×

"Shitja" e adresave te email-it!

"Shitja" e adresave te email-it!

· 16 · 2271

  • Postime: 23945
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-03-2006, 12:26:32
Një fenomen shumë negativ qe po verej kohët e fundit është "shitja" e adresave email nga webmasterat shqiptare. Behet fjale për adresat qe poseduesit e komuniteteve virtuale i marrin nga perdoruesit e rregjistruar. Kur rregjistrohesh ne një komunitet a forum, paramendohet qe informacioni privat qe kërkohet për rregjistrim, ku hyn dhe email-i, është një informacion te cilin nuk duhet ta këtë dhe një pale e tretë. Por siç po shihet shumë webmastera nuk e respektojne privatsine e publikut. Konkretisht mua kohët e fundit po me ndodh te marr reklama ne email nga faqe shqiptare, faqe te cilat nuk kanë si ta kenë adresen time direkt nga mua, por veç duke ia marrë këtyre webmasterave për te cilët po shkruaj. Dua te ve ne dukje gjithashtu se shitja e te dhenave personale është e jashtligjshme dhe nëse dikush ka durim e dëshirë t'i shkoje deri në fund gjerave, shumë mirë këta keqperdorues te besimit te publikut mund te ndeshkohen dhe ne rrugë ligjore.

  • Postime: 129
  • Gjinia: Mashkull
ladio
#1 ne: 19-03-2006, 22:49:29
Pse edhe kjo behet?? Megjithese ca nuk mund te presesh, kur i shet yahoo dhe msn ca pret nga shqiptaret... Prandaj eshte mire qe te regjistrohesh neper forume me ndonje email qe e perdor vetem per ate pune, mos u regjistro asnjeher me email qe e perdor perdite.

cheers

  • Postime: 18
aSeriousBoy
#2 ne: 20-03-2006, 11:23:20
ktyre webmasterave qe meren me ket pune eshte ti sulmosh, tja bosh lesh databasen  edhe te fillojn te qajn pastaj.... :)

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#3 ne: 20-03-2006, 11:56:58
ktyre webmasterave qe meren me ket pune është ti sulmosh, tja bosh lesh databasen  edhe te fillojn te qajn pastaj.... :)

Avash o Boy ...se na u dash 2006 vjet qe te dalim
ne internet ...ti do i shkaterrosh te gjitha...I pashpirt ...

Ka te drejte Max-i. Po fajin se ka shqipetari webmaster ...
Shko ne google, shko ne yahoo ...ske pse futesh rrugicave te erreta ...


-King

  • Postime: 23945
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 21-03-2006, 07:59:08
Nuk ke si te marresh emaile te seleksionuar me makina kerkimi. Ato firma nderkombetare qe merren me kete pune te piste (njeri keto dite u denua me mbi 1 milion dollare gjobe per spame ne email) perdorin makina te fuqishme kerkimi, te cilat i bien kryq e terthor internetit dhe kapin adresa email, por nje makine nuk seleksionon dot emailet e nje shqiptari, kinezi apo nje marsiani. Keshtu qe rruga e vetme eshte qe te marresh adresat email te futura ne databazat e forumeve dhe faqeve te tjera qe kane komunitet ne perberje te tyre.

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#5 ne: 21-03-2006, 15:56:19
"Shitja" eshte dicka qe sic tha dhe Maxi, ka qe ne internet per shume kohe.
Tani sepse jemi shqipetare mundet te na nevrikosi pak me shume por besoj se
kjo nuk eshte dicka qe mund te shifet si "tradhetim".

Ka shume njerez te cilet perdorin emailin e sakte ose ate "serioz" kur bejne regjistrimin
tyre e si pasoj ...shume spam... Kompanite me te fuqishme kane Spam Filter pikerisht per
kete pune. Ato mund te perdoren si zgjidhje ...

