×
Hyrja
Profili

Ç’do të thotë të jesh Webmaster?!

Ç’do të thotë të jesh Webmaster?!

· 18 · 1390

  • Postime: 165
  • Gjinia: Mashkull
Shkumbin.A
ne: 27-07-2009, 15:07:44
Shumë të rinjë shqipëtar që tashmë i kanë hyrë rrugës së webmastering, janë prekur nga virusi që jua ka infekutar mendejen duke i drejtur drejt mendimit shkatërrues “Do të bëj gjithçka vetëm lek të nxjerr”, hapin faqe me mp3 apo ndonjë formë tjetër nënvlersuese dhe proklamoehen si webmastera të zotë dhe që kanë arritur nivelin më të lartë, në faktë kjo periudh quhet periudha e errësirës virtuale që mbase çdo webmaster e ka kaluar. Çdo të thotë Webmaster? nëse bëjmë zbërthim të termit në mënyr bukfale, nënkuptojm mjeshtër webi, por webmaster, është i ndarë në shum nivele, të arrish të marrësh titullin webmaster duhet të kesh njohuri në disa nga fushat përkatëse, të jesh ekspert i SEO, apo të jesh programues i mirë, dizajnues në perfeksion, dhe njëkohësisht njohës i disa gjuhëve të huaja. Pra të jesh webmaster duhet të mësohesh me mendimin “Se të perfeksionohem në disa fusha të webit të cilat do ta monetizojnë punën time”.

Marrë nga: http://www.albalab.info/2009/07/cdo-te-thote-te-jesh-webmaster/

  • Postime: 556
  • Gjinia: Mashkull
Smiba
#1 ne: 27-07-2009, 19:57:51
Webmaster eshte vertet nje fjale qe ju perket atyre qe jan mjeshtrat e internetit dhe programimit, por meqe u hap kjo teme doja te pyesja, PO UN QFAR JAM ?
Un jam i apasiunura i internetit edhe pse aftesit e mija nuk arrine me larg se sa per te modifikuar faqe qe jan te krijuar nga te tjere me pare, dhe per te instaluar skripte te gatshem, me pelqen te kaloj ore te tera para pc duke modifikuar edhe gjera te vogla ne faqe te mija, edhe pse ne shumicen e rasteve kjo pune nuk ka pasur sukse un e kam vazhdur pasi eshte pasioni im, si un jan shum e shum te tjere ose me mire te themi shumica e ketyre qe shkruajn ketu te furumi i webmasterave ne ZY. Atehere kete kategori si mund ta quajm ?
aldon
#2 ne: 28-07-2009, 12:12:49
Kete kategori mund ta quajme... Merre me leng se mishi ka mbaru... dhe kete e them jo per te ofenduar, as per te nenvleftesuar, por per arsyen e thjesht se shumica ketu, bejne analiza sikur te ishin programuesa me llogjike te perfituar nga eksperienca shume vjecare, kur nderkohe jane thjesht perdoruesa.

  • Postime: 556
  • Gjinia: Mashkull
Smiba
#3 ne: 28-07-2009, 21:01:42
Kete kategori mund ta quajme... Merre me leng se mishi ka mbaru... dhe kete e them jo per te ofenduar, as per te nenvleftesuar, por per arsyen e thjesht se shumica ketu, bejne analiza sikur te ishin programuesa me llogjike te perfituar nga eksperienca shume vjecare, kur nderkohe jane thjesht perdoruesa.

aldon edhe pse aftesite e mija jan aq sa e shpjegova dhe me siper kam arritur te kem website qe shum persona ketu do i kishin zili per nga PR, nr i anetareve, postimeve, etj . Prandaj besoj qe edhe pak mish a ha, eshte e vertete qe shum ketu e mbajne veten si profesionista te vertet pa qen askushi, por ne fund te fundit asnje slind i mesuar.
Dhe po te krahasoj aftesite e mija vetem pak vite me pare do thoja qe vertet kam mesuar shum dhe jam rritur ne kete drejtim, sdija qfar eshte nje host, si funksionojne ads, praktikisht zero, kurse sot di aq shum gjera rreth webit edhe pse per te qen me plot fjalen nje webmaster jan pak....
Prandaj aldo me leng e marrin ata qe derzohen pasi ju duken shum te veshtira dhe te pakuptueshme keto gjera, ndersa neve qe vazhdojme duke e studiuar kete fushe nga nje grimez mish e hajme qe tani dhe  shum shpejt edhe me shum...


