×
Hyrja
Profili

10 Fjalëkalimet më të përdorura të internetit

10 Fjalëkalimet më të përdorura të internetit

· 3 · 567

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
ne: 23-01-2010, 20:34:41
Dhjetë fjalëkalimet më të përdorura në ueb u zbuluan si një pjesë e një analize të dhjetëra miliona llogarive interneti. Imperva, një firmë sigurimi të dhënash, tha se kishte analizuar rreth 32 milionë fjalëkalime që...
...ishin ekspozuar në një piratim të fundit në faqen ueb të RockYou.

Në Dhjetor të vitit të shkuar një pirat çau bazën e të dhënave të faqes së kompanisë dhe përftoi lejehyrjeje në emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e pakoduara të të gjithë 32 milionë përdoruesve të saj.

Pas studimit të çarjes së sigurisë Imperva doli me një listë të fjalëkalimeve më të përdorura, të cilët përdoruesit e ueb faqes duhet t’i shmangin.


“Çdokush duhet ta kuptojë se çfarë do të thotë kombinimi i fjalëkalimeve të dobët në botën e sotme të sulmeve kibernetike të automatizuara: me vetëm mundin minimal, një pirat mund të marrë lejehyrjen e një llogarie të re çdo sekondë– ose 1000 llogarive çdo 17 minuta”, tha Amichai Shulman, shefi i oficerëve teknikë të Imperva.

“Nëpunësit që përdorin të njëjtët fjalëkalime në Facebook me ata që përdorin në vendin e punës sjellin mundësinë e vënies në rrezik të sistemeve të ndërmarrjeve me fjalëkalime të pasigurt, sidomos nëse përdorin fjalëkalime të lehtë për t’u thyer si ‘123456’”, shtoi ai.

“Problemi ka ndryshuar shumë pak gjatë 20 viteve të fundit. Ka ardhur koha për çdokënd ta marrë seriozisht sigurinë e fjalëkalimeve; është një hap i parë i rëndësishëm në sigurinë e të dhënave.”

Dhjetë fjalëkalimet më të përdoruara të analizuara në studim ishin:
1. 123456
2. 12345
3. 123456789
4. Password
5. iloveyou
6. princess
7. rockyou
8. 1234567
9. 12345678
10. abc123

burimi: albeu.com

  • Postime: 53
  • Gjinia: Mashkull
All4Ever
#1 ne: 23-01-2010, 20:40:45
Kjo qe thuhet me te vertet eshte e vertet, cdo njeri qe hap per her te pare ne accont, keto lloj pass-e ve, se nuk para ja ka haberi shume.

para 8 vjetesh edhe une ne e-mail time te pare pass ka qen 123456 :D

kurse tani eshte mbi 20 shkronja ose numra :D

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
#2 ne: 23-01-2010, 21:49:13
Kjo qe thuhet me te vertet eshte e vertet, cdo njeri qe hap per her te pare ne accont, keto lloj pass-e ve, se nuk para ja ka haberi shume.

para 8 vjetesh edhe une ne e-mail time te pare pass ka qen 123456 :D

kurse tani eshte mbi 20 shkronja ose numra :D

Te them te drejten edhe une kam pasur njefar kohe paswordin 123456789 e te garantoj qe numer i madh i njerezve e kane kete pasword sepse eshte i lehte per tu mbajte mend!