Pse behet kjo ? Per pune euro si gjithandej. Neser Pasneser mundet dhe ti MAX te
gjendesh ne nje situate te till. Si do veproje nese nuk kishe te ardhurat e duhura ?

Money makes the world go round ....

-King

- makina te fuqishme kerkimi, te cilat i bien kryq e terthor internetit --> nuk mund te kerkosh pa thyer rregullat e pa "shqetesuar" besoj ...pra fajin e kane prape Adminat

  • Postime: 156
durrazy
#6 ne: 21-03-2006, 17:21:03
Captain Albania
Zërist/e
thote :

".....kohët e fundit është "shitja" e adresave email nga webmasterat shqiptare...."
 
eshte e vertet ajo ndodh nga "hakerat",por pse nuk keni raportuar , duke ndimuar keshtu edhe , te tjeret.. mesa kuptoj ti mendon, se ata qe i shesin fitojne para ..?

  • Postime: 23945
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 22-03-2006, 09:59:22
Se di une ne fitojne apo nuk fitojne ndonje gje materiale, apo e bejne thjeshte per t'i bere qefin nje shoku. Fakt eshte qe kjo nuk eshte e drejte as moralisht dhe as ligjerisht.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#8 ne: 28-04-2006, 21:55:38
Eshte e vertete kjo edhe mua me ka ndodhur  :( :S :(

  • Postime: 61
Ervis Tusha
#9 ne: 09-12-2006, 20:14:33
kjo eshte e vertet pasi mua me vine 2-5 email ne dite spam email shqiptare behet fjale dhe 3-7 email te huaj spam kjo eshte pasi behet shitja nga admin e site forumeve e etj ku une jam rregjistruar

kjo mund te rregullohet pas psh ne hotmail e ben qe te vijne email vetem nga personat te cilet ti ke ne kontakt list

por per disa persona si mua kjo nuk funkisonon per cilet per ato persona te cilet marrin emali nga njerez te ndryshme

  • Postime: 38
  • Gjinia: Mashkull
AlbEno
#10 ne: 18-02-2007, 19:28:27
Eshte e vertet kjo me shitjet e e-mail,se dhe mua me kan foruar e-mail,po nuk kam pranuar.nga ka kta qe meret me kto pune eshte nje nga ata te nd*en**.*** (nuk dua qe te dukem si spiun)kto nuk jan te drejta per nje webmaster.

  • Postime: 23945
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#11 ne: 21-02-2007, 01:17:44
Une jam kurioz shume te dij se kush ma ka bere kete gje me nje nga adresat e mia. Edhe se i rregjistroj si spam adresat nga me vijne reklamat e shpifura perseri ato nuk ndalojne pasi derguesit (qe jane te njejte) ndryshojne vazhdimisht adrese.

  • Postime: 3785
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#12 ne: 21-02-2007, 12:40:46
Unë jam kurioz shumë te dij se kush ma ka bërë këtë gjë me një nga adresat e mia. Edhe se i rregjistroj si spam adresat nga me vijnë reklamat e shpifura përsëri ato nuk ndalojnë pasi derguesit (qe janë te njëjtë) ndryshojnë vazhdimisht adrese.

Sa te vijnë ty? Unë kisha 2 ditë qe nuk e kisha hapur një adrese timen dhe shoh 4208 mesazhe te folderi Spam... ncncnc!

Ka nja 6 muaj qe është shtuar shumë sasia e spamit ne Internet. Pergjegjes për këtë janë disa grupe shumë te mëdha qe merren vetëm me këtë pune.  :@

Është folur e perfolur shumë për zhvazhdimin e Blue Frog, një program shumë i perdorur antispam. Kompania prodhuese, Blue Security nga Izraeli, u detyrua vitin e shkuar qe ta nderpriste sherbimin, për shkak te sulmeve shumë te fuqishme nga spamuesit dhe rrjetet e tyre; njeri prej tyre (supozohet nga Rusia) deklaroi se do të perpiqej të merrte nën zoterim adresen IP te Blue Security (me atë te një ndryshimi DNS-je) për te kompromentuar sigurine e sistemit dhe për ta perdorur atë si anti-antispam... Gati gjysmë milion perdoruesve do t'u sulmoheshin kompjuterat nëpërmjet te njejtit sistem qe i mbronte deri atëherë nga sulmet. E gjendur nën rrebeshin e sulmeve dhe për të mos lejuar mundësinë e kompromentimeve, Blue Security deklaroi me keqardhje se do ta mbyllte sherbimin antispam.

