×
Hyrja
Profili

5 faqet më të mira shqiptare për muajin shtator

5 faqet më të mira shqiptare për muajin shtator

· 17 · 2273

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
ne: 04-10-2011, 13:27:41
Interneti tek shqipëtarët po përhapet jashtëzaknisht shpejtë, bashkë me të edhe numri i faqeve shqipëtare që po hapen cdo ditë të reja. Në këtë artikull kemi përmbledhur disa faqe interesante e të nevojshme për cdo person.. Kjo është një kategori e re në faqen tonë, dhe si pesë faqet më interesante për muajin shtator janë këto :


forumi.shqiperia.co m (albforumi) – në rënditjen tonë si faqja e 5 më e mirë shqiptare gjendet Albforumi pjesë e portalit shqiptarë ShqiperiaCom. Ndryshe nga forumet e tjerë ky ka një platformë të lezetshme dhe shumë lehtë i manipulueshëm..

Forum shoqëror, me më shumë se 9 mijë antarë mund të gjeni tema nga më të ndryshmet : aktualitet, art & kulturë, shkencë & jetë, vip & trend, tema te ndryshme, sport dhe shumë e shumë të tjera..


albeu.com – në rënditjen tonë si faqja e 4 më e mirë shqiptare gjendet albeu. Albeu.com është portal i pavarur,me seli në Tiranë,i themeluar në korik të vitit 2003.Ky portal është një ndër portalet e para të pvavarura në gjuhën shqipe.Një dizajn mjaft tërheqës,dhe mund të kuptohet shumë leht.Ky portal tërheq mjaft shumë vizitor.Këtu mund të gjeni lajme nga fusha e Sportit,lajme rajonale,për VIP etj.


pcworld.al - PC World Albanian
Portal në gjuhën shqipe për më të rejat në fushën e teknologjisë, për cdo gjë që ju intereson rreth teknologjisë ky është portali i duhur.. Botohen shumë artikuj në ditë por as mesimet për gjëra të ndryshme nuk mungojnë, të cilat postohen me mjaft kujdes në kategorinë Ja se Si.. Portal i vizituar nga persona të apasionuar pas teknologjisë këtë e tregon edhe numri i madh i komenteve në një artikull të caktuar..
PCWorldAl është zgjedhur si faqja e 3 më e mirë shqiptare për muajin tetor



Katrology – në vendin e dytë është katralogy.com. Një web-site unik ku mund të gjeni informacione të ndryshme për dizajne grafike.Janë shkruar artikuj të ndryshëm në katralogy.com në lidhje me psikologjinë,artin modern dhe tradicional,mësime të ndryshme mbi fotoshopin etj.
Nëse jeni të interesuar për dizajne,atëhere hdhni një sy këtij ëeb-i


Galsh – Galeria Shqiptare e fotove në internet.. Është zgjedhur si faqja më e mirë sipas Albpedia për muajin shtator. Me nje dizajn të thjeshtë dhe unik e të përshtatshem për navigimin sa më të lehtë të fotografive, në të cilën gjenden mijëra fotografi të ndryshme kryesisht të VIP Shqiptare, fotografi qesharake, foto shqiptare, sfonde të ndryshme këto e shumë të tjera veqori e karakterizojnë faqën GalSh si më të mirën e llojit të vet..

Burimi i artikullit  : http://www.albpedia.info/5-faqet-me-te-mira-shqiptare-per-muajin-shtator.html

Sugjeroni edhe ju faqe te ndryshme per muajin tetor. Mund te jete faqja juaj si njera nga 5 me te mirat.

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#1 ne: 04-10-2011, 14:22:29
Sipas albpedia.info   :P hmmmmm:

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
#2 ne: 04-10-2011, 14:37:36
Sipas albpedia.info   :P hmmmmm:
Normale..

Po ne artikull e kemi cekur
Citim
Këto ishin 5 faqet më të mira sipas Albpedia.info për muajin shtator.

  • Postime: 12743
Mishel...............
#3 ne: 04-10-2011, 15:51:24
Po Zeriyt pse nuk eshte???

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
#4 ne: 04-10-2011, 17:01:53
Po Zeriyt pse nuk eshte???

Heres tjeter.. Mund te beni edhe ju sugjerime per muajin e ardhshem, do i marrim ne konsiderate dhe pse jo do i vendosim!

  • Postime: 95
Yeahyeahs
#5 ne: 04-10-2011, 19:52:11
Heres tjeter do bejme nje analizim me te detajuar ne baze te shume faktoreve.
Kemi ndermend ta zbatojme kete teknike çdo muaj :)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 05-10-2011, 00:11:51
Ole http://www.galsh.com/ #1. :) Rrofshi per vleresimin.

Jo se e kam une, por vertete Galeria Shqiptare eshte arkivi me gjigand shqiptar per foto online. Aktualisht jane 69224 foto - gati 70k dmth, si dhe 129387 komente te bere neper gati 3k albumet e galerise.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 05-10-2011, 00:15:46
Po Zeriyt pse nuk eshte???

Se nuk eshte! Seriozisht, nese do ishte ne liste une s'do ta shihja si renditje serioze.

  • Postime: 12743
Mishel...............
#8 ne: 05-10-2011, 08:42:36
Se nuk eshte! Seriozisht, nese do ishte ne liste une s'do ta shihja si renditje serioze.

e pse ben si modest???

ath MAX duhet te besh ndryshimet e duhura ne menyre qe kjo faqe te renditet ne mos ne vendin e pare te jete ne 5 me te mire....tek e fundit asgje nuk i mungon....

