Sic njofton NOA.al te gjitha mediat qe i perkasin Carlo Bollino-s, italianit nga Pulia, jane blere nga Focus Group, kompania qe ka ne prone gazeten me te madhe shqiptare, Panorama. Pjese e ketyre mediave eshte dhe portali i mirenjohur informativ Balkanweb.com, i cili qe prej dites se sotme i shtohet pronave qe ka Focus Group.
Une uroj qe tashme Balkanweb dhe Gazeta Shqiptare te behen media me te pavarura dhe me objektive, ashtu sic eshte dhe gazeta Panorama, qe per mua mbetet e vetmja media e pavarur shqiptare.
Televizioni informativ rajonal Tv News 24, Gazeta Shqiptare, Radio Rash dhe portali i tyre në internet “BalkanWeb”, që prej ditës së sotme janë pronë e shoqërisë shqiptare “Focus Group” SHPK.
“Focus Group” SHPK është themeluar nga Irfan Hysenbelliu, pronar i gazetës Panorama, Panorama Sport, revistës Psikologji dhe Artan Santo, aksioner kryesor i bankës Credins dhe në televizionin ekonomik Scan Tv.
Pronarët e rinj të “NEWS 24”, “Gazeta Shqiptare”, “RadioRash” dhe portalit të tyre në internet “BalkanWeb”, deklaruan zyrtarisht sot se synojnë që të pasurojnë akoma më shumë vlerat e këtij shërbimi mediatik.
Pavarësia dhe paanësia në informimin e publikut do të jenë kriteret kryesore mbi të cilat do të udhëhiqet ky shërbim edhe në të ardhmen, – thuhet në deklaratën zyrtare ku nuk jepen detaje për vlerat e shitjes dhe as për aksionet e dy pronarëve të rinj Hysenbelliu dhe Santo.
e.t/NOA