×
Hyrja
Profili

Sondazh

Pajtoheni me kete Shkrim?

Po ! Ju lutem vendosni nje koment.
9 (50%)
Jo ! Ju Lutem vendosni nje koment
1 (5.6%)
Nuk edi Ndoshta
8 (44.4%)

Numri i anetareve qe votuan: 14

Facebook po demton boten e Webmasterave

Facebook po demton boten e Webmasterave

· 17 · 2840

  • Postime: 376
  • Gjinia: Mashkull
AlbCoder
ne: 06-01-2011, 18:06:49
Kohet e fundit e vura re qe shume veta kane filluar te bejne facebookun faqe startuese.Shikoj cunin e tezez ne makine ne facebook nga celulari sa futen ne Shtepi direkt facebook.Facebook me te vertete eshte per zili jane te zot mua me behet qefi qe kane nje sukses porama nese e mendojme si Webmaster kjo gje duhet vleresuar mire sepse me rritjen e facebook kane filluar edhe diskutimet google vs facebook ne shume forume te huaj apo Shqiptare.Ne kemi filluar te hapim fanpages per te terhequr vizitor nga ky Sistem por nuk e kuptojme qe facebook po na i mer vizitoret dhe po i lidh webmasterat na eshte bere si semundje si droge.

E kam fjalen per ato qe kane Adsense dhe Faqe te huaja turke,italiane,greke,gjermane etjetj.Une personalisht kam nje faqe turqisht te madhe nuk po e publikoj si domain dhe fitimi qe kam pasur ne adsense ka ran jasht mase.Mendoj se Facebook po ben nje dem te madh ne boten tone webmaster.Njerezit kane filluar te fusin reklamat ne facebook neper applicacione fanepages etj.
« Editimi i fundit: 07-01-2011, 00:54:06 nga M A X »

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#1 ne: 06-01-2011, 18:59:47
nuk di a bie ne kundershtim me TOS e Google AdSense, po une do merrja disa links nga faqja ime dhe ti vija si reklam ne FB.

  • Postime: 376
  • Gjinia: Mashkull
AlbCoder
#2 ne: 06-01-2011, 19:04:51
Keshtu do ti sherbeje Facebookut sic po e bejme te gjith.

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#3 ne: 06-01-2011, 19:13:44
mendoje FB si dikush qe te ofron stenda per reklamat e tua kundrejt nje pagese.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 06-01-2011, 19:22:31
Te fillosh e te qahesh per pranine e Facebook, mendoj se nuk te shpie gjekundi. Facebook eshte nje realitet dhe ne vetem mund t'i pershtatemi ketij realiteti. Me shume s'bejme dot.
Por kjo nuk do te thote se ti s'ke te drejte ne ato qe thua. Ne nje internet pa Facebook ne do te ishim shume me mire e do te kishim faqe shume here me popullore. Por ca t'i besh qe s'vajti keshtu. :)

PS: Le te shpresojme te gjithe sebashku qe popullariteti i FB te bjere sa me shpejt :d

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull
sh2dow
#5 ne: 06-01-2011, 20:17:10
E keqja me e madhe se po infektohen shum web saite te medha mund te them per nga materiali shum te mira por qe duke shfritzuar aplikacionet e facebook ata sikur me duken mua se jan te varura nga facebook edhe pse un di faqe qe skan nevoj per facebook por qe perdorin facebook-un

Telegrafi.com  - perpos qe kohve te fundit reklamat qe jan ne te jan si teper un them se kjo aq me pak ka nevoj per aplikacionet e ndryshme qe ofron facebook.



Ndersa sa i perket asaj se a demtohen webmasterat Shqiptar deri ne nje mas po dhe at shum megjithat mendoj se duhet shqiptaret te ishin vetedisuar qe koh me par se firmat e ndryshme kan nevoj per web saite mendoj qe nje ashtu facebook ka aritur deri tek veshi i pronarve, personave me te vjeter qe sishin ne dijeni per kuptimin e fjales internet.

Do me then ajo mosh kuptonte me fjalen internet vetem nje bised nepermjet msn edhe ate rall dikush e dinte kte nese i kishte ren te fliste me ndonje antar te familjes perndryshe ajo mosh quante hacker cdo person qe dinte te hap nje akont mesangjeri un nuk e di sa e keni verejtur ket, por kam par shum te till qe quanin hacker pesona qe dini ose te shkruanin qoft edhe shpejt.

  • Postime: 40
Eclipse6060
#6 ne: 06-01-2011, 20:28:32
eshte e verte cfare thuhet ne komentet e mehershme por gjdo gje i ka te mirat dhe jo te mirat. Meqense ju i keni numruar jo te mirat me ka mbet vetem te mirat ti komentoj.