  • Postime: 95
Yeahyeahs
#9 ne: 05-10-2011, 09:17:57
e pse ben si modest???

ath MAX duhet te besh ndryshimet e duhura ne menyre qe kjo faqe te renditet ne mos ne vendin e pare te jete ne 5 me te mire....tek e fundit asgje nuk i mungon....
Po i ka ikur koha forumeve dhe me kete software qe ka ZY nuk mundet te perparoje shume.

  • Postime: 372
livefutboll
#10 ne: 05-10-2011, 14:02:49
Heres tjeter.. Mund te beni edhe ju sugjerime per muajin e ardhshem, do i marrim ne konsiderate dhe pse jo do i vendosim!

ti  e ke te albpedia.info???

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
#11 ne: 05-10-2011, 15:16:51
ti  e ke te albpedia.info???

Po se bashku me "Yeahyeahs" dhe 2 te tjere! Pra jemi 4 persona qe mirremi me administrimin dhe mirmbajtjen e faqes, poashtu edhe me artikuj..
http://www.zeriyt.com/enciklopedia-shqiptare-albpediainfo-t91538.0.html

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 05-10-2011, 23:40:05
e pse ben si modest???

ath MAX duhet te besh ndryshimet e duhura ne menyre qe kjo faqe te renditet ne mos ne vendin e pare te jete ne 5 me te mire....tek e fundit asgje nuk i mungon....

Te isha modest s'krenohesha nje postim me lart :) Nuk thashe qe eshte keq, por qe s'mund te thuhet se eshte nder faqet me te mira.

Po i ka ikur koha forumeve dhe me kete software qe ka ZY nuk mundet te perparoje shume.

S'mund te jem dakord as me ty, sepse ti rendit arsyet e gabuara.
Forumet jane ketu per te qendruar. Vete forumi si format s'mund te zevendesohet as nga Facebook e as nga asgje tjeter. Ashtu si radio s'u zevendesua nga TV, TV nga interneti e me radhe.
Ca problemi ka skripti? Mos me thuaj se duhet te jete vBulletin. :d Hidhi nje sy i her gjithe forumeve me vB. Te gjithe njesoj. Maksimumi i ndryshon ngjyra. Ke pare ndonje te ngjashem si ZY?

  • Postime: 1106
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#13 ne: 05-10-2011, 23:47:40
Une i kam lene dhe nje koment ne postimin orgjinal por nuk e mora veshe perseri se ku bazohen per kete renditje?
Pra vetem trek mendimet e tyre  :D

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 06-10-2011, 00:01:05
Stafi i Albpedia, jane ulur dhe kane bere pak brainstorming, dhe kane vendosur vete, sipas gjykimit te tyre, se kush jane 5 top faqet shqiptare per muajin shtator. Kaq. Cfare eshte e "mire" eshte koncept teper subjektiv, dmth cfare mund te jete per ty s'eshte per mua e keshtu me radhe. Por kur dikush ka nje fare emri, (ne kete rast Albpedia dhe stafi i saj) fjala e tij ka dhe goxha peshe, e kur e thote dicka shume e marrin per te mireqene. Uroj te flesh rehat tani qe e more vesh se ku jane bazuar :d

  • Postime: 12743
Mishel...............
#15 ne: 06-10-2011, 08:41:39
Stafi i Albpedia, jane ulur dhe kane bere pak brainstorming, dhe kane vendosur vete, sipas gjykimit te tyre, se kush jane 5 top faqet shqiptare per muajin shtator. Kaq. Cfare eshte e "mire" eshte koncept teper subjektiv, dmth cfare mund te jete per ty s'eshte per mua e keshtu me radhe. Por kur dikush ka nje fare emri, (ne kete rast Albpedia dhe stafi i saj) fjala e tij ka dhe goxha peshe, e kur e thote dicka shume e marrin per te mireqene. Uroj te flesh rehat tani qe e more vesh se ku jane bazuar :d

perse nuk behet me votim te lire dhe vendos publiku se kush realisht e meriton. pervec faktit se nje faqe mund te kete shume informacione dhe si rrjedhoje mund te jete shume frutedhenese ,por ndodh qe nuk ka klikime aq sa mund te kete nje faqe tjeter qe mund te jete edhe jo shume fort e investuar por ka shikueshmeri dhe antare me shume.

pra me mire nje votim online nga kushdo se thjesht nje opinion i disa Admni-ave qe tek e fundit nuk japin argumenta se ku bazohen per renditjen e mesiperme.....

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
#16 ne: 06-10-2011, 13:57:39
@Mishel

Pergjigjen ta ka dhen MAX, kemi filluar nga muaji shtator dhe do e vazhdojme per cdo muaj te zgjedhim 5 faqet me te mira shqiptare.. Kjo ishte hera e pare, dhe ishte mendimi jone te zgjedhim keto faqe si me te mirat per muajin shtator sigurisht sipas Albpedia, fillimisht mblodhem nja 10 faqe dhe prej tyre vendosem qe ato te publikohen! Ndoshta dikujt do ti duken zgjedhje jo e mire & jo profesionale por eshte thjesht gjykimi yne..

Ne muajt e ardhesm do te bejme analize me te detalizuar, duhet te marrim parasysh postimet e faqes, komentuesit, fan page, search results, alexa rank, CMS, design, artikujt etj etj Poashtu ne zgjedhjen e tyre do te ndikojne edhe vizitoret qe do te votojne per faqen e tyre te deshiruar...