×

Sondazh

Si duhet emertuar ne shqip?

Home
11 (11.8%)
Kreu
18 (19.4%)
Hyrja
15 (16.1%)
Ballina
19 (20.4%)
Shtepia
7 (7.5%)
Faqja Kryesore
23 (24.7%)

Numri i anetareve qe votuan: 85

Cilen forme parapelqeni?

Cilen forme parapelqeni?

· 44 · 6727

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-12-2009, 23:44:55
Gati cdo faqe ne internetin anglishtfoles perdor per kreun e faqes emertesen "Home" qe do te perkthehet "Shtepia" sic e dime te gjithe.
Por ne shqip ende nuk ka nje forme standarte te perdorur dhe ne faqe te ndryshme sheh emertesa te ndryshme.
Shume faqe perdorin formen anglisht, pra "Home", ndersa disa shkojne deri aty sa dhe perkthejne drejteperdrejte emertesen "Home" duke e vene "Shtepia" per faqet shqiptare.
Ne shume te tjera perdoret emertesa "Kreu", qe duket te jete dhe forma me e perhapur nder faqe shqip.
Nje forme tjeter eshte dhe "Hyrja", emertese kjo qe perdoret dhe ketu te ZY, te cilen e kam vene re dhe ne faqe te tjera.
"Ballina" eshte nje tjeter emertese e perdorur ne nje seri faqesh.

Pra dalin te pohimi i fillimit, qe per faqet shqiptare nuk ka nje emertese standarte.
Personalisht mendoj se "Hyrja" do te ishte forma me e pershtatshme, sepse ne fakt ai buton ate funksion ka dhe sepse ajo eshte ne fakt faqja hyrese e cdo websiti.

Vlen per t'u permendur gjithashtu se per arsye SEO shpesh eshte mire qe "Home" te zevendesohet me emrin e faqes, ose me fjalen kryesore per te cilen kerkon te indeksohesh ne Google. Nje faqe e madhe mund t'i lejoje vetes te emertoje butonin hyres si "Home", ndersa nje faqe normale eshte mire te shfrytzoje cdo mundesi per t'i thene robotit te Google se per cfare behet fjale ne kete faqe.

Po ju si mendoni?!

  • Postime: 118
  • Gjinia: Mashkull
TorontoCute
#1 ne: 29-12-2009, 08:30:05
Tamam shqip do te ishte "Faqja e pare" Ballina me duket se vetem nje krahine do ta kuptonte per ca behej fjale..
Duhet ti permbahemi gjuhes letrare..

  • Postime: 242
  • Gjinia: Mashkull
feniksi
#2 ne: 29-12-2009, 21:20:34
Hyrja dhe Ballina mendoj se pershtaten me shume mirpo Hyrja me duket nje perdorim me i sakt.

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#3 ne: 29-12-2009, 21:25:55
Hyrja me duket me shqip dhe perdorimi me i sakte.

  • Postime: 107
html master
#4 ne: 05-01-2010, 15:48:19
Une votova per "Kreu"

  • Postime: 907
  • Gjinia: Mashkull
moçali
#5 ne: 05-01-2010, 19:00:59
Unë votova për Faqen Kryesore.

Faqja Kryesore është më e përshtatshme se Hyrja.

Hyrja ka kuptimin e regjistrimit ose futjes (log in) në faqe.

  • Postime: 79
  • Gjinia: Mashkull
mirfA Dj
#6 ne: 05-01-2010, 20:54:50
Nje vizitor i thjeshte qe sja ka haberin nuk e di as ca eshte kreu e as home e as shpija, po te shohe shpija do mendoje se eshte big brother ose shpija e kosoves, une votova faqja kryesore, dhe pse eshte pak e gjate, ajo eshte me e kuptueshmja.

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
#7 ne: 08-01-2010, 17:58:14
Mendoj qe "Ballina" do ishte fjala  ideale!

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull
pylltar
#8 ne: 22-01-2010, 11:55:08
Mendoj Faqja Kryesore eshte me e pershtatshme

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#9 ne: 22-01-2010, 12:18:09
Sic e permendi edhe dikush tjeter me siper fjala 'Hyrja' ka kuptim te futesh diku , Identifikim , Admin panel , e ku di une se cfare . Nga ana tjeter disa perdorin fjalen 'Ballina' qe do te thoti balli i faqes dmth me e rendesishmja e saj por kete te fundit e perdorin vetem shqipetaret e Kosoves.
Fjala shtepia nuk shkon qe te vendoset ne menu !
Personalisht perdor fjalen `Kreu` por me sakte eshte ajoq e ka parmendur Toronto**** "Faqja e pare" dhe kjo do ishte me idealeja nese duam ti permbahemi edhe gjuhet sone letrare.
Vetem nje gje kini parasysh se kjo gje nuk na perket neve por i perket gjuhetareve shqipetar qe duket se ne keto ore te veshtira per gjuhen tone amtare jane ne gjume dhe keshtu gjuha shqipe ka pesuar deformime te medha dhe ka adoptuar ne gjirin e saj shume fjale te huaja kryesisht ne gjuhen angleze, greke , italiane , gjermane. 

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 22-01-2010, 14:05:59
'Hyrja' nenkupton dhe faqen e pare, kreun, ballinen, te gjitha bashke. Eshte vendi ku hyet dhe ku drejtohehesh neper pjeset e tjera te faqes. Te pakten une keshtu e shoh.
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#11 ne: 22-01-2010, 14:14:15
Votova Kreu. Me duket fjale më me prezence...

