Bill Gates hap llogarinë e tij në Twitter
Vetëm disa orë kanë mjaftuar që themeluesi i gjigantit softuerik Microsoft të bëj për vete pothuajse 130.000 (ne kete moment jane bere mbi 185k) adhurues të vet në shërbimit Twitter. Bill Gates është bërë një nga shumë miliona përdorues i cili ka vendosur të ndajë mendimet e tij me shfrytëzuesit e shërbimit për mikro-blogje dhe rrjetit për shoqërim online – Twitter.
Llogaria në Twitter me emrin
http://twitter.com/BillGates ka qenë qëmoti e pranishme në Twitter, mirëpo pas saj nuk ka qëndruar Bill Gates i vërtetë e as ndonjëri prej bashkëpunëtorëve të tij. Megjithatë, tani kjo llogari është shfaqur si një prej “llogarive të konfirmuara”, me shenjën me të cilën Twitter shfrytëzuesve tjerë ua vërteton se prapa saj qëndron, në këtë rast, Bill Gates i vërtetë.
Në porosinë e parë të statusit Gates ka thënë se është duke punuar në letrën në të cilën tradicionalisht një herë në vit e bën publike, e që ka të bëj me planet për organizatën e tij humanitare Bill & Mellinda Gates Foundation.
Brenda disa ditësh nga hapja e llogarisë Gates ka bërë për vete 130.000 adhurues, e kjo shifër nga minuta në minutë po rritet. (c) Telegrafi.com