastaj ndeva nje lavatrice me rroba dhe hekurosa disa te tjera. ja futa nje dushi dhe u bera gati per ne pune, rregullova pak floket dhe bera nje makiazh te lehte...
pas kesaj bera gati nje valixhe te vogel me rrobat e mija, se ne fundjave shkoj tek vjehrra. kemi cuar djalin per tre jace atje se cerdhja kish pushimet e veres...dhe mezi pres sa te shkojme qe t´i marr nje here ere se me ka marre malli shume. sa i mire qe eshte moj aman!!!!!!! si yll e kam!! lere pa na ka filluar te flase edhe pak shqip...une behem me flete, vdes kur ai flet shqip!!!!!!!!

ketu ne pune ja kalova mire, me ju;-)))))))

gezohem qe jeni mire se ankesa nuk lexova Jojo:

ja kalofshi mire kudo qe te jeni

 :-*

juaja
emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#76 ne: 03-08-2007, 21:27:21
Emira, faleminderit qe ke filluar të shkruash ne këtë teme. Me pelqyen shumë përgjigjet e tua dhe sesi i kishe pershkruar këto dy ditë te kaluara. Sa për avokadot: edhe unë vdes për to. Janë shumë te shijshme, ama edhe te shendetshme. GJITHASHTU, TA UROJ EDHE NJEHERE MIRESEARDHJEN PERSERI, E DASHUR EMIRA!!

Tani, unë do t'ju them për ditën e djeshme (se e sotmja ende s'ka mbaruar ;)) Dje, jam ngritur nga gjumi jashtë masë shumë herët dhe jam zgjuar dhe aq me flihej sa. Mirëpo kur pashë orën e vura re qe edhe për nja 45 minuta e duhet te isha ne pune. Alarmi po s'më kishte rënë. Ne fakt në vend qe ta vija alarmin naten e mëparshme, e kisha çuar orën 2 ore përpara pa dashje. Kështu dal nga shtëpia shumë herët por duke ngare makinen, nga trafiku s'e kuptova qe ishte gabim. Kur arrij ne pune shikoj qe çdo gjë ishte e kycur dhe qe General Manageri qe vjen i pari s'kishte ardhur akoma. Mendova mos kishte ndodhur ndonjë gjë dhe pse s'më kishin lajmeruar me telefon për këtë ndryshim. Kështuqë nxjerr celularin nga canta, për te telefonuar brenda ne ka njeri, kur ç'të shikoj: pashë orën ne celular dhe ishte 2 ore me herët. Kështu kisha kohe boll, ama edhe ne shtepi s'desha te kthehesha edhe pse s'banoj larg me punën time. Kështu shkova pak tek "Panera Bread" qe është një nga furrat, pasticerite dhe restorantet e thjeshtë me gatim te shkelqyer e te shpejte, këtu ne USA. Të tilla ka shumë, është kompani gati po aq e madhe sa McDonalds dhe hapet qe me 5.00 te mengjesit, pasi është shumë e mirë edhe si mengjesore dhe bëjnë lloj lloj kafesh, kapucinosh, latesh, etj. me shije të ndryshme.  Atje morra pak një suflaqe mëngjesi me vezë, spinaq dhe djathe, një latte me Vanilje si edhe një French Roll (një simite te vogël Franceze me gjalpe). S'para ha mëngjes zakonisht por meqë kisha kohe dhe ishte tamam mëngjes, plus qe isha e urritur, kësaj rradhë hengra mëngjes tamam. ;) Qe andej shkova tewk libraria "Borders" ku kam ndenjur edhe atje afersisht një ore duke lexuar e shfletuar revista. Sa mirë qe edhe Borders hapet relativisht herët, ne mëngjes. :) Prej andej shkova ne pune dhe me dukej sikur ishte te paktën mesdite edhe pse donte nja 2 ore te mira e me shumë të vinte ora 12 e drekes por tashmë e kisha filluar ditën herët dhe ky ishte vendi i tretë ku shkoja ne mëngjes kështuqë u mesua truri ndryshe me orarin. Nejse, isha ne pune nja 6 ore dhe pastaj jam kthyer ne shtepi me goxha trafik te ngarkuar rrugës se është ai trafiku i orës 4.00-5.00 te mbasdites qe te shkund fare.

Isha shumë e lodhur dhe kembet s'i ndieja fare, ama e urritur nuk isha se kisha ngrënë mëngjes tamam. Jam marrë me plot gjëra të ndryshme ne kompjuter, duke përfshirë postime dhe lexime në forum. Pa papritur kaloi ora mbas 7.00-es PM dhe më merr ime motër ne telefon dhe tha qe do vijë një cike. OK, i thashë. Ndërkohë unë bëra një dush, dhe pastaj im shoq bëri një dush se e kishim lënë qe do të dilnim. Ime motër ndenjti një cike dhe erdhi tamam si me porosi pasi m'i krehu floket bukur (me model), ma bëri dhe tualetin apo s'i qan ajo këto te dyja (sidomos këtë te fundit). Kështu nga ora 9.00 PM dolem nga shtëpia dhe fillimisht shkuam diku për te pire ca Mojito dhe për te marrë ndonjë appetizer. Unë kam pire një Mojito me pjeshke dhe një me shege, ndërsa im shoq piu një Mojito klasike dhe një me pjeshke. Atje, takuam edhe nja dy shoqe te miat te punës (njera prej tyre me te dashurin) dhe siç ishim veshur bukur për te dalë te gjithë, shkuam për tek Klubi ku do të dilnim se kishin një special party. Atje morrem nga diçka për te pire dhe kishte muzikë te mrekullueshme mbrëmë. Kam kërcyer plot, vetëm dhe me tim shoq, saqë kembet po me lodhedhin. Por fatkeqësisht diçka ndodhi (pa mbaruar nata) qe nae prishi pak humorin dhe terezine e gjithë kësaj kohe te mirë (date) qe po kalonim bashke. Mua dhe tim shoq na duhej te largoheshim. E rëndësishme është qe gjithçka është me mirë tani dhe qe te dy arritem te qeshim prej dhe pas asaj qe ndodhi mbrëmë. Mbas orës 2.00 te mengjesit mberritem ne shtepi, te kënaqur nga koha e mirë qe kishim kaluar (me perjashtim fundin) por edhe te lodhur, ja futm gjumit. Unë sot ne mëngjes mezi jam zgjuar se isha më pak ore gjume.

