×
Hyrja
Profili

E ardhmja e lajmeve online do të jetë shoqërore

E ardhmja e lajmeve online do të jetë shoqërore

· 3 · 553

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-05-2011, 13:35:06
Sipas Pew Research Center në raportin e saj për Shkëlqim në gazetari, të cilin e ka kompletuar me një studim të sjelljes së audiencës për 25 faqe lajmesh në SHBA, thuhet se e ardhmja e lajmeve online do të jetë kryekëput shoqërore dhe e zakonshme.

Studimi përshkruan rëndësinë e përdoruesit të “zakonshëm” duke e quajtur atë një njeri që viziton një faqe lajmesh vetëm disa herë në muaj dhe që kalon më pak se 5 minuta aty, dhe në bazë të të anketuarve rreth 34 për qind prej tyre i takojnë kësaj kategorie, kurse një përqindje më e vogël prej 7 deri në 18 për qind në faqe si CNN.com, përshkruhen si lexues besnik apo “lexues të fuqishëm”.

Faqet kryesore janë pjesët më të lexuara të shumicës së ueb faqeve, ndërsa video online qëndron  në vendin më të ultë në listën e faqeve më të shikuara të përdoruesve të internetit. Jo befasisht Google vazhdon të jetë pika primare hyrëse për shumicën e faqeve të lajmeve. Google Search dhe Google News vazhdojnë të sillen si shtytës të trafikut në ueb faqe (përgjegjëse për një mesatare prej rreth 30% të trafikut të tërësishëm). Megjithatë Facebook përshkruhet si një “lojtar kyç në lajme” duke nxitur trafik tek të gjitha faqet.

Ky lajm natyrisht do të jetë interesant për portalet online në Kosovë e Shqipëri të cilat natyrisht se duhet të forcojnë pozitën e tyre në treg dhe të vazhdojnë të lidhin rrjetet sociale me to. E sa për krahasim shumica e ueb faqeve nga Kosova veçse kanë implementuar tërësisht rrjetet sociale në to, kurse ato të Shqipërisë ende janë larg kësaj dhe shumë prej tyre kanë nevojë për përpunim të plotë të dizajnit.

Studime të këtilla janë të rëndësishme dhe janë faktor që përcaktojnë pozitën e një mediumi në treg, dhe duke pasur parasysh natyrën e PCWorld Albanian që trajton vetëm lajme nga sektori i teknologjisë informative, nuk qëndrojmë keq me statistika krahasuar me faqe tjera gjithëpërfshirëse.

Por përderisa ueb faqet e huaja arrijnë të kthejnë në të hyra financiare vizitat e lexuesve kjo gjë vazhdon të jetë problematike për tregjet tona, dhe burimi i vetëm financiar tani për tani vazhdon të jetë marketingu... /pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 11-05-2011, 13:37:12
Citim
ndërsa video online qëndron  në vendin më të ultë në listën e faqeve më të shikuara të përdoruesve të internetit.

Nese e kam kuptuar mire, atehere ky pohim eshte kryekeput gabim. Faqet per video, kryesisht YouTube, jane nder faqet me te vizituara. Psh nese shikon ne statuset e Facebook ne shume raste njerezit vene video nga Youtube.

Citim
E sa për krahasim shumica e ueb faqeve nga Kosova veçse kanë implementuar tërësisht rrjetet sociale në to, kurse ato të Shqipërisë ende janë larg kësaj

As kete s'e kuptova mire. Cdo do te thote "implementuar tërësisht rrjetet sociale në to"? Mos e kane fjalen per butonat e Facebook, Twitter etj si keto? Nese e kane fjalen ketu, atehere s'mund te them se eshte tamam keshtu. Gati cdo portal lajmesh shqip i ka keto butona dhe shtojcat e tjera sociale te Facebook-ut.

  • Postime: 1108
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#2 ne: 11-05-2011, 15:13:14
Lol shpejt e kuptove dhe ti  :D
Ndoshta personi qe ka bere perkethimin ose nuk e ka kuptuar mire ose ka qene pergjumesh, me ka ndodhur dhe mua jo per gje  :-[ :P
 

Femra ka 1 mundësi për të qenë e bukur por 1 mijë mundësi të jetë tërheqëse

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 05-06-2020, 23:00:40
nga InfoZ
E ardhmja e fuqisë globale

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 26-05-2020, 12:51:25
nga M A X
Bisedo online

Nisur nga InfoZRubrika Mix

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:13:48
nga InfoZ
agjencia e lajmeve sot

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:30:34
nga InfoZ
shqip gjermanisht fjalor online.

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:13:23
nga InfoZ