×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: InfoZ
« ne: 26-05-2020, 00:17:49 »

Disa adresa te tjera te Dark web qe mund te jene me interes gjithashtu:

Psh Facebook. Eshte ironike se njerezit duan t'i ikin Facebook-ut per shkak te mungeses se privatsise, por pikerisht ne boten e privatesise gati absolute ju do te gjeni dhe nje website pasqyre te Facebook-ut. ne Adresen https://www.facebookcorewwwi.onion/
Pertej ironise ka nje arsye shume praktike ne kete rast. Ne shume vende privatsia dhe anonimiteti nuk ekzistojne apo behen te pamundura nga regjimet perkatese. FB ne Dark Web u mundeson njerezve te perdorin ate ne menyre anonime dhe larg syve te censoreve.

Ashtu si FB edhe media e famshme britanike, BBC, mundeson vizitimin e webfaqes nga Dark Web ne adresen http://bbcnewsv2vjtpsuy.onion/ Edhe ne kete rast kjo behet per ti dhene njerezve ne vende diktatoriale mundesine per t'u informuar pa censure dhe anonim nga nje burim prestigjoz informacioni sikurse BBC.

Per ata qe kane informacione te rrezikshme dhe me shume rendesi, te cilat eshte e veshtire te shperndahen ne rruge normale, eshte krijuar sherbimi i quajtur Secure Drop, qe gjendet ne adresen http://secrdrop5wyphb5x.onion/ Disa nga mediat me prestigjoze perendimore kane krijuar gjithashtu mundesine ne Dark Web, qe informacione te tilla te transmetohen dhe shperndahen ne menyre anonime dhe te sigurte. Adresat perkatese jane:
Forbes: http://t5pv5o4t6jyjilp6.onion/
The Financial Times: http://xdm7flvwt3uvsrrd.onion/
Reuters: http://smb7p276iht3i2fj.onion/

Deshironi apo keni nevoje te perdorni email ne menyre krejt anonime? Perdorni sherbimet e meposhtme:
SecMail: http://secmailw453j7piv.onion/
ProtonMail: https://protonirockerxow.onion/
MailPile: http://clgs64523yi2bkhz.onion/

Nese ju nevojiten me shume informacion te detajuara rreth Tor Browser dhe Tor Project ne pergjithesi, vizitoni adresen http://rougmnvswfsmd4dq.onion/
Postuar nga: InfoZ
« ne: 26-05-2020, 00:00:24 »

 

Dark Web eshte nje seksion i vecante i internetit, ku nuk mund te hyet ashtu si ne web-in normal, thjeshte duke futur adresa ne shfletuesin qe perdor, apo duke shkarkuar cfaredo aplikacioni. Per te hyre aty novojitet te instalosh Tor Browser, i cili ben te mundur lundrimin ne Dark Web. Per te ditur me shume rreth Dark Web lexoni ne kete teme.

Duhet theksuar se para se te beni nje vizite ne Dark Web duhet te keni parasysh dy gjera me shume rendesi, sepse kjo pjese e internetit mund te jete teper e rrezikshme nese s'keni marre masat e duhura. Se pari, para se ta vizitoni sigurohuni qe keni te instaluar ne kompjuter nje antivirus shume te mire. Cdo link ne dark web mund te jete potencialisht nje burim virusi per kompjuterin tuaj, qe mund te kete pasoja shume te renda. Se dyti, para se te hyni gjeni dhe perdorni nje VPN dhe mos hyni direkt nga lidhja juaj e internetit. E theksoj perseri, dark web mund te jete shume vend i rrezikshem, keshtu qe eshte me shume rendesi qe askush te mos e dije se nga po hyni aty. Pasi te keni marre keto masa mund te vazhdoni, por gjithesesi duke bere kujdes.

***

Problemi eshte se edhe nese ke hyre ne Dark Web perseri eshte e veshtire te gjesh cfare kerkon, sepse per nga natyra kjo pjese e internetit eshte dizenjuar ne menyre te tille qe adresat te mos gjenden lehte, pervec se nga ata qe e dine konkretish cfare kerkojne dhe ku ta kerkojne. Se dyti, adresat ne dark web nuk jane te thjeshta qe mund te mbahen mend apo fiksohen lehte. Ato ne shumicen e rasteve kane karaktere pa kuptim dhe pa lidhje me njeri tjetrin. Vetem sufiksi .onion eshte pjesa standarte e lidhjeve ne Dark Web.

Per keto arsye hyjne ne pune shume makinat e kerkimit dhe direktorite e specializuara pikerisht per kete seksion te erret internetit. Disa prej tyre dhe me te rendesishmet jane renditur meposhte:

 Adresa e pare qe gati te gjithe e perdorin pasi hyjne ne dark web eshte Hidden Wiki. Kjo eshte nje direktori qe mund te sherbejne si guide per te vazhduar rrugetimin ne internetin e erret, me nje numer te madh linqesh per sherbime nga me te ndryshmit.  Adresa perkatese e kesaj direktorie qe mund te hapet nga Tor Browser eshte: http://zqktlwiuavvvqqt4ybvgvi7tyo4hjl5xgfuvpdf6otjiycgwqbym2qad.onion/wiki/index.php/Main_Page

 DuckDuckGo eshte makina e kerkimit shume e respektuar, konkurente edhe e Google, qe per fat funksionon dhe ne Dark Web. Adresa .onion e DuckDuckGo eshte https://3g2upl4pq6kufc4m.onion/

 Candle, eshte nje makiner kerkimi qe eshte perceptuar te jete si nje qiri ne erresiren e dark web.  Adresa .onion per Tor Browser eshte http://gjobqjj7wyczbqie.onion/ Ne adresen https://gjobqjj7wyczbqie.onion.ws/ Candle mund te hape adresat .onion dhe ne browser normal (psh Chrome)

 Not Evil eshte nje tjeter makine kerkimi per Dark Web. Adresa perkatese eshte : http://hss3uro2hsxfogfq.onion/
 SearX gjithashtu mundeson kerkime shume te detajuara ne adresen: http://ulrn6sryqaifefld.onion/