  • Postime: 53
  • Gjinia: Mashkull
All4Ever
#12 ne: 22-01-2010, 17:52:46
Votova Shtëpia, shumë shtet të tjera kanë vendos "Shtëpia" , psh: me sa kam vën re unë cdo faqe turke kanë të vendosur këtë "Ana Sayfa" përkëthehet Shtëpia,e shumë shumë shtete te tjera.

Tek ne "Shtëpia" sikur nuk shkon.

Për mendiminë timë e lemë në English "Home" :P

  • Postime: 22
valesa
#13 ne: 22-01-2010, 18:41:21
un mendoj se Hyrja  do ishte me mire ;)

  • Postime: 907
  • Gjinia: Mashkull
moçali
#14 ne: 22-01-2010, 21:45:48
Sic e permendi edhe dikush tjeter me siper fjala 'Hyrja' ka kuptim te futesh diku , Identifikim , Admin panel , e ku di une se cfare . Nga ana tjeter disa perdorin fjalen 'Ballina' qe do te thoti balli i faqes dmth me e rendesishmja e saj por kete te fundit e perdorin vetem shqipetaret e Kosoves.
Fjala shtepia nuk shkon qe te vendoset ne menu !
Personalisht perdor fjalen `Kreu` por me sakte eshte ajoq e ka parmendur Toronto**** "Faqja e pare" dhe kjo do ishte me idealeja nese duam ti permbahemi edhe gjuhet sone letrare.
Vetem nje gje kini parasysh se kjo gje nuk na perket neve por i perket gjuhetareve shqipetar qe duket se ne keto ore te veshtira per gjuhen tone amtare jane ne gjume dhe keshtu gjuha shqipe ka pesuar deformime te medha dhe ka adoptuar ne gjirin e saj shume fjale te huaja kryesisht ne gjuhen angleze, greke , italiane , gjermane.  

Në qoftë se do ti përmbahemi gjuhës letrare, faqja kryesore është më e saktë se faqja e parë. Në faqen kryesore janë të përmbledhura të gjitha, ndërsa pas faqes së parë, vjen e dyta, e treta e kështu me rradhë, ashtu si faqet e librit. Nuk shkon Faqja e Parë.

Nga gjuhëtarët mos prit gjë, as kanë mend për gjëra të tilla.

Pas Faqes Kryesore, më e përshtashmja do të ishte Kreu, po kurrsesi Hyrja.

Pse duhet të përdorim fjalën e huaj Identifikohu kur në vend të saj mund të përdorim fjalën shqipe Hyrja?

  • Postime: 79
  • Gjinia: Mashkull
mirfA Dj
#15 ne: 22-01-2010, 23:59:39
Facebook-u ne shqip e ka Kryefaqja :)

  • Postime: 22
  • Gjinia: Mashkull
Merakliu
#16 ne: 04-06-2010, 17:43:15
Faqja kryesore kuptohet lehte,edhe Hyrja nuke eshte keq.

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#17 ne: 05-06-2010, 01:03:21
Facebook-u ne shqip e ka Kryefaqja :)

Edhe FB nga njerez te thjeshte si une e ti eshte perkthyer, nuk eshte se beri ndonje gjuhetar.
Kjo pune derisa te mos vendoset nga nje institucion autoritar, keshtu do te vazhdoje, pra do te kete disa versione te ndryshme dhe secili do perdore ate qe i pelqen me shume. Une akoma vazhdoj t'i permbahem mendimit se "Hyrja" eshte forma me ideale. Eshte e shkurter, perdoret nga te gjithe dialektet dhe mbi te gjitha e ka brenda kuptimin e asaj qe nevojitet.

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#18 ne: 07-06-2010, 16:24:06
Nga zgjedhjet e permendura une votova per Kreu. Por me e mira nga te gjitha eshte ajo qe permendi MAX, pra emri i faqes apo fjala kryesore:

Vlen per t'u permendur gjithashtu se per arsye SEO shpesh eshte mire qe "Home" te zevendesohet me emrin e faqes, ose me fjalen kryesore per te cilen kerkon te indeksohesh ne Google.

  • Postime: 227
babjusi
#19 ne: 07-06-2010, 17:26:22
Per mua do ishte faqja Kryesore. Po personalisht preferoj me mire te jete ne ate origjinalen, ne anglisht se sa te perkthyera.

@Syrgjyn po ku je se ke humbur fare.

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#20 ne: 07-06-2010, 17:41:20
@Syrgjyn po ku je se ke humbur fare.

Sapo erdha ne Tirane, po te kalosh kendej me bej nje ze.

Me falni qe dola nga tema :)

  • Postime: 227
babjusi
#21 ne: 07-06-2010, 17:44:08
Kete vit nuk e kam ne plan te vij andej. Ca thote Tirana, mire? Kalofsh sa me mire andej.

Dhe mua me falni per daljen nga tema.

  • Postime: 454
  • Gjinia: Mashkull
php
#22 ne: 06-07-2010, 23:51:12
Perkthejme ne Gjuhen Angleze Faqja kryesore. do ti bie Main Page.

 Ateher une personalish e perferoj dhe e shof me te arsyshme dhe me te sakt "profesionale", kur shfaqet duke u emertuar ne Gjuhen Shqipe KREU ose Ballina.

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#23 ne: 07-07-2010, 00:40:46
Citoje
Perkthejme ne Gjuhen Angleze Faqja kryesore. do ti bie Main Page.

Ne anglisht perdoret forma "Home" dhe jo "Main Page"!

  • Postime: 293
  • Gjinia: Mashkull
M.SHKODRANI
#24 ne: 12-07-2010, 14:33:33
Edhe per mendimin tim Hyrja sepse eshte me e pershtatshme.