×

Faqe shqiptare ne Darkweb

Faqe shqiptare ne Darkweb

· 4 · 93

  • Postime: 22622
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 04-05-2019, 17:26:58
Personalisht se perdor fare Darkweb, por e di qe vitet e fundit eshte zhvilluar shume dhe perdoret gjeresisht nga ata qe kane dicka per te fshehur dhe ka per publik ata qe kerkojne gjera qe ne web-in normal nuk mund t'i gjejne. Ka faqe shqiptare ne Darkweb?
 

  • Postime: 1065
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#1 ne: 05-05-2019, 01:39:38
As unë nuk e perdor dhe nuk e di se cilat faqe shqiptare mund te jene, por nje bisede interesante eshte tek Shqipopedia. Nese gjene ndonje faqe shqip na e thuaj.

  • Postime: 22622
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 05-05-2019, 09:57:27
Ne Darkweb hyet me TOR browser dhe mqs une perdor Chromebook si laptop nuk mundem ta instaloj, sepse sa per kuriozitet do i hidhja nje sy. Neper media online kam lexuar qe eshte nje platforme gjasme shqiptare, e quatur Besa MAFIA, qe ofron sherbime...mafioze me i fjal....sic thone se une s'ia kam idene :D

  • Postime: 408
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#3 ne: 30-05-2019, 10:28:14
Nje artikull interesant nga informatriks.com
Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për këtë vend misterioz në Internet të quajtur ‘Deep Web’. Interesi në deep web dhe dark web ka qenë në rritje sipas disa të dhënave. Por çfarë është saktësisht Deep Web?

Deep web është kudo, vetëm se nuk mund të indeksohet apo aksesohet nga motorët e kërkimit si Google. Deep web në fakt është disa herë më i madh se websitet e indeksuara, dhe përfshin aktivitete të paligjshme, shumë më tepër seç ajo çfarë diskutohet në lidhje me të. Por në këtë artikull, gjbiteam.com fillimisht dëshiron që të qartësoj disa nga konfuzionet që ka ndërmjet termave që tentojnë të qarkullojnë kur diskutohet në lidhje me Internetin e panjohur.

Surface Web, Deep Web, Dark Web
Në terma të thjeshtë, Surface Web është çdo gjë që një motor kërkimi mund të gjej duke kërkuar për lidhje dhe duke identifikuar përmbajtje online, ndërsa Deep Web është çdo gjë që një motor kërkimi nuk mund të gjej. Dark Web në anën tjetër përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të Deep Web i cili është fshehur qëllimisht dhe është i paarritshëm përmes shfletuesve standart.

Të aksesosh Dark Web
Rrjeti Tor është vendi më i njohur zakonisht ku përmbajtja e dark web banon. Ky rrjet anonim përbëhet nga mijëra servera të vendosura në të gjithë botën që mbahen nga vullnetarë dhe avokatë të privatësisë në internet. Emri i tij është një akronim për “The Onion Router” referuar falë teknikës e cila krijon një rrugë përmes serverave Tor të caktuar rastësisht, para se të arrini çfarëdo faqe interneti që ju jeni duke vizituar. Gjatë këtij procesi paketat e të dhënave janë të mbështjellë me shtresa të njëpasnjëshme në çdo nyje deri në momentin kur arrin në destinacion.

Këtu është një shpjegim shumë teknik, por në terma të sakta, rezultati është se asnjëra nga nyjet nuk e di rrugën e plotë midis kompjuterit tuaj dhe një faqe interneti. Kjo e bën pothuajse të pamundur për çdokënd të gjurmoj trafikun përsëri tek ju. https://www.informatriks.com/dark-web/