Kaq, se u zgjata jashtë masë shumë. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#77 ne: 05-08-2007, 00:19:18
sot kam dal qe ne pikë te sabahut për shopping sepse kisha gjithë ato gjëra për te blere e bërë gati para pushimeve :D
i kam bo leket byk mo, mgjth s'behem hiç pishman se kam ble gjëra ultra :urra: 3 fustane (një nga Karen Millen, një nga Massimo Dutti dhe tjetrin nga Acquasqutum) qe janë o nene o nene sa te bukura :love: bleva dhe një pale sandale të reja nga Nine West për njerin nga këto fustanet si me punim gjarpri por me gurë përpara tek lidheset dhe anash, bleva dhe një pale rrobabanjo të reja nga Morgan, pastaj 2 pale komplete (sytjena-mbathje) nga Elle Macpherson, dhe një pale sytjena te tjera single nga John Lewis, një parfum me ere trëndafili për mamin, një varese asaj me gurë jeshil dhe te bardhe nga House of Fraser, një kemishe babit nga Tailor Shirt, një bluze me 3 komca përpara nga Hacket amores tim, një jelek kashmir ngjyrë bojeqielli pak si ne mente, po aty mora dhe një kemishe te bardhe me ca lule te vockla si ne bojeqielli qe me shkon ta vesh me jelekun qe bleva, dhe së fundi një lipgloss nga Guerlain. Kaq ishin për vete dhe prindërit :perqafim
Pastaj bleva dhe një kanatiere ngjyrë roze për shoqen time te ngushtë, një karfice flokesh për te ne formë luleje, plus dhe një shall veror shumë te lezetshem ne ngjyrë si violet te lehtë :)
Kur kam ardh ne shtepi, kam marr e kam bo llogarite e të gjitha gjerave qe kam blere, I have spent quite a lot, iku rroga e 4 ditëve LOL ah well time for pumpering myself on holiday :-[
Kalofshi mire o njerez, shihena pas pushimeve! Au revoir :pafshim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2293
PetritKola
#78 ne: 05-08-2007, 00:39:15
Sot Sali berisha eshte i merzitur. Kombetarja shqiptare rrahu ate Serbe.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#79 ne: 05-08-2007, 13:06:58
Sot e diel,dje  nuk munda te fle gjithe naten ka qene nje nate stresi per mua.U mundova te qetesoja veten,neser tek mjeku..bo urrej vizitat por nuk kam rruge tjetet..



ishalla behem me mire..sepse spo e shtyj dot keshtu :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#80 ne: 05-08-2007, 22:22:01
o goca, si jeni mi si ja coni?

une vete jam mire. jam ne qef tani se me ka ardhur djali nga mergimi LOL

ne fundjave s´ishim ne shtepi, se ishim te vjehrra. ata na perkedhelim sa here qe shkojme, s´diskutohet me te ngrene e me te pire. dje ishte shume ngrohte prandaj gjithe diten e kaluam ne bahce, domosdo kur ke nje dite te ngrohte dihet ta shfytezosh ketu tek ne, se diellin e kemi me piaktore ne Gjermani.
edhe sot per fat ishte dite shume e ngrohte. erdhem nga ora dy e drekes ne shtepi. cunin e futem ne nje tip legeni ne uje ne ballkon dhe ai u kenaq duke u llapacit. une bera nje pije freskuese me thana, thjesht per qef. i kisha mledh javen e kaluar dhe i zjeva i bera si tip pekmezi. me ate bej tani kos me thana (i hedh e dhe nje cik sheqer se behet shume i tharte, kuptohet) edhe caj ose pije freskuese, si te jete moti.
pastaj pasi doli cuni nga pishina ;) e mora me vete dhe shkuam ngritem nje balone qe e kisha bere vete, balone tauke i thone, doli per bukuri e u ngrit lart fare. qef o qef kjo dynja! u kenaqen nje ore e gjysem perjashte ne ajer te paster.i fejuari ndejti ne shtepi se doemos do shoqerinte Harry Potter-in LOL
po une s´merzitem kollaj se po e mbaron librin :P

sa vume cunin ne gjume une pervesha menget dhe bera nje balone tjter me leter te bukur fare: blu me te bardhe me si flluska uji. balona ka dale e bukur po ama proven e ngritjes nuk e bera dot ngaqe s´frynte me ere dhe pa ere eshte e kote te marresh mundimin...

tani sa u ula nje cike ne kompjuter qe te llafosem me ju :)

lexova edhe postimet tuaja, natyrisht...
Elegance, falemiderit per pershendetjet e dashur. SmiLey, i paske bo paret rrush e kumlla o zemer :P aman duket qe s´ke akoma kolopuca...

tani po e mbyll romanin se duhet me u cu teper heret neser se jam turn i pare :( e urrej me gjithe shpirt zgjimin heret ne mengjes, jam gjumashe e madhe, deshen biles nje here te me jepnin nje here cmimin Nobel per punen e jashtezakonshme qe bej ne fushen e gjumit per shtate pale qejfe, po s´e di me thene te drejten se kush me sfidoi dhe ma mori titullin nga dora...

ndonje shqiptare do kete qene besoj ;)

te fala te gjithave vajza,
emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#81 ne: 06-08-2007, 06:04:43
sot kam dal qe ne pikë te sabahut për shopping sepse kisha gjithë ato gjëra për te blere e bërë gati para pushimeve :D
i kam bo leket byk mo, mgjth s'behem hiç pishman se kam ble gjëra ultra :urra: 3 fustane (një nga Karen Millen, një nga Massimo Dutti dhe tjetrin nga Acquasqutum) qe janë o nene o nene sa te bukura :love: bleva dhe një pale sandale të reja nga Nine West për njerin nga këto fustanet si me punim gjarpri por me gurë përpara tek lidheset dhe anash, bleva dhe një pale rrobabanjo të reja nga Morgan, pastaj 2 pale komplete (sytjena-mbathje) nga Elle Macpherson, dhe një pale sytjena te tjera single nga John Lewis, një parfum me ere trëndafili për mamin, një varese asaj me gurë jeshil dhe te bardhe nga House of Fraser, një kemishe babit nga Tailor Shirt, një bluze me 3 komca përpara nga Hacket amores tim, një jelek kashmir ngjyrë bojeqielli pak si ne mente, po aty mora dhe një kemishe te bardhe me ca lule te vockla si ne bojeqielli qe me shkon ta vesh me jelekun qe bleva, dhe së fundi një lipgloss nga Guerlain. Kaq ishin për vete dhe prindërit :perqafim
Pastaj bleva dhe një kanatiere ngjyrë roze për shoqen time te ngushtë, një karfice flokesh për te ne formë luleje, plus dhe një shall veror shumë te lezetshem ne ngjyrë si violet te lehtë :)
Kur kam ardh ne shtepi, kam marr e kam bo llogarite e të gjitha gjerave qe kam blere, I have spent quite a lot, iku rroga e 4 ditëve LOL ah well time for pumpering myself on holiday :-[
Kalofshi mirë o njerëz, shihena pas pushimeve! Au revoir :pafshim


