×

"Big brother" eshte kinez

"Big brother" eshte kinez

· 1 · 114

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-12-2019, 23:27:59
 

Franca, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera përdorin teknika survejimi për të gjurmuar terroristët ose trafikantët e drogës. Kina dëshiron të përdorë mjete të ngjashme për të mbajtur dosje për këdo që ecën nëpër rrugë.

Një investigim i Nju Jork Tajms ka njerrë zbuluar se si bazat e të dhënave të policisë tregojnë mënyrën me të cilën autoritetet përdorin skanera telefonash, kamera për njohjen e fytyrës dhe vegla të tjera për të përmirësuar spiunimin e mbi afro 1.4 miliardë njerëzve. Objektivat përfshijnë jo vetëm kriminelët, por edhe punëtorët migrantë, pakicat etnike dhe simpatizantët e lëvizjes protestuese në Hong Kong.

Sipas gazetës amerikane, elementi kyç në ndërtimin e një sistemi të tillë gjigand survejimi nuk është teknologjia, por mungesa e kontrollit mbi fuqinë e policisë. Bota.al