Digg tani me funksionin Newswire
Digg ka lëshuar një funksion për të zbuluar lajmet sociale, të quajtur Newswire.
Sipas blogut lajmërues të kësaj faqeje, Newswire ofron vegla për t'i formësuar trajtat e lajmeve të rëndësishme. Ndryshe nga fushat e tjera në Dig, përditësimet në Newswire do të jenë në kohë reale, ku është edhe seksioni "Recent", me lajmet e fundit. Pasi të jeni vendosur në Digg, lajmet mund të dalin në seksionin "Trending" brenda funksionit Newswire.
Se sa i njohur bëhet ndonjë lajm varet se sa herë vendoset në Digg, sa pëlqime merr dhe sa cicërime në Twitter, kush e ka vendosur në Digg, kur është vendosur, cilësia e kaluar e artikujve të ngjashëm dhe disa shenja të tjera të dobishme, thuhet nga Digg.
Furnizuesi me lajme në Newswire mund të rregullohet sipas pjesëve të mëposhtme të informacionit:
Nga ngjarjet "Recent" dhe "Trending";
Nga lloji të medias, duke përfshirë fotografi, video ose tekst (ose të gjitha llojet e artikujve);
Nga numri i vendosjeve në Digg ("më shumë se" ose më pak se" një numër të caktuar të vendosjeve në Digg);
Nga tema, si biznesi, argëtimi, teknologjia etj.;
Digg ka kaluar nëpër kohëra të vështira - themeluesi i këtij shërbimi, Kevin Rose, në fillim të këtij viti është larguar, ndërsa Digg pati rënie të trafikut, për shkak të rritjes së konkurrencës nga Reddit./pcworldalbanian