×
Hyrja
Profili

Sondazh

Dëshiron të kemi një http://blog.zëriyt.com

Po
32 (61.5%)
Jo
10 (19.2%)
Pa interes.
10 (19.2%)

Numri i anetareve qe votuan: 46

Do ishte mire të kemi një Blog në Zëriyt.com

Do ishte mire të kemi një Blog në Zëriyt.com

· 16 · 3635

  • Postime: 455
  • Gjinia: Mashkull
php
ne: 09-08-2010, 13:47:42
Ç'mendim ke për ZËRIYT.COM i mungon një BLOG ?, për Webmaster të kemi postime të bukura shembull siq shof në disa faqe Nacionale dhe Internacionale.

 Unë përsonalish kam dëshir që zeriyt.com të posedoj një Blog ku ne të kemi mundësi të dergojm postime tona dhe mandej të aprovohen nga Administratori dhe publikohen ne Blog.
 
 Sa mendoni do ishte mire apo do ishte e keqe të ishte zëriyt.com plus dhe me një Blog për Webmaster.


Ju përshendes të gjithve. Shpresoj se do jeni pjes marrës në kët Sontazh Bisedë me dëshir të reflektoj në mënyren pozitive tek Zëriyt.com

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-08-2010, 15:24:53
Ne fakt e kam ne plan dicka te tille, vetem se per momentin teper i zene me plot obligime online e offline :) Pastaj shqetesimi im eshte se vetem s'mund ta mbaj dot blogun, por nese jane dhe 2-3 tjere si ty qe jane gati, atehere me siguri duhet te behet.

  • Postime: 1570
  • Gjinia: Femer
BabyGirlⓋⓛⓅ
#2 ne: 09-08-2010, 15:34:53
jam dhe un gati te futem ne mendimin tuaj

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#3 ne: 09-08-2010, 15:43:53
cfare do te sillte blogu?postimet do te ishin per te gjitha kategorite qe permbledh forumi apo dicka me specifike.. une personalisht nuk e shof te dobishme blogun.

Shembulli ku nje faqe ofron blog dhe forum eshte faqja e nje kompanie e cila si mjet komunikimi me kliente apo vizitoret perdor blogun, nderkohe ngre dhe nje forum i cili sherben per te ofuar mbeshtetje teknike kompani/klient por lejon dhe klientet te nderveprojne mes tyre duke ndare secili eksperiencen e vet.

jam kurioz cfare do te bente blogu per te mbeshtetur forumin..

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull
besart
#4 ne: 09-08-2010, 17:04:33
Pajtohem plotesisht me mendimin e kokushtes.

Cfare do te shkruash ne blog? Perse te njejten gje nuk do te mund ta besh ne forum?

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#5 ne: 09-08-2010, 18:31:27
Bashkohem me siper folsit, per cfare do sherbej nje blog? Forumi e ben punen e blogut , blugu nuk e ben te forumit.

  • Postime: 1570
  • Gjinia: Femer
BabyGirlⓋⓛⓅ
#6 ne: 09-08-2010, 18:49:58
me te thene te drejten....un kisha deshir qe kjo qe kemi eshte njesh fare por per kenget te hapet nje website si psh www.realiteti.org

se ketu eshte bere nje corb me albumet se disa sja kan fare haberin vetem  posto dhe sdijn ca postojn

:))))))))))..po kjo faqe eshte njesh fare  nqs disa veta te zbatojn rregullin e forumit

dhe nqs hapet jam e para qe do ndihmoj me vendosjen e kengeve:))))

  • Postime: 455
  • Gjinia: Mashkull
php
#7 ne: 09-08-2010, 22:03:27
Shembull:
Tutorial Të ndryshme të cilat duhet të postohen në Tekste dhe ne Imazhe për të interesuar për kategorit e ndryshme shembull:
 
 PHP
 ASP
 HTML
 JAVA
 Jquery
 Flash
 Etj....


Vërtet ZëriYT ta posedoj një Blog për mendimin tim zëriyt.com do ishte Rrjeti Diskutimi , Aftësimi për deg të ndryshme në veqant për Avancimin e Webmasterave të ri Shqiptar të cilat na mungojne.
 
 Nuk ka të keqe nëse ne dikut ja Shtim në Gjak të bëhet Webmaster i cili në një të ardhme të shkurt do prezentoj nje Fshat ose një Qytet në Boten Virtuale në mënyren më të mire dhe të dobishme.

  • Postime: 238
  • Gjinia: Mashkull
RomeoLab
#8 ne: 09-08-2010, 22:40:49
Seriozisht nese ke nje forum me duket budallik te hapesh nje blog ose e anasjellta.
Une kam hapur para 3-4 vitesh nje faqe per informatiken edhe mbas nje kohe i integrova nje Forum... Fillimi si cdo gje tjeter ishte me qef pastaj.... u humb cdo gje ashtu si lindi... edhe gjith ai punim e mund qe kisha ber u hodh ne plehra..
Para 1 viti e gjys nisa RomeoLab.Com edhe kam ecur goxha mire e duke krijuar nje emer... por pune e pune e asnje shperblim...
Koha e paket e keshtu qe ne nje fare menyre "hoqa" dore nga ajo faqe e nisa nje projekt tjeter
www.feniksi.com - Te pakten ketu e di qe e nxjerr ndonje lek me tutorialet qe shkruaj edhe eci perpara...
E te them qe te shkruash tutoriale cilesore e te mira qe dikush te mesoj nuk te duhen 10 apo 100 minuta... Me ka qelluar mua e personave qe shkruajne tek feniksi qe te na marrin e 2-3 dite nje tutorial. Qe te besh kete duhet pune e organizim i madh e aq me shume qe duhen njohuri te thella ne ate qe shkruan.
Ke me mijra faqe ne shqip qe gjasme nisin me vrullin e madh se duan te bejne dicka edhe ato persona mbrapa faqeve nuk ja kan idene fare atyre qe shkruajne...

