×
Hyrja
Profili

A ka renie te entuziazmit te bloguesve shqiptare?

A ka renie te entuziazmit te bloguesve shqiptare?

· 17 · 1826

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-07-2010, 17:17:34
Webmasterat shqiptare ne pergjithesi dhe blogger-at ne vecanti jane qenie entuziaste, madje shume entuziaste dhe si cdo entuziast kjo gjendje zgjat vetem perkohesisht. Jo me larg se nje vit me pare kishte nje bum blogjesh e faqes te tjera te ngjashme, ashtu si ne periudha te tjera te meparshme kur kemi njohur bum faqesh te natyrave te ndryshme (kujtoni kohen e forumeve, pastaj faqet me mp3 etj).
Ndersa muajt e fundit une verej nje renie te blogjeve tashme. Shume blogje te lena pas dore dhe te pa perditesuara prej muajsh- dhe ketu s'po flas per kohen e veres dhe te pushimeve, gjate te cilave mund te tolerohen dhe disa jave heshtje virtuale, por per muaj te tere, gjate te cileve keto blogje jane bere faqe statike. Ndersa disa blogje te tjera jane braktisur fare, sepse ose jane offline ose tregojne ndonje mesazh te rendomte gabimi. Ndani dhe ju te njejtin mendim apo jam gabim une ne vrojtimet e mija?

  • Postime: 119
S.A
#1 ne: 20-07-2010, 23:14:47
Po edhe un jam i të njejtit mendim, mirëpo nëse fillojm ti kërkojm arsyet pse ndodh kjo atëher un do thoja se arsyja kryesore ësht numri i vogël i vizitave ose lexuesve të blogjeve.
Në kët rast nuk ja hedh fajin lexuesve por pronarëve të blogjeve të cilët i hapin blogjet e tyre me shpresë se do fitojn mijëra vizitorë brenda 2-3 muajve, dhe pikërisht për ate këto blogje jan shum afatshkurte :D

  • Postime: 110
html master
#2 ne: 21-07-2010, 01:41:44
Kjo ceshtje ka dy faktore te rendesishem qe i ben keto blogje te destinuar te deshtojne. Se pari eshte aspekti financiar pasi per te qendruar i gjalle online duhet dhe te perfitosh dicka dhe shumica e faqeve shqiptare s'jane dhe s'mund te jene fitimprurese.
Aspekti i dyte eshte ai profesional. Shumica e ketyre bloguesve nuk jane profesioniste por vetem disa djem adoleshente te shtyre nga inercia kopjuese per t'u bere blogger ashtu si problogger.net shoemoney.com apo dhe romeolab.com (me sa pashe dhe ky qenka nga keta qe i ka ikur entuziazmi).
Qe te kesh cfare e thuash cdo dite (se nje blog eshte nje ditar online nga vjen dhe fjala WebLog) duhet qe te kesh nje formim dhe nje sukses personal online se ndryshe nuk ke se si te shkruash.
Dhe pikerisht kjo po u ndodh ketyre. Gje qe s'kishte si te ishte ndryshe :)
pyetje
#3 ne: 05-08-2010, 01:39:59
Cdo te thote blogues?  hmmmmm:

  • Postime: 229
Epoka X
#4 ne: 11-08-2010, 10:09:16

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 20-10-2010, 23:51:44
Ok, tani e them me bindje se ka renie te entuziazmit ne blogosferen shqiptare. Madje mund te them dhe se web-i shqiptar eshte ne krize. E kam fjalen per web-in personal, privat, ai i faqeve te vogla te mbajtura nga 1-2 persona. Te vetmet faqe entuziaste shqiptare kane mbetur ato te lajmeve, por dhe atyre besoj se shpejt do u dale rakia e do te behen te ndergjegjshme.

  • Postime: 57
  • Gjinia: Mashkull
MBRET I TREGUT
#6 ne: 21-10-2010, 00:38:40
MAX, ke te drejte per gjithcka sikurse parafolesit e tjere... Ishin kohe te bukura ato kur lexoje blogjet personale te shume nejrezve qe indeksoheshin te peshkupauje.com Ishin me dhjetera dhe shume aktive qe ta kishte endja t'i lexoje.