PS: po marr shumbull veten time per te perfaqesuar nje kategori qe ndonje ketu i quan  Zero me bisht edhe pse ndoshta per vete eshte berryl fare....!
aldon
#4 ne: 28-07-2009, 21:32:12
Sa antare te ketij forumi shkruajne rreth aplikacioneve web? ndoshta mesatarisht 20 - 30 veta ?!!! sa prej tyre ka nxjerr nje produkt online qe ben nje pune te caktuar ?!!! Me perjashtim te cunave qe kane nxjerr http://shtypidites.com te tjeter jane zero me bisht sic e thua ti... edhe shtypidites.com eshte php hardcoded, nuk eshte se ka ndonje shkence object oriented brenda saj, po te pakten eshte nje produkt, eshte nje nisje e mire qe me kalimin e kohes shpresoj vertet te ecin me shume akoma, te pakten ne ide se teknologjia nuk i mungon... megjithse ne shqiperi eshte tregu akoma i vaket ne kete drejtim, po te pakten po vej re qe gjerat po levizin, dhe ne nje kohe relativisht te shkurter kane per te ndodhur ndryshime drastike dhe shume shpejt kerkesat per sherbime online kane per tu shtuar... a jeni te pregatitur per kete? apo do shofim ndonje gjimnazist serb i cili na hack web-sitet, sic i ndodhi gorani.net, i cili mbahet nje nga kompanite me te suksesshme ne kete fushe!!!!

PS: nuk ishte qellimi im te te ofendoja dijet e tua, qellimi im ishte te hidhja drite mbi situaten, dhe mbi analizat e bera ne kete forum.

Respekte plako!!!

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull
AT¹
#5 ne: 28-07-2009, 21:41:28
Citim
Ç’do të thotë të jesh Webmaster?!
Përgjegje relativisht e saktë është këtu!
...Ashtu sikur se ka persona me kualifikim të ulët shkollor deri në atë të lartë apo superior, e njëjta gjë vlen edhe për webmasterët shqiptarë. Pra niveli i webmasterëve është i ulët, i mesëm, i lartë apo superior.
...Kjo është normale!

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#6 ne: 28-07-2009, 23:33:03
Komentin tim e kam bere tek faqja e blogut.. pra se cfare njohurisht duhet te kete nje webmaster.. por mund ta shtroj pyetjen pak ndryshe - C'do te thote te jesh nje webmaster i suksesshem?? Ndoshta secili nga ne mund te ndihet i tille dhe a e dini pse? Ka marre persiper te ndertoje nje faqe sipas kerkeses se klientit ;)

Pastaj te qenurit webmaster mos valle do te thote qe cdo gje ta programosh nga fillimi, te kodosh vete te gjitha faqet? Nuk jam kondra por mos valle a nuk jemi ne qe perdorim platforma te gatshme, ketu permend tipe te ndryshme CMS, jQuery, CSS frameworks (qe sa per info - edhe CSS-ja qe ju perdorni konsiderohet si framework). Per gjera qe te tjere i kane bere per tu perdorur :) pse mos ti perdorim.

Eshte per tu vleresuar dhe pershendetur puna e disave ketu. Prej tyre duhet te marrim shembull, ti quajme si pike finishi dhe ri-starti.

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 28-07-2009, 23:38:23
Ti Aldon me duket se ngaterron programuesin me Webmasterin. Nje webmaster mund te jete dhe programues, por nuk eshte e thene te jete domosdoshmerisht i tille. Ashtu si dhe nje programues nuk mund te quhet kurresesi webmaster nese nuk ka te beje personalisht dhe drejtperdrejte me nje apo disa websajte.

Webmaster eshte cdokush qe ka dhe administron faqe interneti, pavarsisht aftesive te tij teknike, te cilat mund te zoterohen apo jo.

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#8 ne: 29-07-2009, 06:03:45
Përveç atyre që tha Olti, duhet të vë në dukje gjithashtu se një webmaster dhe një web designer nuk janë e njëjta gjë.

Web designer-i merret me konceptimin, projektimin dhe (bashkë me programuesin) ndërtimin e sajteve, ndërsa webmasteri me administrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
aldon
#9 ne: 29-07-2009, 09:21:07
po mo shoku po, me lojra fjalesh merruni ju, se vetem ate dini te beni mire fare....

