×
Hyrja
Profili

Diaspora, konkuruesi i Facebook eshte tashme online

Diaspora, konkuruesi i Facebook eshte tashme online

· 9 · 1318

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-09-2010, 11:02:43
Diaspora eshte online, por akoma jo per publikun e gjere. Si per fillim ekipi i Diaspores ka leshuar online kodin baze per zhvilluesit dhe programuesit, i cili eshte dhe open source, si dhe jane publikuar disa screenshots per te treguar se si duket ai qe quhet konkuruesi me i denje i Facebook per momentin.
Ne http://www.joindiaspora.com/index.html mund te merren informacionet baze per Diaspora-n.
Per publikun e gjere pritet qe versioni i pare i faqes te hapet nga tetori i ketij viti.

Me poshte jane disas screenshots te Diaspora-s.





  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 16-09-2010, 17:06:03
Kush deshiron te tesoje live Diaspora-n mund ta beje ketu http://tom.joindiaspora.com/
User: tom
Password: evankorth

  • Postime: 260
reklamat
#2 ne: 16-09-2010, 19:37:05
Interesante, eshte mire te blihet diaspora.al  perpara se ta bejne trademark.

  • Postime: 455
  • Gjinia: Mashkull
php
#3 ne: 16-09-2010, 22:11:05
MAX - Webmaster është Shqiptarë?

  • Postime: 372
livefutboll
#4 ne: 16-09-2010, 23:29:30
Kush deshiron te tesoje live Diaspora-n mund ta beje ketu http://tom.joindiaspora.com/
User: tom
Password: evankorth

nuk hapet.....

mu personalisht nuk me pelqe te konkurosh dike qe e ka shtruar pune gati 100 % dhe njihet ne te gjithe boten,eshte shum e veshtire per aplikuesit e ketij projekti per ta konkururar fb.

per te konkuruar fb duhet nje social network tjeter shum ndryshe me ndryshe se sa ky,i cili me sa po shof nga imazhet ngjan me fb.

gjithsesi puna e ktyre cunave nuk eshte per tu hedhur poshte sepse jane perpjekur per te ber dicka,por sic e thashe e shof te veshtire qe ta konkuroj apo ti afrohet fb-kut

respekte

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 17-09-2010, 00:00:03
MAX - Webmaster është Shqiptarë?

Nuk te kuptova?!

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 17-09-2010, 00:03:29
Citim
mu personalisht nuk me pelqe te konkurosh dike qe e ka shtruar pune gati 100 % dhe njihet ne te gjithe boten,eshte shum e veshtire per aplikuesit e ketij projekti per ta konkururar fb.

Ne fakt eshte e domosdoshme te kete konkurence ndaj Facebook, sepse ne fund te fundit kjo eshte ne interes te perdoruesve te thjeshte.
Plus qe eshte e rrezikshme qe nje kompani e vetme te kete ne dore te dhenat e qindra miliona njerezve.
Se treti eshte nje logjike tregu qe e kushtezon kete pune. Pak rendesi ka sa i suksesshem je, vetem fakti qe ke sukses do te shtyje shume te tjere te bejne te njejten gje.

Ai linku mbase s'punon sepse ka shume kerkese aktualisht.

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 25-11-2010, 14:51:26
Leshohet versioni Private Alpha i Diaspora-s https://techcrunch.com/2010/11/23/diaspora-alpha/

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 16-11-2011, 00:10:24
Vdes themeluesi i rrjetit social Diaspora

lya Zhitomirskiy, bashkëthemeluesi i rrjetit social që rivalizon Facebook, ka vdekur në moshën 22-vjecare.

I riu ishte një nga katër studentët e vendosur në Nju Jork që lancuan Diaspora-n, si një rrjet social që u ngrit për t’iu përgjigjur kritikave se Facebook nuk ishte në gjendje të menaxhonte privatësinë e përdoruesve të vetë.

Shkaqet e vdekjes së Zhitomirskiy pritet të përcaktohen pas disa javësh, njoftojnë bashkëpunëtorët e tij.

Ceremonitë përkujtimore për të riun rus janë planifikuar të bëhen në San Francisco më vonë gjatë javës.

“Do të na mungosh të gjithëve, Ilya, më shumë nga sa mendojmë ne. Ilya ishte një mik i ngushtë dhe një person i mrekullueshëm e me vizion, puna e të cilit për një të ardhme më të mirë online u solli shpresë shumë njerëzve”, thotë bashkëpunëtori i 22-vjecarit, Peter Shurman. /top channel