Tani situata ka ndryshuar, ata qe mirren me blogje e kane keqkuptuar termin BLOG dhe ketu duhet sqaruar se me Blog nuk nenkuptohet vetem te jesh unik ne shkrimet tua... Ne blogun tend ti mund te besh permbledhjen e gjerave te ndryshme qe te pelqejne ne internet te besh perkthimin e tyre, te shperndash linqe... thjesht te publikosh ate qe e ke ne qejf dhe te kesh kujt tia kumtosh ato gjera.

Shkaku i renies se entuziazmit te bloguesve eshte aspekti financiar, por mbi te gjitha i kultures se perdoruesit shqiptar te internetit. Perderisa ne blogun tim per marketing 5 deri 10 vizitore ne dite me vijne duke kerkuar ne Google "mp3 shqip" "humor shqip" "bb albania" e te ngjashme, atehere s'ke pse te akuzosh per renie entuziazmi. Edhepse une kam nje fushe te paster blogimi (biznes/marketing) prape mungon kultura e te lexuarit dhe me kete  rrjedhimisht interaktiviteti i lexuesit me autorin e postimit. Une kam bere marketing offline prane nje fakulteti te administrim biznesit, dhe fidbeku ishte i kenaqshem, por vetem perkohesisht. Dhe shume prej tyre me pyetje absurde si "mos ke ndonje punim seminarik te gatshem" "a ma gjan ni plan biznesi"... Te tilla emaile me arrijne gatise cdo dite.

Me fjale tjera (se e zgjata shume) dua te them se mungon debati, mungon ajo forca shtytese. Ato komente te rralla qe ndodhin, jane te tipit "pom pelqen" ose akuza pse paskam perdorur lokalizma ne te fjali. Ose artikulli mbaron me 2-3 retweets dhe nja 4-5 like ne FB.

UneEee
#7 ne: 21-10-2010, 06:10:45
Mos harroni edhe nje gje.

JEMI NJE POPULL I VOGEL online.

Me duket se ka aq faqe shqiptare sa navigues rrjeti.

Kjo gje, qe nuk eshte e vogel, nuk eshte ne favorin tone.

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 21-10-2010, 10:24:28
Zoteri anonim kjo pune s'ka te beje fare me te qenit populli  vogel.
MbretiTregut i ka goditur aty ku duhet disa pika me rendesi.
Shume nga bloguesit apo pseudobloguesit apo BloggerWannaBe shqiptare pikerisht nuk e kane kuptuar se cdo te thote te kesh nje blog apo te jesh blogger. Shume nga keto kane pare blogje te medhenje qe nuk mbahen nga persona, por nga stafe te paguar dhe menduan se mund te bejne faqe si keto.
Por blogu eshte vecse nje ditar, ku mund te shkruash cfare te duash, duke mbuluar fushat e interesit qe bloguesi ka.

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 06-11-2010, 00:40:40
Per te ilustruar kete renien e entuziazmit bera nje xhiro ne disa nga blogjet qe vizitoj.

Ne grupin e pare ata qe jane te vdekur klinikisht. Jo aktive prej muajsh; presin qe te skadoje domeni dmth.
http://www.kosovablog.com/
http://www.albionlab.com/
http://www.romeolab.com/
http://bisedoj.com/

Grupi i dyte jane ata qe jane pak aktive, por jo sa duhet ne menyre qe te jene terhqes.
http://www.eklipsi.com/
http://www.blog.kosdir.com/
http://armandbrahaj.blog.al/

  • Postime: 59
khena25
#10 ne: 06-11-2010, 14:06:02
Une mendoj se e gjitha kjo ka te bej me mos-planifikimin. Dua te jap rastin tim per shembull. C'do here qe une kam nje ide te vogel, une ble nje domain, per te hapur blogun, por pa planifikuar si, qysh, tek. D.m.th pa planifikuar kur do postoj ne kete blog, cfare do te postoj ne kete blog, kush do me vije mua ne kete blog, etj. etj.

Me shume te tjere, mund te jete se nuk ja vlen te vazhdosh kur nuk shikon rezultate. Mirembajtja e nje blogu koston, edhe pse kjo kosto mund te mos jetë shumë e madhe; rinovimi i domainit, hosti, reklaimi (po te kete), etj.etj.

Ky është mendimi im, dhe atë të paren po e them nga eksperienca...