  • Postime: 19
alien13
#10 ne: 29-07-2009, 19:49:08
o shoku (hapesi i temes), e din ca kam vene re :))

ti ne cdo shkrim vendos dhe linkun e faqes tende??? Me sa duket ketu shkruan vetem per te vendosur linkun tend sa me shpesh per Goog. P.R. loooool (Optimizimin e faqes per motorre kerkimi) ehhehe...

Persa i perket temes, kuptimi i webmaster eshte per mendimin tim i komplikuar... Nuk duhen ngatarruar konceptet... Ka programues, dezajnere, firma te posacme per SEO dhe menaxhere te Scripteve te gatshem. Webmaster i plotesuar per mendimin tim eshte ai qe programon, dizajnon vete.... Une nuk mund te quaj webmaster dike qe meson te instaloje joomla apo wordpress, drupal apo ndonje script tjeter, perdor nje template qe e kane te pakte 1 mije te tjere lol, ai quhet menaxhues i nje webfaqeje....

Per mendimin tim nje webmaster i mirefillte... minimumi duhet te dije:

1. Html
2. Xhtml
3. PHP

4. Perdorimi i nje programi designi (photoshop, apo ndonje tjeter)
5. perdorimi i Adobe Flash

Nese i zoteron te mesipermet je i afte te hapesh dhe menaxhosh gjithcka qe deshiron....

  • Postime: 165
  • Gjinia: Mashkull
Shkumbin.A
#11 ne: 29-07-2009, 20:40:09
Citim
o shoku (hapesi i temes), e din ca kam vene re )

ti ne cdo shkrim vendos dhe linkun e faqes tende??? Me sa duket ketu shkruan vetem per te vendosur linkun tend sa me shpesh per Goog. P.R. loooool (Optimizimin e faqes per motorre kerkimi) ehhehe...
Ske faj ti joo, eshte mentaliteti yt i dobet qe po shkruan ne kete rast, per fjalet e mesiperme nuk me habit fakti se je nje nga ata "shqipetaret" qe kopjojn artikuj dhe nuk cekin burimin, edhe ate duke e pervetsuar apo duke e bere shkrim nga stafi :P, po kur do mesoheni me te dilni nga erresira qe keni hyre se kshu nuk mund te perparoj virtualiteti shqiptar(duke vjedhur), pastaj normal pse lodhem une, qe te fitoj edhe vet pak, pse ti ne pune punon pa para ne menyr vullnetare?? joo sma merr mendja, prandaj te kisha keshilluar te mendoje pak para se te flisje, ne kete rast shkruash:D

Me fal per fjalet qe perdora por vet me detyrova

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#12 ne: 30-07-2009, 00:09:43
Sic e kane thene edhe me siper , MAX me Syrgjyn webmaster quhet dikush qe administron nje faqe .
Personalisht do te quaja webmaster nje administrues te sikseshem i cili ti te perballoje situata te ndryshme qe krijohen ne nje faqe , duke filluar nga organizimi i fsetave te ndryshme dhe deri menaxhimi i  grindjeve qe krijohen ndermjet antareve apo stafit.
Me pak fjale eshte nje lloj politike virtuale gjithashtu gjukues , polic, sherbim per klientin etj etj .. Webmaster karakterizon nje mori te gjere dijesh / esksperiencash etj.. Normalisht jemi mesuar me ata shqiptar te cilet faqen qe menaxhojne njikohesisht eshte dhe prone e tyre por jashte jane ndryshe gjerat .

Mire eshte te dij edhe programim por kjo nuk eshte e domosdoseshme , pasi ajo eshte nje profesion me vete , sic eshte profesion me vete edhe desinger etj..

Urime per shkrimin , eshte shume e rendesishme kjo teme qe ti ke prekur pasi cdokush qe ka nje faqe njikohesisht pagezon edhe veten e vete Webmaster , mbase menaxhues do ti shkonte e mire sesa mjeshter faqesh . Si e dime te gjithe mjeshter nenkuptojme dike qe e di nje pune te caktuar  shume mire ose ka shume pak mungesa

  • Postime: 165
  • Gjinia: Mashkull
Shkumbin.A
#13 ne: 30-07-2009, 00:46:52
Urime per shkrimin , eshte shume e rendesishme kjo teme qe ti ke prekur pasi cdokush qe ka nje faqe njikohesisht pagezon edhe veten e vete Webmaster , mbase menaxhues do ti shkonte e mire sesa mjeshter faqesh . Si e dime te gjithe mjeshter nenkuptojme dike qe e di nje pune te caktuar  shume mire ose ka shume pak mungesa
Faleminderit shume UrL, i te njejtit mendim jam edhe une me te MAX,Syrgjin dhe UrL.