Për me shumë mund të lexoni këtu:
http://www.securityfocus.com/news/11392

  • Postime: 23945
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#13 ne: 22-02-2007, 12:26:48
Jo une se kam problem kaq te madh pasi perdor vetem gmail tani dhe ky ka nje sistem shume te mire antispam. Problemi im qendron tek keto faqet shqiptare qe dergojne reklama. Keto dergime behen me dore dhe dergohen si emaile normale. Nuk eshte se vijne shume, por thjeshte me  bezdis fakti se me vijne emaile nga faqe te cilave nuk ia kam kerkuar te me dergojne gje.

  • Postime: 53
  • Gjinia: Mashkull
ForumiShqiptar.al
#14 ne: 22-02-2007, 18:06:08
Një fenomen shumë negativ qe po verej kohët e fundit është "shitja" e adresave email nga webmasterat shqiptare. Behet fjale për adresat qe poseduesit e komuniteteve virtuale i marrin nga perdoruesit e rregjistruar. Kur rregjistrohesh ne një komunitet a forum, paramendohet qe informacioni privat qe kërkohet për rregjistrim, ku hyn dhe email-i, është një informacion te cilin nuk duhet ta këtë dhe një pale e tretë. Por siç po shihet shumë webmastera nuk e respektojne privatsine e publikut. Konkretisht mua kohët e fundit po me ndodh te marr reklama ne email nga faqe shqiptare, faqe te cilat nuk kanë si ta kenë adresen time direkt nga mua, por veç duke ia marrë këtyre webmasterave për te cilët po shkruaj. Dua te ve ne dukje gjithashtu se shitja e te dhenave personale është e jashtligjshme dhe nëse dikush ka durim e dëshirë t'i shkoje deri në fund gjerave, shumë mirë këta keqperdorues te besimit te publikut mund te ndeshkohen dhe ne rrugë ligjore.


Nje  nga keta qe abuzojn me adresat e emaile te anetareve te tjere te siteve eshte pikerisht GSH... admin i galeria shqiptare,,, reklama qe keni ju ne forum.

  • Postime: 23945
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#15 ne: 31-07-2007, 00:27:18

Një  nga këta qe abuzojn me adresat e emaile te anëtarëve te tjerë te siteve është pikërisht GSH... admin i galeria shqiptare,,, reklama qe keni ju në forum.


Cfare do te thuash me kete? Une nuk di te jene derguar mesazhe reklamuese nga GSH, madje aty as nuk ka nje opsion rregjistrimi! Nese mundesh na sqaro pak e shume.
 

"I love Tropoja" - Pershtypjet

Nisur nga M A XRubrika Kultura

Postimi i fundit 01-02-2020, 16:15:02
nga SteriOtipi B
Amanda "Ava Max" Koçi

Nisur nga ΩμέγαRubrika Muzika

Postimi i fundit 11-01-2020, 20:30:17
nga Ωμέγα
"Big brother" eshte kinez

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 22-12-2019, 23:27:59
nga M A X
Flori Mumajesi "Thjesht te du"

Nisur nga M A XRubrika Muzika

Postimi i fundit 10-11-2019, 16:22:20
nga M A X
"The Moment" - Foto e vitit

Nisur nga M A XRubrika Imazhe

Postimi i fundit 19-10-2019, 18:50:37
nga Gjumashi