×
Hyrja
Profili

Blogger.com i ri

Blogger.com i ri

· 5 · 749

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-09-2011, 00:08:49
Google i ka bërë një përditësim platformës së vet për blog, Blogger, me një dizajn të ri dhe sistem të ri të ndryshimit.
Përdoruesit mund të bëjnë rregullime në ndërfaqen e re të përdoruesit të platformës Blogger nëpërmjet një dritareje që hapet, duke filluar gjatë të mërkurës.

Përdoruesit e Blogger do të gjejnë një pamje të re që ngjason me estetikën e tanishme të Google, një editor i thjeshtësuar dhe i zgjeruar i postimeve dhe një seksion të ri “Overview” për monitorim të trafikut të fundit dhe komentet.

“Ne e kemi rishkruar nga fillimi përvojën e tërësishme në ndryshim dhe menaxhim kështu që është më i shpejt dhe më efikas për ju – dhe më i lehtë për ne që të përditësohet dhe të përmirësohet gjatë kohës” shpjegon Chang Kim, i cili është menaxhues i platformës Blogger.

Blogger, fillimisht u zhvillua nga Evan Williams dhe Pyra Labs, iu shit ndërmarrjes Google në vitin 2003.

“Ne jemi duke punuar shumë që rrënjësisht të riorganizojmë dhe përmirësojmë përvojën në Blogger nga godina, dhe ne shpresojmë që ju do ta pëlqeni të parin e një serie të përditësimeve të rënrëdishme që janë në rrugë të tyre në muajt e ardhshëm” tha Kim./pcworldalbanian

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
#2 ne: 02-09-2011, 18:29:14
Tek une ka ca kohe qe eshte ndryshuar pamja e Blogger. Me perpara se te dilte Google +

  • Postime: 1159
  • Gjinia: Mashkull
Dardan.
#3 ne: 04-09-2011, 09:43:12
Tek une ka ca kohe qe eshte ndryshuar pamja e Blogger. Me perpara se te dilte Google +
ashtu edhe tek un

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 11-09-2011, 20:30:00
Blogger me aplikacion zyrtar për iOS dhe Android

Google ka lansuar aplikacionin e saj zyrtar të sistemit blogues, Blogger.com për iOS dhe Android.

Aplikacioni është në dispozicion për versionin iOS 3.2 dhe më lartë. Ky aplikacion ju lejon përdoruesve të shkruajnë dhe të botojnë postime në blogjet e tyre me fotografi dhe lokacione, ai gjithashtu ju lejon të shikoni, ndryshoni dhe ribotoni postimet tuaja. Përdoruesit, gjithashtu mund të menaxhojnë blogje të shumta nga interface.

Aplikacioni punon vetëm në iPhone dhe Android, por po punohet që të punoj edhe në iPad dhe iPod Touch.

Ky është aplikacioni i parë zyrtar i Blogger për iPhone. BlogPress ka krijuar një aplikacion jozyrtar që është miratuar nga Blogger, por përdoruesit kanë kërkuar një aplikacion të krijuar nga ekipi i Blogger. Shërbimi i Blogger është errësuar nga WordPress, Tumblr dhe konkurrenca tjera me të lehta. Google kohët e fundit ka investuar në rinovimin e shërbimit, duke u përpjekur ta kthejë përsëri Blogger-in në formën e mëparshme dhe të jetë konkurues për konkurentët e vet.

Vizitoni dhe shkarkoni aplikacionin zyrtar të Blogger për iOS dhe Android./itshqip



Burimi: http://www.itshqip.com/blogger-me-aplikacion-zyrtar-per-ios-dhe-android#ixzz1XfbyHxts