  • Postime: 17
AlbR
#11 ne: 25-05-2011, 15:56:38
Mbase e kam un gabim por disa prej jush e kuptojne gabim qellimin e blogut.
Blogu, eshe per nje blogger nje vend ku ai mund te shprehet. Ne qofte se ai ne jeten reale nuk mund te shprehet, ose nuk deshiron, kete ai mund ta bej neper blogut te tij. Blogu eshte nje menyre e te shprehurit, nje pasion. Nuk eshte nje menyre per te bere leke nga vizitat, kjo mund te vij si rrjedhoje e nje blogu te suksesshem.

  • Postime: 1159
  • Gjinia: Mashkull
Dardan.
#12 ne: 29-05-2011, 11:06:31
Te gjitha keto qe shkruat ju parafolesit e mi jane te verteta, un po filloj nga vetja, kam pasur nje blog personal, ku shkruaja gjera te ndryshme, por doli nje idiot dhe ai blog u mbyll, nejse spo fus ketu ndodhit e jetes sime, por pse ra ky entuziazem.

Me kujtohet kur RomeoLab shkruante cdo dite arikuj te rinj, pastaj ishte Bisedoj.com, Albionlab.com, Kosdir, kosovablog, qe i ka permendur edhe MAX me lart, eklipsi.com qe mirembahet nga Elinari ende vazhdon te perditesohet, por mungesa e perditesimit eshte edhe mesimi, un me dite te tera ndoshta nuk futem te shkruaj diqka ne blog, shikoj shpejt e shpejt ne MSN, FB dhe Twitter mos ka ndonje te re dhe ik, e ket shpesh e bej nga celulari.

Nejse se e zgjata pak, ndoshta ''shpresoj'' ditet e ardhshme te kthehen perseri blogjet, ouu se harrova edhe ate, viganv.com ai kishte shum vizitor, por ku mbeti ai, u zhduk, me nuk ja degjoi zerin as ne ket forum e as tek Webmaster.al

Ju pershendes dhe ju uroj suksese, atyre qe meren me blogje.

  • Postime: 39
thjesht
#13 ne: 30-05-2011, 21:20:40
Sa te bukura jon keto thenje te mencura !
Cka vjen shpejt,ik shpejt!
Eh u mbyll edhe nje kapitull, ai i boom-it te bloggeve.
Preferoj te heshti nje kohe te gjate,e kur filloj dicka mbas ideas dhe shum pergatitje te realizohet!
Abraham Lincoli, Une eci ngadal,por nuk beje hap mbrapa!
Cdo njeri duhet te veproj keshtu ;)
Pres cfare do jete tani ne mode? :W

  • Postime: 406
[Joni]
#14 ne: 30-05-2011, 23:20:15
Cuditerisht ne ditet e fundit ditar.im ka pasur nje rritje te aktivitetit :)

psh http://seadi.ditari.im, http://granitd.ditari.im, http://tedreka.ditari.im/ apo edhe une (http://jonian.ditari.im/) kemi qene aktiv keto kohe :)

gjithashtu disa te tjere si psh http://eliterei.com/ vazhdojne e mbajne blogun gjalle megjithese ndoshta kan pak kohe qe nuk po postojne...

  • Postime: 123
sektor
#15 ne: 31-05-2011, 02:13:14
Po po pervec blog-ve kane rene shume dhe faqet web.

Fuqite e medha kane gllaberuar gjithcka dhe nuk lene me mundesi per faqe te tjera...e kam fjalen per mundesi fitimi.

Faqet e lajmeve jane te sponsorizuara nga partite politike dhe jane te vetmet qe i bejne ball krizes financiare.Sic e moret vesh edhe balkanweb u shit.

Keshilla ime?

Nese keni ndermend te filloni nje projekt, mendohuni mire,web kerkon pune cdo dite e cdo ore...nuk ja vlen nese nuk keni fitime te menjehershme.





  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 31-05-2011, 23:44:38
Citim
Fuqite e medha kane gllaberuar gjithcka dhe nuk lene me mundesi per faqe te tjera...e kam fjalen per mundesi fitimi.

Ketu ke shume te drejte. Iku koha kur "njeriu i vogel" ne internet ishte dikush. Nje dite do te shkruaj dicka per kete fenomen.