Ahahahahaaa SmiLey c'me ke kenaqur, apo s'e di ti sesa e dua shopping-un une. ;) I paske renditur te gjitha gjerat nje me nje (goxha paske blere dhe duhet te te kene kushtuar ca, s'them se jo), madje na ke treguar edhe firmat/stilistet/dyqanet se ku i ke blere, pavaresisht se une pervec asaj Karen Millen dhe Nine West, nuk njoh asnje tjeter nga keto brand-names qe ke permendur ti (sorry, ti ne Angli e une ne USA, jemi goxha ndryshe si countries). Nine West si une edhe portofoli im e njeh shume mire ama, oiii te njohur. E kam nje nga shoket me te ngushte. :) :d Nje pjese shume e madhe e koleksionit te mi te kepuceve dhe sandaleve (shoes) eshte nga Nine West dhe kane model fantastik, materiale fantastike, stile fantastike dhe pak a shume jane shoes kryeveper. Sa per Elle Macpherson vetem modele e dija, s'e dija qe ishte bere edhe stiliste. ;)


Uroj qe te kalosh pushime te mbara e dashur dhe qe te afermit dhe njerezit e tu t'i gezojne dhuratat e mira qe u paske marre. You will be missed! ;) Une per vete do te ta ndiej mungesen ketu, qe ta dish.



P.S. Tani, ma shuaj pak kuriozitetin moj SmiLey (si te kthehesh mbas pushimeve, kuptohet), sa eshte rroga jote e kater diteve?!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#82 ne: 06-08-2007, 06:12:23
Elegance, falemiderit për përshëndetjet e dashur. SmiLey, i paske bo paret rrush e kumlla o zemër :P aman duket qe s´ke akoma kolopuca...

tani po e mbyll romanin se duhet me u cu tepër herët nesër se jam turn i parë :( e urrej me gjithë shpirt zgjimin herët ne mëngjes, jam gjumashe e madhe, deshen biles një herë te me jepnin një herë çmimin Nobel për punën e jashtezakonshme qe bëj ne fushën e gjumit për shtatë pale qejfe, po s´e di me thënë te drejtën se kush me sfidoi dhe ma mori titullin nga dora...

ndonjë shqiptare do këtë qenë besoj ;)

te fala te gjithave vajza,
emira

E Dashur s'ka perse. Edhe pse ka pak dite qe ke hyre ne kete forum, i ke sjelle nje lezet te ri forumit dhe mua Elegances me pelqejne shume shkrimet e tua. Flet pa doreza e me humor, duke qene realiste dhe e dashur njekohesisht. (Ngjasim ne kete pike.)

Sa per SmiLeyn i paska bere paret fustanka, sutjenka dhe brecka.

Nejse, une s'kam te reja shume jo se vetem kam punuar tere fundjaven (nga 14 ore ka qene secila dite, nese deshe me e dit). Sot te Dielen dola nga puna me heret (rreth 8.00 PM or so) dhe tani po bie sji me gjyma jashte dhe u freskua jashte mase ne fakt. ;)

Me te Mira, Emira!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#83 ne: 06-08-2007, 10:56:03
Mjalte e ke gojen Elegance, faleminderit!!!!!

Sot hapa posten e te shtunes, cfare kenaqesije!! M´kishte ardh nje leter e mire fare nga zyra e financave. Me ne fund i bera taksat pasi me kishin derguar nje leter para disa javesh duke me kercenuar se do te me vinin gjobe, si cdo vit...se keshtu i lej une gjithmone pas dore keto pune. Nejse, pasi ma bene rrup-sup, ju futa nje dite dhe ja i bera dhe me kane kthyer biles 380 Euro!!!!!!!!!!! Do bej dasem tani, u pa puna LOL

Te pakten leket e biletes per ne Shqiperi i nxorra, yrra!!!!!!!!!

Jam me te mira!!!!!!!!!!

Ju uroj nje dite te bukur dhe mos harxhoni edhe aq shume para po ju doli koha per shopping;-)))))
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#84 ne: 06-08-2007, 14:35:31
Dita akoma s'ka përfunduar po thash te ua përshkruaj naten e kaluar :P

Isha ne pune dhe këtë nate isha vetëm ne repart. Si zakonisht me zen sherri te jem e ngarkuar me celularin për rastet urgjente d.m.th. te mbaj përgjegjësi edhe për 3 reparte tjera dhe naten ta kaloj duke u end nga njeri repart ne tjetrin. Thash me në fund mirë qe jam vetëm ne repartin tonë, deshta te bëj shumë gjëra qe me kishin mbetur pasdore dhe u gezova qe me në fund celin e ka dikush tjetër :D

Nejse, nata filloj me atë qe njera paciente u rrezuar nga shtrati plasi koken dhe pergjaki dhomen, qendruam afër 2 ore pranë saj ta mjekojme.
E dyta ankonte dhe ankoj deri ne mëngjes, halucinonte qe babai paska ardh ta rrahe dhe qenka fshehur nën krevat, e çova nga shtrati, bëra një shetitje me te nëpër repart, i dhash një jogurt ta haje por ajo përsëri tan kohën e shihte babain. E kisha bisht mbas vehtes kado qe shkoja gjatë nates, thash ta ngarkoj edhe me ndonjë pune nuk do të kisha bërë keq lol
Pash s'pash në fund i thash: "Security ka ardhur dhe e kanë  mbyllur ne dhomen poshtëë, nesër vjen policia dhe e merr me vehte! Flej tash rahat se s'ka mundësi te del nga poshtëë!"
Me shiqoj, e pa qe kalonte security nëpër repart disa herë, u qetesuar dhe pastaj iku ne shtrat. E zuri gjumi shyqyr.  lodhje:

Të tretën duheshte ta kontrolloj çdo ore a i ka akoma shenjat vitale aktive. Për këtë më vinte shumë keq dhe mundohesha ti qëndroj sa me shumë pranë sepse e verejsha qe prania ime e qetesonte. Ditët e ardhshme nuk besoj qe do ti mbijetoje meqë pash edhe shenjat e vdekjes...

E katerta me terorizoj deri ne mëngjes me ca kerkesa banale te cilët mund ti bënte edhe vete si p.sh. te ja jap mindilin qe e ka leshuar ne toke, te ja ndez dritën, te ja shymi pas 5 minutash, ta hapi deren e ballkonit, ta mbylli, te ja gjej syzet qe i ka venduar ne kokeeee dhe nuk i shihte ...  :@
Durova sa durova por në fund i thash: "Mos u lazdero se ke këtu njerëz qe janë me te sëmurë dhe para vdekjes, ty nuk te mungon asgjë prandaj te lutem qetesoju ose do ta sjelli një inekcion e do të fus ne gjume!"

