×
Hyrja
Profili

A do ta blinit nje Chromebook?

A do ta blinit nje Chromebook?

· 17 · 1360

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-05-2011, 16:41:45
Sic mund ta keni vene re per nje muaj dalin ne treg laptopat e rinj, te quajtur Chromebook, qe do te kene per sistem operativ Chrome OS. Se cfare eshte Chrome OS e dime tashme. Por a eshte nje sistem i tille vertete i mjaftueshem per nje perdorim sa me optimal te perditshem te kompjuterit? Per nje webmaster nje Chromebook eshte i mjaftueshem per punet a zakoshme?

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#1 ne: 16-05-2011, 17:36:23
Nese te gjitha burimet qe na duhet per te punuar do te ofroheshin online (cloud, SaS) pse jo. Sot po ofrohen shume aplikacione te ndryshme online me apo pa pagese dhe nese kusht i vetem i perdorimit te tyre eshte lidhja me internet atehere pse jo. Realisht do e konsideroja opsionin e perdorimi te ketij laptopi nese interneti do ishte gjithekund i mundshem kundrejt nje tafire te perballueshme. Ceshtja pastaj e te dhenave te ruajtura jashte kompjuterit personal, ka te beje me sigurine dhe ne kete pike ke njerez qe paguajne shuma te medha per sigurine e informacioneve qe ua besojne ketyre kompanive. Une do ta shikoja kete laptop si nje mundesi per te prezantuar klientev punet e bera apo zhvillimin e tyre.

  • Postime: 1108
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#2 ne: 17-05-2011, 00:05:54
NJe pyetje, ky sistem eshte si MAC apo si windows  :D

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 17-05-2011, 00:13:22
Si asnjeri nga keto te dy dhe si asnje tjeter OS qe eshte ne qarkullim. Chrome OS eshte praktikisht vetem nje browser, por me disa shtesa te tjera qe i nevojiten per te vene ne funksion nje kompjuter. Nese perdor Chrome Browser nga Google do e kesh parasysh pak a shume se cfare eshte. Imagjino nje kompjuter qe ka vetem browser dhe asgje tjeter.

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#4 ne: 17-05-2011, 00:13:47
NJe pyetje, ky sistem eshte si MAC apo si windows  :D
Ky sistem eshte nje browser.. Chrome

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 18-05-2011, 16:52:46
Mbreme po lexoja nje review rreth ketyre laptop-ave me Chrome OS dhe me duhet te them se vete gati e kam vendosur qe ta blej nje te tille sapo te dale ne shitje.
Personalisht sapo ndez PC gjeja e pare qe bej eshte nisja e Firefox- dhe aty qendroj pastaj ne 99,99% te kohes. Rralle ndodh qe te ve muzike qe kam ne PC apo te hap ndonje foto. Pra une praktikisht vetem ne Web jam. Here pas here hap dhe FileZilla, nje FTP Client i njohur ky, qe i nevojitet webmasterave dhe atyre qe merrem me administrim faqesh ne web.
Tani nese vendos te kem nje nga keto kompjuterat, te une nuk do ndryshoje shume, sepse: ne web do qendroj dhe kete do ta bej me nje kompjuter qe eshte bere vetem per te qendruar ne web. Nese me duhet te perdor FTP, pashe qe te Chrome Store kishte dhe shtojca per Chrome qe bejne punen e FTP. Nese dua te degjoj muzike, shume mire  e mbaj ate ne nje USB Stick, nga te cilet kam disa. Sot gjen dhe USB Stick me dhjetra GB hapesire. Ose mund te perdor edhe nje hardisk te jashtem, te cilin e lidh me ane te nje kablli me koke USB. Keshtu zgjidh problemin e degjimit te muzikes, apo mbajtjes se fotove dhe videove me vete, se per te thene te drejten s'do te doja qe fotot, muziken e vidoet e mija t'i vendosja diku ne serverat e Google, a kudo qofte jashte kontrollit tim.
Nga ana tjeter Chromebook do te ishte zgjidhje optimale per mua.
Jam perdorues i vazhdueshem i sherbimeve te Google; gjithe kohen perdor Gmail e Gtalk, qe jane platformat kryesore per komunikim me te tjere. Por me e rendesishme eshte se marr nje laptop qe mban bateri per 6 ore e siper (ndryshe nga ky aktuali qe mezi e kalon 1 ore pa kabell), qe eshte shume i shpejte, i lezetshem ne pamje dhe i lehte si peshe.
Une jam gati per nje Chromebook!

  • Postime: 242
  • Gjinia: Mashkull
feniksi
#6 ne: 18-05-2011, 18:16:43
Une jam gati gjithashtu :)

Cmimi i lire, performanca dhe specifikat e e jashtzakonshme si dhe koncepti i ri me bejn shumeee kurioz per ta provuar. 90% te kohes e kaloj ne web, 10% duke bere ndonje pune qe mund te behet edhe nga webaplikacionet.

Pak me shume nqs nuk e keni lexuar :
http://www.tech.al/google-dhe-samsung-prezantuan-chromebook-un-e-pare-ne-bote-chromebook-series-5/

  • Postime: 342
Dr0mAs
#7 ne: 18-05-2011, 21:08:01
Po talleni? 250$ me ato performanca?
kur del ne shitje? qenka klas fare, duke pare cmimet e lap-top-ave te tjer!

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 18-05-2011, 23:26:30
Cmimet nuk jane aq lire ne fakt. Chromebook nga Acer eshte goxha i vogel dhe edhe se ka cmim te ulet nuk i vlen dhe aq per ta pasur si kompjuter per perdorim te perditshem. Ndersa ai i Samsung po qe eshte me i pershtatshem. Dhe ai do te kushtoje 400 Euro vetem me lidhje Wireless dhe 450 Euro edhe per lidhje 3G.

