×
Hyrja
Profili

Diaspora, rivali i Facebook i cili hapet më 15 shtator

Diaspora, rivali i Facebook i cili hapet më 15 shtator

· 3 · 1239

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 29-08-2010, 22:41:42
Diaspora, është një konkurrent që po lind për rrjetin social Facebook.

Për këtë faqe janë ngritur më shumë se 200.000 dollarë, ndërsa faqja do ta nisë shërbimin e saj të shumë-pritur më 15 shtator, deklaruan përfaqësuesit e kësaj kompanie në një postim në blogun e tyre online.

Projekti synon të krijojë një rrjet social që u mundëson përdoruesve të kenë kontroll të plotë në të dhënat e tyre – ose siç përshkruhet nga vetë Diaspora, një faqe “në dijeni për privatësinë e përdoruesit, e kontrolluar personalisht, një rrjetit social i hapur”.

Diaspora, është një projekt i nisur nga katër studentë të Universitetit të Nju Jorkut në fillim të këtij viti. / Telegrafi /

  • Postime: 119
S.A
#1 ne: 30-08-2010, 03:17:31
Sdi a mund ta quajm konkurent kur ende nuk ka filluar me pune.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 30-08-2010, 10:33:59
Sidoqofte pak konkurence do i bente mire fushes se social networking. Me sa lexova Diaspora do te jete edhe si nyje ku secili krijon nje profil personal, por edhe do te ofrohet dhe si software qe secili mund ta instaloje ne serverin e tij. Kjo e dyta mund ta beje shume terheqese Diasporen. Duke shtuar qe shume shpejt dhe Google do te nxjerre nje rrjet social, them se fusha e Social Networking ne muajt ne vazhdim do te na sjelle mjaft gjera interesante.