×

Të hash sipas moshës!

· 9 · 279

Të hash sipas moshës!

· 9 · 279

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
ne: 07-05-2013, 15:13:14
Mesa duket kur rritemi, ushqimet që konsumojmë duhet të jenë të ndryshme. Duke qenë se ushqyesit në trupin e njeriut shkaktojnë ndryshime gjatë rritjes së moshës, atëherë duhet që në momente të caktuara të përdorim ushqime të përshtatshme për vitet që kemi mbi supe.

Ndiq këto këshilla për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor…

Kur je 20, ha salmon

Të njëzetat nuk janë gjithmonë kohë thjesht qejfi dhe gallate, por për fat të mirë, përtypja e këtij peshku të ujërave të ftohta, mund të ndihmojë për të parandaluar apo trajtuar depresionin, një gjendje ku gratë kanë gati dy herë më shumë shanse të bien sesa burrat.

Në moshën 30 vjeç: vezë dhe spinaq

Kjo është koha kur ju bëni fëmijë, kështu që ka gjasa që jeni njëkohësisht duke ushqyer fëmijën me gji apo jeni shtatzënë. Mbajeni veten mirë me një omletë me spinaq dhe qumësht çdo mëngjes. E verdha e vezëve dhe spinaqi përmbajnë kolinë, një ushqyes që ndihmon trurin e fëmijës të zhvillohet siç duhet. Instituti i Mjekësisë rekomandon konsumimin e 425 mg koline në të gjithë kohën, 450 mg nëse jeni shtatzënë dhe 550 mg nëse po jepni ushqim me gji

Kur je 40: mish viçi pa dhjamë dhe brokoli

Për ata që dashurojnë hamburgerët në këtë moshë, kjo është fat. Mishi i viçit pa dhjam përmban shumë hekur, një ushqyes që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, furnizuesit e trupit me oksigjen dhe që mbajnë nivelin e energjisë lart. Mjekët rekomandojnë 18 mg në ditë për gratë në moshën 40 vjeç dhe 27 mg gjatë shtatzënisë. Nevojiten 9 mg kur je me qumësht.

Në të 50-at: jo ose vetëm kos me yndyrë të ulët

Ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e shumta që vijnë nga kosi me nivel yndyre të ulët ose pa yndyrë.

Bishtajore në moshën 60-vjeçare

Ka një këngë që këndohet në shkollat fillore në SHBA: “Groshët, groshët, janë të mira për zemrën”. Kjo është në fakt edhe shkencërisht e vërtetë. Të gjitha llojet e bishtajoreve, bizelet, bathët, groshët apo grosha qorre etj., përmbajnë nivel të lartë potasi, gjë që ndihmon në uljen e presionit të gjakut, një faktor i njohur për sëmundjet e zemrës.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 07-05-2013, 16:57:50
Shqiptaret, cilado qofte mosha e tyre para mishit dhe peshkut nuk vene asgje
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 07-05-2013, 16:59:06
Kujt i themi grosha qorre ne  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 08-05-2013, 13:23:09
Shqiptaret, cilado qofte mosha e tyre para mishit dhe peshkut nuk vene asgje
Shtoj dhe brumrat :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#4 ne: 08-05-2013, 14:11:58
Kujt i themi grosha qorre ne  :D

pllaqive
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 10-05-2013, 20:55:55
pllaqive

Te trash ne ketej xhane.. :D as keto nuk i njoh
Mos jane bathet moj  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#6 ne: 10-05-2013, 21:36:59
Kujt i themi grosha qorre ne  :D

eshte nje fasule e vogel..me ngjyra ..kur gatuhet i shtohet pak miell qe te trashe lengun ..ka ngjyren e thjerrzave
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 11-05-2013, 08:14:52
Ah po .... :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#8 ne: 15-05-2013, 13:44:33
Nje ligj i ri per njerezit obez eshte aplikuar ne Japoni. Tashme eshte ilegale te jesh mbipeshe, dhe per cdo kile te vene teper, duhet te paguash gjobe!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super