×

A është Shqipëria peng e masonerise?

A është Shqipëria peng e masonerise?

· 2 · 113

  • Postime: 929
Outime
ne: 18-07-2006, 08:50:13
Shqipëria a është peng e masonerise?


Një ideologji, çdo gjë qe prek, sikur te prekte djalli! Kur mendjet e lira burgosen nëpërmjet tubimeve trushperlarese. Kur ideali i një grupimi është te shkaterroj grupin tjetër. Kur një mendimtar (") mban krahun e atij qe e ushqen. Kur gazetat naten shkruhen nga intelektual te manipuluar, e ne mëngjes lexohen nga te rinj te etur për te vërtetën. Kur shtresa e paarsimuar perplaset sa ne një shkemb ne tjetrin për t'ia marrë votebesimn. Kur lideret ne opozite shfrytezojne mjete jo për te shfaqur idesh, por për te krijuar kriza. Kur pozita përdore pushtetin për ta dobesuar opoziten deri ne maje. Kur arsimimi dhe edukimi udhehiqet nga te pakualifikuar e ushtarake. Kur para mediave pozita buzeqesh me ironi, e opozita bën me gisht.

A është Shqipëria peng e masonerise? Masonizmi nuk njeh kufij. Nuk njeh popuj e kombe. Një mason mund te jetë një shqiptar, një grek, një serb, një anglez, një italian e një turk...Masoneria nuk njeh fe e komb! As rrymë politike. Është ideologji shkaterruese-ndertuese-shkaterruese. Ideologji roberuese!

Aty ku masonizmi bën fole, ai vend gjithnjë do të jetë ne krize. Populli gjithnjë ne varferi. Ngrihen tribuna e foltore ne çdo qosh te vendit. Shteti vihet ne shtetrrethim nga vetshtetasit e saj.

Krizat janë drite-jetë për këtë ideologji famekeqe. Roberues i mendjeve!

A është Shqipëria peng i masoneve?



Shkrim i huazuar nga nje anonim.

  • Postime: 152
Donik
#1 ne: 27-07-2006, 16:05:26
Interesi i huaj për fshehje të realitetit shqiptar

Në diversionin e madh që është ndërmarrë në këto kohë prej shtetesh të tjerë, e sidomos prej atyre fqinjë, bën pjesë edhe strategjia e fshehjes, minimizimit apo tjetërsimit të faktorit real shqiptar në Ballkan. Pasi evidentimi faktik i tij përbën një rrezik real e imediat për shoqëritë e tyre të plakura, e për më tepër për politikat e tyre ekspansioniste e asimiluese që kanë përbërë shtratin e përhershëm të strategjive të tyre ndaj shqiptarëve, e trojeve të tyre. Vihet re një tendencë agresive për të paraqitur "minoritete" në Shqipëri në shifra marramendëse, ashtu si edhe në Kosovë, rritet artificialisht numri i enklavës serbe, kuptohet për të përmbysur raportet e vërteta mes etnive në atë rajon. Minimizohet numri i shqiptarëve në Maqedoni për të rruajtur raportet dominuese faktori sllavomaqedon. Shumë më trashë po luhet brenda shtetit shqiptar, ku eksperimentohet si në një serë laboratorike, shtimi deklarativ në progresion gjeometrik i komuniteteve të huaja, e në veçanti i atij grekofon.

Përkundër këtyre, politika shqiptare, që siç thamë është mercenare pranon të zyrtarizojë shifra të stanjacionit të popullsisë së përgjithëshme në shtetin shqiptar. Pra, punon në favor të raporteve fiktive të kërkuara prej të tjerëve për ta paraqitur Shqipërinë si një shtet multietnik.

Nëse do të pranohej rritja e natyrshme e popullsisë shqiptare në parametrat e saj të përhershëm e të njëmentë, politikat e diversionit "minoritar" do të dështonin në mënyrë sinjifikative.

Në anën tjetër, stanjacioni i pretenduar në Kosovë, shkon në favor të kalkulimeve të fshehta të politikës së madhe për ta inkuadruar edhe një herë këtë rajon nën suazën e Serbosllavisë. Një popullsi krahasimtare reale e shqiptarëve në Kosovë, në raportet e rreth gjysmës së popullsisë së shtetit "tutor" pra serbisë, do të kthente në absurd këtë lloj politike të kancelarive perëndimore në bashkëpunim me ato lindore, për një rianeksim të ri të Kosovës.

Në Maqedoni, pranimi i një popullsie reale shqiptare, do të përmbyste raportet etnike atje, dhe do t'i kthente shqiptarët jo vetëm në element shtetformues, por edhe në element dominues, pra, do ta kthente Maqedoninë në një shtet të tretë politik me profil shqiptar, pas Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Duke iu kthyer edhe njëherë shtetit politik të shqiptarëve, nëse ai do të dilte nga obsesioni i ngulitur të paktën prej një shekulli se është i vogël në krahasim me të tjerët ballkanikë, dhe do të gjente përmasa të reja demografike të krahasueshme (siç janë në realitet), nuk mund të mënjanohej më prej detyrimit kombëtar në synim të bashkimit të territoreve të ndara përdhunisht. Së paku, ishte i detyruar të lëvizte në këtë drejtim, pasi nuk mund të justifikohej më duke u fshehur pas potencialeve të vobekta. Njëkohësisht, edhe pjesët e tjera shqiptare jashtë kufijve nuk do të justifikonin me shtetin amë se "nuk ka ç'bën pasi është i vogël në krahasim me të tjerët". Për rrjedhojë, në vetëdijen e përgjithshme të shqiptarëve do të ngriheshin ndjesi të reja, do të zgjoheshin instiktet e natyrshme, aspak më në rrjedhat ankimtare, por që do të kërkonin rimëkëmbjen dhe rivlerësimin e tyre në raportet politike rajonale. Nëse do t'iu tregoheshin realisht potencialet e tyrenjerëzore, shqiptarët nuk do t'i druheshin më përballë koalicioneve ortodokse ballkanike, por do t'i përballonin ato me sukse në politikat ballafaquese.

Edhe faktori ndërkombëtar, do të ishte i detyruar të ndryshonte qëndrim, do të ishte pak më i matur në politikat e tij dhe do të llogariste në mënyrë të urtë potencialet dhe faktorizimin primar të shqiptarëve kombëtarisht në Ballkan, pasi në raportet etnike me të tjerët ballkanikë ata do të qëndronin në vend të parë (përjashto këtu Rumaninë).

Por politika shqiptare, siç thamë është mercenare, dhe luan në favor të interesave të të tjerëve, që kërkojnë me çdo kusht të vonojnë sa të jetë e mundur këtë zgjim të vetdijes shqiptare, këtë evidentim të realitetit demografik shqiptar që i tremb. Që më pas në kushte më të favorshme do të kthehej padyshim në realitet politik dominues ballkanik. Fshehja e popullsisë së shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë, në Kosovën – protektorat apo në Maqedoninë multietnike, s'është veçse një strategji bashkëpunimi mes politikave serbo-greke në Ballkan me mercenarët politikë shqiptarë që për fat të keq, edhe për disa kohë, do të vazhdojnë të sundojnë poshtërisht mbi shoqërinë e tyre, mbi popullin e shtetin shqiptar.