I hengra ca te shajtura nga ajo, me kercenoj se sot do beje ankesë kundër meje por kur doli nga dhoma e saj i ndegjoj bertimat e atyre qe metevertet kishim dhimbje u qetesuar dhe kerkoj falje. Është dashur edhe këtë ta shetis nëpër repart qysh nga mbrëmja qe ta sheh se ka edhe me keq...

Të ua them te drejtën isha shumë afër te ja hjeki një qytek kësaj, ma plasi nervin e fundit!  :-[


Sonte e ndjeva vehten sikur jam ne repartin psikiatrik... :S


Nejse, ne ora 7:30 mëngjes i dorezova celesat e repartit, bëra një dush para se te dal nga puna dhe erdha ne shtepi. Shoku e kishte te dalë se kishte ca termine ndërsa unë kam mbet me mistrecen. Akoma skam bërë gjume, menzi qe i pergjegjem saj, si duket duhet ta marr pak dhe te dalim perjashta se ndoshta qetesohet.
Kam frikë mos më zen diku rrugës gjumi LOL

Tash e shoh se lodhja më ka kapluar shumë, ai do të kthehet kah ora 16:00 e deri athere duhet te pres dhe te grindem me mistrecen. :)

Ju përshëndes gjithëve!  :perqafim




  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#85 ne: 06-08-2007, 23:17:45
Aida mirembrema!

Sapo lexova postimin tend. E ke pershkruar shume bukur naten tende.

Ti shkruan: repart, per fjalen shqipe: pavjon(ose pavion).
Mos te te ngelet hatri me mua qe po e permend, thjesht po e shkruaj sa per krahasim.

Ku punoke ti, ne Altenheim? (azil pleqsh)

Aty kam punuar kur kam ardhur ne fillim ne Gjermani dhe kam historira pa fund per t´i treguar, se s´dija as gjuhen atehere. Hajde gallate qe kam bere jade! Po edhe pune ama, shkuma me ka dale!!!!!E fillonim punen ne 6 te mengjesit. Duhet te kapja autobuzin ne oren 5.15. Katastrofe!!!!!!!!

Ishalla po ja fut nje gjumi te mire ti tani se une kam fjetur tre ore sot ne dreke.

Kush eshte mistrecja? Goca jote?

Te fala,
Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#86 ne: 06-08-2007, 23:49:43
Pershendetje Emira

Une punoj ne nje Klinike Private, jam ne repartin (pavionin) ku kemi pacienta te cilet jane ne stadiumin e fundit te jetes, dmth para vdekjes. Kemi edhe pleq por edhe te rij/reja psh pas akcidenteve te renda ose me semundje te pasherueshme (Cancer etj).
Ata te cilet gjejne strehim ne spitalin ku punoj une mbeten aty deri ne vdekje, si zakonisht i sjellin anetaret e familjes kur nuk kane mundesi te perkujdesen per to ne shtepi. Nuk mund ta quaj "Azil Pleqesh",sepse kemi edhe reparte per pacienta me Demenz(Alzheimer), Multiple Skleroze, Wachkoma (se di si i thone shqip kerkoj ndjese) dhe reparte per femije te cilet kerkojne kujdes te vecante.
Prandaj edhe spitali njihet si "Pflegekrankenhaus".

Kam punuar edhe une ne Azil Pleqesh, dhe pervec saj kam punuar per nje kompani private e cila i huazonte infermieret privat, dmth kisha pacienta private te cilet duheshte mbrenda dites ti vizitoj 3-4x, te ua jap barnat, inekcionet etj dhe te grindem me to LOL

Gallata kam edhe une plote LOL
Duheshka ne dyja ta hapim nje teme vecmas per gallatat tona LOL


Mistrecja eshte vajza ime. I ka 4,5 vjet dhe eshte shume mistrece e madhe :D

Une tash behem gati per gjume, gjate dites nuk arrita te flej dhe tash menzi pres te shtrihem. :)

Naten e mire juve dhe ju pershendes perzemersisht!

p.s. Emira mire se erdhe ne mesin tone! Uroj te ja kalosh sa me mire dhe mire u lexofshim!   :perqafim




  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2293
PetritKola
#87 ne: 07-08-2007, 02:38:49
Sot eshte dita kur Berisha tha : "Jam i gezuar qe mare pjese ne hidherimin tuaj". :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#88 ne: 07-08-2007, 09:02:05
O Aida, me ke kënaqur me postimin tënd qe ta dish. Dhe para se ta kishe shpjeguar tek postimi i dytë (me pas) qe punoke ne spital me paciente qe s'kanë me sherim (Hospice u themi ne këtej), edhe unë kujtova se ishe/punoje ne cmendine, sorry. LOL Paske pune te vështirë, te mbingarkuar, ama edhe interesante. Sa ta marrin shpirtin njerëzitë, aq edhe te bëjnë gallata e te kenaqin, besoj. :)

Emira, dita jote ishte e thjeshtë dhe më vjen mirë qe i bërë taksat me në fund dhe morre Lekë prej tyre. Sa mirë dhe sa interesante qe ju te dyja banokeni ne Gjermani dhe qe te dyja te lidhura e me nga një vajzë (bije). You have a lot in common, s'e dija. Gjë e mirë, kjo.

O Petrit, nje gje s'marr vesh une, pse duhet te shkruash ne cdo teme ne lidhje me Saliun e me Azemin...?! E kuptoj qe i paske shume inat Demokratet dhe Partine Demokratike, po dreqi ta haje botta rrotullohet drejt tyre so leave them alone (nje keshille kjo asgje me teper).

Une qe thoni ju vajza, do tu shkruaj neser ne mengjes sesi e kalova diten sot, se ora sa kaloi disa minuta nga 3.00 e mengjesit dhe dua me ik me fjet nje cike. (Besoj se s'keni kundershtim).

Si gjithnje me kenaqet ama, Aida & Emira me replikat tuaja. Vazhdoni na tregoni me shume per ditet tuaja, ketu. :)

Naten e Mire. Flasim Neser.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#89 ne: 07-08-2007, 09:41:49
O Elagance, cfare bere deri ne tre te mengjesit ti shpirto LOL

Do te shkruaj me vone, ty dhe Aides.

