Deportalizimi i internetit - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Deportalizimi i internetit

Deportalizimi i internetit

· 1 · 658

  • Postime: 28043
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-07-2009, 00:55:11
Sot jemi ne mes te periudhes se Web 2.0, ku flitet per media sociale, wiki, forume, blogje dhe se fundi gjithmone e me shume per "rryma te te dhenave" (stream of data) si dhe per Cloud Computing. Madje, jo vetem flitet, por ne jemi brenda ketij realiteti te ri virtual.

Jo para shume viteve gjerat nuk ishin tamam  keshtu si sot. Ne fund te viteve '90 dhe ne fillim te mijevjecarit te ri ishin portalet gjigande, te ndertuara nga firma multimiliardeshe qe i jepnin jete internetit, qe ishin vete interneti. Ne keto portale mund te gjeje gjithcka qe mund te nevojitej per aktivitetin ne internet.

Ndersa sot shohim qe Yahoo!, nje nga keto portalet e medha, eshte ne krize te thelle dhe me nje te ardhme te pasigurte. Te tjera portale te eres se '90 tashme kane perfunduar ne harrese. AOL dhe MSN jane ne perpjekje per t'u pershtatur me realitetin e ri. Shefi i ri i AOL ben te ditur se ka perpiluar strategjine e re per te shpetuar kompanine, duke qene shume i vetedijshem se tashme ato vitet e portaleve kane kaluar.

Koha e portaleve ka kaluar! Ne internetin e sotem sherbime e biznese vertete interesante dhe te sukseshem jane ato qe jane te specializuar per nje apo disa sherbime sherbime te ngjashme. Ne kohen e sotme mund te marresh me shume informacion ne nje blog, apo ne nje postim forumi se sa ne nje portal te pergjithshem.


Pra ky eshte deportalizimi i internetit, fragmentarizimi i tij, ku perdoruesi eshte dhe prodhuesi, duke u bere vertete mediumi i vetem ku te gjithe kane apo mund te kene fuqine e informacionit.

Temat e fundit