Me respekt
Shkumbini

  • Postime: 2649
  • Gjinia: Mashkull
Oqeani
#14 ne: 30-07-2009, 15:00:34
Mendoj qe webmaster mund te quhet ai qe krijon nje web funksional,ku mund te lexosh,te postosh,te downloadosh,e gjera te tjera,dhe te jet i afte ta mirembaj ate web ne nje menyre te mire,pamarre parasysh nivelin e webit,se si edhe ne cdo sfere tjeter,,edhe ketu kategrizohen gjerat,duksh e ben me te mire,me estetik,e dikush me pak,,Por nuk eshte e then te dish p.sh programim te orientuar ne objekte e  gjera te tjera,se e dime qe programimi eshte nje det pafund,,por mjafton qe ajo qe ke bere te jet funksonale,,

  • Postime: 19
alien13
#15 ne: 04-08-2009, 10:30:19
Ske faj ti joo, eshte mentaliteti yt i dobet qe po shkruan ne kete rast, per fjalet e mesiperme nuk me habit fakti se je nje nga ata "shqipetaret" qe kopjojn artikuj dhe nuk cekin burimin, edhe ate duke e pervetsuar apo duke e bere shkrim nga stafi, po kur do mesoheni me te dilni nga erresira qe keni hyre se kshu nuk mund te perparoj virtualiteti shqiptar(duke vjedhur), pastaj normal pse lodhem une, qe te fitoj edhe vet pak, pse ti ne pune punon pa para ne menyr vullnetare?? joo sma merr mendja, prandaj te kisha keshilluar te mendoje pak para se te flisje, ne kete rast shkruash



Me fal per fjalet qe perdora por vet me detyrova

:))))) ke plotesisht te drejte persa i perket qe shume admin trues faqesh shqiptare nuk rrespektojne te drejtat e autorit, vjedhin e kopjojne faqet e tjera alb... mua shumica me duken clone te njera tjetres...

por ke gjet personin e gabuar per te akuzuar hehe, une nuk zoteroj asnje faqe shqiptare, kam nenshtesi gjermane :)), punoj si designer dhe programues, dhe vendosja e linkeve te faqes tende mundeson trafik :))) dhe permireson sado pak numrin e linkimeve :))

te uroj suksese

kerkoj ndjese qe dola jasht teme, i bashkohem mendimit te kolegeve mesiper
sh2dow1
#16 ne: 04-08-2009, 11:12:54
Per mendimin tim nje webmaster i mirefillte... minimumi duhet te dije:
1. Html
2. Xhtml
3. PHP
4. Perdorimi i nje programi designi (photoshop, apo ndonje tjeter)
5. perdorimi i Adobe Flash
Nese i zoteron te mesipermet je i afte te hapesh dhe menaxhosh gjithcka qe deshiron....



Poqese nje webmaster do te njoh html, Xhmtl, Php, Photoshop ateher aj nuk eshte webmaster te jesh edhe dizajn edhe programues do te thot te qendrosh ne dy koltuke, me nje bith ( Me falni per shprehjen banale gjithsesi kete i drejtohem staffit duke respektuar gjithsesi te gjith juve ).

Ateher nje inxhiner qe kujdeset per nje projekt qoft shtepi apo banes, aj duhet te di edhe te ndertoj at? dhe te filloj punen bash me mjeshterit tjer?

Po en qofse dizajneret do ti kemi edhe programues sa zgjat nje projekt i sukses'shem a thua behet per 1 muaj pun ?

qfar do te thot qe numri i faqeve shqiptare tanime do ishte mbase i madh per nga posedimi, por i vogel me teper se sot per nga shfritzimi.

  • Postime: 19
alien13
#17 ne: 04-08-2009, 13:38:22
jeni duke ngatarruar konceptet, nese dikush deshiron ta quaj
veten webmaster skam cte them...

per info:

Webmasteri eshte programuesi (krijuesi), designer, i pergjegjshmi per sigurine apo problemet qe lindin ne faqe.  ne disa raste ai mund te jete dhe administrato