Fjala shqipe per domen me duket se eshte strikt per tokat ne zoterimin e feudaleve, edhe ne mos qofte ashtu atehere nuk para perdoret shume as ne te folur e as ne te shkruar. Domain ne pergjithesi perkthehet truall, prone, territor. Megjithse analogjia ose lidhja qe i ka dhene MAX eshte legjitime, duhet pasur parasysh se jo gjithcka perkthehet sipas 'rregullave'. Bie fjala per Host, i cili eshte thuajse i ngjitur me emrin domain, qe ne shqip perkthehet 'bartes' ose 'strehues' respektivisht ne kuptim te pare, e pastaj 'organizator' ose 'prezantues'. Sipas lidhjes qe MAX i ben me perkthimin direkt ne kuptim dhe si fjale atehere Host duhet te perkthehet ne Shqip si me lart, gje e cila une mendoj se eshte jashte c'do diskutimi.
Une jam i mendimit qe keto fjale nuk kane pse perkthehen, sepse jane fjale standarte qe perdoren kryesisht online dhe kane te bejne me internetin. Nuk eshte 'problem gjuhesor' ose 'te ruajme fjalorin'... mos me thoni qe perktheni dhe fjalen OK kur flisni ne jeten e perditshme, ose e shqiperoni okë.
E shumta qe mund te behet ne kete rast, pa qene nevoja, eshte tu vihen fjale te reja shqiptare qe egzistojne, por te perkthehen eshte dicka e kote dhe pa interes per mendimin tim.