×
Hyrja
Profili

E PAPRANUESHME!!!!

E PAPRANUESHME!!!!

· 8 · 1041

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
ne: 13-07-2009, 22:59:42
Sapo me erdh nje email nga fondacioni SORO , me ngacmojne jashte mase te tilla email te cilat jane direktuar nga institucione ose organizata 'serioze' deri tani te pakten.


Une do doja te pyes nese ekziston nje ligj ku mund ti padis per kete qe bejne?

Dhe pyetja tjeter : Ku e gjeten email tim ? pasi kete email e perdor vetem per rregjistime serioze dhe jo per faqe kot me kot...




Shpallje konkursi për pozicionin e Administratorit të Teknologjisë së Informacionit/IT‏
From:    Fondacioni Soros (bursa@osfa.soros.al)
   Medium riskYou may not know this sender.Mark as safe|Mark as junk
Sent:    Monday, July 13, 2009 11:53:22 PM
To:    info@nipastudio.com
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA) shpall konkursin për punësim në pozicionin e Administratorit të Teknologjise së Informacionit/IT.

OSFA u themelua në vitin 1992 nga Instituti i Shoqërisë së Hapur (OSI) në New York. Fondacioni "Soros" ka karakter bamirës dhe është i përkushtuar në vendosjen e vlerave të një shoqërie të hapur në Shqipëri. Misioni i tij është të mbështesë në mënyrë aktive transformimin strukturor dhe kulturor të domosdoshëm për të ndërtuar një shoqëri të hapur. Programet e OSFA-s janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë mision.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

. Zbaton të gjitha rregullat, procedurat, manualet e brendshme të fondacionit si dhe praktikat më të mira për administrimin e teknologjisë së informacionit dhe të sigurisë së sistemeve të OSFA-s dhe të Shtëpisë së OJQ-ve.
. Është përgjegjës për mirëfunksionimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve dhe sistemeve software dhe hardware në shërbim të zyrave të OSFA-s dhe të Shtëpisë së OJQ-ve.
. Është përgjegjës për ruajtjen e informacionit elektronik (back up).
. Dizenjon, mirëmban dhe përmirëson faqen web të OSFA-s.
. Është përgjegjës për çdo faqosje, design, lay out, etj. që lidhen me aktivitetet e OSFA apo të Shtëpisë së OJQ-ve.
. Harton dhe diskuton me strukturat drejtuese të fondacionit planet e zhvillimit të fondacionit në fushën e Teknologjisë.

Kërkesa bazë:

- Arsim i Lartë perkates
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Minimumi 5 vjet eksperiencë pune.
- Njohuri dhe eksperiencë në zhvillim aplikimesh të llojit: web design, faqosje, etj.

Dokumentacioni:

Dosja që duhet të paraqesë çdo aplikues duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:
. CV e detajuar.
. Letër motivimi.
. Dy referenca.
. Diploma e studimeve universitare.
. Dëshmi për punët e kryera në lidhje me design, mirëmbajtje faqe
web, etj (shembuj të këtyre punëve)
. Diploma e studimeve universitare.

OSFA ofron mundësi punësimi të barabarta dhe inkurajon të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë në adresën e mëposhtme:

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Soros)
Rruga "Qemal Stafa", P.120/2/ Tiranë

Një punëshkrim të plotë të detyrave të Administratorit të Teknologjisë së Informacionit/IT mund të gjeni në faqen tonë të internetit: www.soros.al.
Për sqarime të mëtejshme ju lutem kontaktoni Ilda Bakshevani: e-mail: ibakshevani@osfa.soros.al
ose në numrin e telefonit: +355 422 34621.
Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 17 Korrik 2009, ora 16:00.

  • Postime: 577
Freedom Overdose
#1 ne: 13-07-2009, 23:00:46
Edhe mua me erdhi i njejti email.. Jam kurioz se ku i kane gjetur adresat

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#2 ne: 13-07-2009, 23:17:08
perbrenda e kemi armikun o tunc :P dikush nga kto webmastert e tjere duhet ta dij doemos, pasi une dyshoj ne dy vende tek persona qe ndodhen te antarsuar ketu ne ZY

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#3 ne: 14-07-2009, 17:40:56
Disi jashte teme, por sa per dijeni, te gjitha adresat ekzistuese te e-mail te anetareve te ZY i beme te fshehura para ca kohesh; gjithashtu, ne formularin e regjistrimit e kemi paravendosur mundesine e fshehjes se adreses nga publiku. Do t'u keshilloja te gjithe admineve dhe webmasterave qe te veprojne keshtu me te gjitha faqet e tyre.

Natyrisht, anetari mund ta heqe ate opsion dhe ta beje adresen te dukshme, si gjate regjistrimit ashtu edhe nga profili.

Tashti... nese adresa eshte vertet info@nipastudio.com nuk habitem qe eshte gjetur, pasi mjafton te gjendet domeni dhe pastaj mund t'u dergohet e-mail adresave info, admin e te tjera si keto. Pra gjithcka eshte e automatizuar.

Pavaresisht, nese eshte e vertete qe kjo adrese nuk eshte vendosur ne ndonje faqe apo mailing list etj, nuk eshte gje e mire qe i eshte derguar nje mesazh i pakerkuar.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#4 ne: 14-07-2009, 20:01:04
kete email (katigorimatikisht) e perdor vetem per per kontaktim me klientet e mij , gjithashtu dhe per rregjistrime ku dua te perfaqsoj 'studion' time.
Edhe e kam perdorur vetem ne 2 - 3 faqe shqipetare ... Njera prej keto eshte njoftime.com , por kam bere rregjistrim nuk kam kerkuar njoftime te tilla ne kete email .

Problemi nuk qendron vetem se keqperdoren email tona , por fakti qe bejne dicka te pa autorizuar nga vete ne 'pronaret'e ligjshem te ktyre te fundit.

  • Postime: 79
  • Gjinia: Mashkull
mirfA Dj
#5 ne: 15-07-2009, 17:54:26
Cudi,dhe mua me erdhi ai email... :S

  • Postime: 556
  • Gjinia: Mashkull
Smiba
#6 ne: 15-07-2009, 20:30:06
Gjdo dite dhe me shum vine emaile nga shoqata serioze, parti, firma etj, eshte nje fenomen qe eshte hapur shum keto muajt e fundit.

  • Postime: 577
Freedom Overdose
#7 ne: 15-07-2009, 22:50:07
Dhe me e bukra eshte qe duhet te merresh me gjithcka, nga designi i kartiviztave dhe te gjitha vogelsirat e tjera, webmaster, IT... AIO xD