Pra problemi eshte se kush do jen ato persona qe do shkruajne keto mijra tutoriale? Nje fillim e gjen gjithmone por nje vazhdim eshte i veshtire e kete e flas nga eksperienca ime ne kete fushe..
Nese e keni kaq me zell un jam gati qe me faqen Feniksi te bej nje bashkepunim te mirefillte me kete forumin ketu e me mirepritur cdo person qe deshiron te kontribuoje... Kemi goxha guida aty e vazhdojme e shkruajme nga persona qe kan goxha eksperience ne kete fushe... Keshtu qe nese Olti eshte dakord.. e te tjeret vullnetar... bashkepunimet jane te mirepritura...
Normalisht qe te gjit tutorialet qe do te shkruhen do te jen FALAS...

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#9 ne: 09-08-2010, 22:54:43
MAX ndoshta ti ke nje ide me te qarte - por sic mendojne shumica nuk ka vend per nje blog per ZeriYt.com - nje hall me pak :)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 10-08-2010, 00:17:24
Djema e vajza une i kuptoj ato qe thoni dhe shqetesimet qe jane hedhur ketu i kam dhe une. Sepse ashtu sic e kane thene disa prej jush ne nje forum nje blog eshte gati i tepert. Por gati ama, sepse nese ka disa persona qe kane mundesi e kohe, atehere dhe nje blog mund te ekzistoje perkrah nje forumi.
Forumi ka te miren sepse i jep gjithkujt mundesine te shkruaj dhe te jape kontribut, por nga ana tjeter forumet jane te rremujshem ne nje fare menyre.
Ndersa blogjet jane me te thjeshte dhe me te lehte per t'u ndjekur, por e keqja eshte se ato s'jane aq te hapur per te gjithe sikurse eshte nje forum.
Tani, nese do vendosej qe ndonjehere ketu te hapej nje blog, atehere pikesepari do duhet te jete teresisht i integruar ne sistemin e tanishem. Por gjeja me e rendesishme eshte qe te gjendet nje staf autoresh, te cilet do merreshin pastaj me materiale te reja vazhdimisht. Dhe ketu qendron veshtiresia dhe puna e vertete. Nje kusht tjeter me rendesi eshte qe materialet e publikuara te jene origjinale, pra jo te marra gjetke. Per momentin disa nga keto kushte s'duket se jane te mundura, por te shohim ne te ardhmen e afert se si mund te ndryshojne gjerat per ta mundesuar dhe ekzistencen e nje blog ketu.

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#11 ne: 22-08-2010, 21:00:44
Per mendimin tim, nje nga gjerat per te cilen do te sherbente blogu mund te ishte publikimi i "ajkes" se forumit, pra permbajtje te zgjedhur nga stafi i pergjithshem dhe moderatoret e nenforumeve perkatese, por edhe permbajtje posacerisht per blogun, ne varesi te natyres se permbajtjes.

Ekzistojne ne forum rubrika si Revista Letrare etj, por keto nuk jane domosdo rubrika permbledhese -- ne to thjesht postohen artikuj etj. qe paraqitin interes te vecante, pavaresisht se keto artikuj jane origjinale, jane marre nga pjesa tjeter e forumit, apo nga burime te tjera. Meqe ne ZY jane bere shume nenforume dhe rubrika, mendoj se do te ishte mjaft e gjetur zhvendosja e rubrikave te tipit reviste ne blog dhe ne to te postohet, sic thashe me siper, permbajtje e zgjedhur dhe cilesore, sipas disa rregullave me te forta se sa ne forum.

Mendoj edhe qe, per te ruajtur cilesine sipas standardeve te paracaktuara, te mos lejohen komente ne blog; ata qe duan te bisedojne rreth nje artikulli mund te perdorin forumin, i cili eshte pikerisht per keto pune.

E thene shkurt: blogu te perdoret per publikime, ndersa forumi per diskutime.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 22-08-2010, 23:39:42
Ide shume e mire kjo e jotja, por puna eshte se kush do merrej me nje pune te tille? :)

  • Postime: 455
  • Gjinia: Mashkull
php
#13 ne: 22-10-2010, 23:44:16
MAX nuk eshte nje gje e keqe nese Zeriyt.com nuk mbetet perjet me nje qati te vogel siq eshte tani keni kohe qe keni ndertuar ket shtepi me temel te fort ateher nuk eshte e keqe per te ndryshuar dhe rritur plani dhe hapsira qdo her ne te mire te  vizitove...


 Shpresoj ne nje te ardhme do te bhet faqe fitimprurse stafin e faqes..

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 23-10-2010, 00:00:04
Kur te bejme versionin e ri te radhes do te shohim qe te implementojme dhe nje blog. Por sic e thashe mesiper ajo qe me jep me shume kokecarje mua, eshte pyetja se kush do te merret me kete blog? :)

  • Postime: 22
  • Gjinia: Femer
Lorisa L
#15 ne: 14-03-2012, 14:23:25
Do te ishte shum mir hmmmmm:
 

Sa i gjatë ishte Skënderbeu?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 13-08-2020, 20:06:21
nga M A X
SMS dashurie per naten e mire

Nisur nga InfoZRubrika Mix

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:36:26
nga InfoZ
Tools per te qene me i mire se te tjeret ne mediat sociale

Nisur nga WedlockRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 08-05-2020, 12:44:08
nga Eli
Cfare ishte nje Kurtizane?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 28-04-2020, 19:51:43
nga M A X
Cfare ishte Apollonia?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:52:13
nga M A X