- Disa faqe te thjeshta po shqiptare edhe tjera kane arritur te ngritin numrin e vizitoreve. kete kame pare qe disa faqe te lajmeve /lajme sportive .

nese une kam nje faqe sporti dhe publikoje nje lajme ne facebook mire per Barcelonen apo cfardo nuk mbetet pa e klikue at 1 nga 10 persona.
dhe kto faqe qe e bejne kete kane arritur ti bejne rreth 30mije te ashtu quajtur adhurues "javascript:fs.select_all()".

  • Postime: 40
Eclipse6060
#7 ne: 06-01-2011, 20:41:39
Telegrafi.com  - perpos qe kohve te fundit reklamat qe jan ne te jan si teper un them se kjo aq me pak ka nevoj per aplikacionet e ndryshme qe ofron facebook.


pajtohem me kete se mua personalisht me duket disi jo profesionale te vendoset lista e adhuruesve ne faqen index siq eshte telegrafin edhe shume te tjera.

Une si vizitore qka me intereson te dije se kush qenka fans i asaj faqe qe e vizitoj apo nese jam edhe une fans nuk kam qef te me shfaqet profili ne faqe edhe pse ndoshta kam bllokuar foton per publikun por shumica nuk din ta bejne at.

edhe shumica e kompanive ne puna apo shkolla kane bllokuar facebookun dhe kur vizitohen kto faqe qe kane aq hapsire per facebook doken jo funksionale dhe jo mire.

  • Postime: 74
  • Gjinia: Mashkull
erNis
#8 ne: 06-01-2011, 23:57:29
Pershendetje, po eshte shume e vertete qe Facebook po paralizon jo ne webmastera te vegjel, por Myspace.com, Hi5.com po marin fund...shikoni pak statistikat ne Alexa!

Kam vene re keto 2-3 muajt e fundit tek faqja ime Ndjenja.com (rrjet social me 13.000 anetare) identifikimet e anetareve ne faqe kane rene 80%!!!  hmmmmm:

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#9 ne: 07-01-2011, 00:19:48
Cuna pa e ekzagjeruar na ka prishur shume pune FB-ja , pervecse neve ka lene dhe shume veta pa pune (te tjere i ka punesuar) e keqja eshte se Fb ne kundershtim me myspace ose Hi5 eshte bere monopole dhe nuk po len asnje kocke te lepijme ne te tjeret.

Dikur pata arritur me Ads google 35-45 euro dita ! Tani? 1-2 euro dita! dhe kjo gje ka bere dhe humbejn e interesit per web. Lash te sakdojne 4 domain qe kisha te huaja me SMS etj sepse nuk ja vlente te investoje mbi to

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 07-01-2011, 00:58:23
Citim
ajo mosh quante hacker cdo person qe dinte te hap nje akont mesangjeri un nuk e di sa e keni verejtur ket, por kam par shum te till qe quanin hacker pesona qe dini ose te shkruanin qoft edhe shpejt.

Zeri: http://www.zeriyt.com/albwebmaster-lounge/facebook-po-demton-boten-e-webmasterave-t78259.0.html;msg1078806#msg1078806#ixzz1AIolVDRh

LOL sa e forte kjo. Por te besoj ne ato qe thua.

Ti ke kapur dhe nje pike interesante ne ato qe thua, kur permend qe Facebook i ka terhequr vemendjen nje game te gjere perdoruesish dhe moshash, gje qe mund te jete pozitiv ne nje veshtrim afatgjate. Keto grupe perdoruesish, qe nuk jane perdorues tipike te internetit, duke u familjarizuar mire me FB, me kohen mund te hapin syte me tej dhe te shohin pertej mureve rrethues te Facebook-ut, aty ku ndodhemi dhe ne....

  • Postime: 40
Eclipse6060
#11 ne: 07-01-2011, 05:25:20
Pershendetje, po eshte shume e vertete qe Facebook po paralizon jo ne webmastera te vegjel, por Myspace.com, Hi5.com po marin fund...shikoni pak statistikat ne Alexa!

Kam vene re keto 2-3 muajt e fundit tek faqja ime Ndjenja.com (rrjet social me 13.000 anetare) identifikimet e anetareve ne faqe kane rene 80%!!!  hmmmmm:

po keshtu thojshin edhe per teknologjin se ka me larguar puna po e vertet por ka hapur puna ne dege tjera dhe ka bere shume persona te pasur duke mundesuar te hapin faqe dhe te kane fitim nga google apo tjera metoda.

keshtu qe e njejta gje eshte per Facebook ka shume grupe qe kane rregulluar aplikacione per facebook si p.sh horoskopi apo lojra qe arritin te vendosin reklama ne ato hapsira gjithashtu.

