Facebook humb gjyqin ndaj StudiVZ - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Facebook humb gjyqin ndaj StudiVZ

Facebook humb gjyqin ndaj StudiVZ

· 4 · 859

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-06-2009, 10:08:25
Kush eshte Facebook e dime.
Ndersa StudiVZ eshte sherbimi lider ne vendet gjermanishtfolese (Gjermani, Austri, Zvicer) per social networking, por i specializuar kryesisht vetem per studente.

StudiVZ (Studiverzeichnis = Katalogu i studenteve) eshte krijuar disa muaj pas Facebook dhe sipas pretendimeve te ketij te fundit sherbimi konkurenti gjerman nuk eshte gje tjeter vecse nje klon i krijuar me kod te vjedhur.
Per kete arsye ka pasur dhe ka akoma disa precese gjyqesore. Se fundi nje proces i tille eshte zhvilluar ne Köln te Gjermanise, ku Facebook humbi.
Sipas vendimit te gjykates pretendimet e Facebook nuk mund te merren parasysh sepse ne kohen kur StudiVZ eshte bere shume i njohur ne Gjermani Facebook ishte ende i panjohur, si rezultatet nuk kishte pasur treg qe StudiVZ ta kish vjedhur prej Facebook.
Se dyti as pretendimi se StudiVZ ka vjedhur kod nga Facebook nuk mund te provohej. Madje sipas disa burimeve te aferta gjykatesi gjerman ishte tallur me provat shume te dobeta te avokateve te Facebook, qe me shume ishin aludime se sa prova te verteta.

StudiVZ se bashku me dy sherbimet bija SchuelerVZ (per nxenes) dhe MeinVZ (per kedo) eshte zoteruesi absolut i tregut te social networking ne vendet gjermanishtfolese, duke pasur mbi 12 milione perdorues, perkundrejt Facebook me vetem 2 milione.

StudiVZ eshte shembulli i nje sherbimi me koncept te vjedhur, dizajn te shpifur, domen te dobet (StudiVZ edhe nga gjermanet mezi shqiptohet plus qe eshte .net) qe perseri eshte shume i suksesshem.
Ne rrethet akademike te tre vendet e lartpermenduara ky sherbim eshte SHERBIMI per lidhje dhe interaksion mes studenteve, nxeneseve e me gjere, dhe Facebook ka arritur te beje pak per te thyer kete mbizoterim.
Pavarsisht se ngjashmeria eshte e madhe dhe dukja hapur se StudiVZ eshte gati-gati nje klon i versioneve te vjetra te Facebook, perseri nuk besoj se do te kete ndonjehere shanc qe StudiVZ te humbe vendin e zene ne tregun gjerman.

http://www.studivz.net/

http://www.facebook.com/

 
« Editimi i fundit: 05-11-2020, 14:34:53 nga M A X »

  • Postime: 165
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 18-06-2009, 11:46:23
KY Mark Zuckerberg nuk është Themelues i Facebook? pasi pash që tek fotoja që ke bashkangjit MAX Mark Zuckerberg ka profilin e tij ne StudiVZ e nga ana tjetër Facebook ka hedh në gjyq Studivz?

  • Postime: 238
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 18-06-2009, 12:56:21
KY Mark Zuckerberg nuk është Themelues i Facebook? pasi pash që tek fotoja që ke bashkangjit MAX Mark Zuckerberg ka profilin e tij ne StudiVZ e nga ana tjetër Facebook ka hedh në gjyq Studivz?

StudiVZ eshte nje platforme qe ekziston vetem ne gjuhen gjermane edhe per perdoruesit gjerman & austriak menduar. Eshte kryesisht vetem per studentet edhe ne gjermani ekziston shume me para facebook...

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 18-06-2009, 15:43:47
Ne fakt Facebook eshte krijuar perpara!
Facebook eshte leshuar online ne shkurt te 2005, ndersa StudiVZ ne nentor 2005. Gjate kesaj kohe Facebook ishte ende i panjohur dhe perdorej vetem nga rrethet akademike. Asokohe duhet te kishe email universiteti qe te regjistroheshe te Facebook, perndryshe nuk mund te hyje.

Temat e fundit