Facebook do ofroj email adresa @facebook.com? - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Facebook do ofroj email adresa @facebook.com?

Facebook do ofroj email adresa @facebook.com?

· 9 · 1456

  • Postime: 113
  • Karma: +0/-0

ne: 13-11-2010, 01:36:32


Gjiganti i rrjetit shoqëror publikisht do të bëjë zbulimin e projektit të ri, të quajtur “Project Titan”. Ky projekt ka të bëjë me ofrimin e email adresave për porduruesit e Facebookut.

Sipas burimeve anonime pritet që permes një konference për media e planifikuar të mbahet të hënën, më 15 nëntor facebook do të bëjë publikisht ofrimin e shërbimit të email adresave @facebook.com për përdoruesit e tyre.

Kjo ngjarje vjen kur Facebook dhe Google janë hasur në një konflikt për arsye se Google ka parandaluar Facebookun nga marrja e informaconeve të përdoruesve të Gmailit. (Shërbim për ti importuar shoqërin në facebook).  Arysja per parandalim është sepse pas importimit të ndonjë informate nga Gmail në Facebook,  Facebook parandalon exportimin e atyre informateve.

http://shkabaj.tk/tech/?p=666

  • Postime: 231
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 13-11-2010, 11:22:57
Do ta quajn @fail mail...  :D

  • Postime: 59
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 13-11-2010, 11:25:20
Une mendoj se do kete sukses

  • Postime: 1162
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 13-11-2010, 14:07:26
Kete lajm do te doja te mos ta dije nusja...nejse. Ka bir nene qe do mundte ta zhdukte kete fare, do t'ia ndertoja nje shtatore floriri "tu Grandi i tu Kosoves".  :D

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 13-11-2010, 17:08:36
Sic njoftohet FB ka blere domenin http://fb.com/ dhe ka shume mundesi qe kete te perdorin per sherbimin e ri per email.

Citim
Kete lajm do te doja te mos ta dije nusja...nejse. Ka bir nene qe do mundte ta zhdukte kete fare, do t'ia ndertoja nje shtatore floriri "tu Grandi i tu Kosoves".

Dyshoj se eshte e mundur te ndodhe dicka e tille, te pakten jo tani afer. Derisa te dale dicka me e mire, ose deri kur kohet te ndryshojne dhe FB te mos jete me i vlefshem, deri atehere ky do te ekzistoje. Gjithsesi e dime se ne bote s'ka ndonje gje te perjetshme. Cdo gje ka fillimin, zenitin dhe renien.

  • Postime: 1159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 14-11-2010, 18:10:21
Gjigandi botëror Facebook ka njoftuar publikisht zbulimin e projektit të ri, të quajtuar ”Titan”, i cili do të mundësojë hapjen e e-mail adresave @facebook.com dhe do të sjell krizë për Gmail dhe Yahoo.

Të hënën me 15 nëntor pritet që Facebook do të mbajë një konferencë për media dhe do të publikoj projektin ”Titan Project”, poashtu do tu ofrojë përdoruesve mundësinë e hapjes së e-mailave @facebook.com.

Rrjeti social më mbi 500 milion përdorues dhe më i popullarizuari në botë dhe poashtu aleanca me Microsoft Windows Live, Facebook mund te vere ne krize serioze Gmail dhe Yahoo.

http://www.kosovabyte.net/facebook-do-te-ofroj-e-maile-facebook-com/

  • Postime: 18273
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 15-11-2010, 11:28:25
Adhurues të Facebook, ka thashetheme se do të mund të vijnë e-mail adresa që mabrojnë me “@facebook.com” që nga dita e hënë.
Ky shërbim i shumëfolur nuk thuhet se do të jetë vetëm një version i përditësuar i inbox-it aktual, por një klient aktual Webmail për të konkurruar me shërbimet siç janë Gmail dhe Hotmail, sipas TechChrunch. Me emrin e koduar Project Titan, shërbimi i ri i e-mail pritet të njoftohet të hënën në një ngjarje të veçantë të Facebook, gjatë Web 2.0 Summit në San Francisco.

Këto thashetheme të përfolura të këtij lloj shërbimi u shfaqën gjatë muajit shkurt. Në atë kohë, shërbimi ishte sugjeruar të jetë sikur URL-ja juaj do të caktohej automatikisht për e-mail adresën tuaj @facebook.com.

Duke shtuar besimin në raportin e TechCrunch, janë dy karakteristika në ftesat e Facebook për këtë risi, duke sugjeruar që ngjarja e të hënës është e gjitha rreth mesazheve. Ftesa përfshin opsionin e Facebook për ikonën e Inbox/Messages të përdorur në aplikacionet e telefonit mobil. Ftesa gjithashtu përmban një kornizë me ngjyrë të kuqe dhe blu të ngjashme me një zarf me postë ajrore.

Sigurisht, një inbox i thjeshtë i e-mail nuk është mundësia e vetme për një ngjarje të mesazheve të Facebook (duke supozuar që dekoratat në ftesa të vërteta lënë të nënkuptohet). Të mërkurën, GigaOm paraqiti një teori se grupi i chatit së shpejti do të integrohet në aplikacionet e smartphone-ëve. Disa raporte nga fusha e teknologjisë përmendën se ngjarja e ditës së hënë do të jetë një datë e mundur për lansim, por duke dyshuar që chat-i me shumë përdorues do të lansohet “brenda disa muajve.”

Në qoftë se Facebook do të lansoi shërbimin Webmail, ky do të ishte një hap i mirë në kohë të përshtatshme. Kompania e hulumtimeve Gartner, kohët e fundit parashikoi se “20 përqind e punëtorëve do ta përdorin rrejtin shoqëror si makinën e tyre kryesore për komunikime të biznesit nga viti 2014.” E-mail i Facebook do të përshtatej në këtë skenar në mënyrë të përkryer.

Sidoqoftë, duhet të presim deri të hënën për të parë se çfarë Facebook do të ketë në dyqan. Në ndërkohë, ju do të dëshironit të rezervoni adresën tuaj të Facebook në rast se thashethemet për e-mail adresat e Facebook dalin të vërteta, të cilat premtojnë se adresat janë të caktuar automatikisht nga URL

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 15-11-2010, 23:35:04
Nje video qe shpjegon sistemin e ri te mesazheve ne Facebook.

Facebook Messages

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 15-11-2010, 23:56:24
Pra sic duket Facebook i ka bere nje fare upgrade sistemit aktual te mesazheve private te quajtur tashme me emrin e ri “Modern Messaging System”, duke i shtuar opsione te tjera, qe e bejne ate nje sistem kompleks me funksione Email, IM (Instant Messenger), si dhe SMS.

 “Modern Messaging System” eshte akoma i kufizuar tek punonjesit e vete Facebook si dhe te disa te tjera te mirenjohur boten e IT. Per momentin  “Modern Messaging System” do te perhapet me ane te ftesave dhe ne muajt ne vazhdim do t'u mundesohet dhe te gjithe atyre miliona perdoruesve te thjeshte te rrjetit.

Disa screenshots:





Temat e fundit