Posta Juaj... ju e mbani mend, besoj, se ketu te ZY u hap para ca kohesh nje teme tjeter, ku gjithashtu keni shkruar. Ndersa kjo teme eshte e dyta qe permend sherbimin tuaj -- te tjera nuk mbaj mend te kete ne kete forum, pervecse ndonje postim aty-ketu.
Tani eshte hapur nje teme (URL eshte permendur ne postimet e fundit ketu) te nje forum tjeter i madh shqiptar, Albforumi, dhe pikerisht nga Mandi, administrator i Albforumit.
Me kete dua te kujtoj se nuk eshte vetem Zeri YT! ku behet, dashur pa dashur, "fushate antireklame" ndaj sherbimit tuaj dhe praktikave qe ndiqni. Por kam bindjen se qendrimi i Mandit apo admineve dhe pjesemarresve te tjere te faqeve shqiptare eshte me shume reagim vetjak se sa opinion zyrtar i ketyre faqeve -- kjo besoj se eshte e qarte nga permbajtja e shkrimeve dhe postimeve.
Dhe kryesorja: ne saje te shkalles se madhe te perhapjes dhe ndikimit qe keni te perdoruesit shqiptare te Internetit, eshte e kuptueshme dhe krejtesisht e parashikueshme qe te kete edhe opinione dhe qendrime negative, jo vetem pozitive, ndaj sherbimit tuaj.
Eshte rasti per te siguruar edhe nje here se cdo kerkese per cregjistrim nga lista realizohet brenda nje kohe te arsyeshme qe eshte konform normave nderkombetare te sektorit.
Ndoshta perdorni sherbimin e nje kompanie tjeter dhe afatin 2 javor te çregjistrimit te adresave e kane caktuar ata, pra s'e keni ju ne dore?
Hamendesim ky, te kuptohemi.