×

Degradimi profesional dhe moral i portaleve shqiptare

Degradimi profesional dhe moral i portaleve shqiptare

· 1 · 71

  • Postime: 22690
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 24-09-2019, 10:34:54

 

Rasti me i fundit i faqes tashme famekeqe Syri.net, ku ne nje artikull perhapet frike e panik hapur dhe pa asnje skrupull, mua as me cudit e as me surprizon. Vitet e fundit verehet nje mori webfaqesh/portalesh e Facebook Pages, qe kane terhequr audience masive, por nga ana tjeter jane profesionalisht ne nivele te mjerueshme dhe skandaloze. Ajo qe me ka habitur mua, eshte se jo vetem disa portale periferike e anonime perdorin metoda joprofesionale per te terhequr klikime, por dhe faqe mainstream dhe serioze, te drejtuara nga gazetare te respektuar e te njohur, perdorin keto metoda, qe gjetke neper bote perdoren nga portale te dores se fundit, por kurresesi jo nga media serioze e te dores se pare. Dhe kjo nuk eshte aspak normale dhe e pranueshme.

Keta sic duket nuk arrijne ta kuptojne, ose nuk duan ta kuptojne, se (clickbait headlines) tituj bombastike, sensacionale, tituj te lene pergjysem vetem e vetem per te terhequr klikime, e tituj te rreme e mashtrues te shoqeruar shpesh dhe nga artikuj pa permbajtje e te dobet, nuk jane normale dhe nuk perdoren nga mediat serioze. Keshtu qe Syri.net nuk ka bere asgje te vecante me ate artikull, sepse ata, ashtu si shumica e kolegeve te tyre, kete pune kane bere e bejne gjithe kohen. Vetem se ne kete rast publiku dhe shteti u preken ne nje plage shume serioze dhe aktuale, sikurse qe termeti i ketyre diteve. Pra ketu nuk ka asgje per t'u habitur. Ky eshte realiteti i portaleve shqiptare te internetit ne ditet e sotme. Fatkeqsisht! Por kjo nuk do te thote se duhet te mbetet keshtu situata. Hapi i pare do te ishte qe mediat serioze dhe gazetaret e vertete, te distancohen nga keto metoda, qe bien ndesh me etiken e gazetarit dhe misionin e medias. Le ta nisim me kete njehere!