Hajd mire u lexofshim,
 :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#90 ne: 07-08-2007, 15:34:52
Përshëndetje juve

Elegance, e vërtetë është se puna është tepër e lodhshme, si fizikisht njeashtu edhe psiqikisht. Por gjatë kësaj periudhe qe jam ne këtë spital kam mësuar shumë gjëra te vlevshme për vehten time. Përderisa shoh se ka njerëz qe metevertet keq e kanë, problemet e mia duken mikroskopike dhe i harroj. 
Ne anën tjetër kam rastin te takoj dhe njohtoj njerëz interesante, te mesoj për jetën e tyre dhe te marr mesime nga experiencat e tyre.
Ka ditë qe deshperohem dhe lodhem tepër, por ka edhe te tjera ku me plot dëshirë shkoj ne pune sepse ndjej kenaqesi te jem pranë njerëzve interesante. :)

Dije qe edhe unë shpesh ndjehem si ne cmendine LOL

Meqë kam kohe ua përshkruaj një rast :D

Para ca muajve na erdhi një paciente e re e cila poashtu ishte ne stadiumin e fundit te jetës. Ka qenë ne repart tjetër. Na erdhi çudi pse e transferojne te na por me kalimin e kohës e pame se pse kanë dashur ta heqin qafes atë nga ai repart :D

Me profesion ka qenë aktore ne teatrat e njohura këtu dhe ne shtetet tjera. Si person ishte mjaft e çuditshme, kur hyshe ne dhomen e saj e ndjejshe vehten sikur je ne teater! LOL
Ajo fliste çdoherë sikur është diku ne podium dhe ka publike përpara. Kishte fjalor metevertet te bukur dhe me pelqente mënyra e saj si fliste, por jo edhe çdoherë. lol
Ne momentet kur e lodhte sëmundja ishte tepër arrogante dhe e trajtonte personelin si sherbetore. Qoft mjeke qoft infermiere apo fizio, psikoterapeutet etj, ua leshonte ca fjale te renda ua tregonte deren dhe kthente shpinen.
Hyri ne fazen kur refuzonte ushqimin terapiat etj,gjendja e saj u keqesuar shumë, kafshonte mjeken, gjuante me gjërat qe ishin përreth etj etj TMERR!
Meqë koleget e dinë qe unë kam durim te fortë isha unë çdoherë viktima te futem ne dhomen e saj :D LOL

Mjekja më tha nëse unë arrij tja jap terapine do të me qerase darke. :D
Nga gjith personeli vetëm një mjek dhe unë kishim sukses me te, te tjerët iknin nga dhoma se shpesh hanin diçka ka koka.

Nejse, arrita pas nja 5 ditesh qe ajo te krijoje besim tek unë ashtu qe ata ditë qe isha unë ne pune mirë kalonin me te, ditet tjera ishte katastrofe. Kur shkoja pas disa ditesh pushim i shihsha gjurmet qe ua kishte lënë kolegeve.
Gjith reparti ishte i traumatizuar nga ajo, lënë qe bertiste dhe e ndegjonte krejt lagjja, po edhe hajshe dajakun nga ajo. LOL
Filluan edhe privat te me therasin me telefon kur ishin ne hall me te, gjë qe mua filloj te me pengoje  ^o)
Unë kam dëshirë kur te dal nga puna ta le punën atje dhe jo ta marr me vehte ne shtepi, ne një anë më vinte keq, por ne anën tjetër u ndjeva sikur e marr punën çdoherë me vehte ne shtepi. Disa herë u thoja kolegeve qe do ta adoptoj pacienten dhe do ta marr me vehte nëse vazhdojnë kështu. lol

Pacientja kishte një motër e cila e thirte nga SHBA disa herë gjatë ditës ne telefon. Kjo i thoshte asaj: "Motër! A e din sa keq jam! Si ne kafaz, sme japin buke, sme ndihmojne te cohem nga shtrati...te lutem eja dhe më merr sa më shpejtë!"
I thoshte se e kanë plaqkit ne spital, policia spaska qenë fare se skane kohe dhe se ia kan marrur veshmbathjen dhe e kanë lënë me rroba gjumi. lol
Mënyra se si e shihte botën ajo ishte metevertete interesante.
Her te qeshesh e her te qajsh se ne cfar gjendje mund te arrije njeriu.
Motra saj natyrisht e besoj atë, angazhoj një jurist qe na vinte çdo ditë aty te beje kontrolle.
Nejse, një ditë unë e pregatita ngadal ngadal i lash vehtes kohe afër 1 ore, bisedoja me te dhe isha tepër e kujdesshme qe mos e acaroj, ia dhash inekcionet kundër dhimbjeve dhe sa filloj te bëhet qejflie thiri motra ne tel. Fola ca fjale me te dhe e informova për gjendjen e saj.
Ia dhash telefonin dhe kjo i thotë: "Motër, jam e ulur ne tren dhe jam duke shkuar ne Bratislave- Cekosllovaki! Kam sonte termin atje, jam e ftuar ne darke. Koha është e mrekullueshme, kam vesh një fustan te kaltert por kapelen smund ta gjej...ai sherbetori me duket se e ka vjedh... me perngjante si homo dreqi dhe e pash qe ma pëlqeu kur erdhi heren e fundit ne shtepine time, me dha ca komplimenta dreqi dhe aty i rinin sytë tek kapela, sa ta gjej do ta vras, nëse nuk arrij unë vraje ti për mua te lutem!"

Me sherbetor ajo mendonte një kolegun tim indian i cili ka qenë një ditë para meje tek ajo LOL LOL LOL
Ai i shkreti është munduar me te mirë me te, por pasi asaj i kishte kërcyer teli e kishte kafshuar dhe ia kishte hudh enet e drekes ne dysheme. LOL

Pas ca ditesh na erdhi letra nga juristi ku motra kerkoj falje për telashet qe na i kishte bërë. Pervec asaj na sjolli dhurate një shporte te madhe me ëmbëlsira dhe pemë. :)


E zgjata pak :D


Sot shyqyr e kisha te lirë, ishim pak ne qytet për te blere ca gjëra. Tash sa u kthyem.


Emira pres postimin tënd! :D




  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#91 ne: 07-08-2007, 18:30:39
O Elagance, çfarë bërë deri ne tre te mengjesit ti shpirto LOL

Do te shkruaj me vonë, ty dhe Aides.

Hajd mirë u lexofshim,
 :perqafim


Ehhh, ishte ore tre e mengjesit pasi rreth mesnates dola dje me nje shoqe, ne nje bar lokal (pra qe e kemi ketu afer). Kam shume kohe pa dale me ate shoqen dhe kemi dy muaj qe themi, do dalim sot e do dalim neser por s'jemi bere mukahet pasi qe te dyja punojme shume, punojme ore te gjata dhe schedule te kunderta, plus qe ajo sapo mbaroi diplomen dhe i'u desh te bente ca pune (intership) ekstra per kete dhe keshtu.