Rreth Alexa nuk ju kuptoje se si mund te beni krahasim kur ajo varet nga toolbar qe ndoshta 1 person nga 20 mund te kete te instaluar at...edhe kush mund te kete at jane vetem shumica e ashtu quajtur "webmaster" apo siq tha sh2dow "hackerat" qe e hapin messengjerin.

  • Postime: 74
  • Gjinia: Mashkull
erNis
#12 ne: 07-01-2011, 15:05:01
Te dashur Webmaster mbi 50% te perdoruesve qe kane nje account ne Facebook nuk e dine se c'fare eshte "Interneti" ne realitet. Ja te marim nje shembull tek Shqiptaret...jo vetem 1 here me ka ndodhur por puthuajse cdo dite takohem me njerez dhe ata quajne INTERNET ---> Facebook-un!

Njeri me pyeti, a ke Facebook ne shtepi ti? (jo te me pyeste a ke Internet!)
Ose ai tjetri me tha, me shto ne Facebook: Imagjinojeni, me dha e-mailin edhe passwordin e tij sepse nuk e kishte idene...pra nese ne pergjithesi ne rrjetin e Facebook jane 50% te perdoruesve qe nuk e dine se c'eshte interneti, ne shqiperi ajo Injorance eshte 2-3 here me e madhe!

Me thuani nese e kam gabim :D ?

Eshte nje realitet qe i demton te gjithe Webmasterat, po ca ti besh...nuk kemi alternativa te tjera. Te pakten un tani per tani nuk kam me ate entuziazem qe kisha dikure per te punuar per faqet e mia.

Me respekt Ernisi :-)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#13 ne: 07-01-2011, 17:08:41
Citim
a ke Facebook ne shtepi ti?

Kjo eshte thenie lapidare fare :D

Me ka ndodhur dhe mua qe te therras te njohur nga FB, qe te shohin e mundesisht te marrin pjese dhe ketu te ZY. Dhe pergjigja ishte: "po ca te bej une, si futesh aty?" :)

  • Postime: 40
Eclipse6060
#15 ne: 07-01-2011, 21:24:32
Lexoni keto dy artikujt.

http://finance.fortune.cnn.com/2011/01/04/five-reasons-why-im-not-buying-facebook/

http://www.cnn.com/2011/OPINION/01/07/rushkoff.facebook.myspace/index.html

argument të mira ne artikuj por me ne fund krejt varet se a do din Mark Z. ta managjoj Facebookun mire e te mos kalon ne hapat e MySpace.
per ta rritur vleften me lart se 50bilion duhet te kete plane per te arritur te ardhurat edhe ne menyra tjera pervec reklamave me banera ne facebook.

  • Postime: 16
palek
#16 ne: 07-01-2011, 23:16:56
Mirmbrema.. po lexoja disa nga komentet e juaja.. dhe desha te them qe mendoj krejtesisht te kunderten per faktin qe facebook eshte nje problem per webmasterat...
perkundrazi.. duhet pare si nje mundesi ku mund te publikoni sitet tuaja dhe te shfrytezoni utentet e tij...
Duhet te kini parasysh qe nese nje person qe kupton nga interneti.. nese do te bej nje kerkim te zbuloj diqka..te marre ca informazione nuk hyn ne facebook per te kerkuar... por direkt me moteret e kerkimit.. dhe kjo do thot qe ata vijne tek sitet si gjithmone...
facebook eshte dicka qe do kaloje ose do i ulet vlera.. si hi5 e shume te tjere..por sitet ekzistojne gjithmone..dhe do jeni gjithmone..
duhet te jeni te bindur ne ate afare beni.. dhe duhet ne fillim te jepni nje sherbim te mire ..pastaj te mendoni per fitimet.. duhet te keni nje vlere te shtuar..
facebook e perdorin te gjithe sepse eshte ne mode.. por mos harroni se nuk eshte i vetmi.. nuk eshte dhe aq i fuqishem sa per ti hequr te gjithe nga tregu..mjafton te shikoni Twitter.. dhe shpejtesia me te cilen rritet numri i perdoruesve.. madje fb eshte perpiqur ta blinte.. (fonte nuk i mbaj mend tani..) ..
prandaj duhet te besoni ne punen tuaj dhe te shfrytezoni te gjithe kanale e mundshme nga ku mund te vije trafik...
faliminderit per vemendjen.
 

Si te krijoni nje avatar personal ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 26-05-2020, 13:55:54
nga M A X
Te Gatuajm ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 30-04-2020, 14:00:27
nga M A X
Per Nenat ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 08-04-2020, 14:49:33
nga M A X
Flokë, Veshje, Makeup, Unike Blerje ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-04-2020, 21:18:30
nga M A X
Era Online Blerje dhe shitje ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-04-2020, 21:17:17
nga M A X