Qe prej dy ditesh Digg.com, nje nga rrjetet me te medha per lajme te gjeneruar nga vete vizitoret, ka prezantuar nje opsion tjeter qe ka shkaktuar gjithashtu edhe shume dyshime e kritika.
Shume nga perdoruesit e Digg e dashurojne kete mundesi, por nga ana tjeter shume e kritikojne kete dhe kjo jo pa te drejte.
Tashme, nese klikon cdo URL ne Digg, faqja e jashtme do te hapet brenda nje kornize duke mbetur gjithmone brenda Digg.com
Njekohesisht URL e jashtme permblidhet brenda nje URL te shkurter, duke u bere ideale per t'u perdorur ne sherbime si Twitter, apo te ngjashem. Gjithashtu Digg ofron mundesine per te shkurtuar cdo URL thjeshte duke vene perpara
digg.com/Psh
http://digg.com/d1jGmSPor anet pozitive kufizohen vetem per thjeshtesine e perdorimit te ketyre URL-ve ne Twitter si dhe per ata qe jane fanatike te Digg.com
Ndersa webmasterat humbin shume nga kjo gje. Ndersa deri tani arrije pozicionim te mire ne Google ne menyre indirekte, sepse lajmi i postuar ne Digg, qe drejtonte te URL orgjinale, dilte shume lart ne rezultatet e kerkimit ne Google, tashme nuk do te ndodhe me per disa arsye:
Se pari sepse ka shume mundesi qe Google te penalizoje rendshem Digg.com pasi po perdor nje metode gati te pandershme per t'i vjedhur trafik faqeve te tjera, se dyti sepse vizitoret pasi lexojne nje lajm shume shpejt mund te largohen nga faqja duke perdorur kete toolbar nga Digg.
Po ashtu edhe perfitimi ne PR nuk do te jete me sepse tashme URL origjinale "mbytet" brenda DiggBar dhe zevendesohet me nje "tinyurl".
Kjo eshte nje levizje inteligjente e Digg persa i perket gjenerimit te url te shkurtra, ne kohet e sotme kur keto lloj sherbimesh po behen shume te rendesishme, por nga ana tjeter kjo menyre eshte nje metode e tejkaluar prej dhjete vjetesh tashme (kornizimi i faqeve) madje ka pasur edhe ceshtje gjyqesore ne lidhje me ceshtje te ngjashme.
Shume webmastera qe deri tani e perdornin Digg.com per te marr trafik ne faqet e tyre dhe jo sepse u pelqente te shtonin permbajtje atje, tashme do te largohen dhe nuk do ta perdorin me ate.
Personalisht s'e pelqej levizjen e re te Digg dhe nese ndodh vertete qe Google ta penalizoje (gje qe normalisht duhet te ndodhe, por ne rastet kur behet fjale per "gjigande" ata edhe e mbyllin nje sy) atehere Digg do detyrohet ta rishikoje levizjen sepse pa trafik organik nga Google i gjithe sherbimi i Digg.com behet i kote dhe pavlere.