×
Hyrja
Profili

Facebook & Co ne krize financiare?

Facebook & Co ne krize financiare?

· 1 · 660

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 31-03-2009, 15:13:54
Sipas revistets amerikane "BusinessWeek" Facebook eshte ne kerkim te nje kredie prej 100 milione dollaresh per te financuar kerkesat per servera dhe nevoja te tjera teknike qe duhen per te mbajtur rrjetin e madh social qe rritet nga dita ne dite.
Kjo kerkese vjen pak kohe pas marrjes se 500 milione dollareve te tjere po per te njejtat nevoja.

Vetem pak dite me pare nje tjeter rrjet i madh social, konkretisht Last.fm qe eshte nje komunitet per dashamiresit e muzikes, njoftoi se disa sherbime do te behen me pagese.

MySpace nga ana tjeter, qe eshte ne fakt rrjeti social me numrin me te madhe te anetareve te rregjistruar, po kalon gjithmone e me shume ne nje rrjet per artiste te rinj dhe dashamires se muzikes. Kete une e shoh si tentative per ta profilizuar faqen, sepse sic dihet faqet me profil te vecante jane me fitimprurese se ato me natyre te pergjithshme.

Ky lajm eshte nje tregues i qarte se Facebook dhe sherbime te tjera te ngjashme pavarsisht popullaritit te madh qe gezojne nuk jane aspak rentabel, gje qe e ben te ardhmen e tyre jo te qarte.

Shpjegimi per mosqenien fitimprures eshte shume i thjeshte: Facebook dhe te tjere te ngjashem perdoren ne 90% te rasteve nga njerez qe i frekuentojne ato vazhdimisht dhe qe dine se cfare duan, konkretisht te ndjekin dhe shohin cfare bejne miqte, shoket dhe te njohurit e tyre, duke u bere imune dhe "te verber" ndaj reklamave.

Mbetet per t'u pare se deri ku do te shkojne punet. E sigurte eshte se kredite nuk do te vijne vazhdimisht pa u justifikuar perpara dhe pa pasur qartesi se ato do te shlyhen shume shpejt.

http://www.businessweek.com/technology/content/mar2009/tc20090326_604141.htm?chan=technology_technology+index+page_top+stories

Me vlere per t'u lexuar:
http://www.techcrunch.com/2009/03/27/facebook-definitely-raising-capital-this-year-google-considered-acquisition/
http://www.techcrunch.com/2008/05/10/facebook-raises-another-100-million/
http://www.techcrunch.com/2008/10/31/facebooks-growing-problem/
 

Si te krijoni nje avatar personal ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 26-05-2020, 13:55:54
nga M A X
Te Gatuajm ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 30-04-2020, 14:00:27
nga M A X
Per Nenat ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 08-04-2020, 14:49:33
nga M A X
Flokë, Veshje, Makeup, Unike Blerje ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-04-2020, 21:18:30
nga M A X
Era Online Blerje dhe shitje ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-04-2020, 21:17:17
nga M A X