Atehere, ja edhe dita ime dje (se sot eshte akoma mengjes ketu).

U cova ne nje orar standart per mua, pak a shume si gjithnje kur cohem kur ne mengjes s'jam ne pune. Sa jam ngritur nga gjumi dhe kam marre direkt me pune shtepie duke filluar me larjen e eneve, pastrimin e sobes me korrekt dhe pastrimin e guzhines, deri tek hedhja e pleherave, organizimi i tryezes se ngrenies, organizmi i ca revistave e zarfave, etj. Me merr ime moter ne telefon rreth ores 11.30 dhe me thote te shkojme per lunch break bashke. Motra ime gjithnje e merr pushimin e drekes (nje ore) ne oren 12 e gjysem te drekes. Puna e saj ndodhet shume prane me shtepine time, keshtuqe na behet mire. Nderkohe une kisha dhe afro nje ore tjeter per te mbaruar ato pak pune shtepie qe kisha ne dore (jo te gjitha, se te gjitha as sot s'i kam mbaruar). New oren 12.35 e takoj ate ne nje restorant Grek ku hengrem dreke nga gjysem sandwichi dhe nga nje sallate te vogel Greke. Pastaj, shkova pak ne market dhe ne banke se kisha nje cike pune tek te dyja. Mbasandej ne poste se me duhej te postoja ca pagesa faturash e rreth ores 2 e njecerek isha ne shtepi. Meqe isha e lodhur dhe po me benin syte xixa per te fjetur, thashe te flija nja 1 ore (jo per gje po aq kohe kisha, se me 4.00 PM duhet te isha ne pune). ;) Sa erdha ne shtepi futa ca rroba te tjera ne larese e ca ne tharese dhe ja futa ne krevat, po beja edhe une gjumin tim te drekes, bashke me tim shoq. Sigurisht ne situata te tilla gjithnje e ve oren me alarm per te me zgjuar se s'i dihet, plus qe vareshin jo nje por dy veta prej saj se si une edhe im shoq duhet te ishim ne pune me 4.00 PM. Keshtu jemi ngritur te dy rreth se njejtes kohe, u veshem dhe secili ne makinen e tij per te shkuar ne punen e tij. Punova me pak ore sec mendova apo sec isha ne orar, per shkak se java e punes sone perfundon te Henen dhe une ja kisha selluar nja 10 ore over-time javen qe kaloi dhe menaxheret druheshin qe te kisha akoma me shume over-time. Nejse, s'e kisha problem qe dola me heret nga puna. Keshtu, mu dha mundesia te blija nje akullore pas pune nga vendi im i preferuar per akullore "Cold Stone". I kam blere nje akullore te vogel vetes, nje menaxherit te mbasdites qe e kam edhe mik te mire dhe nje per nje kolegen time. Mbas andej shkova nje cike dyqaneve ne shopping mall. Fillimisht shkova thjesht per te pare meqe kisha nje muaj plot pa shkuar atje, por si perfundim dola nga dyqanet me nja dy fustane shume te bukura per veten. Dy jane mendafsh satin dhe jane goxha elegante dhe si per me sebep me teper, ndersa tjetri eshte rayon me pambuk, shume easy-breezy dhe i rehatshem per perdita. ;) Me pelqyen shume te tre dhe i gezofsha!

Pastaj u ktheva ne shtepi. Kisha akoma plot pune per te bere. Nxorra rrobat nga tharja per t'i palosur dhe vura te thahen ato qe ishin ne makinen larese. Pastaj kam vene rroba te tjera per te lare e me pas per te thare. Te me besoni, duke pare telenovelat qe incizoj gjate dites ne TV, gati 2 ore me shkuan duke palosur, sistemuar dhe organizuar rrobat e lara/thara, por edhe ca rroba te tjera qe une me tim shoq i kishim lene verdalle ne shtepi. ;) Pastaj, me beri text message/SMS ajo shoqja dhe me informoi qe sapo po dilte nga puna dhe qe ta takoja pas nja 20 minutash tek bari qe e kishim lene, keshtu rreth opres 12 e ca te nates, e takova atje. Xanxi ishte ai bari, megjithate ne na pelqeu me shume keshtu se kishim me shume mundesi per te biseduar, per te konsumuar te rejat tona, etj. Pastaj u larguam prej atje (kur u mbyll) dhe une e ndoqa shoqen time me makine deri afer shtepise se saj se ajo kishte pire nje cike me shume sesa une dhe ja kisha merakun. Si ajo iku dhe mberriti ne shtepine e saj per bukuri, arrita edhe une ne shtepine time. Pashe tim shoq qe s'kishte shume qe kishte mberritur nga puna, fola pak me te dhe pastaj rreth ores 3.00 te mengjesit hyra ketu ne forum per te lexuar pak ndonje postim te ti dhe pastaj mu mbyllen syte keshtuqe vajta te flija.

Ti Emira c'fare ke bere sot ndonje gje interesante?!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#92 ne: 07-08-2007, 22:22:39
Ama keshtu paska qene puna Elegance, kurse une mendova: coc ka ndodhur;-))

Mire e ke ti po he, dil tani se me vone nuk i dihet, eshte ndryshe kur ke kalamaj te vegjel.

Mua sot ne mengjes gjumi mezi me doli se doemos, kush do t´i bente lloqet e forumit dje ne darke, Emira natyrisht;-)) Hallall!

Rraka zhdraka u bera gjysma-gjysma gati dhe u nisa per ne pune. Kur arrita taje sa parkova makinen vura re qe s´po gjeja karten magnetike me te cilen futem brenda ne ndertese. Une jam ajo qe hap dyert ne mengjes ne pergjithesi dhe s´eshte mire qe pikerisht te me mungoje mua karta. Shyqyr qe ma hapi deren nje nga pastrueset, se kush rrinte e priste derisa te vinin te tjeret, me vinte edhe turp:-((

Kur ndez kompjuterin dhe hap programin e telefonimit cer telefoni. I fejuari me merr ne telefon: Kam harruar une qe s´e kam bicikleten ketu- me thote. E kishte lene te premten e kaluar ne pune dhe tani s´kish si te shkonte ne pune: Hipi tromopilit publik-i thashe. E kisha fjalen per autobuzin, kuptohet. Beri c´beri i hipi edhe ai autobuzit pasi coi djalin ne cerdhe sepse s´kish c´bente, une s´mund ta lija punen per te, eshte natyra e punes e tille qe s´iki dot nga puna...se edhe ikja...
Ne pune sot po, rri te rrime, kam pasur a s´kam pasur gjithsej 45 minuta pune, s´e di. Marshallah! Mos te marr veten mesysh...

