×
Hyrja
Profili

Facebook Comments i ri

Facebook Comments i ri

· 6 · 696

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-03-2011, 00:47:11
Facebook ka leshuar nje version te ri te shtojces per komente, qe mund te perdoret nga cdo websit tjeter gjithashtu. Deri tani plot faqe kane perdorur sistemin e Facebook-ut per komente dhe me keto rregullime e gjithe kete buje mediatike akoma me shume faqe te tjera do te fillojne ta perdorin.
Personalisht me pelqeu opsioni i importimit te mesazheve nga vete Facebook. Keshtu psh nese dikush ka bere nje koment ne faqen tende e ai koment duket dhe profilin e personit qe e ka bere e nese dikush tjeter pastaj ka komentuar ne Facebook kete koment, ai koment do te duket dhe ne faqen ku eshte bere komenti fillestar.

Per me shume http://developers.facebook.com/docs/reference/plugins/comments/

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 02-03-2011, 01:17:01

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 22-08-2011, 16:28:08
E beson dot njeri kete?

Facebook Comments po i bënë ueb faqet më të mençura!

Besojeni apo jo, Facebook është duke bërë internetin një vend më të mirë për të lexuar gjëra.
Siç duket aplikimi i Facebook Comments në blogje dhe ueb faqe është duke rezultuar me diskutime të kualitetit më të lartë, si dhe me rritjen e trafikut në ueb faqe. Arsyeja për këtë? Llogaritë origjinale dhe të verifikuara nga Facebook.

“LA TImes” ka qenë duke shfrytëzuar komentet e zakonshme dhe komentet përmes Facebook krah për krah për disa muaj, dhe sipas Jimmy Orr (Managing Online Director), “niveli i dallimit ishte mjaft i theksuar”, duke shpjeguar se komentet përmes Facebook kanë kërkuar shumë pak redaktim, ndërsa komentet tradicionale janë futur në nivelin më të ulët të komentimit si racizëm, kërcënime, sharje, etj.

Diçka e këtillë nuk pranohet me lehtësi nga të gjithë që janë online – vetëm keni parasysh sa debati është duke shkuar rreth përdorimit të emrave të vërtetë në Google Plus – por nëse sugjerohet se potenciali drejt largimit prej listës së emrave fals në komentet e zakonshme është i pranishëm, therr[ mund të thuhet se po shfaqet një lëvizje drejt debateve dhe replikave më të kulturuara në internet.

Edhe PCWorld Albanian është duke tentuar të bëjë kalimin në sistemin e komentimit përmes Facebook, por CMS që kemi në shfrytëzim tani është duke na paraqitur ca kufizime në këtë aspekt. Megjithatë këto pritet të ndryshojnë brenda një të ardhme të afërt, kur të kemi gati edhe një ndryshim të ri në dizajnin e ueb faqes sonë.../pcworldalbanian

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#3 ne: 22-08-2011, 18:17:04
Mbase ka ardhur koha qe dhe ZY te implementoje plugin te Facebookut :)


http://developers.facebook.com/docs/guides/web/


http://developers.facebook.com/docs/guides/mobile/

http://developers.facebook.com/docs/samples/  

Pasi media te njohura online si Telegrafi, e kane bere me kohe kte gje.

  • Postime: 116
  • Gjinia: Mashkull
FloriVL
#4 ne: 22-08-2011, 19:48:30
Une e shtova kete shtojc ne faqen time por nuk po me dalin komentet ne Fb  hmmmmm:

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 22-08-2011, 22:51:13
Citim
Mbase ka ardhur koha qe dhe ZY te implementoje plugin te Facebookut

FB Comments ka kuptim per blogje, per faqe me sherbime te ndryshme qe duan te shtojne dhe mundesine per komente neper produktet apo sherbimet qe ofrojne, ndersa te nje forum komentet e FB s'kane asnje lloj kuptimi. Jane ne kundeshtim te plote me natyren e forumit. Postimet jane vete forumi e nese i heq ato i ke hequr jeten forumit. Pastaj komentet e FB kane dhe disa mangesi te tjera: nuk indeksohen nga makinat e kerkimit, nuk importohen nese deshiron qe pas disa kohesh t'i marresh. Pra ti je gjithmone ne meshiren e FB, i cili nga momenti ne moment mund te ndryshoje rregullat, mund te heqe komentet, mund mund mund. Thjeshte dhe shkurt: komentet jane te FB, jo tuat.

PS: Telegrafi perdor Disqus prej disa muajsh. FB comments nuk perdoret me atje.
 

Si te krijoni nje avatar personal ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 26-05-2020, 13:55:54
nga M A X
Te Gatuajm ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 30-04-2020, 14:00:27
nga M A X
Per Nenat ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 08-04-2020, 14:49:33
nga M A X
Flokë, Veshje, Makeup, Unike Blerje ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-04-2020, 21:18:30
nga M A X
Era Online Blerje dhe shitje ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-04-2020, 21:17:17
nga M A X