  • Postime: 342
Dr0mAs
#9 ne: 18-05-2011, 23:40:47
Me sa pash un ne vende te tjera ne internet,
kjo eshte nje CHROME "sade" fare!
Dmth cdo aplikacion apo program do futet brenda ketij sistemi?
Nqs ky ska nje windows instalimi si i behet per programe te tilla si photoshop, virtual dj etj? qe te jemi realist ne i perdorim pa licence te bler. Nqs kjo si pranon mos do na duhet te na shkoj ne 1000Euro Lap Top duke blere dhe licenca?

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 19-05-2011, 00:02:08
Ti do mund te perdoresh vetem aplikacione qe i gjen ketu https://chrome.google.com/webstore
Aktualisht ka shume pak, por me kohen do te shtohen. Sidomos kur keto Chromebooks te dalin ne mase ne shitje.
Dmth programe te mirefillta s'mund te instalosh ne nje kompjuter me Chrome OS, por vetem aplikacione, te cilat jane ne fund te fundit thjeshte shtojca, ashtu sikurse jane shtojcat per Firefox. Pak a shume me nje fjale.
Flitet se Google po punon dhe per nje version online te Photoshop, ne menyre qe te perdoret nga perdoruesit e ardhshem te Chrome OS.
Nje Chromebook e ka te domosdoshme te jete gjithmone online, sepse te gjitha gjerat i ben online. Nese s'ke lidhje me internetin ky lloj kompjuteri nuk ia vlen pastaj.
Edhe se disa sherbime te Google, si Gmail, Google Docs (ky eshte i ngjashem me MS Office apo OpenOffice) e ndonje tjeter, do te mund te funksionojne edhe offline. Kete ia mundeson HTML5. Psh ti shkruan normalisht nje email edhe nese je offline dhe vetem pasi je lidhur me internetin email-i yt do te dergohet. E njejta gje kur ke per te bere ndonje pune te shkruar, duke perdorur Google Docs.

  • Postime: 406
[Joni]
#11 ne: 19-05-2011, 08:12:47
per te perdorur aplikacione si photoshop etj. ka sherbime te treta qe ofrojne tip remote view ne nje pc dhe punon atje (dmth cloud based). e zgjedh ti cfare apps do...

une jam duke menduar te blej nje laptop dhe te them te drejten me pelqeu ai i samsung por fatkeqsisht ktej nga lagjia jone do vije me shume vonese keshtu qe...

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#12 ne: 19-05-2011, 08:17:46
Ky laptop nuk eshte fjala e fundit e teknlogjise, nuk eshte per te gjithe. Sikurse eshte permendur, ky eshte nje laptop i cili funksionon ose te sherben vetem npm nje lidhje interneti. Nqs je nje person i cili kalon shume kohe ne rrjet/internet atehere kjo eshte nje altenative shume e mire. Por ky laptop nuk eshte per pune. Megjithate sot ne interent ka shume aplikacione falas dhe me pagese te cilat ofrojne nje alternative kundrejt programeve qe perdorni ne PC/MAC etj.

  • Postime: 406
[Joni]
#13 ne: 19-05-2011, 08:56:46
vertet nuk eshte si laptopet ezakonshem por sesa mundesi ka per pune nuk e dim akoma sepse realisht nuk ka ndonje review te plote... une e kam provuar Chrome OS ne VM por nuk eshte e njejta gje :)

ajo qe kam problem une eshte sa do i njohi paisjet e jashtme, sidomos lidhja e cel me pc qe e perdor gjith diten :)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 19-05-2011, 10:42:48
Per mendimin tim programeve te mirefillta po u iken koha dhe jane aplikacionet ato qe do te marrin rendesine kryesore. Shihni kur keto Chromebooks te dalin ne mase ne shitje se si do te shtohen programuesit qe do te ofrojne kundrejt pagesash apo dhe falas, aplikacione per Chrome.
Kjo eshte nje ceshtje biznesi ne fund te fundit. Shikoni tregun e aplikacioneve per iOS dhe Android, qe eshte kthyer ne nje treg multimiliardash. E njejta gje do te ndodhe dhe me Chrome OS. Besoj se brenda 1 viti qe nga momenti kur Chrome OS te kete dale ne treg, do te kemi qindra mijera aplikacione qe do te plotesojne gati cdo nevoje gjate perdorimit te perditshem te kompjuterit. Ndoshta ne pranveren e vitit tjeter do kemi filluar te harrojme se cfare jane/ishin programet qe instaloheshin ne nje PC me Windows.

  • Postime: 2649
  • Gjinia: Mashkull
Oqeani
#15 ne: 24-05-2011, 09:19:02
Une mendoj qe  edhe pajisjet teknologjike kane nisur te kanalizohe shume si ne aspketin hardwerik ashtu edhe ne ate softwerik.

 Ky laptop mund te jete shume i pershtatshmem per ata qe merren me web programim apo dicka te ngjashem, por ec e binde nje .net  programer qe tere kohen e kalon duke programuar ne C# ,VB ,C++  apo ndonj OOP tjeter desktop aplikacione , qe ta marre nje llaptop te tille ! Ai eshte i lidhur me sherbimet e Microsoft dhe Microsoft eshte e ardhmja per te .

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 24-05-2011, 10:11:13
Prandaj dhe Google e ka thene qarte qe ky lloj laptopi eshte per 75% te perdoruesve, ndersa pjesa qe ngel nuk, 25%, duhet te shikojne alternativa te tjera, Windows, Mac, Linux, etj.