Ne oren kater shkova mora djalin nga cerdhja pasi kisha fjetur nje ore te mire se punet e shtepise ishin 80 % te bera qe nga java e kaluar. Sa mora cunin i hipa edhe une tromopilit privat;-) dhe shkova te marr te fejuarin me gjithe bicikleten e tij te famshme nga puna. Ne makine kishim: bicikleten, karrocen e cunit, 12 litra qumesht te blera dje dhe te harruara ne makine, pese cadra (skandal i Zotit), dy pale kepuce te mijat, nja dy canta me shishe plastike qe duhet t´i kthejme ne dyqan dhe shishe vere;-)) qe s´kthehen me po duhet t´i hedhim.

Kur erdhem ne shtepi, vume re se cuni ishte mbush me pucrra te vogla ne gjithe trupin. Ja futem nje te ngrene per siguri: cous-cous me kos dhe zarzavate, natyrisht te gjitha te fresketa;-)) dhe o burra prape tromopilit per ne spital se ishte vone per tek mjeku. Na e vizituan djalin dhe na thane qe s´dine se c´ka. Ai keshtu xhanem eshte mire, ha e pi normalisht, vetem pak i krruhej lekura. Na dhane nje tip ilaci qetesues kunder krruarjes dhe aq. U nisem per ne shtepi. Rruges ate te vockelin e zuri gjumi me biberon ne goje. Vetem kepucet i hoqem dhe direkt ne krevat.
I fejuari po lexon Harry Potter-in, faqet e fundit, kurse une erdha te "takohem" me ju.

Elegance, i gezofsh fustanet e reja, se mos harroj te te uroj. Une mbaroj per fustane!!!! Ne pune sipas rregullit duhet te vesh kostume panatallonash ose me fund, po as nuk ja kam ngene hic, vesh cfare te me doje qejfi. I urrej kostumet se me duket vetja si ne ushtri. S´do mend qe ka edhe kostume shume te bukura, eshte e qarte, por kush ka pare me ble te shtrenjta per perdite...

Te fala dhe naten e mire Elegance!
Tani do i shkruaj edhe Aides se kam dhene fjalen sot ne mengjes...

Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#93 ne: 07-08-2007, 22:39:46
E dashur Aida!

Sapo lexova postimin tend te sotem. S´e kisha lexuar fare se s´prisja te kishe shkruar akoma sot se mendoja qe do kishe fjetur meqe ishe shume e lodhur.

Kam qeshur me te madhe!!!!! T´i besoj te tera! E ka mire Elaganca, ndonjeher pershkrimet e tua te japin pershtypjen se je duke punuar ne nje cmendine...

Gocen e paske te vogel akoma, kater vjet e gjysem.  E ke me te drejte qe mundohesh te kesh kohe per te, se cdo gje tjeter edhe mund ta bleshe apo ta marresh hua, por kohen jo ama. Pa kohe cdo gje eshte e kote.
Ketej ne Perendim i shoh njerezit shpesh se si nxitohen pas parase dhe harrojne se po te mos e kene familjen e tyre neser pasneser , ato para s´do t´jua kthejne dot njeriun e dashur...

E di qe e ke mire ti, ne te dyja duhet te hapim nje rubrike persa i perket pervojes se punes. Mendoj se shume prej nesh kane mbledhur mbresa e pervoja interesante, per te cilat ja vlen qe te diskutosh.

Sot jam e lodhur Aida, po me therret krevati.

Do te te shkruaj neser me gjate.

Shume te fala,
Emira

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#94 ne: 09-08-2007, 10:13:14
Pershendetje juve :)

Meqe akoma jemi mengjes thash te ua pershkruaj diten e djeshme.

Ka qe disa jave qe luftojme me koleget se kush do ta merr pushimin. Ky problem se gjith kane deshire gjate veres te marren pushim, plus qe kemi tani disa qe jane ne pushim mjeksor. Une i bera tash 1 vit pa pushim si duhet. Kisha ne pranvere nja 4 dite edhe ata i morra athere se me nevoiteshin medoemos dhe duheshte te kryej ca pune.

Nejse, dje paradite shkova ne pune edhe pse e kisha te lire dhe si trimeresh u futa te drejtoresha e spitalit se kisha ti diskutoj ca gjera LOL

I thash qe kopshti tash per nje muaj eshte mbyllur, skam askend kush do te perkujdeset per vajzen, babai eshte i zene, ndersa gjyshja ka ikur ne vendlindje. Dmth i vetmi opcion ka mbetur te ma japin tani pushimin vjetor qe se kam shpenzuar, oseeee ta marr gocen ne pune (:D) oseeee te ja fus per nje muaj pushim mjeksor. 
Drejtoresha eshte tip shum i rezikshem, ne fakt prisja te ma tregoje deren dhe te me thote :"Lamtumire!" Por edhe per kete sme beheshte vone se koheve fundit me kane lodhur aq shume sa qe edhe nje "Lamtumire" do ta pranoja me lehtesi. :)

Ndejti serioze, i mbrolli pakez vetullat, hapi kompjuterin, futi emrin tim dhe priti ti dalen te dhenat e mia. Pa be fjale doli nga zyra dhe u kthye pas 2 minutash. Ma sjolli nje leter ta nenshkruaj. :D
Kishte shkruar datat prej neser e deeeeri 3.09 dhe me tha: "Ti paske punuar cdo feste, dhe sa e shoh orarin tend edhe pse i ke pakesuar oret perseri sa here qe ka qene nevoja ke ardh ti kompenzosh mungesat e tjereve! Pushimin ta japi me gjith qejf, te deshiroj pushim te kendshem, nese dikush ka problem me kete vendim mund ta dergosh tek une!"

Iu falenderova dhe dola nga zyra. Shkova larte pak te lavderohem sepse koleget me thane ske shanca te marresh pushim  :D

Siq thash me larte, te na luftohet per pushimin vjetor thote njeriu se luftojme per mbijetese. Ka disa qe hidherohen me tjeret nese dikush e merr para pushimin.

Motra kryesore e repartit e beri suratin keshtu: :O pastaj  ^o) dhe ne fund :@
Me pas tha: "Cka do te bejme tani? Une ne orarin te kam shkruar edhe ty, kush do ta kompenzoje orarin tend?!"  ^o)

I thash:"Une ka disa muaj qe te lus por si duket ska bere pare, nese ke pakenaqesi shko tek bossi poshte dhe merru vesht me te, ishte vendimi i saj dhe ajo ma nenshkruajti kerkesen!" :D

U pershendeta dhe ika.

Vaj halli cka do bej nga shtatori, do te ma nxjerin shpirtin ka hunda LOL


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#95 ne: 09-08-2007, 13:18:33
O sa kam qeshur me postimin tend moj Aida!! E forte je edhe ti!!!!!!!! Te lumte qe fitove!! Ja qe ja vlen t´i futesh luftes ndonjehere...edhe drejtoreshes ama bravo i qofte qe u tregua objektive.

Kam qeshur me ato mimikat qe i ke pershtatur asaj kryeinfermjeres sa s´e ke idene...

Ja kalofsh mire me pushime!!!!!!!

Te fala,
Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#96 ne: 09-08-2007, 22:47:05
Goca, ku jeni fshehur ju mi? Me mori malli!

Michel, po ti, pse nuk shkruan ketu?
Do te isha kurjoze te dija me shume per ditet e tua.

Te pershendes,
Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#97 ne: 09-08-2007, 22:49:14
Kot nuk thote tema "Dite e re,ngjarje te reja !


E si do ti vija kapak une kesaj dites se sotme.

Mengjes ora shenon 7:34 ,zilja e tel bie gjate.Cohem e pergjumur kap telefonin e fus me dollapit te rrobave keshtu e degjoj fare pak ate zile acaruese.

Mengjes ore 8:23 akoma tel ime bie per here te trete.Cohem si pergjumesh,mezi gjej celsin se kyc deren e dhomes cdo nate ngaqe jam vetem ne shtepi.Kembe robi nuk ka,tre dhoma jane vetem per mua...korridori aq i gjate sa te vete ne banje e bera une rruges...


Mengjes ora 9:02 mberrita ne pune me vrap shkoj ne zyre hap PC bej pak rremuje sikur kam filluar pune me heret dhe lexoj email...


Pasdite ora 16:59 po largohem nga pune po me dhemb shume koka sot.Ca nga postimet qe mu bene syte so na si filxhan duke lexuar pa nderprerje(se pastaj te thone pse nuk lexon me vemendje) ca nga ato tabelat e dreqit per punen.PO shkoj me mire te bej SHOPING.


Darke ora 20 :31 kam ndezur laptopin dhe po degjoj ca kenge bullgare.Kam nje uri prej derri,po bej ne mikrovele ndonje Bougete..(tip buke kjo ).Soba nuk po punoka,si duket do jete djegur ndonje pjese e brendshme.Mua me grin uria,sia pertoj shume i ve ne Mikrovele..koha e pjekjes 20 min.

Darka ora 20 :36 mu shqye nje pjese e deres se dhome,i doli nje vidhe atje nga fundi.Me zuri belaja do fle me dere hapur..po degjoj muzike.sa kam pa e degjuar kete kenge..shume e bukur

Ora 20 :58 bie dera fort....sikur po na ndjek gjermani..cdo kete ndodhur..hapur deren cte shoh tym dynjaja....dikush me kishte hapur deren e madhe me force..2 djeme komshinnjte kishin pare tym ne shtepine time(kur une ter qejf i vija verdalle dhomes) dhe kishin menduar se isha mbytyr brenda.

Cdo gje ishte djegur brenda ne Mikrovele...tymi as tani nuk ka dale akoma..kam lene deren hapur tani dhe ia kam mbathur nga shoqeria.

Kot nuk i thone..dite e re ngjarje te reja !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#98 ne: 09-08-2007, 23:03:38
Me ka kap nje e qeshme moj Capkene qe me thene te drejten nuk e di ne se duhet te te ngushelloj apo uroj per djegjen e Baguettes.
Une tani sa desha me ik n´krevat.
Nga nje ane me vjen keq per ty qe ngele pa ngrene, nga ana tjeter me vjen edhe per te qeshur...
Michel djeg pilafin, ti Baguetten, une s´kam gatuar fare pasi na kish tepruara goxha nga tava me patate qe beme dje.
Te ishe ketu do tet kisha ftuar per te ngrene, ty, Bernin edhe Michel-en, se ju duhet te keni qene te uritur. Eleganca me duket se kish gatuar;-)) ja futa kot tani.

Naten e mire,
lexohemi serish neser:

Dite e re, ngjarje te reja!....

Tung,
Emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#99 ne: 10-08-2007, 00:44:14
Capkene moj Capkene, ncncnc ç'të paska gjetur!
Hapi sytë moj goce mos tet ndezet banesa se vaj halli për ty. Do te ishte mirë ta bejsh një sigurim për banesen.

Emira, këta te punës time skane patur pune me shqiptare! LOL
Shkurte dhe qartë, kanë ra ne hall me mua. Sot me thiri njera kolege dhe më tha qe gjysma e kolegeve bëjnë shyqyr qe sjam aty, jam shumë e vështirë dhe mungesa ime do të jetë pushim edhe për tjerët! LOL


Dita ime sot... ishim Shopping me shokun dhe gocen.
TMERR!!! Sa ua kam xhelozine juve kur i pershkruani shoppinget tuaja me endje.
UNE E URREJ SHOPPINGUN!  :-[

Nejse, ishim ne shtepine e mallrave, kjo zonjushja kërkonte çmos, në fund na iku dhe humbi...
Menzi e gjetem si ishte futur tek shitorja e kepuceve, kishte aty një TV me filma vizatimor dhe kjo kemb mbi këmbë aty shiqonte Sponge Bob.
Kur e pash aty deshta ta vras! :@
I ka perzene fëmijët tjerë qe ta zënë vete vendin dhe e pashë qe ata rinin ne këmbë dhe e shiqonin këtë me një shikim te çuditshëm.
Thash: "Cbere moj?" Ajo: "Asgjeeeee, vetëm ju thash ma leshojne vendiiiinnnn se jammm lodhhhhhhhhh e du te pushojjjj!" 

E morri babi për dorë dhe dolen jashtë ne ajër te pastër, natyrisht edhe e qortoj se pse iku ashtu. Unë mbeta mbrenda te blej ca gjëra, kishte shumë rend. Ata dy perjashta kanë diskutuar e diskutuar dhe kur dola pas gjys ore ai me fytyren kështu: :@ ndërsa ajo  :P :D

Atij i filluan kokdhimbjet, ishte tepër nervoz, me pas diskusionet dhe në fund unë u bëra nervoze dhe ju thash qe kurrë me si marr me vehte! ><

Ajo iu kthye babit: "E sheh cbere! Tash mami sna merr më me vehte! BRAVOS!" LOL

Nejse, prap gjërat qe duheshte ti marr nuk arrita se këta dy me cmenden. Nesër shkoj prap por këta dy si marr me vehte! 

Natën e mirë :)
Mirë u lexofshim nesër
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super